Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - Poezi tė zgjedhura

Grup autorėsh

POEZI TĖ  ZGJEDHURA

 

Nga:

 

Pėrparim  HYSI

Getniana ZAGORIDHA

Xhevahir CIRONGU

Adem ZAPLLUZHA

Rrustem GECI

Teuta SADIKU

Naim BERISHA

 

 

 

 

 

Pėrparim  HYSI

 

 

UNĖ ...

 

Unė jam si njė shelg i butė, lotues,
Por jam dhe si  njė lis qė rroj nė dėborė
Pra, jam pak  si njė "rebus"

Qė deshifrohem me zor...

 

Jam si njė rrap  qė pėrballoj erėra,

Por jam dhe i brishtė si njė dafinė
Nėse nė shpirtin tim bleron pranvera,

Nė dimėr me tufan kthehem, nė mė shan kush Shqipėrinė.

 

 

PENGU

 

Ja dhe pengu  i kujtimit seē mė vjen prej njė ēasti
Erdh momenti i takimit: pėrqafimet, puthjet, gazi.
Dhe pastaj vijnė psherėtimat (paguaj "taksėn" e njė pengu)
Mė vėnė poshtė regėtimat, e njė ēasti qė mė meku.

 

 

KUR RIGONTE SHI

 

Rigon shi... Jo. Bie shi me gjyma
Mend dhe qielli ra pėr tokė
Pėrmes shiut, ia bėmė prima
Atė  ditė u puthėm tok.

 

Ēurgu i shiut na ka qullur
Kokė e kėmbė veē kullojmė
Nė mes shiut duke u puthur
Pyesin ata qė dashurojnė?!

 

As qė pyesnim, nė po  lageshim

Po ne ishim valė tė nxehtė

As qė donim qė tė "ndaheshim"

Sillma t'hu  atė moment!

 

 

KUR U NDAMĖ...

 

Kur u ndamė, thamė: - Lamtumirė!
(Punėn e vetė tė shoh secili?!!!)
Mua mė griu "kollė e mirė"
Sa e ftohtė kjo ditė prilli!

 

Po kur thonė qė erdh pranvera
Se ėshtė prill dhe s'pritet mė!
Nuk besoj. Ta dish, moj Era!
Malli mbeti "film pa zė".

 

Mall qė lindi vetvetiu
Nuk njeh pragje e barriera
Nė jug tė moshės fryn "veriu"
Tė  falmeinderit, o moj Era!

 

Tiranė, 10 prill 2015

 

 

 

 

 

Getniana ZAGORIDHA

 

 

SI TI KUPTOJ SYTĖ E TU

 

Si ti kuptoj sytė e tu?

Herė vėshtrimi i tyre

Tretet larg , shumė larg

Herė qėndrojnė mendueshėm

Mbi tė mitė, ashtu si pa kuptim

Pa shprehje, pa lexim.

Herė duken sikur kėrkojnė

Tė thonė diēka.

Po prapė vėshtrimi i tyre

Humbet nė largėsi.

Herė duken sikur

Pėrqafojnė njė mendim

Dhe befas zgjohen

Nga njė ėndėrr e largėt,

Kėrkojnė tė ndalen diku

Tė gjejnė njė miratim

Dhe prej njė ėndrre

Tė frikshme tė zgjohen

Ku vėshtrimet pa fjalė

Tė ngjallin veē mosbesim

Si ti kuptoj sytė e tu?

Njė mall, njė ėndėrrim

Apo thjesht njė premtim

Mė thuaj tė lutem!

Si ti kuptoj sytė e tu?

SI?

Errėsirė kudo hodhi zemėrimi!

 

 

 

PENDIMI

 

Tė kėrkova dikur qė ėndrrat e mia

Tė mos i braktisje.

Mė premtove!

Tė kėrkova dikur qė puthjet tona

Tė bėheshin flijim tė emociomeve.

Mė qortove!

Tė kėrkova dikur ...

Ah, shumė tė kam kėrkua

Por mė shumė qenkam gabuar!

 

 

NJĖ YLL QĖ NDRICON

 

Po ndrin njė yll para syve tė mi

Ėshtė njė yll i zjarrtė qė rrezaton.

