Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - Poezi tė zgjedhura

Grup autorėsh

      

POEZI TĖ  ZGJEDHURA

 

Nga:

 

Dedė PREQI

Gladiola BUSULLA

Pėrparim HYSI

Adem ZAPLLUZHA

Gentiana MIKUSHNICA

Xhevahir CIRONGU

Flori BRUQI

 

 

 

 

Dedė PREQI

 

 

NJĖ BOTĖ  E ETUR  PĖR TY

Poemė (Nenės Terezė)

 

Plot fėmijė t’uritur, rrugėve e me peshė t‘ humbur

Drithmėn e buzėve tė tyre e digjte etja e diellit

Si gjethe tė thara fluturonin zogjtė e trembur

Atje ndėr muzgje ku dita  gėdhinte si e ēmendur.

 

Ajo, u grishė nė vallen e kėsaj loje pikėllimi

Ku edhe thneglat vyshkėn nė kėtė vrazhdėsi,

Dhe u bė kurban  i pavdekshėm i kėtij mjerimi

Ndoshta, pėr t’jetuar si Nėnė Terezė, nė pėrjetėsi.

 

Rreth vetės bota i kujton hapat e saj tė qetė

Dhe ato duar tė vokėta mbi akujt e ngrirė

Ku skeletėt lėshonin tė puthura e vrazhdėsi

Qė iknin pa zė nė mbarim tė ditės jeshile

Tė paluar si kallėzit e grurit nė fuqinė e erės

Mbi heshtjen e botės dhe dashurinė me» hile».

 

E pamundur ishte vallja qė i printe kjo princezė ,

Sikur ullinj tė zdeshur i afronte e i merrte pėr dore

Duke i pėrgėdhelė si guaca tė mbyllura nė kafaz ngjeshur

Stoli pa shpirt shkėlqenin nė ballin e saj si qirinjė tė ndezur.

 

Jeta e nėpėrkėmbur nė vorbullėn e jargėve rrėshqet

Rrugėn e kalon si qerre e thyer qė dėrmon shpirtin,

Ajo, diēka psherėtinte nė zemren e saj qė ndoshta…

Kjo ia shtonte shpresat se do tė ketė rreze tė ngrohta !?...

 

Sikur ullinjė tė ndrydhur qė i shkel kėmba e pa mėshirshme

Dhe diēka e zymtė i sillej nėpėr kokė, qė pėrpiqej ti harronte,

E herė pas here, duke u dėshpėruar nė vetėn e saj tinėzisht

Dhe nė zotin, qė i lutej e i kėrkonte falje njėqind herė nė ditė.

 

Ēfarė kujtimesh e lidhin botėn me Nėnėn e dashurisė

Athua s’do e mbulon pluhuri i harresės dhe historisė,

Sa herė lutej e digjej mbi valėt e pėrbytura pa shira

Me butėsi i udhėtonte shpresat pėr ditė mė tė mira.

 

«Dikujt nė ėndėrr iu kishte diftuar njė mrekulli e madhe

Qė do ua mbushte  xhepat me florinj skeletėve nė rrugė

Tė derdhur si xehe, qė presin ti shkrijė dielli nė minerale».

 

Uria e varfėria qė shuan ēdo epsh njerėzor dhe shkund

Lulet e njoma nė hedhurina i gjuan si nė pus pa fund,

Tė uritur  dergjen si frutat e sqepuar me sqepat e forta

Si hije tė dridhura do prehen nė duart e saja tė ngrohta.

 

Me dashuri e pranoi gatimin e dhembjeve t’shpirtit

Nė mes stuhive tė dehura tė botės sė mjerimit

Atje largė nisur, n’ Kallkutėn e kalamajve  tė braktisur.

 

Energjia e shpirtit saj shkrepte si rrufe mbi ullinjėt e zi

Si ndonjė luftėtare e pa epur  mbi fuqitė e erės stuhi

Qė mėshehtas i zhdaraviste  gjethet e thara duke i pėrbi.

 

Mėngjezi dhe mbrėmja ishin plot lutje e rruzgjare

Nga qetėsia e hapave tė saj iknin orėt e vona pa i parė

Qė kumbonin nė heshtje si gjurmat e pulbardhės mbi zallė.

