Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - Poezi tė zgjedhura

Grup autorėsh

 

POEZI TĖ  ZGJEDHURA

 

nga:

 

Xhevahir CIRONGU

Adem ZAPLLUZHA

Kadrije MENIQI

Pėrparim   HYSI

Elisabeta  GOCKAJ

Qazim SHEHU

Enkeleda PASHAJ (MURATAJ)

 

 

  

 

Xhevahir CIRONGU

 

 

DEVOLLI HESHTI!? 

...Por... Dritėroi jep dritė, sepse ai na la fjalėn e shkruar tė bukur shqipe!

(Dritėro Agollit)

 

E ndali rrjedhėn Devolli plak

Nė plisin e  dheut derdhi lot,

Thinjave tė flokėve u dha hak

Te vargu ylldritė tė poetit

Me dhimbje  ato i puthėn atė ēast.

 

Devolli heshti, heshti , heshti!

Dhe vala s’tha dot njė fjalė,

Lirikut tė fjalės  iu drodh dora

E ndjehu edhe pena dhimbjen

Nga ky ēast ajo zuri tė qajė!

 

Devolli heshti,  s’kishte  mė valė

Gjithė lulet e shkurtit atė ēast qanė,

Ikonės sė fjalės  tė  bukur  shqipe

Dritėro Agollit  lamtumirė i thanė!

 

Durrės , e premte, 3 shkurt 2017

 

 

KOHA SHTRIGĖ

 

Ecim ngadalė mbi shinat e kohės

Dhe vrapin lokomotiva diku qėndron, 

Ashtu si bisqet e luleve  tė vjeshtės

Nga lodhja gjymtyrėt e trupit rėnkojnė.

 

Koha e dielltė ne seē na ngrohu

Ajo na fal dritė, frymarrje e tingull,

Por koha shtrigė stacion ndryshon

Si gjethet e varura tė thata tė palmės

Gjymtyrėt tanė  na i lėshon.

 

Nė udhėn e gjatė tė kohės jetė

Ajo tė errta re diku  i ndalon,

Si njė kal i zi pa fre pas nesh vrapon

Hirin e kockave njė ditė ajo hedh

Nė shtratin e lumit bie e fle.

 

As vet si besoj kohės kryeneē

Nė heshtje vajtimi si dy binjak,

E shqyej trishtimin, gėzimin pėrqafoj

Gjymtyrėt e hirtė tė kohės

I hedh nė det,

Me ato zė nis e lundroj.

 

Ne ecim me tingullin e kohės

Pa dashur as vet s’e dimė, ka edhe stuhi!

Tek ai gur i bardhė nė kodėr varri

Natė e ditė ashtu nė heshtje

Tė vdekurit i nderon ajo selvi.

 

Ah, kėshtu qėnka e thėnė

Nė kėtė botė shtrigė,

Koha - shtrigė  kackat pabesisht

I thyen e hi na i bėn pėrsėri.

 

Durrės, 3 mars 2017

 

 

ĒAPITET XHELOZIA

 

Ashtu si moēali me ujė tė ndotur

Ēapitet i gjori xheloz  ēorape grisur,

Mendimet pa bosht i lėshon nė ajėr

Dhe fjalėt si gunga nė mur i rrinė varur.

 

Mė kot mundohet tė fajsojė tė tjerėt

Tek sytė i lexohet qartė xhelozia,

I lodhur ēapitet nė kopshtin me gjemba

Nė kullėn e shpirtit i ėshtė fikur drita.

 

Nga dehja i janė mbyllur shtigjet e gjitha

As vet se kishte menduar ē’po ndodhte,

Sa edhe parmakėt e  drunjta tė shkallėve

Nga xhelozia  kockat e trupit i qenė thyerė.

 

Veē dimėr i ēapitet nėpėr syt e tij

Dhe lulet e shpirtit nė vazo tharė,

Xhelozėt dinė tė thonė  vetėm njė fjalė

Edhe tė mirėt iu duken si tė marrė.

 

Si algat nė pellgje me ujė tė ndotur

Kopjaci e xhelozi me to aty noton,

Dhe shpifjet e fjalėve i zgjat pa fund

Si hunda e kėrmillit kur ecėn nė bar.

 

Kėshtu qėnka e thėnė nė kėtė botė

Gjithė xhelozėt ēapiten humnerės

Edhe  mburrjen e quajnė fat!

