Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - POEZI TĖ  ZGJEDHURA

 

Grup autorėsh

POEZI TĖ  ZGJEDHURA

 

Nga: 

Pėrparim HYSI

Mimoza AHMETI

Adem ZAPLLUZHA

Sabile KEĒMEZI-BASHA

Mehmet BISLIMI

Hasije SELISHTA-KRYEZIU

Isuf GRAJĒEVCI

 

 

 

 

 

Pėrparim HYSI

 

 

KAM SHALUAR  KALIN E KUJTIMEVE

 

Kam shaluar  kalin e kujtimeve
E kam shaluar dhe fshikullin s'ia ndaj
Aq fort jam kapur vegimeve
Sa kapur vegimesh  ofshaj.

 

Ofshaj se zhytem nė detin e kujtimeve
Zhytem dhe nuk mbushem me frymė
Zė tund kokėn prej pėrdėllimeve
Dhe hiē nuk e mbaj nostalgjinė.

 

Sė pari, zė  e mė shfaqet fėmijėria
Shpesh herė zbathur apo me opinga
Pa vijnė vėrsnikėt dhe varda ēudia
Mes tyre, ēamarrokėshe, ia bėj prima!

 

 Dalim e lozim me ta kodrave
Se fshati ku linda, terrenin kish tė thyer

Gėzoj e djersit aty mes lodrave
Eh, moj fėmijėri, sa mė ke ngashėryer!

 

Pas fėmijėrisė, zė shfaqet rinia
Rinia e  asaj moshe kur lėshoja "lastar?!"
Qe mosha e bukur kur nuk doja t'ia dija
Qe ajo moshė e dashurisė sė parė.

Kur dashurova, unė u bėra tjetėr
Mbi flokėt e ashpėr njė okė brillantinė
Mė vjen tė qesh tek vargjet i hedh nė letėr
Ku flitej atė kohė me mua "axhaminė?!")

 

Kujtoja se qiellin kisha zėnė me dorė
Si unė, tė lumtur? Nuk  gjeje. Nuk mund.
Por ajo dashuri shkriu si dėborė
Dhe unė katandisa veē buzė e hundė.

Po koha pėr plagėn a nuk ėshtė ballsam
Unė,sėrish, rashė nė dashuri
Tash s'jam axhami, por  jam burrė azgan
Dhe miken qė gjeta, e kam dhe tani.

Mandej... u bėra prind dhe zura u argasa
Kulari i halleve qafėn ma shtrėngoi
Mė plaku mė shumė lufta e klasave
Qė si shpata e Damokleut mbi kokė mė qėndroi.

 

Xhaxhanė ma pushkatuan dhe gjyshin kulak
Sa herė u shtrua pyetja:-Ta heqim nga arsimi!

Si doku nė ujė u futa pak nga pak
Dhe u thinj,para kohe, s'do mend, Pėrparimi!

 

Punoja me ndėrgjegje dhe me pėrkushtim
Regjimi s'mė donte ( mė shihte me smirė!)
Sa herė kolektivi mė propozoi pėr dekorim
- Ai dekoratė? Pa tė rrijė mirė?!!!

 

Dyzet e njė vjet, ndoshta nuk janė pak
Fshatrave si "shterpari qė s'i qaset stanit" *
Tė gjitha kėto privime mė bėnė dhe mė plak
Ndaj , tek po shkruaj, ofshaj thellė prej xhanit.

 

* nė thonjėza, varg i Naim Frashėrit

 

 

LETĖR  ESENINIT!

 

Tė mahniti Shaganeja, o i bukuri Esenin!
Shih si ėshtė Shabaneja ,ah, ta shohėsh, miku im!
Ti e pe Shaganenė nė njė klub a nė ēajhane
Unė e gjeta Shabanenė, tutje, nė njė lagje ēame.

 

Shabaneja ka  njė sy  qė tė "ha" e gėrsisht
Po ta shihje, bukurosh, ti do vdisje dashurisht.
Ka njė trup si fidan, njė shikim qė ngjall tė vdekur
Ndaj  u bėra unė duman, helmi buzėn ma ka qepur.