 

Para syve tė botės derdhėn plot lumenj tė varfėrisė

Ku vaporėt e mbushur lundrojnė nėpėr kėto valė

Pėrshesh mė dhembje hahėt e gėlltitėt  pa shije

Mbi fytyrėn e kėsaj bote tė pėrhirė e tė pėshtirė .

 

T’i dėgjoj mė mirė dhimbjet e shpirtit u afrua nė valėt e saj

Si barkė e plaguar, por e fortė pėr tu pėrballur me stuhitė,

Me lutje e besim te Zoti, e mbėshteti vullnetin e saj ēelik

Bashkė me plot shoqe  lundroi mbi  kėto valė pa frikė .

 

Oh, nėna ime, kishte psheretitur  njeriu i parė qė zbriti nė tokė

Ėndėrra e gjallė e zgjoi shqetėsimin dhe pasigurinė mbi kėtė botė,

Poashtu, mrekullia e nėnės tregon shembullin e gjurmave mbi plagėt

Qė harrnoheshin me duart e prajshme tė saj, aty ku jeta qelbėt e jargėt.

 

Nuk ishin tė kota lutjet e Nėnės, duke pohuar shenjat e vjetra

Shumica e njerėzve jetojnė e meditojnė me botėkuptimet e veta,

Por sėcilin do e godas mallkimi, nėse  gjarpėrit helmin ia huazon

Duke ndjerė vetėn si fajtor , qė nuk e dinė pse nė kėtė botė jeton.

 

 

 

 

Gladiola BUSULLA

 

 

KUR JETA PĖRSHPĖRIT DASHURI

 

Kur jeta pėrshpėrit dashuri,

ėngjėjt flladiten nė qiell.

Dėshirat e mia

prej kockash e mishi,

si gonxhe bajamesh lulėzojnė.

Fjala flet nė kohė

pa maskėn mashtrim.

Buzagaz dhe qashtėr

beson tek njeriu.

 

 

MONA LIZĖ

 

Kujtimi yt,

I turbullt,

mė vjen ndėr mend.

Nga dashuria

vdes dhe ringjallem sėrish.

Mona Lizė e rinisė sime,

Shekuj tė tėrė

rrahjesh zemre,

na ndajnė.

Pėr ty,

nė shpirt,

nuk mbaj dot zi.

Mona Lizė!

Kurrė nuk trishtohet,

ai qė ndjeu

dikur dashuri.

 

 

O LUMTURI E PĖRNJĖMENDTĖ

 

O lumturi e pėrnjėmendtė,

Sė largu tė dėshiroj.

Ti kur do tė vish?!

Me ngashėrim,

Pėrgjėrues zėri,

Tė pyet sėrish….

O lumturi e pėrnjėmendtė,

Ti kur do tė vish?!

 

 



 

Pėrparim HYSI


 

TALLAZET  E JETĖS
 

Tallazet e jetės gėzimet m'i shpartalluan

Dhe me rrudha shpesh ma mbuluan ballin

"Faje" qė nuk i bėra, po mua m'i ngarkuan

Eh, lexues, sikur tė ma dije hallin?!

Ma qethėn kokėn me gėrshėrė "reshperi"

"Berberė" m'u bė pushteti e partia

"Luftėn e kllasės" qė praktikoi Enveri

Me  "modelin" qė huazoi nga Rusia!

Kjo "luftė kllasash" m'i shtoi rrudhat e ballit

Sa herė, para popullit, m'u bė gjyq

Unė isha "shterpari qė nuk i qasesha stanit" *

Dhe ēdo "gjyq", bazohej nė"ligj"?!

-Bobo, po xhaxhanė e ka tė pushkatuar

Dhe gjyshin nga nėna e ka patur kulak

Nga arsimi ky a nuk duhet pushuar?

(Anonimėt 14 letra dėrguan andej, lart )**

Ja, kėshtu ka ndodhur me mua atėherė

Por populli mė donte dhe m'u bė mburojė

Nėse shpėtova, pa vajtur nė Ferr

Meritėn e kanė bashkėfshatarėt qė kurrė nuk i  harroj.