 

Durrės, 16 mars 2017

 

 

 

 

Adem ZAPLLUZHA

 

 

MBASE QENKAN SHKUNDUR STINĖT

 

Udhėtova njėqind vjet dhe shpresova

Se do tė takohemi njė ditė

Askund asnjė lehje qensh

Nuk dėgjova nėpėr sinorėt e atdheut

 

Mė duket se kishin vdekur drurėt

Bari i fishkur nuk merrte frymė

Njė bretkosė e gjelbėr

Bisedonte me rrapin kryeneē

 

Ishte udha e gjatė deri te etja

Kalova me mija kilometra

Nėpėr rrugėt e leckosura

Nuk takova asnjė pemė me fryte

 

Mbase qenkan shkundur stinėt

Zogjtė klandestin nuk erdhėn nė atdhe

Kurse ne besuam se rritja e barit

Nuk ishte rastėsi por njė ėndėrr

 

 

SA HERĖ QĖ KISHIM URI

 

Asnjėherė nuk erdhėn shirat

Drapri i kujtesės

Kishte mbetur jashtė hapėsirės

Hėna korrte ėndrrėn e gjelbėrimit

 

Kėshtu ngjante pėrherė

Kur vonoheshin stinėt

Ne nuk dinim se kur fillonte pranvera

E kur pėrfundonte dimri

 

Mė duket se na mėsuan tė heshtim

Heshte edhe gjelbėrimi

Kosa e fjalėve

Ishte fshehur mes luadheve tė imagjinatės

 

Kurrė nuk besuam edhe sot s’besojmė

Se dielli i ngjan patates sė skuqur

Prandaj sa herė qė kishim uri

Kafshonim trungun e akacies

 

 

SĖRISH DIMRI SI BISHA E EGĖR

 

Sonte kam shumė tė ftohtė

Nuk ėshtė dimėr

Kurse dimri i egėr

Paska lėshuar thellė rrėnjėt mes kallkanėve

 

Pohuan se lufta nuk ha petulla

Por njeriu sa shumė ka nevojė

Pėr njė petull tė mykur

Saqė tė gjitha luftėrat i gjuan pas shpine

 

Sėrish dimri si bisha e egėr

Afrohet me putrat e akullta

Qė nga larg dėgjohen zėrat e petullave

Kur era i skuq nė fultere mollėt e verdha

 

Dimri lufta dhe petullat

Dita e skuqur fėrgohet nė diell

Kurse dielli pėr mrekulli piqet

Si qershitė nė degėt e pėrhitura tė mjegullave

 

 

PĖR BESĖ NGA KY TOG ME BALTĖ

 

Mė duket se nga ky togė baltė

Nėna ime gatuante bukėn mė tė madhe

E tėrė lagja qenka grumbulluar sot

Nė sofrėn e zezė tė mjerimit

 

Po ashtu rrapi kryeneē qenka nė vendin e vet

Nuk paska lėvizur asnjė centimetėr

Sa herė qė afrohet vjeshta

Nuk i shkund gjethet mė larg se dy pashė

 

Sot qenka zgjuar nostalgjia e fjetur

Dhe po i lyen muret e kujtesės

Shikon rrapin dhe njerėz tė ekzaltuar

Dasmat kėtu zgjasin me muaj

 

Pėr besė nga ky tog baltė

Nėna ime gatuante bukėn mė tė madhe

Sa qė shtat fshatra

Mund tė hanin mė shumė se shtatė vjet

 

 

 

 

Kadrije MENIQI

 

 

DIKU LARG

 

Diku larg brigjeve tė detit

Atje ku dallgėt e detit sjellin cuname

Atje ku muzgu vie me shpejtė se agimi

Atje kam njė mik

Sy skifter e zemėr sokoli

Energjik e fisnik

Si Naimi e shumė tė tjerė

I kėndon mėmėdhesė

Vargje tė bukura ai qėndis

Ka shumė fjalė edhe pėr miq

Dallga e detit nuk e rrėzon

Ėshtė shqiptar sokol mali

Zemėr e shpirt arbėri

Me zė bilbili informon

Bashkėvendasit i gėzon

Fjala e tij dėgjohet me ėndje

Kam njė mik shumė energjik

Atje pėrtej detit, atje nė mėrgim…

 

 

EJA

 

