Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - Poezi tė zgjedhura

Poezi tė zgjedhura

   POEZI TĖ  ZGJEDHURA

 

   nga:

 

Lutfi  COKA

Pėrparim HYSI

Xhevahir CIRONGU

Qazim SHEHU

Flori BRUQI

 

 

 

 

 

Lutfi  COKA

 

 

POLITIKA E SHTETI

 

Ekonomi politike

Njё plagё nё kraharuer,

Nё gjumё klasa punёtore

Lidhur kёmbё e duar.

 

Hajmedet,pёr ne medet

Hajmedet, pёr ne pёrvjet,

Pёr ne pёrvjet, pёr ne sivjet.

Prit njё muaj, prit  shumё vjet.

 

Hajnat coptuan vendin

Njeriun, trollin e kohёn.

Atdheun tokё nё zjarr

Atdheun frymё e mallё.

 

Ngrihet poshtё, bije nё varr.

Ёshtё arbitёr i kёsaj shoqёrie

Epaskrupullt e vёrbuar,

Drejtёsi  kёtu nuk ka

Politikё e gabuar.

 

Mbarsur nё botё e vende

Shtruar  lindёn mendime,

Spekullime me prapaskena

Me helmin e gojёs ndyjnё tokёn.

 

Rezikohet  sovraniteti

Nga politika mashtruse,

Pёr shfrytёzim,jo zhvillim

Me gёnjeshtra mbajnё shtetin.

 

Ky shtet analfabet

Bёn ēdo ditё eksperiment.

Uzurpuar me dituri

Patriotёt i  vret i burgosi.

 

Qeverisje e habitur

Ekonomia shkon nё kanal,

Teori gjithё gёnjeshtёr

Ky shtet eksperimental.

  

Kjo strukturё shtete vasal

Ku gomari bёhet mbret.,

Ushqime shumё vitale

Ҫ’po na gjen o milet.

 

Gozhda ther mendimin

Artin, shkronjёn e fjalёn.

Thika nё terr ndrin

Ther tё riun,thёr njerin.

 

Kjo demoktraci

Nё letёr ёshtё  liria,

Degjenerim ,o njerёz

Mashtrohet rinia.

 

Lufta pёr pushtet

Egёr zhvillohet,

Korrupsioni flagrant

Nё vend shumohet…

 

Inflacioni te ne

Thonё e ka bota,

Ngrini ēmimet,tё kursejmё

Shtёrngo rrypin, o milet..

 

Politika ēdo gjё vendos

Formalitete me votё.,

Me polici te dera

Njerёzit ankohen kot.

 

Kёtё qeverisje

Se kupton as gomari,

Ёshte teori fiktive

Frymёn  ta merr sё pari.

 

Kjo politikё ёshtё si limё

Nё popull zotohet,

S’tё jep asgjё, por tё merr

Birёn e rrypit , fort shtёrgohet.

 

Kjo varfёri e qeverisё

Na ka fut nё siklet.

Kёtё program e ka stёrvitje.

Shtёrngo rrypin , o milet.!

 

Pёr rreth ka terrin

Futur nё burg tё thellё.

Jeta rёndohet si zhiva

Duke parё veē skёterrё.

 

Dritё ёshteё jeta

Si gjallesё mbizotron.

Ҫelin lule ,thahen kёneta,

Vjen njё dite, populli s’duron.

 

 

O shqiptarё tё mjerё!

Si lypsa derё mё derё,

Levizi Shqipёria e terё

Pa shtet, pa shpirt pa vlerё.

 

Pse tё duhet detyra?

Nuk ju duhet puna?

Djersa shfrytёzohet

Pastaj vjen dhuna.!?..

 

Nё ushqejmё botёn

Mineralet po vidhen.

Pse jo dhe  Ne

Pёr bukёn  po dergjen.

 

Na prźt dorёn

Kur proteston.

Me duar e hekur

Ta mbyll gojёn e poshtron.

 

Vriten njerёzit

Porsi kunguj.

Porsi derrat

Grumbuj-grumbuj.

 

Vdekje aksidentale

Vrasje me shumё elegancё.

Vdekje nga informaliteti

Vrasje prej tradhetisё.

 

Djemt e shqipes

Me duar e fletё.

Nё vende tё huaja

Atje kanё metё.

 

Bijtё e shqipes

Pёr ca dollarё.