Ta shoh

Kam frikė se mė verbon.

Ti afrohem

Kam frikė se mė djeg.

Ti largohem

Kam frikė se e humbas

Mė mirė si pishtar i pashuar

Ti yll ndri para syve tė mi

Qė zemra jam e ndrydhur

Nė errėsirė kurrė mos tė rri.

Ndriēoma ti pra rrugėn, o yll nė vetmi.

Njė yll qė ndriēon e zemrėn ma gufon,

Yll i zemrės sime ti do tė jesh gjithmonė.

 

 

 

 

 

Xhevahir CIRONGU

 

 

VARGU I POETIT T’U BĖ KURORĖ

 (Heroinės Antigona Fazliu)

 

Antigonė motėr, nur  si drita e hėnės

Si nuse e bukur shtegtoj drejt lirisė,

Dhe kokėn mbėshteti  nė gjirin e  nėnės

 Nėpėr plisa dheu, atje nė Gradicė

 Bukur fjalėn shqipe  aty  e qėndisė.

 

Lulet e bardha tė marsit, t’u bėnė jastėk

Le tė ishte i acartė  mot  i vitit ’81,

Antigona Fazliu, - puth qiellin e Kosovės

Dhe jehonėn e kėngės dėgjoi e shtrenjta Liri!

 

Dėgjoj meloditė e gjetheve tė lisave nėpėr Kosovė

Plagėt e shekujve u zbrazėn si rrufe nė zemrėn tėnde;

Si pesha e shkėmbinjve tė sertė atje nė Drenas

Kobzezės sė shekujve me gjakun tėnd u vure fre.

 

Ē’emėr tė bukur plot dritė t’a thirri ajo nėnė

Si xixa gur stralli emrin Antigona tė tha babai Agush,

Me dashuri mjekove plagėt e luftėtarėve tė lirisė

Se nė zemrėn tėnde qe ndezur zjarri i lirsė, prush.

 

Ah, motėr Antigonė, e veshur me kėmishė

Tė kuqe tė ngjyrosur dhe nga gjaku yt ,

Atėherė ishe shtatėmbėdhjetė vjet, shqiponjė

Kur nė rreshtat e brigadės 114-tė, tė UĒK-sė

Mbete yll i pashuar pėr atdheun, gjithmonė.

 

Ajo fluturon  e lirė me krahėt e shqiponjės

Nė qiellin e kaltėr tė Kosovės, - dielli ngroh i lirė;

Vendlindjen Verboc  tė Drenasit, pėrshėndeta

Heroinėn Antigona Fazliun me grushtin lartė.

 

Antigona motėr, lule prilli mbete

Kur shkojmė nė Prishtinė na thotė: Tunjatjeta!

Me petale gjaku, - emrin ta skalitėm

Zėrin tėnd tė ėmbėl, ta dėgjon rrugica.

 

Mėngjeseve ēelur trėndafila  nė Kosovė

Ēdo ditė ujiten me gjakun e dėshmorėve,

Nė gjokse luftėtarėsh, shkruar fjala Liri

Antigona e lirė nė tokėn Dardane.

 

Emrin Antigona, - shkruar nė mermer tė bardhė

Nga ai ēast vargu i poetit t’u bė kurorė,

Toka Dardane dėshmorėt mban nė gji

Se nga gjaku i tyre u shkrua emri Liri!

 

Durrės, 16 prill 2015

 

 

 

 

 

Adem ZAPLLUZHA

 

 

MENATĖ VIJNĖ LEJLEKĖT

 

Po kthehen lejlekėt

Po kthehen tok me baladėn e njė stine

Nė shpirtin tim tė acartė

Po mbinė luleborat

 

Pėr ēdo menatė

Njė zog i vetmuar

Rri nė ēatinė e kujtesės

Rri dhe i numėron ardhjet e brishta

Si dhe shkuarjet

E lejlekėve pėrtej deteve

 

Po  ashtu edhe njerėzit

Si kanjushat e verdha

I presin letrat e mėrgimtarėve

I presin me padurim

Mos vallė fėmijėt tanė

Po shndėrrohen

Nė zarfe tė kaltra trishtimi

 