Eja sonte bashkė me erėn

Eja dhe ma sjell pranverėn

Lehtė e lehtė trokit nė zemrėn time

Derėn e kam hapur tė pres nė kujtime…

Eja sonte bashkė me yjet

Shkėputu nga gjithėsia

Zemra tė pret hapur

Zbrit nga kaltėrsia…

Eja sonte me cicėrrimėn e bilbilit

Vargut tim shtoja gėzimin

Bashkė me ty le tė shtegtoj

Varg e ritėm t`mė gjallėroj…

Eja sonte bashkė me shiun

Lot e shi

Mbi bardhėsi

Krijojnė gjurmė pėr mrekulli…

Eja po tė pres

Si qiriu s`kam shumė shpresė

Sonte sytė shkėlqejnė

Si xixėllonja vezullojnė

Pas pak loti merr rrugėtim

Pėr ty xhan nė mėrgim…

 

 

NATĖ ME YJE

 

Sonte kur qielli ėshtė pėrplot me yje,

Unė shkruaj kujtimin pėr ty…

U dashurova nė njė natė gushti,

Mė dashuroi pranė valėve tė detit,

Sonte mė duket se e humba,

Dėgjoj heshtjen e kėsaj nate tė pafund,

Dhe vargjet bien mbi shpirtin tim,

Sikur vesa mbi bar,

Dhe pyes a ėshtė e rėndėsishme,

Pse dashuria ime nuk do tė zgjas?!

Nata ėshtė me yje, ai nuk ėshtė pranė meje…

E thėrras por zėri humb me erėn,

Dhe a ėshtė e rėndėsishme pse ai s`dėgjon?!

Dikush tjetėr atė e pretė,

Dikush tjetėr e ledhaton,

E unė pres, preS,

Dhe ju lutem,

Ėshtė e rėndėsishme kjo dashuri qė vret…

 

 

 

 

Pėrparim  HYSI

 

 

KOKĖ! MOJ KOKĖ!

 

Kokė! Moj kokė! Ku mė shpie?
Pse mė ēon nė moteshkuar?
Atė kohė pėrse ma bie
Tash qė unė jam i moshuar?

 

Mė sjell vitet e rinisė

(Ja- ja vendi! Ja dhe pisha!)
Ku u puthėm dashurisht
Me njė mike qė unė  kisha.

Me njė mike qė e kisha
Po tani, mjerisht s'e kam
Dhe njėherė me tė tė isha
Pa, pastaj, t'ia bėja "bam!"

Bam! Pėllcas si flluskė sapuni
Se kjo zemėr nuk harron
Pesė para bėka burri
S'ka burrėri, kur dashuron.

 

 

E DASHURUARA  PARA PASQYRĖS

 

Para pasqyrės zė e kundron trupin tėnd

(Vete e vjen me sytė kureshtarė)

"Veles" kėnaqėsisė tek qėndron nė kėmbė

Dhe zė ngazėllehesh nga ē'ke parė.

Vėshtron trupin e drejtė si fidan

Dhe supet e zbuluar qė shkėlqejnė

Gjirin e fortė, derdhur si bostan

Momente kėnaqėsi tė mbėrthejnė.

Ecėn majė thonjėve ngadalė- ngadalė

(Ja, sikur po bėn sfilatė?!)

Profili i plotė (po ku ka si unė, vallė?!)

Tė pėllcas, kush mė ka "inat".

Pastaj, nis e bėn njė piruetė

Derdhur  fustani i gjatė mbi trup

Je  tėrė gaz e lezet:

-S'ka mė tė bukur nga unė. Nuk...

Do me dikė tė shkėmbesh mendim

Por veē pasqyrėn ke pėrballė

Shpirt e zemėr mbushur gėzim

Se ti dashuron pėr herė tė parė.

Ai qė tė do, po pret aty, poshtė

Para se tė dalėsh hedh vėshtrimin kureshtar

Shumė gjėra  tė bukura ka nė botė

Po nuk ka si dashuria e parė.

 

15 shkurt 2012

 

 

NJĖ MIKEJE

 

Paske dalė sokakut, pėr t'u englendisur

Vajtėn sytė e plakut, se duan sajdisur

Ballėtė si dielli, syri si filxhan

Ika, unė, i mjeri dhe jam bėrė duman.

Faqet me dy gropa, unė kam qejf t'i mbush

Dua qė tė marrė hopa e nė buzė tė puth

Gjoksi yt i bėshėm, shegė-flakė e zjarr

(Sado i"pazėshėm", tė bėhem "rojtar")

Tė bėhem rojtar , askush mos ta prek

Sado jam kokėbardhė, ende zbraz "dyfek"

Sa hyre nė dhomė, llamburiti drita

(Ndoshta mė kujton, kur ne na "ra pika")

 

 

"FIRAUNI"

 

Unė seē mora enėt, u nisa pėr krua

Njė djalė"firaun" m'u  ngjit pas mua

Ēėrr-ēėrr ē'mė  thoshte(po ē'donte nga unė?)