* vargu i Naim Frashėrit

** herė pas here, gjithėsej 14 letra pėr KQ dhe Enver Hoxhėn.

 

 

MĖ DUKET SE JE I VERBĖR

 

Nuk ka gjė qė mė vret sytė mė tepėr

Se turma e larashėve qė tė ndjekin pas

Them:-Vallė, mos je gjė i verbėr

Qė kjo jargavitje  e trishtė tė mbush me gaz?!

Zė e kapėrdisesh si maēoku nė thekėr

Dhe gajasesh sa buzėn ēon vesh mė vesh

Je veē mjeran! Me syhapur i verbėr

Shumica mendjekthjellėt  veē tė pėrqeshė.

NGrefosesh e rreh gjoksin ( gjasme bėn kiametin)

Se ti dhe vetėm ti nė kėtė botė do vendosėsh drejtėsi

(Gjumin bėn me " copa", se nuk sheh dot miletin

Qė t'i "nėpėrkėmbin", pa tė "llogaritur" ty?!!!)

Shkurt, je i verbėr me syhapur

Dhe kapėrdisja tė bėn foshjarak si fėmijė

Nga egoizimi i sėmurė nė ēarg je i kapur

Dhe  fundin do ta kesh qesharak, pa njė apo dy?

 

 

QEVERITARĖT

 

Qeveritarėt qė pėr popullin nuk punojnė

Janė si ato pemėt qė frutat i bėjnė tė hidhura

Me sėpata t'i presim; me sharra t'i sharrojmė

Se ndryshe vendin do ta mbysė shkretėtira.

Sėpatat dhe sharrat janė votat tona

Veē kėto pėrzėnė cilėndo qeveri

Qė vendi tonė mos e mbuloi zezona

Mos votoni politikanė qė u pasuruan si me magji.

Me mendje nė kokė e me sytė nė ballė

- Mos e hidhni  votėn ashtu fare kot!

Vet bėhem "kanibal" dhe dua t'i "ha" tė gjallė

Dhe nga politika e qeverisja i pėrzė me shkop.

A i kini parė si bėrtasin sa ēirren

(Ēirren e ngjiren veē pėr "hallin tonė?!!!"

O mos i besoni! Tė ikin! Tė pirdhen!

Se vetėm kėshtu SHQIPĖRIA shpėton.

 

 

AKTUALITET

 

Gjendjen   sociale nuk e kam tė mirė fare

Dhe, s'do mend, me inat mė mbush

Qė nuk e kam tė mirė, epo punė e madhe

Se i vetėm nuk jam, si shumėkush.

Unė tani jam pensionist dhe kam nevojė pėr qetėsi

Por hiē nuk jam i qetė

Lėmsh e li venė punėt nė Shqipėri

Se politikanėt i kemi:ibretė!

Kėta ma prishin mua qetėsinė

Dhe asnjėherė gjumin  nuk e fle rehat

As qė mė bėhet vonė mua pėr pasurinė

Por dua qė kėtyre politikanėve t'u them:- Mjaft!

Majft! Mos u jargavitni  sa shkumė nxirni nga goja

Se ja"... ju vjen keq... ta zėmė pėr varfėrinė time?!!!")

A nuk e kuptoni se me pallavra ju ka dal boja

Dhe jini  bėrė aq tė vegjėl moralisht: sa ē'ėshtė,njė thėrrime!!!

Tiranė,  7 maj 2017

 

 

 

 

Adem ZAPLLUZHA

 

 

ME DY LOPATA PREJ MJEGULLE

 

Qenka boshatisur sonte kjo dhomė,

Sa qė do tė ēmenden yjet.

Nga mungesa  jote e pėrditshme,

Nėpėr vazot e kristalta po thahen lulet.

 

Ti ishe frymėmarrja e gjetheve,

Dega mbi tė cilėn

Zbresin zogjtė e vetmuar

Dhe presin tė zbardhet agullima, zgjuar.

 

Nė hapin e parė gabuam.

Mes hundoreve mbetėm pa fjalė,

U hutuam.

Asnjė parathėnie e mirėfilltė s’mundi tė na dalė.