Po kthehen

Menatė vijnė lejlekėt e vetmuar

Me njė grusht trishtimi

Ku presin qė nė atdhe tė kenė njė vend

Ku mund ta mbėshtesin

Te ndonjė zgėrbonjė kokėn e lodhur

 

 

KTHEHEN DHE SHKOJNĖ SĖRISH

 

Sa herė qė shkurtohen ditėt

Nė qyteti tim vijnė lejlekėt prej letre

Fėmijėt dalin rrugėve

Vrapojnė si drerėt e egėr

Vrapojnė e nuk ndalen nė asnjė stacion

 

Pėrtej hapėsirės sė paanė

Shikojnė qiellin e ngrysur tė vendlindjes

I shikojnė dyndjet e zogjve shtegtar

Dhe me lot mjellme

Si lumi dėnesin me ngashėrim

 

Vijnė dhe kthehen

Kthehen dhe shkojnė sėrish

Zogjtė e verdhė prej letre

Njė mall si njė zjarr i pashuar

Herė ngre kokė

E herė bie nė dy gjunjė

Mbi shpirtin e shkallmuar tė pritjes

 

 

KUR ISHIM TĖ VEGJĖL

 

Kur ishim fėmijė

Ah kur ishim tė vegjėl

Mė sė miri kuptonim atėherė

Se sa ishin tė lumtura rrugėt

Nėn hapat tona tė brishta

 

Dinim tė shkruajmė letra dashurie

Gjenim fjalė tė bėra prej ere

Ose i shkulnim germat

Nga dunat e rėrės nėpėr sytė e mjegullave

Por shkruanim letra

Nėpėr zarfe tė kaltra si qielli i Kosovės

 

Kurse sot ecim tė zbrazėt

Jemi tė tėrė bosh

Kemi mbetur pa fjalė

Mbase kryefjala e fjalėve tona

Qenka tretur diku me fėmijėrinė

 

Ecim tė mėrrolur rrugėve

As tė dashurat tona

Mė nuk janė ato vasha tė vogla

Qė gėzoheshim me njė karamele

Kanė ndryshuar shumė

U pėrngjajnė

Dėshirave tė tyre tė ēmendura

 

 

UNĖ KAM HARRUAR KUR ISHA FĖMIJĖ

 

Shpeshherė u them nipėrve tė mi

Se unė kurrė nuk isha fėmijė

Mė rriti varfėria

Mė rriti aq shumė

Sa qė para kohe u burrėrova

 

Nė moshėn time tė njomė

I pėrngjaja lejlekėve tė verdhė

Tėrė ditėn me njė drapėr tė vjetėr

Kositja barin e gjelbėr tė luadheve

 

Pėr njė gllėnjkė qumėsht

Kam mbledhur gjethe akaciesh

Ditėt e mia ishin tė ngarkuara

Vetėm me dhembje

Unė kam harruar kur isha fėmijė

 

Ose asnjėherė nuk isha i vogėl

Mė rriti skamja

Armiku mė mėsoi se si dhe sa duhet

Me e dashtė atdheun

Ja pra pinjollėt e mi tė mirė

Gjyshi i juaj

Kurrė nuk ishte fėmijė

 

 

TĖ LUTEM MĖ THUAJ BIR

 

Tė lutem mė thuaj bir

Se nuk do t’i pėrngjash lejlekut tė Mjedės

Nuk do tė na lėsh vetėm

Si qyqe mali

T’i pėrqafojmė kėto drurė tė lagjes

 

Kjo sterrė e tunxhtė

Si balsam i dendur pikon nė shpirtin tim

Tė lutem

O si Zotin tė lutem

Mos mė lėrė as mos ik

I trishtuar si lejlekėt nė mėrgim

 