Ėshtė e bukur Shabaneja, por si "lule mos mė prek!"
Asgjė s'ėshtė Shaganeja (hajd t'i vėmė tek pėr tek)
Nė mė vė poshtė me vargje, ( ėshtė njė sfidė qė e pranoj)
Po pėr bukuroshen ēame, mezalla qė pe s'lėshoj.

 

 

DITĖLINDJA E DRITĖROIT

 

Tetėdhjetė e katėr vjeē! Bukuroshi nga Devolli
Pėr ty sot e shkruaj kėtė vjershė(falmė, nė e bukur s'doli)
Kush si ti na ka kėnaqur si nė prozė e poezi

Ndaj nė zemra kemi ruajtur veē respekt e dashuri.

 

Nėpėr  ara letėrsie,plugun ngul si bujk Devolli
Mbolle grurė poezie made in Dritėro Agolli
Fjala jote sa e ēmuar, vargu yt aq i goditur
Dhe tani qė je moshuar, nuk pėrton sė doravitur.

 

Dritėro! Je aq i mirė sa njė tjetėr nuk  ke shok
Ke njė shpirt si xhevahir  (pėr tė tjerėt, bėhesh copė)
Tek po shkruaj,s'e gjej fjalėn( si ta uroj Poetin?)
Por tė madh pėr ty kam mallin, e uroj:-Tė mbushėsh shekullin!

 

 Tiranė, 12 tetor 2015

 

 

 

 

Mimoza AHMETI

 

 

FLUTUROJ E LIRE

 

Nuk me besohet...ēudi...
Ne pikėn e nisjes
Ndodhem pėrsėri.
Njėsoj...mendon dhe...ai.

Nuk e kanė thėnė me kot
Por unė besova ėndrrėn
Tani qė po derdh lot
Nuk dėgjoj dot as kėngėn..

Nuk i shkėputa prangat
Pėr tu burgosur me ndryshe.
Fluturoj e lirė .
Si njė dallėndyshe

 

 

ESHTE ĒUDI KUR JE FEMER

 

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...

 

 

GJITHĒKA E IMJA

 

Vaje te kaltra per ty me leshojne floket
dhe goja s'eshte vec nje pasqyre e krisur
prej dhimbjesh te dala nga mishi me shkulje
prej asaj qe te kam pushtuar kurre per mos te te leshuar.
O dendesi bari e gjelber e kraherorit tend
o drure te eger aromeleshues te kembeve te tua,
o krahe qe vetem krahe dhe vetem krahe leshoni,
o ti,qafe e bute dhe e forte njeheresh
O ti gjithcka,gjithckaja ime,
gjithckaja e nates sime,e dites sime,
ti,gjithcka
O rruzull i erret ,o rruzull i verber,o rruzull shkaterrues
i sedres sate te kafshuar.
Te gjitha ju,gjithcka te ti.
Vete ti:
Qendro,me veshtro,
mos me vdis ne duar
Nje toke nje here e gjetur
kurre me s'eshte harruar!

 

 

NOCIONE TE SHKRETA

 

Nocione te shkreta,
Ne vetmi hapesire prej jush te perbere
Kaloj inerci bashke me ju
Ne hapesiren time te perbere prej meje
Si ne nje qytet ku sapo kane ikur te gjithe
………………………pergjithmone
me nje ndjenje absolute moskthimi
(gje e cila, e di, nuk mund te ngjase.)
Nocione te shkreta,
…te mbetura hava, jashte cdo lidhjeje
…nga shkaku i mjere dhe madheshtor
…qe une nuk ndjej me.
Shqise shqise
Shqise, o viktima ime e pare,
Prape u hape, prape po thith, e pastruar
Rikthehesh ne jete
Truri si nje djall te perdor
I yshtur per krim te pakapshem nga ligji
Shqise, o viktima ime e shenjte
Keshtu dhe sonte
E kthjellet
(o zot, sa e bukur je, kur e kthjellet je)
terheq e thith por s’permbushesh
asgje s’te pergjigjet, asgje s’te perket
dhe ty e dashur, prape te duhet te japesh
por sonte, as per t’I dhene kush s’te prźt
askush s’te do, o shqisa ime
dhe truri, ky djall magjik tani po qan.
Dhe sa gjynah qe eshte
Kur qan nje djall!

