Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - Poezi tė zgjedhura

Grup autorėsh

POEZI TĖ  ZGJEDHURA

Nga:        

Adem ZAPLLUZHA

Mehmet BISLIMI

Delvina KĖRLUKU

Xhevahir CIRONGU

Qazim D. SHEHU

Mirvete KABASHI – LEKU

Pėrparim  HYSI

Jusuf ZENUNAJ

 

 

 

 

 

Adem ZAPLLUZHA

 

LULET E POSA TĖ ĒELURA

 

Vonė kuptova

Se e padukshmja

Nga njė tjetėr thellėsi

Shumė mė e padukshme nxori

Nga brinjėt njė copė ashti dhe ja dha frymėn

 

Pastaj i krijoi grykat dhe malet e thepisura

Nga drurėt qė i mbolli bėri njė kryq

Tre herė bekoi njeriun

Nga vera e kuqe

Pikoi loti

 

Nuk di tani

Nė emėr tė kujt

Zunė tė rriten njerėzit

Mbase fajin e kishte kryekėput

Motra lozonjare ose molla e kafshuar

 

Por gjithsesi fajin duhet kėrkuar te njeriu

I cili dhunshėm shkundi mollėt

Dhe lulet e posa tė ēelura

Nė emėr tė fjalės

Ose rrenės

 

FORMĖN E DHĖNĖ NGA NJĖ FRYMĖ

 

Me duar prej dheu

I dha shpirt ujit dhe drurit

Si gjethet toka morri  frymė

Nė formėn e saj mė delikate deltina

Dukej se kishte njė qeshje hyjnore tė njeriut

 

Edhe me qindra mija vjet kaluan nė pritje

As njeriu e as dheu nuk e ndryshonin

Formėn e dhėnė nga njė frymė

Qė kurrė nuk ndalet

Ky lloj bekimi

 

Kur frynė

Dhe kur ēmendet tufani

Njeriu ngjizet pėr shpirtin e drurėve

Bėhet njė me lutjet dhe kryqin prej druri

Sa shumė ngjashmėri me kalin tim prej bore

 

S’patėn se ēfarė tė na bėjnė dimrat e acartė

Nga njė krenari madhėshtore mėsuam

Se sa shumė dashuri i pėrket njeriut

U mėsuam nga urtia e malit

Se si duhet me dashtė

 

NA MBAJTĖN PĖR NJERĖZ PAGAN

 

Kur kemi kohė bisedojmė me parathėniet

Ashtin e tokės e latojmė si gurin

Nga druri nxjerrim eliksirin

Dhe i shėrojmė me frymė

Sėmundjet e tokės

 

Disa qeshėn me ne

Na mbajtėn pėr njerėz pagan

Na i shqyen daullet e kushtrimit

Sa herė qė deshėm ta thėrrisnim shiun

Si djajtė na pengonin retė e fut tė mjegullave

 

TROKITNIN EDHE NETĖVE TĖ VONA

 

Vetėm nė Dardani binte bora e kuqe

Binte pareshtur me shije plumbi

Nga degėt e plepave tė vrara

Si rrėshira e zezė

Kullonte syri

 

Kullonte tmerri

Netėve i mbyllnim dyert

Nėse gdhinim mėngjesin herėt

Trokitnin cerberėt e tė gjitha llojeve

Trokitnin nė dhembjet tona tė pashėruar

 

Ēdo gjė shqiptare u pengonte dreqėrve

Na thanė se po shtohemi si hithi

Duhet prerė qė nė rrėnjė bima

Qė rritet e na e zė frymėn

Kjo pengonte djajve

 

Me tmerre u rritėm

Rrapėllimat s’ndaleshin

Trokitnin edhe netėve tė vona

Rrapėllonin si tė babėzitur dreqėrit e egėr

Derisa dolėm maleve s’pushuan tė trokiturat

 

NJĖ RAPSOD I VERBĖR

 

Mbrėmė

Na thanė heshtni

I kishim tė ndaluara kėngėt

Vetėm netėve tė vona nėn jorgan

Mund t’i kėndonim kėngėt tona tė ndaluara

 

Me ne kėndonin edhe zogjtė nėpėr kafaze ari

Kėndonin edhe muret e zeza tė Afrikės

Kudo nėpėr botė kėndohej himni

E lirisė aq tė dėshiruar

Kėndonte njeriu

 

Zėrat e gjetheve

S’kishin mė tė ndalur

Himnin e lashtė tė drurėve

Vetėm ata popuj dinė ta kėndojnė

Vetėm ata qė e ndjenė robėrinė mbi shpatulla

 

Sa bukur mbrėmė kėndonin Bjeshkėt e Mira

S’pushonte as zėri i lahutės sė vjetėr

Diku nėpėr hanet e malėsisė

Njė rapsod i verbėr

I kėndoi lirisė

 

Prishtinė, 10 shkurt 2015

 

 

 

 

Mehmet BISLIMI

 

... “Unė e dua vendin tuaj me gjithė zemrėn time.
Unė kurrė nuk kam dashur njė popull tjetėr sa shqiptarėt
Kur unė tė vdes, dua tė varrosem nė tokėn time tė dashurisė, nė Kosovė.
Kėshtu shpirti im do jetė pėrgjithmonė i lirė nė vendin tuaj” - ka shkruar Harrison.