Tė kujtohet Bardhyli i Bardhit

Letrat e tė cilit

I lexoje me ngashėrim

Ai mė nuk mund tė na shkruaj

Nga arkivoli

S’do kthehet asnjėherė

Sepse jeta e tij nė mėrgim

Ishte vetėm njė mashtrim

Tė lutem mė thuaj bir

Se kurrė mė

Nuk do t’u pėrngjash zogjve shtegtarė

Shih se si kemi mbetur me nėnėn

Si njė trishtim i paparė

 

 

 

 

 

Rrustem GECI

 

 

OKTAVAT E HIMNIT

 

Shqipėri e tė gjithė shqiptarėve
Shqipėri e mė tė dashuruarve
nė shtėpi tė gjithė kemi trazira
pėrleshje kohėsh dhe dallgėsh

 

Shqipėri e tė gjitha trojeve tona
Shqipėri me Shkup e Manastir
merre fatin vetė nė duart tua
bjeri kėngės me tė tėra oktavat

 

Shqipėri e fushave dhe alpeve
Nėnė e Kosovės dhe e Ulqinit
Kam njė gozhdė varur nė mur
I huaj vjen, e ma lidhė kafshėn

 

O toka ime ku unė jam lindur
mė duhet tė flas pėr at“ qė po e
shoh, merre fatin nė duart tua
zgjohu nga heshtja ku ke rėnė

 

Shqipėri e pellazgėve, Ilirėve
Jam nė kodėr tė njė ėndėrre
Jam ku prishen gurėt e kufirit
Shqipėri jemi gjithė shqiptarėt!..

 

 

NJĖ FSHAT ĖSHTĖ DETI 

 

Arti ėshtė krijim i ndjeshmėrisė
shndėrrim qė shndritė nga jeta
gjeniu nuk i do flakėt abstrakte
ai diellin e do tė mbėrrijė tek ai

 

Ndaj, lėjeni poezinė tė zgjerohet
tė del vetė nė natyrė, tė rrėmon 
atdheu ka prindėr tė ndjeshėm
Tiranėn, Prishtinėn dhe Shkupin

 

Poeti, ky fėmijė etnik i shpirtit
ėshtė Shqipėria e tė pafundmes
njėzotėsh nė qėnien dhe fatin e

Vet, dhe vetja nė detin e vlimeve

 

Arti ėshtė vetėdije e gjithsecilit
qė ka dhuntinė e vet tė krijimit
Instinktin e himnit tė sė bukurės
lirimin e tė gjithė Promethejve

 

Nė zgjoj t“imagjinatės sė poetit
njė fshat ėshtė deti dhe oqeani
njė fshat ėshtė bota jonė pėrreth
dhe njė fshat fshatrat e gjithėsisė!..

 

 

KĖNGĖT E TĖ PAURTIT

  

I kėndoj shqiptarėt nė 5 shtete
kėtu jam prej 13 mijė vjetėsh
jam qytetar modern dhe i lashtė 
kėtu e kam tė shkruar historinė

 

Kam mėsimin e gjitha epokave
urtėsinė e tė menēurit, guximin
e mė trimit, flas gjuhė time, kam
shkollėn e pėrparuar tė brezave

 

Prej 13 mijė vjetėsh jam krijues
kėtu jam mbjellės dhe ndėrtues
janė tė mitė Homeri dhe Eskili
dhe katėr papė tė krishterimit

 

Shqipėri, Tokė-Mėmė e atdheut
thuaje fjalėn e tė paurtit tėnd, se
fjala e urtė s“ėshtė dhe aq e urtė
lexoj nė librin e luftėtarit, mbase

 

Perandori tė liga na plagosėn
pata humbje nėpėr shumė beteja
mbeta vetėm me pushkė malesh
unė, ky i paurtė nė tokat e mia!..

 

 

FLAMUR SHQIPTAR

  

I nderuar flamur shqiptar
i nderuari i atdheut tonė
ji zog mbret i Shqipėrisė
je zog mbret i shqiptarėve

 

nderuari flamur shqiptar
nė kėngėn tėnde betohemi
i lavdishėm nėpėr beteja
i lavdishėm nėpėr fitore

 

Trojeve tona ti je i parė
ji ma trimi ndėr shqiptar
jemi atdhé kudo qė jemi
o Flamur, flamur i himnit

 

I nderuar flamur shqiptar
I nderuari i atdheut tim
tokė dhe det i kem pėr ty
tėė betohemi nė pėrjetėsi

 

Ēamėri - o tokė shqiptare
je e bimur o shpirt ku je
vetja jemi edhe nė Shkup
dje dhe sot e pėrgjithmon!..