 

 

 

 

Adem ZAPLLUZHA

 

 

KY BALSAM I TEJDUKSHĖM

 

Mbrėmė kuptova

Se duart e mia vetmonin

Diku te pėrgjumja e baladave

Njė serenatė e fjetur me vite

Nė kreshtat e kėndesit

E zgjoi mėngjesin e lodhur

 

Qante era me ngashėrim

Diku te njė arkivol i hapur

Qanin edhe akaciet

Nė shpirtin e vrarė tė erės

Derdhej njė grusht lot prej luleve

 

Ky balsam i tejdukshėm

Qė pikon nė trurin tim

Mbase i shėron

Trishtimet e gjelbėrimit

Njė hėnė e zhveshur te kiēi i anijes

I ushqen shpresat e pulėbardhave

 

Kjo kohė e ndrydhur dhe e shtrydhur

Pėr ēdo ditė i mpreh dhėmbėt

Njė qyqe e zezė

Nga majat e bjeshkėve  tė mira

I thėrret shirat

 

 

ME KUKULLAT E VITRINAVE BLU

 

Mos mė thuaj

Asnjėherė mos provo tė thuash

Se heshtja e jote

Bisedon si stėrkalat e shiut

Dimrat nė qytetin tonė

Pėrherė i pėrngjajnė Lumėbardhit

 

Sa herė qė dalin vashat nė qytet

Pashmangshėm krahasohen

Me kukullat e vitrinave blu

Netėt kėtu janė tė gjata

U pėrngjajnė atyre netėve

Qė s’duhet t’i pėrmendim asnjėherė

 

Ju nuk do tė mė kuptoni

Se si nga rrėnjėt e zambakėve

Zgjohen baladat e pėrgjumura

Por ato edhe ashtu kurrė nuk flenė

Nė djepin e gurtė tė kujtesės

 

Ju kam folur edhe mė parė

Pėr xhelozin e dallgėve tė ujit

Sa herė qė hidhėrohen ato

Sa ora qohen peshė

Dhe bashkohen me shpirtrat e etėrve

 

                      

MOS M’I MBYLLNI SYTĖ

 

Kur njė ditė do tė mė vendosni

Nė arkivol tė akullt

Ju lutem

Mos m’i mbyllni sytė

Dua tė shoh

Se si rritet atdheu im

 

Unė nuk pata fėmijėri

Mė kujtohet vetėm kukulla e motrės

Me tė cilėn luaja fshehurazi

Kur tė gjithė flinin

 

Mė pėrqeshnin

Kur e shikoja kėmishėn e portokalltė

Dhe sandalet e kuqe

Me kėmbė tė drunjta

 

Mė thoshin se djemtė 

Nuk duhet tė lozin kukullash

Por unė nuk e qaja kokėn 

Pėr askėnd

 

Asnjėherė nuk mė kanė bezdisur

Fjalėt e tė tjerėve

I doja kukullat po aq shumė sa e doja

Edhe pushkėn e babait


2.

 

Kisha njė ndjenjė

Se edhe lufta ėshtė loja e tė rriturve

 

Atė ēast

Kur m’i drejtoni kėmbėt

Ju lutem

Lėreni njė vėrrimė

Nė arkivolin tim tė kaltėr

 

Dua ta shoh mugullimin e gjelbėrimit

Dhe zogjtė kah fluturojnė

Prej njė dege nė tjetrėn degė

Se pėrndryshe

Si mund tė rritet atdheu

 

Mbase nuk jam duke kėrkua

Tė pamundurėn prej jush

Vetėm sytė mos m’i mbyllni

S’keni nevojė tė shkruani

Asnjė epitaf te varri im

 

Nuk ėshtė me rėndėsi

Se kush prehet

Nė atė copė toke tė atdheut

Me arkivol tė hapur

O ju lutem

Vetėm sytė mos m’i mbyllni

Me lėni ta shoh vendin tim

Se si rritet e pėrtėritet

Nė ashtin e tokės mėmė

 

 

HERĖT A VONĖ

 

Atje ku mė mbetėn kujtimet

Ndoshta do tė kthehem njė ditė

Ky shi i mėrzitshėm

I paska harruar rrugėt

 

Ndoshta pėrsėri do bie sonte

Njė shtrezė e kristaltė

Te flokėt e mjegullave

 