Me demek, moj shoqe, me ty kam njė "punė!"

Unė hiē s'iu pėrgjigja (kėshtu ėshtė zakoni)

Po nuk ndahej "hija" (shoqe, ju ē'mė thoni?)

Edhe nė tė ngrysur, i njėjti avaz

Keq mė qe  vardisur ( mė tha:- Unė po plas!)

Unė "gėk" nuk fola, memece si vuv

Por nė kut nuk dola, se qe i "paudhė"

"Memecllėkun" tim e mori pranim

Dhe mė hodhi dorėn ( mė thosh:- Shpriti im!)

Mė thosh:-Shpirti im! Mė puthi nė buzė!

Sado drithėrimė, u ndeza si shpuzė.

Mė zbėrtheu bluzėn, zu mė thithte gjirin

Desh kafshova gjuhėn,mend e dhashė shpirtin

Shkurt; rashė e "vdiqa", por mė "ngjalli" dreqi

M'u qep porsi "hija", po mė qe lezeti.

Vėrtet "firaun", m'u  vu pas si rrodhe

Por e dua shumė ( mė besoni, shoqe)

 

Tiranė, 28 mars 2017

 

 

 

 

Elisabeta  GOCKAJ

 


UJI MALLI

Perse kujtime, s'me lini rehat,
po vini, me jepni ujin pa jete,
me lini te pi ne burim te begat,
te shuaj etjen e dites se nxet.

Uji malli, rrjedh burimi juaj,
nen diellin e nxeht, gjendem pa hije
perse, s'me lini ne burimin e bekuar,
te pij, nen deget e rrapit gjith shije.

 


FOLET S'REZOHEN

Ne kenget e shpirtit tend, dua te gjendem,
aty ku parajsa, portat i mban hap,
ne zerin e birbillit e gjitha te gdhendem,
me jehonen e tij, zemra te pulsoj gjak.

Aty ku lumturia, se takon kur trishtimin,
ne pyllin e blert ,qe se njeh s'tinen vjesht,
ku zogjte se marin, kur shtegetimin,
folete s'rezohen, nga koha qe hesht.

 


SA MALL KAM

Rruget e qytetit jane krejt te zbrazur,
ajri i ftoht me mbeshtjell perqark,
dielli shkelqimin, se ka te perflakur,
dhe zogjte si te mekur fluturojne lart.

Nje cast, vegimi me sjell qytetin tim,
gjalleruar nga jeta me zerat e femijve,
diellin e ngroht qe me fal dashurin,
pyllin e fresket me arome pishe.

Nje anije ne breg qe pret lundrimin,
mallin ngarkuar, percjell ne dy brigje,
rera qe freskohet nga vala mengjezit,
mbremjes nen neon, romanzat rinisin.

Kurora e thurur nga pema e paqes,
mbi koke stolisur si nje mbreteresh,
qyteti ime sa large je dhe afer,
sa mall kam, sot bregun tend te prek.

 


NENE E GJITH BOTES

Nje shpirt i madh, ne nje trup imcak,
qe boten, mbajti dhe perkundi ne duar,
mjekoj me melhemin e shpirtit te saj plag,
qe koha mjerane, s'nguroj per ti formuar.

Dy syt te embel, mbushur dashuri,
burim miresie,paqeje dhe besim.
nje zemer e madhe ,ne nje trup femije,
vuajtjet e botes, mbajti per mbi shpin.

Dashuri, kurajo,besimin per jeten,
ushqente, diteve qe mbartnin halle,
dhe gjumin e nates, rembeu prej vetes,
mjekim, botes ne dhimbjet qe hapte.

Respekt dhe nderime per shpirtin human,
qe botes nuk i vjene shpesh,
dhe jam e nderuar qe quhem Shqiptare,
ky shpirt i madh, mban emrin, NENE TEREZ.

 

 

 

 

Qazim SHEHU

 

 

PAGJUMĖSI

 

“Tash sa kohė po don me gdhi e s`po mundet...”Azem Shkreli

Njė re ngrihet nga lumi

Nė shtėpi tė qiellit shkon,

Pagjumėsia e shkumtė

Ėndrrėn dėshton..

