Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - POEZI TĖ ZGJEDHURA

Poezi tė zgjedhura

      

POEZI TĖ ZGJEDHURA

Nga:

 

Kadrije  MENIQI

Mehmet  BISLIMI

Nazmi  JUNIKU

Jusuf  ZENUNAJ

Sokol  DEMAKU

Gentiana  ZAGORIDHA

Ilmi  QAZIMI

Alisa  VELAJ

 

 

 

 

  

 

Kadrije Meniqi

 

 

DASHURI  ENGJĖLLORE

 

Dua tė prek ėmbėlsinė e buzėqeshjes tėnde

ta kem nė shtrat nė mendimet e natės sė vonė

A e di qė ēelėsin e lumturisė time

pafajėsish, i dashur e mban ty nė dorė?!

Me flladin vjeshtor tė pėrcjell dashurinė

mė e kthjellėt se ujėrat e oqeanit tė qetė

aty, mes mendimesh trazuar me kaltėrsinė

nė ujėrat e tua fundosem mė lehtė.

Mes germa fjalėsh pikturoj dashurinė

ankth malli nėpėr vargje lexoj

fshehur mes kujtimesh tė pajetuara

nė shtratin e ėndrrave tė tua ėndėrroj.

Ah... tė dėgjoje zėrin e hijes time

qė dashurinė tėnde thėrret si e marrė

je shumė afėr edhe pse larg...

trembem... kam frike mos tė humbas!

 

 

 

SONTE SHPRESĖ NUK KA

 

Sonte dikush nė qetėsi mė flet

nga largėsia si ēdoherė

mundohet t`mė ndjek

por si duket kėtė herė

shpresė nuk ka

ėshtė shuar njė yll

dhe nuk ndriēon mė.

Sonte mundohem tė shkruaj

por ritmin nuk mund ta zė

si duket edhe poezia ime

ėshtė hidhėruar me mua...

Sonte loti rrjedh

dhe s`ka te ndalur

dėgjoj heshtjen nga larg

por ngrohtėsi mė s`ka...

Sonte sytė e shkruar

kanė humbur shkėlqimin

nuk ka kush t`i prek

magjinė t`ua kthej...

Deti ėshtė tėrbuar

dhe dallgėt janė ngritur

unė jam aty diku por tash e venitur...

Vėshtirė tė pajtohem

me kėtė vendim

por zemra kupton

edhe kėtė gabim...

Njė pėllumb tė bardhė

zgjodha kėtė radhė

ngadalė i diktova

vargun e fillova

lamtumire shpresė

tash mė lejo tė vdes!!!

 

 

 

 

 

Mehmet Bislimi

 

 

PĖR PAK ĒASTE

 

flakė e verdhė kandili nė venitje

nėn hijen tėnde

pak ēaste kalova

strukur

fshehur

prehur

dehur

 

me ndjenjėn e fshehjes

ai duket e nuk fiton asgjė

me ndjenjėn e dukjes

ai humb

shumėēka nga qenėsia e vet

nė kapėrcim tė ylberit

jo

ai nuk humbi burrėrinė

atė qė nuk e kishte

nuk e humbi

pėr pasojė

mashkull mbeti

 

ēaste trishtimi

vite pritjeje

tė ardhjes nė ikje

tė hutuar

fjetur

e zgjuar

 

si nė lojė

pak ēaste ia fala ėndrrės tėnde

ani pse sot nuk ėshtė ditė feste

festojmė

nuk ėshtė ditė ashuresh

ashurojmė

nuk ėshtė ditė ēlirimi

marshojmė

nuk ėshtė kohė monarkėsh

monarkėt imitojmė

nuk ėshtė ditė martesash

dasmojmė

nuk ėshtė ditė trishtimi

vajtojmė

nuk ėshtė ditė morti

varre hapim

nuk ėshtė ditė ngushėllimi

ngushėllohemi

pėr pak ēaste

nėn dritėn e kandilit tė venitur

qė dikujt po i rri te koka

edhe pėr pak

ēaste

 

 

 