Pёr rreth botёs

Si gjynahqarё.

 

Humbi nderi

Humbi mundi,

U dogj shpirti

U tha truni.

 

Anё e mbanё

E mbuloi shkrumbi.

Shpinёs sonё i bjen druri.

 

Na bije druri

Na bije plumbi.

I miri ,kёtu humbi

Humbi dhe trimёrija.

 

Me kёmbё nё akull

Nje shtet i kalbur.

T ēorjeton gati

Me dhёmbё tё hapur.

 

S’tё njeh politika

Se je njeri i mirё.

Nuk njeh as veten

Nuk shijon as lirinё.

 

Kryeministra  pseudopatriot

Patriot me fjalё.

Difiqit nga koka

Na futen nё valё.

 

I kёnaq paraja

Jetojnё shumё mirё.

Me armiq si varri

Thonё jemi mirё.

 

Dheu pёrmbi varr,

Ka shumё robёri

Dhe digje nё zjarr

Pёr tё heq zingjirё.

 

Zogu i shqipes

Me krah  e fletё.

Nёpёr botё

I mjerё ka mbetё.

 

Zogu i shqipes

Pёr ca dollarё

Pёr rreh bote

Gjysma gjynahqarё.

 

Asnjёherё e jona

Qeverisje e pabesё.

Pёr tё patur Shqipёri

Duan pushkёn kresё.

 

Shqipёri dukesh e lirё

Duke pёrcjellё nё  dy

Por jemi nё zingjirё

Pa duar , pa sy.

 

Tё  kem njё grushte tё fuqishёm

Pёr triumfin e lirisё,

Do kisha ēarё padrejtёsinё

Mu nё zemёr tё rinisё.

 

Humbi nderi

U dogj shpirti,

U tha truni

Shpinёs sonё i bije druri.

 

Kjo ёshtё teoria

Ёshtё masakrimi.

Ku derdh lot mjerimi

Quhet mbi sundimi.

 

Nga politika je i lirё

Por jam shumё acar.

Jam i ngrirё

Shume rendё..

 

Per ne ёshtё atje ,ku del bari

Edhe eshtrat nё mёrgrim

Tё trtur porsi skllavi…

Pёr ne veē mjerim!.

 

 

 

 

Pėrparim HYSI

 

 

NUK KA MOSH DASHURIA

 

 

TRĖNDAFILI

 

Nė kujtesėn time do mbetesh
Si njė trėndafil i madh dhe i bukur
Dhe mbresa juaj gjithmonė e freskėt

Ndaj, dhe tash qė shkruaj, jam turbull.

Se vjen trėndafili e ēel i plotė

Dhe vjen portreti e mė rri  pėrballė

Nga kujtesa ime kurrė s'zhdukeni dot

Dhe do rroni nė vizionin tim si e gjallė.

Kėshtu ndodh pėr shumė e shumė arsye

Se bashkė kaq kohė qemė nė sinkron

Jo nuk tė haroj, o moj e mira mike

Kimetin burimit  ia di, kur tė mungon.

 

 

Ē'ĖSHTĖ KJO ZONJĖ?

 

Ē'ėshtė kjo zonjė kaq elegante

Qė mė ka veē sharmit dhe nur

Impozante ėshtė. Impozante

E pashė dhe rashė "sėmurė".

Mė zė sėmundja e dashurisė

Dhe fare nuk  kam imunitet

Ndodh qė mė zė dhe nė vėrsė tė pleqėrisė

Se kot nuk jam poet.

Poetėt bien nė dashuri

(Ata dashurojnė tėrė jetėn)

Kjo zonjė elegante qė mė "hėngri" me sy

Ma zbukuroi jetėn.

 

 

KA NJĖ ĒAST

 

Ka njė ēast i parėndėsishėm

Qė tė bėhet me shumė vlerė

Njė takim i rastėsishėm

Zė e zgjatet si pėrherė.

Zakonisht, ndodh me tė tėrė

(Njė takim dhe dikė njohe)

Pastaj bashkė njė jetė tė tėrė

Dhe uron ēastin ku ndodhe.

Me mua ndodhi, s'jam i vetėm

U takuam fare rastėsisht

Bashkė kemi  tėrė jetėn

Nga njė ēast si"mbarėsisht"

 

 

PARA  PASQYRĖS

 

Hedh vėshtrimin mbi pasqyrė

(vetja tė duket krejt magjiplote)

Bėn tualet, makiazh mbi fytyrė

Tash e gjithė bota ėshtė e jote.