 

 

 PRIZRENI

 

A do tė jemi nė kohė historike
mbi Prizren ende ka ré tė zeza
rėnia e himnit s“mund tė ndodhė
flaka e kėngėve vetėm po shtohet

 

Ky qytet njėzotėsh i shqiptarėve
shkruan Gjirokastra pėr Prizrenin
ėshtė pėrtej 7 mrekullive tė botės
Prizreni ujin e vet e njeh nga etja

 

Ėshtė vullnet qytetar i shqiptarve
dhe gjak i tė gjithė shekujve tanė
qė kombi ynė mė tė mos bėj burg
Kosovė e Shqipėri tė jemi bashkė

 

Atdheu, po kuvendon nė Prizren
Nė shtėpinė - shekull tė Lidhjes
aty ka njė atdhé qė po vendosė
Prizreni tė jetė Vlora e shqiptarve

 

A do ta bėjė kėtė histori Atdheu
qė nė Prizren tė shpallet bashkimi
retė nė qiell mund tė kenė rrufe
nė Prizren do ta bėjmė betimin!..

 

 

 ALBULENA

 

Ē“ėshtė njė jetė pėr njė dashuri 
bisedoja me ndjesitė e zemrės
pasi jeta ėshtė shumė mė e gjerė
se njė puthje ēasti dhe pėrqafimi

 

Kjo botė ka mjaft dashuri, por,
shpirti i shpėrthyer i njė gruaje
dhe shpirti shpėrthyer i njė burri
janė ata qė ndjekin njėri-tjetrin

 

Njė burrė i dashuruar pėr femrėn
ėshtė njė kupė verė e nevojshme
qė ta shuaj prushin e kraharorit
me njė ( Yll ) qė vėrtet e dėshiroj

 

Nė dashuri; tjera buzė puthi, dhe
tjera buzė dua. Kjo jam unė tani
jam e shtrirė nė lulet me esencė
qė dhimbjet njėri tjetrit t“ia falim

 

Ē“ėshtė njė jetė pėr njė dashuri 
do tė thosha pak, dhe shumė pak
shpirti i njerėzor e do tė mbushet
me njė tė ēmendur tė dashuruar !..

 

 

KTHIMI I LULEBORĖS

 

Nė disa pjesė tė Ilirisė sė djeshme
tė sotmės i mungojnė disa krahina
Molla e Kuqe ende ėshtė plagė
Nė Ēamėri kėngėt po bashkohen

 

Arbi, bėje dashurinė pėr atdheun 
krijim, lavdi pėr gjithsecilin njeri 
kremtim emocionesh tė bardha
gjeografi ku merr frymė kombi

 

Tek ti atdhé unė e kam zemrėn
tėrėsinė e gjuhės dhe shkronjave
jam rritur nė djep tė vetėtimave
ku secila ditė e krijon njė kėngė

 

Kosovė, gjatė do tė jem i sotėm
me prushin tim unė ty tė kėndoj
poezitė qė dje u kthyen nga lufta
nuk mė dukėn dhe aq tė lumtura

 

Shqipėri, nėnėlokja e shqiptarėve
kraharor vullkani i atdheut tim
nė disa pjesė tė Ilirisė sė djeshme
gjethi i mollės po bie si njė i rėnė

 

 

DRITA E SHTĖPIVE

 

Nė qetėsi vetmie dhe pagjumėsie
po rishkruaj tė pashkruarėn time
dritėn e shtėpive nė qytetin tim
dhe mbresat poetike tė ca ēasteve

 

Nė kėto vargje tė pėrzgjedhura
pėr njė antologji tė njė vetmitari
me mbivalė kohėsh dhe detėrash
i lodhur jam antologjive me trena

 

Mbretėrive puplore tė dashurisė
jeta pas lė edhe ndjenja tė fajeve
pse s“bėra ma shumė, si ndodhi
si u bė qė bėra shumė mėkate

 

Evropė e kohės sė tashme, dhe tė
ardhshme, Evropė e kohės sime
Jepja dorėn Kosovės, Shqipėrisė
Hyn nė antologji me shqiptarėt;

 

Nė kėtė poezi krejt tė veēantė
Evropė, je matematika e fuqisė
autorja e njė mori qytetėrimesh
dhe nėna e tė gjithė barinjėve tuaj!..