 

Sa herė qė shtroja pyetje

Pėr prejardhjen e dashurisė,

Ti nė heshtje

Shikoje fluturimet e zogjve mes stuhisė.

 

Pa ty netėt ishin tė gjata.

Sterra me dy lopata prej mjegulle

Llamburiste tej hapėsirės,

Qė mendja ime t’ia dilte errėsirės.

 

 

VETĖM NJĖ FLUTUR E KALTĖR

 

Nė netėt pa gjumė, kur mė zė uria,

Mbush shpirtin me njė kafshatė tė shpifur

Dhe nga trishtimi

Nė heshtje meditoj pėr pėllumbat e ikur.

 

Nė kėtė kotėsi, mėkoj kotėsinė time.

S’ka tė trokitura sonte.

Asnjė korb i zi

Njė ēast nuk ndalet nė dritaren time.

 

Me ditė tė tėra pres,

Pres tė hapen portat e kyēura.

Vetėm njė flutur e kaltėr

Ndalet te xhamat e palara tė natės.

 

Ndalet dhe troket nė shpirtin e sterrės.

Asnjė zė nga Brenda,

As nga jashtė.

Nuk di kush trokiste atė mbrėmje tė lashtė.

 

 

ECIN PĖR ASKURRKUND

 

Fytyrat qė mė dalin parasysh

Duken pak si tė lodhura.

Ngarkuar me njė dozė dhembjeje,

Ecin pėr askurrkund.

U ngjajnė trenave tė shfrenuar tė netėve.

 

Hijet me vragė e buzėqeshje tė humbura

Me siguri e kanė lėnė diku peng gėzimin.

Orė e ēast nga sytė e tyre pikon nostalgjia.

Fytyra tė zbrazėta rrjedhė zbrazėtia,

Ngarkuar me pikėllimin.

 

Ēfarė s’shoh nėpėr shėtitoret

E qytetit tė lumėbardhit…

Njerėz me fytyra prej plastike,

Me maska tė huazuara hipokrizisė.

Dhe era mbi njė degė dėllinje

I pėrcjellė lėvizjet monotone tė njerėzisė.

 

 

NĖ KUJTESĖN E PEMĖVE

 

Tok me gjethet e shkundura

Nė kujtesėn e pemėve,

Paska rėnė edhe njė mbrėmje tjetėr.

Qė larg, nga fundi i lagjes, vijnė zėrat

Dhe tingujt e njė kėnge tė vjetėr.

 

Nga sytė e sėmurė tė pemėve

Bien gjethet e kalbura.

Ofshan si Drini i bardhė vjeshta e vonuar.

Nėn ēardakėt e mėhallės

Serenatat s’paskan tė mbaruar.

 

Ēezma i lau sytė e heshtjes.

Mbrėmje si kjo

Kurrkund, prej kohėsh s’kam gjetur.

Nė oborrin tonė

Njė puhizė po ledhaton ēarēafėt e nderur.

 

Muzgu i vonshėm

Trokiti nėpėr dyert e lashta.

Tė lehurat e qenve janė aq miqėsore

Sa e bėjnė njeriun

T’i ndryshoj mendimet e mbrapshta.

 

 

U NGJAJMĖ TĖ BURGOSURVE...

 

Ecim mes fjalėve tė mundshme

E tė pamundshme

I pėrtypim gjurmėt lidhur me erė

Dhe ua kthejmė shpinėn drurėve tė prerė

 

Nė mėngjes me lotin e vesės i lajmė sytė

Kurse mbrėmjeve tė vona

Dehemi me kujtimet e pėrditshmėrisė

Me tė pamundshmen e fjalėve tona.

 

Nga pėrtacia jonė, ēdo menatė

U ngjajmė tė burgosurve me pizhama

Vija tė bardha, tė kaltra

Kafeja e parė e mėngjesit sikur na jep flatra.

 

E dikur vonė, fjalėt e tė gjitha llojeve

I hedhim pas shpine nga dashuria

Dhe me njė delikatesė tė paparė

Zgjedhim ato fjalė qė meriton poezia.