 

Agimi shtyn portėn e natės

Po orėt dot s`i shty,

Minutat janė tė sakta

Si njė dhe njė qė bėjnė dy...

 

Nė lumė tė hidhėsirave pi,

Re e pagjumėsisė,

Plumb i lodhur rri

Mbi qepallė

Si dėborė mbi strehė tė ēatisė.

 

 

TETOR

 

Lėshohet fantazia nė tetor

Si njė grigjė qė humb rrugėn,

Ndonėse gjethet rrinė me zor

Zogjtė nė fole struken..

 

Mė duket se ato nuk do bien

As kur tė vijė nėntori,

Veē ditėt fillojnė e thinjen

Me njė gjumė ag zori...

 

Fantazinė e mbledh ngadalė

Tufė grigje tė lėshuar

Mė bindet ajo  pa fjalė

Nė nėntor pėr tė mos u lėshuar.....

 

 

MAKSIMUM

 

Kush ėshtė maksimun i fjalės

Mos vallė ėshtė lavdia?

Pengon nė shtrat tė pėrrallės

Tek merr krah dashuria?

 

Gėnjeshtra heshtin pėr ēfarė thanė,

Lavdia i kthehet e penduar jetės

Nė grykėn e thesit nuk u pa

Lavdia pa gėnjeshtrat...

DJE

E djeshmja s`ka fjalė

E djeshmja ka mall.

Kambanė e etur

Nė gjoksin tonė.

Veē kur i vemė gjuhėn e tė sotmes

Jehon...

 

 

NDALESĖ

 

Kėrciti derė e zemrės sate dhe

U hap.

Po pragu gjer tek gryka

M`u ngjit lart...

 

 

PĖRROIT TIM...

 

Me vėshtrim pėrroi ndanė strehės sime

Ujin ia pija krejt,

E ndalja shiritin e tij tė fantazisė

Mos ikte shpejt...

Tani s`di ē`bėhet me tė

Po e di me siguri,

Se tek hedh hapin nėpėr gurė e kapėrce

Zgollat me njė trisht gri,

Vjen mė shpejt tek unė e s`mė gjen,

Dhe kur mė gjen kthehet prapsht pėrsėri,

Zgollat tė mbushė me ujė tė zi...

 

 

 

 

Enkeleda PASHAJ (MURATAJ)


GJETHJA

Nga pema njė gjethe
ra duke rėnkuar
e grisur, e  zverdhur
paskohėve trazuar

Mbi trupin e brishtė
askush nuk mund tė shkelte
tė mbetej ashtu,
kujtim i hidhur vjeshte


BETEJĖ E FITUAR
(u kushtohet tė gjithė atyre qė pėrballen dhe fitojnė betejėn me kancerin)

I fuqishėm,
demon i pamposhtur i trupit tim.
Betejash,
pėrherė rrėnues jetėsh, shakatėrrim.
Merimangė e zezė
e rrjetave tė frikshme dhimbje
...dhe dhimbjeve  rėnkim.
Sfidė e hapur,
e  ditėve  tona .
dhe tė nesėrmeve zgjim.
I ashpėr,
plagė e shkuar e shpirtit tim.
Doje,
pėr mua,
pėr ne,
nje emėr mė tepėr nė statistikėn e vdekjes,
...por,
e bukura jetė triumfon mbi vdekjen!


ME FJALĖN

Me fjalėn
tjerrim mendimet.
thurim vargjet.
ngrohim zemrat.
Zbojmė thėllimet.
Me fjalėn
godasim ashpėr.
ndezim urrejtjen.
ledhatojmė ėmbėl
shprehim dashurinė.
Me fjalėn
presim mikun
lidhim besėn.
zbukurojmė jetėn.
mbajmė gjallė shpresėn.


LOTI

Loti nga sytė pikoi
faqeve u rrokullis
nė buzė pėrfundoi
pak vend  kėrkoi.

Buza lotin s'e pranoi
mbi mjekėr rrėshqiti
mjekra e tradhtoi
as ajo se priti.

Loti prapė rrėshqiti
fort nė zemėr trokiti
priti ta pranonte
brenda saj ta ftonte.

Loti i pashpresė vrapoi
njė vend tjetėr kėrkoi
detin kishte pranė
aty u shkri anembanė.

Deti nga keqardhja e pranoi
shumė gjatė nuk  e mendoi
loti i hidhur derdhej thellėsisė
mirėnjohje me shenjėn e kripės.