Bėn tė ikėsh, po kthehesh prapė

(Pa dale, ky fustan mė shkon a s'mė shkon?)

 Vete e vjen dhe, mandej, fap

Edhe modelin e flokėve e  ndėrron.

E di pse ndodh? Ke rėnė nė dashuri

Dhe do qė tė dukesh sa mė bukur

Merr poza tė ndryshme si pėr fotografi

Asnjėherė nuk je e kthjellėt, po turbull.

 

 

VEGIMI I SYVE

 

Vegimi i syve  tuaj tė ēiltėr

Ėshtė ende i gjallė nė kujtesėn time

Ai vegim sysh: behar qė pėrzė ēdo dimėr

Ėshtė rrėnjosur thellė mu nė zemrėn time.

Dhe pėr asnjė ēast ky vegim s'ka humbur

Diē mė dhėmb kur " vegimin" kujtoj

Kam veē njė dėshirė, kur do jetė e mundur

Qė atė vegim sysh prapė ta shijoj?

 

 

GĖNJEJNĖ TĖ GJITHĖ KLERIKĖT?

 

Klerikėt qė tė gjithė gėnjejnė,

Kur thonė qė vetėm ZOTI shikon thellė nė zemėr!

Po mua pse nuk ma "fėrshėllejnė?"

Pse unė nuk shikoj se  si ėshtė jotja zemėr?

Unė shikoj dhe vėrej se si rreh pėrbrenda

Pra, veē ZOTIT, qenkam dhe unė.

Ajo zemėr rreh pėr mua, ta pret mendja

Tani gjykoni vet: kam apo s'kam tė drejtė unė?

 

 

ĒDO GRUAJE

 

Ēdo gruaje i pėlqen lavdia

Ashtu siē i pėlqejn parfumet

Lavdia pėr ēdo grua, ėshtė dobėsia

Ta dini: i pėlqen sa nuk thuhet.

Veē lavdisė i pėlqejnė dhuratat

(Sidomos, ca dhurata me vlerė)

Pėr  dhuratat lė dhe lėvdatat

Nga dhuratat mendja i bėhet erė.

Dy "tundime" qė njė grua mund tė dorėzohet

Dhuratat dhe lavdia

Kjo poezi i dedikohet

Ēdo gruaje qė nuk tundohet nga tė dyja.

 

 

"VIZATIM"

 

Rrėshkiti rripi i fustanit

Dhe feksi supi i nxirė nga dielli

Syrin ma ngul prej mallit

Buzėn lėpin... dhe, mua, mė zė vreri.

Cullufet e flokėve tė shprishura

Qė vazhdimisht me gishta i kreh

Vijnė ēastet pak si tė"kripura"

Tė vizatuara me laps, me nge.

 

 

TĖ KĖRKOSH RREZIKUN

 

"Tė kėrkosh  rrezikun

Qenka njėsoj si tė mėkatosh kundėr Perėndisė"*

Kėtė thėnie unė nuk e kam shpikur

Por e paska thėnė njė nobelist.

Zė e gjykoj veprimet e mia

(Sa herė kokėn e kam vėnė nė rrezik!)

Kam rrezikuar, tė mė fal PERĖNDIA

Pėr dashurinė, se jam ashik.

Tė rrezikosh pėr dashurinė

Unė mendoj se nuk bėn mėkat

Jo se dua tė sfidoj Perėndinė

Por "rrezikoj" dhe vetes s'i them mjaft.

* nė thonjėza, fjalėt e ANATOL FRANC (nobelist)

 

 

DHE DUHET

 

Dhe duhet ta gėzosh kėtė jetė tė shkretė

Kur dhe minutat t'i zhdrrosh nė flori

Se sa "vaj ka kandili?", ėshtė e fshehtė

Ėshtė mirė qė nė ēdo kohė miq tė kesh pėrbri.

Kur them  miq (kuptohet dhe mikesha)

Pa femrat jeta   nuk do kishte kuptim

Duhet gėzuar, tė buēasė jeta

Dhe ca mė bukur: me dashurinė.

Dashuria pėr jetėn ėshtė qershia mbi tortė

Jeta pa dashuri ėshtė si gjysėm vdekje

Dasshuria tė jepė forcė sa pėrmbys njė botė

Ode pėr dashurinė pėrmjet kėsaj vjershe.