 

 

 

 

Gentiana MIKUSHNICA

 

 

MALLI ME VRET

 

Malli me vret, ne kete nat te shkret,

dhe sonte nje shpirt i lodhur,

ne deren e pritjes troket...!

Dhe kete nat, si neten e tjera,

pritja eshte me e gjat,

sesa vdekja...!

Malli me vret,

dy sy s’shohi drite,

e as dielle,

nje zemer nuk qesh me,

e nje buzeqeshje e varur

tek fytyra e embel,

zhdukur eshte ne oqeanin e dhembjes...!

Malli me vret,nje shpirt grysur mbi dhembjen time...!

Sa dua te mos pres, dhe sonte nje enderr ta perkdhel,

sa dua te qaj e te mos qesh, nga kjo dhembje e verber

qe godet pas shpinee..!

Malli me vret, nuk di si t’ia them,

ndoshta nje dite,...

malli do te qaj,

e dhembja do te vdes,

ndoshta nje dite,

endrra do te zgjohet,

kjo nat s’do te duket e shkret,

e malli do te zhduket...

 

 

E DOJA

 

E doja si ne enderr,

te bukur, te embel,

e doja me sy hapur,

e buzeqeshje plot are,

e doja ashtu,

te respektuar,

e te cmuar,

mirpo ai shum kishte ndryshuar..!

Doja ta takoja,

por ai me ikte,

hena pas me vinte,

e nje enderr po me fikej,

sa doja ta prekja

fytyren e tije,

ndriqimin e shpirtit

ta ndjej perseri...!

Nje hije hene,

bukurin me rrembeu,

me iku nje enderr,

dhe kete nate

zgjuar mbeta,

e doja si ne enderr,

te me dashuroj si dikur,

se takova mee,

sepse endrra vetem

nje nat tek shpirti me trokiti

e ajo enderr iku,

nuk ishte si dikur,

e dojaa une perseri,

ne mese te erresires

e kerkoja si e cmendur,

ajoo kishte fjetur ne gjumin

e vdekjes,e une rringjallja ndjenjat tek endrra e

tretur..!

 

 

 

 

Xhevahir CIRONGU

 

 

U NDEZĖN NEONET....!

 

U ndezėn neonet

Ashtu si e pėrgjmur

Erdhi edhe mbrėmja mbi qytet,

Me lotin e kuq nė syrin e ndezur

Nė horizontin e detit lamtumirėn dielli e la.

 

Me hap tė ngadaltė

Muzgu i mbrėmjes erdhi mbi qytet,

U ndezėn neonet tortuarve

Dėgjohen pėshpėrimash fjalėsh nga njerėzit

Nė kėtė natė vere gushti

Dhe yjet nga vapa heshtnin.

 

Tė pres ēdo mbrėmje krahapur

Gjumin ta bėsh o natė nė krahėt e mi,

Sakaq tek ai neon i bardhė

Fole zogjėsh e putheshin si fėmi.

 

U ndezėn neonet nė atė qytet

Tė qeshur njerėzit rendnin pas dritės neon;

Vajzat me flokė kaēurrela dallgėzuar si valė deti

Bashkė me djemtė mbrėmjeve  rrugicave ecnin

E  puthjet ndezur i linin te ai neon.

 

Eh, sa i duam dritat neon

Kur mbrėmjeve  qytetit i japin bardhėsi,

Sepse te ai lot i kuq i diellit nė perėndim

Gjendet e shkruar magjikja fjalė : Dashuri!

 

 

LIQENET  E SYVE

 

Nga sytė e trandafilave

Ngadalė  rrodhėn pika loti,

Atje te gurėt e dashurisė pastaj

Ėndrrat e jetės u thurėn si gėrsheti.

Ju lotėt e mij ndaloni njė ēast

Uluni kėmbėkruq nė paqyrėn e djalėrisė;

Nga aty vėshtroni rrudhat e kohės plakė.

 

E ndjej thellė nė brigjet e shpirtit

Lotin e kripur tė jetės  Dashuri!

Tė lutem, prit edhe pak

Kur loti tė bjerė nė pėllėmbė tė dorės

Atėherė do mė japėsh

edhe mua hak.