ECJE

 

me vėshtrimin e tretur larg

meditim nė ecje

nė rrugėn e madhe tė kėsaj bote

me hapin tim tė vendosur

shkeli me kujdes

mbi buzėt e ēara tė tokės sė plasaritur

dhembjet nuk dua t’ia rėndoj

ecje pėrpara

nė plasaritjet e tokės sė etur

atje thellė

ku ka zėnė fill fara

 

me gjithė krenarinė e ecjeve

nė rrugėt vjeshtake

nėn prizmin e syzeve tė mbylltė

mė i moshuar se dje

njė jetė na vėzhguan

pėrmes syzeve tė errėta

ata

qė me hije mbuloheshin

mbuloheshin dikur

e tinėzisht

na pėrcillnin ne

nė ēdo frymėmarrje

 

vrulli ynė djaloshar vendosmėrisht

me zemrėn e madhe

ngjyrėn e frikės ka vrarė

sakrificė qė nuk shpaguhet kurrė

ecje qė vrau hijet

me rrezet e diellit tė parė

ecje me ballin lartė

e krenar

mbi buzėt e tokės sė plasaritur

copė qiell

pėr njė copė tokė

pėr njė copė liri

ku do rrojmė sė bashku

edhe unė e ti

 

 

 

 

 

Nazmi Juniku

 

 

LOTI PĖR ZOTIN

 

Loti pėr Zotin ėshtė margaritar

I takon vetėm ashikut besimtar!

 

Loti i besimtarit ėshtė shumė me vlerė

Nėse derdhet pėr Zotin vetėm njė herė!

 

Ky lot ėshtė margaritar hyjnor

Shndrit nė tėrė rruzullin tokėsor!

 

Ashiku ėshtė i dashuri i Zotit

Gjithėkrijuesit, Lavdiplotit!

 

I tilli kur qiejt i vėshtron

Pėr fuqinė e Zotit mediton!

 

Hasan Basriu e tha saktėsisht

Kėtė porosi tė shumėfishtė:

 

“Kush derdh lot pėr Zotin nė vetmi

Tėrė popullit tė tij i sjell mirėsi!”

 

Loti i pėrcjellė me psherėtimė

Ėshtė vetėtimė dhe murmurim!

 

Konsiderohet vlerė madhėshtore,

Dhuratė e ēmuar hyjnore!

 

Andaj  ju dashamirė tė dashur

Respekt ndaj besimtarit duhet pasur!

 

Atij i rrjedhin lotėt pa hetuar

Kur mediton pėr Zotin e Madhėruar!

 

Ai e sheh Gjithėkrijuesin nė ēdo krijim

Nė ēdo formė, veprim dhe manifestim!

 

Ushqim shpirtėror i tij ėshtė fikri

Ilaē i zemrės, pėrmendja e Zotit - dhikri!

 

Ka arritur shkallė ndriēuese tė lartė

Fuqinė e Zotit e sheh tepėr qartė !

 

Atij vazhdimisht i pikon loti

Pasi qė nė zemėr iu ka futur Zoti!

 

Ti je i orientuar me dritat e udhėzimit

Ndėrsa ashiku me ato tė ballafaqimit!

 

Ai e pėrjeton ndjenjėn e pranisė me Allahun

Udhėrrėfyes shpirtėror e ka Resulullahun!

 

Zoti atij ia zbulon manifestimet e Veta

Ndėrsa me dritėn tjetėr veēoritė e Veta!

 

Me sytė e zemrės e vėshtron Gjithėsinė

Krejtėsisht qartė e sheh Vėrtetėsinė!

 

Ashiku i cili Krijuesin e dashuron

Loti i rrjedh, nga syri i pikon!

 

Ai lot nė oqean shndėrrohet

Margaritar hyjnor konsiderohet!

 

I pėrulet nė sexhde Gjithėkrijuesit

Shpreh madhėrim ndaj Mėshiruesit!

 

Ai thotė: “Ti je shpirt i shpirtit tim

Pa Ty o Zot, nuk kam ekzistim!