 

Tiranė, 21 mars 2018

 

 

 

 

Xhevahir CIRONGU

 

 

ĖNDRRAT MĖ NDJEKIN PAS

 

Ngado qė shkoj ato janė aty

Mė ndjekin si qengji manar,

Mė buzėqeshin ėndrrat si dikur

Ksartolinat qė shkruanim nė fėmijėri

I ruajmė nė shpirt si pala nė flamur.

 

Kalėrojnė vitet e thinjat zbardhin mbi kokė

Aty treten kujtimet  kur loznim me shokėt,

Xixėllonjat e pranverės qė bėjnė  natėn dritė

M’i pėrshėndetėn kujtimet e fshatit  sėrisht.

Sa ēudi! ….Vėrtet  ēudi!

Ah, tek ėndrrat qė mė ndjekin pas,

Si nė pasqyrė m’u shfaqėn gjithė dashuritė.

                             

E diel, 26 gusht 2018

 

 

 

 

Qazim SHEHU

 

 

ENIGMA

 

Verė e gėzimit dhe gėzim i shtirur

Frymon dhe ngadalė pihet

Kjo festė na ngadalėson ditėt.

 

Ka festa qė vijnė prej luftrash

Kur duhej tė pėrkujtohen.

 

Po mendja si nė njė fole pulash

Ēlodhet e qetohet.

 

Kam kuptuar shumė enigma tė bukura

Po kjo enigmė s`kuptohet…

 

 

ĒADRA E PEMĖVE

 

Ēadra e pemėve na rri pėrherė

Pėr tė na mbrojtur nga shiu i kujtesė

Qė bie nga qiell i lėvizjeve tona,

Kur harruam tė ecnin nė tokė

Dhe tė zbrisnim aty ku jehona

Shpėrthente,pėr tė na kthyer shiun nė lot…

 

 

NĖ KĖTO ĒASTE…

 

Shkrumb dėshirash nė duart e ditės

Fryhet nga njė tjetėr dėshirė,

Dhe ikėn ajrit rrėzėllitės

Tretet nė pafundėsirė…

 

Nė kėto ēaste dua tė shoh njė vajzė

Qė e merr dėshirėn dhe e vė nė pėllėmbė

Ta fryjė me firomėn e bardhė

Drejt atij qė dashuron…

 

Shkundja  e shkrumbit me pėrtim,

Dėshirės i kthen marrėzinė…

 

 

MALLĖNGJIM

 

Pak dal tek rruga ,dhe rri,

Vėshtroj hėnėn, po nuk dehem…

Nė ėshtė e mundur

Mė duhet tė mallėngjehem.

 

bota plaket me mua,

bėhet mė e ujshme…

 

shoh sesi njė klithmė rrezeje

ikėn nėpėr pluhur dhe zhduket.

 

Nė vrapin e saj

Edhe tė mallėngjehem, mundet…

 

 

DUART  E KOHĖS

 

Fytyra e njeriut me brazdat e viteve

Tregon duart e kohės.

 

Diku me ashpėrsi skalitėn

Thellėsinė e tyre, gjersa u lodhėn…

 

Diku sa e bėnė prekjen

Pėrtuan tė thellonin.

 

Nė larminė e fytyrės sė njerėzve

Edhe duart e kohės lodhen…

 

 

ZANAT

 

Zanat rrinė nė re,

Na shohin ne.

 

Nuk rrinė mė nė pyje,

As nė lėndina,ēetina.

 

Si pikėllim pyjesh

Zbrazen rrėketė,

Nė faqe tė rruara malesh

Bien nė pėllėmbė humnerash,

Qė zgjaten drejt nesh vetė…

 

 

QERSHIA

 

Qershia u lulua, kokrrat e saj ngacmojnė bisqet,

Tė dalin rrezėllitėse,tė kuqe flakė,

Tė bardha kėshtu i shoh dhe vitet

Qė lulojnė, po frutin e tyre tė vyshkur e pamė.

 

Nė vellon e saj, mbushur reflekse

E bardha ndrin, shpejt e shpejt ikin

Sa dėshira qė mund t`i ndeshje

Nė lulimin e pėrvitshėm..

 

Tė bindjevetė bardha,ēasteve magjike,

Qė nuk ua kupton viteve…

 

 

RRUGA EGABUAR

 

Ka rrugė ku s`duhet me mbėrri

Ka rrugė ku s`mbėrri kurrė.