 

Liqenet e syrve do thahen

Dhe loti nė pasqyrė do bėjė dritė,

Ja kėshtu, te i ėmbli lot

Jetojnė gjithmonė Dashuritė!

 

 

NA PRET E BARDHA VALĖ..!

 

Ja edhe ditėt e  korrikut me zheg

Ngarkuar me rreze  dielli si ari,

Te vala e deti atje nė breg

Fustanella e bardhė valllen atje ndali.

 

Zhegu i vapės i tha valės tek unė eja

Dhe rrezet e dielli nė perėndim pėrflakur,

Si lulėkuqet rrezet u shkundėn nė rėrė te bregu

Te fresku i valėve gjysėm harku.

 

U tret vapa e korrikut te fresku valė

Atje nėn rėrė lulėkuqet flakėndezur,

Te guackat e detit dashuritė lanė.

 

E nesrmja do vijė prapė

Me ditė korriku plot zheg,

Na pret e bardha valė gjithė nur

Varka s’do heshti mė atje nė breg.

 

 

HESHT!

 

Hesht

heshtja,

dhe..ikėn pa e kuptuar

nė heshtje....?

I them heshtjes:

Pse hesht?

As njė fjalė

e  pėrgjigjen marr prej saj

vetėm heshtje.

Hesht!

hesht!

tek ajo do gjesh

nė heshtje

mendim e fjalėn

dhe prapė

ajo vetėm hesht!?

Pse hesht – heshtja?

kėrkoj prej saj

njė fjalė,

tė mė thotė:

‘’edhe unė mbaj tė fshehur

tingullin  fjalė!’’

Hesht- heshtja

nė vaskėn e saj

mban tė fshehura

miliona fjalė.

Hesht – heshtja

ajo di tė flasė

vetėm at’herė

ku njerėzve u duhet

e bukura fjalė.

 

Hesht – heshtja,

dhe nė heshtje

na flet tė gjthėve

me filozofinė e dritės fjalė.

Vetėm at’herė

e shkruar nė shkėmb e gur,

hesht – heshtja

Hesht!

hesht!

gjthė mjaltė e nur.

 

Metafora e fjalės

Ashtu si vera e bardhė

Kur hidhet nė gotėn e qelqit,

Te fjala e shpirtit tonė rrinė

Tė gjitha metaforat e vargut.

 

Seē  fryn puiza e erės vjeshtake

Dhe fjala me aromė molle dehur,

Pėr te vargu i poetit ecte

Diku shtigjeve tė jetės

Nėpėr degėt e pemėve ngecur.

 

E dua metaforėn e fjalės

Ajo  gjumin e bėn nė fole zogjėsh;

Nė gotėn gjen  verė e vesė

Saqė vargjet e poetėve bėhen

Si mjalt  nė koshere bletėsh.

 

Poetėve metaforat seē u rrinė

Gjithmonė nė shpirt menekshe,

Ēuditrisht ato s’heshtin kurrė

Deri skuteve edhe nėn dhe.

Durrės,Gusht 2017

 

 

 

 

Flori BRUQI

 

 

QYTETI KU TĖ PRITA 

U ndala ballė Spitalit tė Prishtinės
hipa si Orfeu nė altar
dy vargje tė t'i them
mė zėrin e shterur nga shqetėsimi
Dhe unė e pashė qytetin tend
mė njė dallendyshe fola mė beso
dhe ikem tė dytė e mė tepėr ike ti
Unė prapė jam aty ku mė ke lenė
nė Sallėn e kuqe tė Pallatit tė Rinisė
vallėzoj mė hijet
nuk e di cilėn ta pėrkdhel
Ti nuk je
retė mbi qytet me nevrikosin
dhe shiu mė lag bashkė me vargjet
Njė ditė nė njė orė dilė e takohemi
kiamet nuk bėhet
nuk bėhet as qyteti det
I mėrzitur rri i fyer jam
pres dashurinė tėnde
e tė fle mbi gjinjtė e tu
Mbi buzėt e tua tė zė njė ėndėrr
tė kėrkoj t’i ha aat sy me vargje
Po vargjet nuk kanė faj
qė ti nuk i ndjen asnjė grime
mos ik mos u fsheh e as zėrin mos e ndėrro!…