Me ngashėrim po qanė njė portret

Herėt a vonė

Do zgjohemi tė dehur

Nga njė gjumė i pėrdalė

 

Mė duket se

Pritėm njė kohė tė gjatė

Pritėm aq shumė

Sa qė na u gurėzuan ėndrrat

 

Nga majat e kujtesės

Po afrohet si hije  verdhė

Njė vegim i harruar kaherė

 

Mė duket se dje ishte herėt

Kurse sot tepėr vonė

Pėr tė ēelė njė lule nė shpirtin e gurit

 

Lumi i pikėllimit

Ka kohė qė nuk buron mė

Asnjė pikė uji

Nuk rrjedh mė nėpėr rrėnjėt e rrapit

 

 

 

 

Sabile KEĒMEZI-BASHA

 

 

NĖ ARBĖRI KA SHUMĖ FURTUNĖ

 

Nė Arbėri, kėto ditė

Ka pasur shumė furtunė

Dhe ka rėnė skorratinė e kuqe

 

Nė gishtat e Penelopės

Kishte lėshua shtat pritja

Pandora, hezitonte tė hapte kutinė

Tinėzisht...

 

O zot,

Kur do tė ndalet

Ky shi i kuq

Mbi kulmet e kullave

 

 

EDHE NĖ 100 VITET E ARDHURA

 

Unė

Edhe pėr tė gjitha vitet e ardhura

Do tė kem mall

Pėr ato njėmijė vite tė shkuara

Qė nuk isha e ngjizur

Nė barkun e atdheut

 

Unė do tė dua

Edhe nė Janinė

Edhe tek Mollė e Kuqe

Vetėm pėr vete

Pa lejuar tė tė pėrimtojnė,

Lapėrdharėt e stepave

Toka ime e blertė

 

 

SYRI SYRIT I MBYLLI SYRIN

 

Lėvrova gjurmėt e hapit

Dhe eca tutje

Duke mbyllur sytė

Me shputa tė grisura

Mbi rrasa tė nxehta

Valė

 

Nga e pathėna

Syri syrit

I mbylli syrin

Dhe i dėrgoi 

Porosi me gishta

 

Sa shumė tentova

Qė ta zbėrthej

Dhembjen e heshtur

Nė unazėn vertebrore

Nė ēati tė kullės

 

 

TRI HERĖ TROKITA...

 

Nė dyert e mbyllura

Tri herė trokita

Pa dėgjua

Rėnkimin e motit

 

Tri herė trokita

Nė brinjėt e Evropės

Pa dėgjuar

Fjalėn e pathėnė

 

Tri herė thirra

Nė emėr

Pėr tė pagėzuar

Me emrin e ri

Qė kurrė nuk do e harronim

 

 

 

 

Mehmet BISLIMI

 

LAVDI QIELLIT


(Ti mi gėzofsh 80-tė pranvera, Adem Demaēit me rastin e ditėlindjes)

nė motet e largėta
zė i vetmuar
njė grusht atdhetarėsh
pėrflakur
nė ballė tė furtunės
bijtė e tokės
bijtė e zotit
bijtė e nėnėlokes
Kosovė e Adem Demaēit
Kosovė vatėr e zjarrit
Kosovė vatėr lirie
Kosovė e Adem Jasharit

nė kėtė vend qė nuk kishte teatėr
e teatėr luhej
as sot
nuk skuqen ata
qė do duhej skuqur
shpirtshiturit u trazuan
bacė Ademi tė vėrtetėn tha
si gjithmonė
tė vėrtetėn
dhe
as gjė mė shumė

ai
edhe dje
si sot e nesėr
gjėrave u thotė nė emėr tė vet
hajnit i thotė hajn
tradhtarit- tradhtar
qenit- qen
spiunit- spiun
zagarit- zagar
pushtuesit- pushtues
ēlirimtarit- ēlirimtar
ai nuk vdes kurrė
si lumi me shkumė