 

Dhe keq s`mė vjen…

 

Pse shpesh njė rrugė e gabur

Rrugėn mė tė drejtė e gjen…

Ajo rrugė s`mė pėlqen..

 

 

BULKTHI

 

Njė cėrritje e lirė bulkthi,

Iu shtrydh veshit tonė

Ē`rrugė bėri ky bulkth, si ėshtė strukur

Nė beton…

 

Vėshtrova nė natėn e qytetit jashtė,

Zėri u shua,ē`ish vallė ai zė,

Nuk mund tė ketė bulkth nė pallat,

Dhe ai bulkth tė qetė s`mė lė…

 

 

DASHURIA

 

Lulet nė duart e ēdonjėrit nuk rrinė,

Aq mė tepėr nė duart e tė dashuruarve,

Veēmas , kur kėputen pėr Shėn Valentin,

Sa pėr t`u dhėnė pėr njė ditė,

Tė nesėrmen kjo festė psherėtin

Vallė njė datė ka pėr dashurinė?!

 

 

 

 

Flori BRUQI

 

 

SHPRESA TĖ DJEGURA 

Me ēantė mbi shpinė tė mbushur plot mall
rrėzė supi rripat e saj fort tė shtrėnguar
tė rrezikuar frikshėm endeni nėpėr vargmale
nėpėr dhėmbė fatziun fajtor duke mallkuar
Shikimi i nėnėmadhes si shqiponjė pas e ndjek
klithma djemsh mbetur ikona nėpėr pragje
njė dashuri e braktisur shpirtin tuaj e djeg
lot qė mundin burrėrinė e shkasin mbi faqe
Gra zemėrngrira presin nė ankth zhytur
veten mallkojnė qė nėna s’i bėri dot djalė
motra kėrthinj prej trishtimit tė mbytur
dhimbje e pamatur qė gjunjėzon dhe djajtė
Mėrgim mėkatar, mijėra varre bosh ke lėnė ti
nėnat kobzeza, qė s’kanė njė gur ku tė qajnė
vejusha tė pafat ngado mbjellė si tulipanė tė zinj
fėmijė qė prindėrit nė prehėr dot s’i mbajnė
Emigrant, fjalė mizore qė s’di tė falėsh kurrė
dete lotėsh mbush e mallin kudo ti e mbjell
zemra nėnash me gozhdė mbėrthyer nė mur kujtimi
pėrcaktor njerėzish qė tonelata dhimbjesh sjell...!
nė shpresat e djegura vret dhe qan trishtimi...


NĖ KĖTĖ BOTĖ GJITHĒKA GJYKOHET

Edhe ky qiell i huaj sonte…
mė trishton me sy vetmie,
prandaj dua brenda njė gote
tė shuaj trishtime largėsie…

Mbi duar shikoj si nė magji
si rrėshqet pikėza e lotit,
ajo ikėn nė fund tė gotės,
rrokulliset si era e motit…

Dua gota ime tė pėrmbyset,
tė thyhet pėrtokė e zbrazėt…
Dėgjoj zemrėn qė mė dridhet,
ngre kryet nga yjet e largėt…

Mbi trupin tim gjithēka ndahet
dėgjoj, tingulli nuk bie si dikur,
njė dorė e ndarė diku zgjatet,
njė kėmbė mė ecėn e kėputur…

Shpirti thėrret fatin e shtrembėr,
dua tė mė shikosh drejt, po ktheu!
Mos vallė jam nė ndonjė ėndėrr
ndoshta, kupa e mallit mė dehu…

Nė kėtė botė gjithēka gjykohet,
edhe njė i lot i derdhur kot fare!…
Mė shumė se kurrė kuptohet,
kjo klithma jonė shumėvjeēare…

Mjerimi sėrish shpalos flamujt,
mbi varfėrimin e shpirtin njerėzor,
thėrret gjithkund shtatoret e bruzta,
jetimėt barktharė tė shekullit tė vonė.

Nuk ėshtė risi, po kthim i pamjes sė rėndė
nė kohėn e perėnduar qė kemi zgjedhur,
u kthye prapė pėr t’i trandė hipokrizitė…
me premtimet nėpėr plehra hedhur.