AKUARELI I DIELLIT 

Iku Tetėmbėdhjetė vjeēare
E bukur S…
Si hėna pesėmbėdhjetė
Nė fletore shkroi vjershėn
Pėr Mėngjesin nė Prishtinė
I pėlqyen soliterėt e lartė
Dhe shtėpitė plot blozė
Tjegullat e ēative tė ulta
Me myshqe tė venitura
Shtegu i fushės kujtonte nėnėn
Mė kėmbė t’amputuar
Dhe Agimin e madh pas shiut
Qė lėkundin pemėt nė zgavra
Nė Prishtinė..
Ajo me gishtin tregues vizatoi
Nė xhamat e ateles
Profilin e babait plak-Metė
Pastaj e fshiu me dorė
Dhe dorėn e puthi
Kur u kthye nė vendlindje
Vuri pėlhurėn pas njė karroje me sanė
Nė kalldrėm…
Dhe vizatoi dridhshėm
njė rrugicė fshati nė muzg
Nė agimin e azhurtė
Hapi dritaren
Rrotulloi ēuditshėm
Lindjen e Diellit
Hijet nė vetminė e rrugės
Dallėndyshet
Njė pikė vesė
Nė mbremjėn e majit
Ngriti penelin
Dhe e ngjeu nė Akuarelin e Hėnės
Pikturoi rrugėn
Me baltė tė Strellcit
Durakun plak
Kopshtet me dardhė
Fshatarėt e vyer
Me drapėrinj nė duar
Shtėpi me dyer tė rėnda
Strehė me borė
Hapėsira bojė gushėpėllumbi
Nga fshatrat malorė…


MENDIM I KREDHUR 

Shpirti i Saj
Njė lėndinė Qershori
Selvitė ndanė rrugės
Trupin e saj imitojnė
E dua atė
Era viteve
Buzėt do t’ia vyshkė
Reliefin e kuq tė mollėzave
Vizat e rudhave do t’ia prishin
Por
Megjithatė e dua
Sot
Kur me tė jam i dritėzuar
Nė shpirtin e pėrjetshėm
Jam i rrethuar edhe mė njomėsi
Edhe me rrudha
Nga pranvera e syve
Margaritarė tė Saj


BALADA E YJVE 
(Tė rėnėve :IsmetQorraj, Agim Kukleci, Mujė Mehmetaj dhe Sali Hadėrgjonaj)

A qan sot Deēani

A dėnes Kosova

A pėrloten fėmijėt

A zhgrehen nė vaj

Ato Bjeshkėt e Nemuna

Pėr vdekjen e tyre

Si ta zotėroj vetn

Kosovė

Tike rrėnjet te Sumerėt

Ti ke kėngėn

Nė trollin gjakndezur

Se ky Dhe

Nė ēdo thėrrime

Ka gjakun e dėshmorėve

Udhėtarė

Qė sot a nesėr

Kaloni

Pranė Lapidarėve tė dėshmorėve

Njė pėrshėndetje ju lutem

Nė kalim

Se kėtu…

Katėr dėshmorė i zuri gjumi

Nga draper i Sinagogės


REKUEM I PĖRLIGJUR 

Prej gjakut e zemrės s’mund tė dalė
siē u dogjėn tė tjerėt s’dua tė digjem
ē’donin ziliqarėt nė kopshtin e Edenit
mollėn e Eridės nė dorė qė mė lanė
ditė pas dite prej zemėrimit tė pėrligjur
nga trishtimi
Zeusi s'e fal Prometeun
pa ia treguar fshehurisht intrigėn
dashuritė digjen e pėrvėlohen
sa fort
brenda ēdo ėndrre vuan zemra vetė
udhė u deshėn qė djajtė tė risjellin
poshtėrimin e zbritur nga Olimpi i lartė
tė lėnė shtrėgatėn... e tė vrasė njerėzinėt
edhe lotėt kur djegin shpirtin sė brendshmi
mė ngjan se mė hiqet i rėndi mallėngjim
njė kėngė ilirishte pėrftohet fshehtėsire
e vjen njė kohė letargjie me gjėmimė