ai eci vertikalisht
nė njė kohė
kur shumė tė tjerė hiqeshin zvarrė
si hardhucat e pėrhirtė mbi zall
mure erė myku e zymtėsie pėrballoi
papėrkulur e ballėlartė
nė rrugėt e jetės marshues
nė rolet e imponuara nuk u tjetėrsua
me fuqinė e shpirtit
pėr botėn e madhe
dashurinė pėrjetėsoi
deri nė sakrificė e vetėmohim
dashuri pėr tė tjerėt
dhuroi

nėse keni dėgjuar deri mė tani
ta ketė peshuar dikush
gurin e vuajtjeve tė tij shpirtėrore
e pra
sa peshoi vuajtja
mbi supet e tij

mbi njė ēerekshekulli me diellin u mat
sytė nuk iu verbuan
nga klithmat e tė tėrbuarve
si klithma lakuriqesh nė shpellat pa lum
nė shpellat pa hėnė
ku jargėt e tyre
lakuriqet hanė

lavdi qiellit
ēka (s) presim mė shumė
nga kryeneēėt e kėsaj shoqėrie tė ēakorduar
ēmendurisht
kryeneēė gėrdallė
sa je gjallė tė shajnė
kur tė vdesėsh tė qajnė

 

tetor, 2015

 

 

SHPIRTI

 

gjeneratė e shpirtmėdhenjve

qė nuk hapin plagė

kanė vuajtur aq shumė

kenė heshtur aq gjatė

 

pa dyshim

modestia na kushtoi

nė vend tė shpagimit moral

si pėr inat

ēmendurisht na u hakmor modestia

dje edhe sot

 

 

SHEKULLI I RI

 

shekulli i ri

shekulli i ri

skuqur me gjak deri nė mjekėr

nga barrėt e liga

tė shekullit tė vjetėr

 

flamuj tė gjakosur tė shekullit tė ri

me dashje a pahir

pėrgjakur

pėrsėri

 

 

PA AUTOR

 

shumė u punua pėr diēka

qė nė pėrpjekje tė shpaguhet

fuqia e njė teledrame

larg ekranit

 

kush kumtoi kumtin e dėshtimit

nga syri i dritares me xhama tė thyer

nga goja e derės sė hekurt

shpėrthyen dėshtimet e shfrenuara

ēfarė arrogance e kėtyre dishepujve

tė kėsaj teledrame

pa autor

pa spektatorė

pa aktorė

larg e mė larg tė gjithė ju

o tė ligj

o puthadorė

 

 

 

 

Hasije SELISHTA-KRYEZIU

 


HESHTJA E LIRISĖ


E zbehtė ėshtė heshtja e lirisė
Rrugėton si e dehur
Tė pathėnat besnikėrisht i ruan.

Fiken qirinjtė
Pa e kuptuar se nėn qiellin tonė
Koha e lashtėsisė
Rigon nė shpirtėrat tanė.

Dashuria pėr liri
Ėshtė rradhitur si krushqit
Kur e prunė nusen,
Ndėrsa tani janė nė mėdyshje
Se ajo shpejt ėshtė plakur
Pa e jetuar nusėrinė.

 

 

NDARJA

Nuk e di ē’tė duhen sytė e mi
Kur nga terri janė lodhur
Njė pjesė e kanė nga shiu.

Njė pjesė e vetullės
Te Molla e Kuqe
Pjesa tjetėr nė Ulqin.

Njėra dorė nė Rozafė
Tjetra nė Shkup
Po Ēamėria?

Mė the kam gishtin
E Bukur pėr unazė
Por unė jam shumė larg.

Si mund tė pėrqafohemi
Kur trupi ėshtė ndarė
Mos mė thuaj se mė ke harruar
Kur unė yllėza jote jam aq larg.

 

 

TĖ FOLURIT ESTETIK

Mos u pikllo hiē merr Frymė thellė
njė ēast Lumturie sa njėqintėvite vlen!

Kjo botė e Pistė nuk do asgjė tjetėr
pėrveq mashtrimeve Parave interesit.

Kur je Nisur e din ku do t’ arrijsh
ēmenduripėrdalėsjetė t' Suprizavet.

Punėso Shpirtin e bardh n’ trurin e madh
mos u trego i Menēur se horrat t’ vrasin.

Gojen e madhe Gjuhėn guximtare
ia vlen ti dėrgosh n’tė ėmblin Pushim.