 

 

 LAURESHA

 

Lirinė e fituam me duart tona
me prushin e shpirtit, me flakė
tė epokės. E nxorrėm ku kishe 
rėnė, dhe bėmė luftė tė madhe

 

Tė fituam me gjakun e betejave
me dashurinė e tė rėnėve, me
dritėn e pashuar tė shtėpive,dhe
me gisht nė kėmbėz tė pushkės

 

Kosovė, bijė e Shipėrisė, motėr
e Shkupit dhe e Tetovės, motėr
e Ēamėrisė, dhe e Arbėreshit
motėr e Preshevės dhe e Ulqinit;

 

Dhimbje kam nė kraharor, jetoj
me plagė tė rėnda pėr tokėn qė
ma grabitėn, pėr pjesė t“atdheut
tonė nė burg, dhe nė kryengritje

 

Kosovė, merre fitoren nė duar
tė mos rikthehet kohė e burgut
e gjyqeve tė montuara, arresteve
kohė e lotėve tė nėnave pėr bijtė!..

 

 

NĖ KODĖR TĖ GJYSHIT

 

Njė lėndė jo e njėllojtė, janė
dhėmbėt pėrrallor tė dragoit
pema qė bėn dashuri me erėn
gjethet qė s“ ndien pėr stuhinė

 

Duke jetuar paguajmė vuajtjet
paguajmė ēmimin e dhimbjeve
lotėtėt e harruar nėpėr dritare
shtratin e fshehur tė mėkateve

 

Duke jetuar paguajmė gabimet
pėr dashuritė tona tė dėshtuara
pėr netėt pa verė dhe pa puthje
pėr shiun e lotėve nė zemėr

 

Nė paanėsinė e qiellit shqiptar
Lule jo tė njėllojta pėrqafohen
ėshtė pranverė, ėshtė lulėzim
nė fund tė ēdo dite muzgullon

 

Bota e gjallė ėshtė njė krijim
i them luleve tė barit nė livadh
kraharorin tė tėrin e kam tym
me lulėza tė papėrmbledhura!..

 

 

Dortmund,2015

 

 

 

 

 

Teuta SADIKU

 

 

DITAR VJESHTE

 

Ia ndjej hapat shtėllunga pambuk qė lart

ndonjėherė afrohet papritur gjithė inat

me sytė bubunjosur , me kuje pėr tė qarė

Ca pika lot i rrėshqasin mbi xham,

po vetėm kaq,

Mė pas,

me orė tė tėra rregullon flokėt nė pasqyrėn e detit vaj

pasi i lyen me pinela e furēa

si adoleshentėn i ngrin qimet nga kripa.

 

Afron vjeshta veshur me njė fustan

as unė vetė, nuk e di se ē'ngjyrė ka

them me vete ē'ėshtė kjo budallaēkė

kur ē'tė shoh,

pa pikė turpi e pa e ēarė kokėn

zhvishet lakuriq para syve tanė.

 

Hėna, me njė vetull tė hollė

e nxorri kokėn nė dritare tu bėjė njė zė yjeve

tė hyjnė brenda tė ndezin llambat, u bė natė

amvisat para se vjeshta tė shtrihet nė krevat

ia heqin fanelat e pathara mirė nga teli i rrobave.

 

Nė mėngjes syri i djellit sa njė saē

u jep njė hekur tė nxehtė teshave

mė pas tė gjitha ndėrresat vjeshta i mbledh pak e nga pak

skuqet nga turpi bėhet flakė

ndaj ikėn , kush e sheh ashtu pėr turp lakuriq

siē e ka lindur nėna.