 

Kėtė Gjithėsi s`e krijove kot

Dėshmoj se vetėm Ti je Njė Zot!

 

Nė zjarr tė ashkut unė rashė

U dogja dhe asgjė veē Teje nuk pashė!”

 

 

 

 

 

Jusuf Zenunaj

 

    

KONKURSI ATHISARIAN
 
Qė kur na erdhi athisaria
i njohur na u bė vendi
na u shtua miqėsia,
sikur sytė e ballit
na duan e na nderojnė
ma shumė se ēdo gjė
bukurinė na vlerėsojnė,
nė maje tė gjuhės
kanė" Kosovėn shumė etnike"
e nė mendje, femrat simpatike,
pėr ta s'ka rėndėsi
nė janė tė pamartuara,
o nėna  tė fėmijėve,
kryesorja t'jenė tė bukura
-"atraktive"
"Miqtė" tanė  janė emocionues
pėr bukurinė e pėlqyeshme
flasin edhe nė konukrs,
"atraktiviteti" i femrave shqiptare
parėsore t'bėhen
asistente personal,
"me njohje fillestare
gjermanisht, apo anglisht"
i tillė qe konkursi
nė njė gazetė kėto ditė.
 

 

 

T’ISHTE ADEM JASHARI GJALLĖ

 

Unė Hanko Halla me moshė t’thyer,

ėndźrroja nė  ditėt me diell,

Pas ēlirmit tė atdheut,

Gjyqi i Hagės djemtė m’i rrėmbeu.

 

Ata qź luftuan me nder

nė biruc i fusin si kriminelė.

 

Sa vjen e shtohet moti,

me vrap Donkishoti,

Sa kapin njė ushtar , sa tjetrin

dje kishim Unmikun sot Eulexin .

 

Nė pike tė natės e nė mes tė ditźs,

qejfin ia bėjnė  Serbi shtrigės.

 

 

E mjera  Hanko Halla , haj me dert !

Si qengjat na I theren fėmijėt n’djep,

Prej toke nė qiell ndihej kukama,

kur na  i dhunonin vajzat e  gratė  shtatzana,

Edhe pleqtė n’frymėn e fundit tė ditėve t’veta,

i peshuan nė hanxhare e nė  bajoneta.

 

T’ishte Adem Jashari  gjallė

veē prej burgu

diellin e kish parė.

 

 

 

 

 

Sokol Demaku

 

 

TEK URA E VJETŹR

 

Eh sa kohė kanė kalu,

Nė sa stuhi ke qėndru,

Karvane kalorsishė,

Te ftuar e paftuar,

Mbi ty kanė kalu.

Karvane barbaresh,

Furtuna pa nda,

Por madhėshtore ke mbetur,

Je si njė kala.

Nga tė katėr anėt,

Mėsymje pa nda,

Kalonin hordhitė e egra,

Si tufani pa nda.

Qėndrove krenare,

Madhėshtore gjithėmonė,

E fortė si shkėmbi,

E truallit Arbėror.

 

 

 

ARTI I ZEMRĖS

 

Kur ju mund tė merrni atė

tė buzėqeshni pa folur

ju keni mėsuar diēka

tė paēmuar,

art,

fjalė zemre,

ndjenjė kėnaqėsie,

dashuri, ndjenjė miqėsie,

ky ėshtė art zemre,

qė shumė kujt i mungon,

por kultivonje,

se koha e do.

mos u mundoni

ta ndaloni,

lejonje tė shprehet,

dhe le tė flasė,

zemra

se ajo ka art.

 

 

 

ATJE

 

Atje nė shkrepat e thata,

Atje ku jeta ėshtė jetė,

Atje ku dita e nata,

Janė mafishet nė jetė.

Sa bukur ndjehet njeriu,

Nė kodrėn e thatė,

E ndjen aromėn,

Nga blinaja e lashtė.

Atje nė ato shkrepa,

Nė logun e gjėrė,

Qiellin e kaltėr,

Ku jeta bleron.

Mos harro vendin,

Mos largo mendjen,

Qendro krenar,

Nga e ke prejardhjen.