T’ flasėsh ėshtė argjend t’heshtėsh Flori
tė folurit Estetik e shėron ēmendurinė.

N’ kėtė botė s’ka Fat pa lumturi
mė shumė vuajte Hidhėrime e pikllim.

Ti mos u dekurajo Princi (Princesha) ynė
mėsyej furishėm me duf Ēapkėn.

Askush nuk ka Arrirė atje ku deshi
nėse s’ka provuar t’dal Anpėrtejsheshi.

Kalite guximin disciplino Durimin
domosdoshmėrisht Bukuria vjen n’ kohė.

Ēlirohu nga izmat Ankthet ēudirat
njė ēast Lumturie sa njėqintėvuajtje vlen!

 

 

INDIFE E CA M DIOK E

E bukur si Katalog
kopertina Pėlhure t' shtrenjta mendafshi
alergjia e kruan si zgjebja n' tė nxehtė.

E sipėrfaqshme si Liqe blatak
indeferente dhe Shpėrfillėse deri nė skaj
duket sa asgjė nuk i intereson.

Pėrveq Imazhit tė mirė qė le peng
si barcoletat e lehta me Yndyrė t 'brendshme
gjysmė kuptimshme Shumėtekėshe.

Mbesin Fjalėt pa theksa
t' mos preket Asnjeri prej tyre
vetveten Kafshojnė si llokuni ujqėrish.

Ndergjegjja e zgjuar Vetėdija e njollosur
njė kuazi Miniature njerzore
kėnaqėsi cipėplasje Theqafje!!!

 

 

 

 

Isuf GRAJĒEVCI

 

 

DITA NĖ KALENDARIN TIM

 

(17 shkurt 2008)

 

Vėshtroja horizontin

e nuk besoja

pėr atė qė po shihja

loti i dhembjes

puthte lotin e krenarisė

Flamurin mbaja nė duar

qė ende pikonte gjak lirie

gjak i marseve dhe i nėntorėve

tė pėrflakur tė lirisė

e putha

e mbėshtolla pėr trupi

dhe thashė:

Kėsaj radhe s’do tė ma gjakos njeri

nė kėtė karvan me plot dasmorė

dhe unė po e hedh vallen e pritjes

kurrė s’kam  pas njė ndjenjė tė tillė

malli

dashurie

dhembje e krenarie

dhe  pėr njė ēast

ju luta Zotit:

mė dhuro njė copė jetė

ta ndjej

ta jetoj kėtė ditė

tė shėnuar nė kalendarin tim.

 

 

IMJA PERĖNDESHĖ

 

Dhe valė e oqeanit

pėrballet me shkėmbin

siē pėrballet dashusria ime

me stuhitė pėr ty

Ti

mė vret nė shpirt

e bukura e kėtij globi

historia jote

mė pėrplasi

nė kėtė Metropol

bonjak – pa nėnė

ku gjurmė vuajtjesh

mė janė harkuar nė fytyrė

e dhembje shpirti

kurrė nuk e thanė

lotin nė sy

dhe vargu im mori udhė

nė shkreptima rrufeshė

luftėtarė lirie

tė dėrgova pėr qėndresė

Ty, e Bukura e Globit

Imja Perėndeshė!

 

 

HAPĖRIM…

 

Hapėrova

andej e kėndej oqeanit

herė nė gėzim

e hėrė nė vaj

por

askund si nė ty, Kosovė

nuk gjeta pushim

kėtu, je zot shtėpie

lulėzon nė kopshtin tėnd

e atje…

ēdo pjesė trupi tė dhemb

 

 

NDOSHTA...

 

Nė kėtė anė oqeani

me dashurinė  time u takova

shpirt, zemėr, bukuri

tė gjitha ia dhurova

shetita qytet me qytet

me dorėn e saj

dita ishte e bukur me te

e nata parajsė

kur mora rrugėn e mėrgimit

loti i saj

lagu shtratin e zemrės

tashmė

ēdo cast pikon shi

ndoshta …

zemrat do tė takohen

nė tė njėjtėn anė oqeani

e dhimbjet e mia

do t’i ngroh diell i dashurisė

jeta ėshtė me plagė

tė lėndon

tė kėrrusė

dhe sa mė larg dashurisė qė je

tė djeg

me zjarr e pa zjarr