Shpresa mė thotė se po shpresoj kot,
e mali ngėrdheshet nga larg me zili….
duart kullojnė gjak tė pėrzier me lot
nga prangat e kohės vrastare pa drejtėsi.

Lutjet kafshohen dhe shiten nė altar,
zotni, sa do, sa tė bėn haku i vėshtirė?
Mė prit ore, tė bėjmė njė herė pazar!
Dhe vrava pėr tė fundit herė vargun e lirė….


MEDITIM PAS NJĖ UDHĖTIMI 

Kush jam unė pėr tė pritur gjithnjė 
Njė copė liri po aq tė vrarė 
Unė qė tash e dy mijė vjet udhėtoj 
Me sagėn e pikėlluar 
I pėrbuzur dhe i humbur nėpėr botė 
 


T
E SHATĖRVANI

Vetmitar i pėrbotshėm lagur nė shi 
Kur rri pranė kėtij shatėrvani 
Mė ikin pasionet ngadalė 
Kėtu nė qytetin historik 
Mistika rri sall maraz 

Pėrse s’jam pėrherė pranė tij 
Pėr t’i pėrqeshur lavdėruesit e marrė 
E Lumėbardhi ecėn 
Pret t’ia them njė romance 
Tė dashurės t’i dhuroj trėndafila 
Majė Kalasė me kantatė lirie 
Tė mos humbas si Sizifi 

Nganjėherė tė afrohesha 
Pėr tė ikur pėrgjithmonė nga shqetėsimet 
 


GJIRI I ARTĖS 

Iliria po tkurret 
E dashura ime mė ngjitet krahėve 

Pėrgjėrimi mė djeg pėr gjithnjė 
Sesi m’i pėrbuzin tė parėt e mi 
Tė shpėrngulur verė e dimėr 

Kopshtet lėnė bosh 
si hėna pa yje nė qiell 
Joni mjerisht sonte pėrzihet me dallgė 
Gjarpri m’i kafshon plagėt 

Mbi Gjirin e Artės 
Digjen ėndrrat e kobshme 
Tė Bubulinės 

Gji i egėr dhe grua e bukur 
Asgjė s’doli nga mallkimi i atdheut 
 


K
ĖNGA E LIQENIT TĖ POGRDECIT

Nositė tė butė tė egėr me zėra ritmikė 
S’lenin nė heshtje as Lasgushin 
Dhe unė pėr ēdo ditė lundroj 
nė mendime si Erosi 
Tė zhbėj intrigat e botės melankolike 
Nė kėtė rrugė hėnore 
Duke shkelur bregut spėrkatur nga valėt 
Mė ringjallen kujtime tė sė shkuarės 
pa helm tė bėj njė puthje reale 
jo si nė pėrrallat e 1001-ve 
Dhe kur dielli ndrit mbi liqe 
Kufiri zhduket nga dashnorėt e arratisur 
Besojnė se zgjohen me pasion
Pėr tė pėrmbysur trishtimin e ėndrrės 
Me lot tė shkrirė qesha si i ēmendur 



ENGJĖLLI IKĖN NJĖ ĒAST 

Vetėm ėndrra pėr tė dashur mungon 
Mbretėresha ime 
Ashtu siē mė erdhe ditėn e parė 
Mbase do vish sėrish 
me aurorėn magjike 
Pėr tė mos u ndarė kurrė mė 

As isha unė qė bėra diē pėr tė larguar 
Shqetėsimin e beftė 
Moj zonjė e humbur dherave tė huaj 
Engjėllin e ngushėlloj 

E ti dikur mė thoshe 
mė duaj 
Unė tė thosha mos mė duaj 
Dhe mos ik nga unė 

 

UJĖ DUA TĖ PI SIN Ė EPIR

Asgjė s’ėshtė harruar
kanė ikur korbat para syve tė mi.
As koha e mjegullt nuk ėahtė mė
As besojnė se Trimi ėshtė kthyer
Me njė ferman si Skėnderbeu
T’ia jap Adem Jasharit
Para kullės tė ndodhė betimi.

Udhėkryqet pėrshpėrisin
Shtėpitė akoma digjen
Kohė mė kohė diēka ikėn.
Ujė dua tė pi sin ė Epir
Krojeve tė Qyqavicės.

Ndryshimi absurd mund vdekjen
Tek mbesin vetėm iluzionet
Atdheu im s’mė vret
Dhe martirėt janė tė shenjtė