 

Thonė se po rritet, ka hedhur shtat

kur e mbyt melankolia mbyllet nė dhomėn e saj

bėn gati pajėn e rrobave nėpėr sirtarė.

Flitet se e ka prerė ditėn e dasmės

ka dhėnė kaparin pėr orkestrėn rrok e xhaz live

do ndėrojė dhe fustan.

Unė nuk e di pėr ju ,po pėr mendimin tim ,

do i shkojė mė mirė fustani i bardhė.

 

 

SHFAROSJA E MINJVE

 

Bėmė ē`ėshtė e mundur pėr ti shfarosur minjtė

si armiku numėr njė i njeriut.

Po kjo pikė e zezė?!

Pėr ēudinė tonė ata mbijetuan .

Po mė e keqja e tė kėqijave

ėshtė se nuk na e kanė mė frikėn.

Skanė faj ,

minjtė e shkretė

Nė sytė e botės,

i gėnjejmė

nė ēark u vėmė nga njė copė djathė,

prapa skene kėtu e mijra vjet,

me pisllėqet tona i ushqejmė.

Ēpaskan qenė kėta minjtė, o zot

Kam parė e skam parė,

Si u shtuan!

 

 

 

 

 

Naim BERISHA

 

KU ESHTE VENDI I BUKURISE

Ku eshte vendi i bukurise, as vete s'e di.
Te udhetoj drejt tij apo t'i shkruaj karte.
Vetem nje gje e them me siguri,
Vendi i bukurise eshte larg, shume larg.

Por, do ta gjej ate vend dhe une, patjeter.
Duke pyetur thone gjendet cdo gje,
Mjafton te mos rri si nje uje i ndejtur,
Mjafton te ec, te lodhem, te mos fle.

Sa vende te bukura une vete kam pare,
Aq te mira te ndershme, te gjitheve na rafshin.
Mos kujtoni se jam i pashetitur, i papare,
Nen qiellin blu, ne detin e hapur.

Ato vende te bukura me kane rrembyer ne duar
Me kane shpetuar nga smogu dhe cdo rrezik tjeter,
Me kane ngritur lart me mirenjohje, mua,
Mbi rrenoja kalash, nden lotet e vjeter.

Me hiret e nje panje gercele
Ikur nga shiu dhe rene nden bresher.


E BUKURA

Gjithmone e bukura me ka shastisur
Me ka terhequr si nje magnet,
E ke, ne fakt, nuk ka mahnitur,
Cilin nga ne, ne te vertete...?

Sa shpesh, ajo me eshte fshehur
Ne lug e gerxh, rudine a zall...
Keshtu me teper me ka magjepsur,
Keshtu me teper me zgjonte mall.

Ngahere ate e kam spikatur
Mengjes e mbremje, gjithe e kam ndjekur,
Me duart skuqur, drizat kam flakur
Sa shume per te, une jam perpjekur.

Porsi nje kale une kam vrapuar,
Si kale i kuq krifeshatervan...
Te bukuren gjeta, e kam zbuluar
Ne linjen: Londer-Prishtine-Tirane.


PAS PUTHJES SE PARE

Tani, rrallehere, per mua mendon.
Tani qe kane kaluar kaq vite...
Kur, papritur, emrin ma lexon
Ne kopertinen e ndonje libri a reviste.

Dhe, natyrisht, ke heshtur ca caste,
Dhe brenda tyre ke ndjere pendim,
Se zemra jote nuk mundi ta maste
Dashurine qe ziente ne kraharorin tim.

Dashuria ime...s'ish nje fllad i lehte,
Qe pyllit te kalonte si nje feshferime.
Dashurine time te thelle sa nje det
Asgje nuk e nxe, vecse gjoksi im...

Dashuria per ty, e tille me ka mbetur
Edhe pse vite kaluan goxha...
Prandaj, s'do mend, jam ligur e tretur
Si nje dite dimri jam ngrysur, hata.

Ne dy gisht fytyre krejt te dritheruar
Si dy gurra mali, syte me lotojne mall
A thua se s'qenkam djali i pikelluar
Mbetur i magjepsur pas puthjes se pare.