 

 

 

 

Gentiana Zagoridha

 

 

NE

 

Tė dy dhe vetėm

Tė vetėm dhe tė dy

Tė dy dhe asgjė

Tė vetėm nga tė gjithė

 

 

 

LOJĖ MES NESH

 

Kur unė e qeshur e “llafazane”

Ndodh tė jem

Ti me heshtje gjithnjė mė gėnjen.

Tani qė heshtjen

Unė dua ta provoj.

Mė duket se gazi hareja jote

Mė thonė:

Ti prapė po gabon!

 

 

 

NĖ ĖNDRRĖN TĖNDE

 

Ndoshta nė kėtė orė tė vonė tė natės

Ne jemi duke shėtitur tė dy.

Sa lumturi!

Ndoshta nė kėtė orė tė natės

Ti ndjen se ēdo tė thotė dashuri.

Ndoshta tani dhe vetėm tani.

Ti nuk do qė tė ndahesh nga unė

Ku ndjesinė e qenies sate

E shpėrthen si lumė.

Ndoshta tani dhe vetėm tani

Ty,unė do tė mund tė tė premtoja

Sa shumė,... ... ... sa shumė!

 

 

 

 

 

Ilmi Qazimi

 

 

ĒILTĖRSISHT

 

Puth fotografinė tėnde

Se malli mė ka marrė shumė;

Vazoja me lule,

Broka dhe gota e ujit qė mė shohin

Heshturazi mė qortojnė.

E unė i ledhatoj ato

Me vėshtrim fėminor

Se marrin pjesė ēiltėrsisht

Nė mallin tim tė pashuar

Pėr TY.

 

 

 

ASAJ QĖ DUA

 

Te fytyra jote seē e tret vėshtrimin

Aty gjej veē lule, s’e fsheh dot hutimin.

Buza jot’e qeshur, syri yt i qarė,

Lul’e porsa ēelur, gonxhe e patharė.

Syri yt jeshil, nuri yt i bardhė,

Hape sythin, ēel, karafil i rrallė!

Hunda jot’e bukur, floku yt i artė

Ėmbėlsia jote, s’shkruhet dot nė kartė.

Kur ti urdhėron, lule pistilngritur,

Dhe kur urdhėrohesh, petalet mban ngjitur.

Kur tė kap mejtimi, gjethet gjelbėrojnė,

Flladet pėrmbi lule, si valėt lodrojnė.

HĖNĖ...

Hėnė pse na pėrgjon nė dritare

Mos nė qiell ke humbur udhėn tėnde?

Ti e di , edhe kur tė plakemi fare

Dashurinė e ngjizim vetė nė mėndje...

 

 

 

 

 

Alisa Velaj

 

 

PASQYRIME ALTEREGOSH

 

Pėrherė i pakuptueshėm pėr mua mbete,

Si njė gjurmė dėbore

Nė lartėsitė ku s’shkeli kush.

E unė si hėna

Zbardhur prej mendimeve

Qėndroj pezull nė hapėsirat e dritė-hijes sate,

Pa mundur tė pushtoj asnjėrėn kullė.

Gjurmė e dėborės mbeti gjer nė fund

Shėmbėlltyra ime nė pasqyrėn e hėntė.

 

 

LAMTUMIRĖ MBI NJĖ GJETHE

 

Po tė lė me vetminė e drurėve

E tė bredhave qė s’njohėn tjetėr stinė

Veē gjelbėrimit.

Po largohem nėn njė qiell tė hapur, tė hapur

Me idenė se kjo stinė nuk ishte utopi.

Ty, po tė lė ngrehinės sė lulėzimit...

 

 

 

JERMI

 

Ra shi me gjyma

e u derdh qielli nė tokė.

Lule-mėllaga s’di mė kujt t’i lutet!

 

 

 

PA KOHĖ

 

Perėndimet pėrhumbin nė pėrflakje kryqesh.

Nėn tjegulla rri pėrgjumur

Ngrohtėsia e rrezeve.