 


I madhi John Harrison
(Harrison ishte pjesėtar i UĒK-ės)

ti e do Kosovėn kaq shumė
ti i do shqiptarėt
ti popullit tim
ia shėrove plagėt

ti ke lėnė gjurmėt e lavdisė mbi dhe 
ty tė duam pafundėsisht ne

ti

kaltėrsi e qiellit tė lirisė
biri liridashės i Anglisė mike
ti simbol i lirisė
ti zemėr ēelik-e
i madhi Harrison

Kosova tė do

i madh e njerėzor
si dielli nė sofrėn e vet
mė i fortė se guri
mė i madhe se shkėmbi

madhėshti qė koha nuk e tretė
Kosova pėr ty nuk do tė hap varr
do tė mbajė pėrherė
nė gjirin e saj valė
Harrison
ti je biri i saj

miq dhe liridashės tė botės sė lirė
Franēesko Bider
Pjer Arno Pajar
Murad Muhamed Ali
Roland Bartesko
Kosova pėrjetėsisht do t’ju mbajė nė gji
nė qiellin e saj tė pėrflakur
sė bashku me emrat tuaj
ne
kemi shėnuar fjalėn tonė tė shtrenjtė
LIRI
njė shkronjė pėr miqtė
njė shkronjė pėr TY

Harrison
Kosova tė do pėrjetėsisht
i do tė gjithė liridashėsit e kėtij globi
i do tė gjithė miqtė

Shkurt, 2015

 

 

 

 

Delvina KĖRLUKU

 

TĖ ZHDUKURVE –KOSOVAR

 

Dhe s'kthehet prapė vallė mė?!

Ja morrėn kurorėn, jetėn e gjithēka ē'pat

N'mėnyrė barbare vdekja e tij

varrimi-tinės

Dhe unė ende se gjej dhe (ku je) s'e di?!

 

As shpatė s'pat

as helmetė,  as dekorat

as krisma nderimi

qė ra martiri

as lutje e rrite...

 

Bėrtet shpirti i tij

qė nga qielli e gjer nė dhe:

-Dua dritė

Dhe unė dot se gjej

e gjallė pėrmbi dhe.



 

SHQIPTAR I MAQEDONISĖ

 

Ishim si nuse e pritme

e Kosovės dhe Shqipėrisė

Ku ne prisnim me siguri

tė hipnim nė kulm tė lumturisė

e tė lavdisė

Por fati ynė brutal

u rrokullis tatėpjetė

nė mjerim

nė marrėzi

e nė varr.

 

Ne ishim si nuse e pritme

e Kosovės dhe Shqipėrisė

dy miq

Por koha shkėmbinj nė mes na vuri

Kriminelėt gryejnė drejtėsinė

blejnė ligjin, vodhėn tokėn

vatrėn e nanės loke

 

E gjaku mu nxeh mu bė vrer e pikė.

Sepse edhe miqtė mu bėn armiq

As nuk ēanė shkėmb e male

dhe mė lanė mua kėtu nė halle…

 

Qenia ime kėtu u bė e pa natyrė

shpirti e gjuha flakė mu ndez

Ku je mik?

Nė tokėn tėnde vjen njė armik

si e le nusen tė tė ik?

 

Unė jam nė pritje tėnde

Kosovė e Shqipėri

besėn ta kam dhėnė

pėr t'u bashkuar

andaj, tė pres

dhe nuk vdes

e bashkuar pa ty.

 

 

 

 

Xhevahir CIRONGU

 

SHTEGTIM  I POETĖVE

( Ia kushtoj poetit Bashkim Gjoza, qė u nda nga jeta para disa kohėsh)

 

- …u thashė gishtave tė dorės,

Largohuni nga plaga e dhimbjes!

-… heshtėn...!

-… si ditėt e acarta tė dimrave…!

- …fiongon e zezė,  ata  aty lanė.

- … S’do kėndojmė  si njė ditė mė parė,

Nė buzė vargu i poetit kishte ngrirė.

-…lapsi heshtėte tek njė fletė e bardhė

Me njerėzit bashkė lotonin,

edhe zogjtė nėpėr degėt e plepit tė tharė.

-…nata e pėrgjumur kishte ikur…!

-…tė ngrohnte dheun e varrin e poetit.

-…si kristale tė vesės mėngjesore

-…trishtimi nė plagėn e dhimbjes tretur.

-…s’ėshtė e vėrtet ikja e poetėve..!

Ata diellėrojnė nė ēdo plagdhimbje.

-…   nė shtegtim fiongo thurur poezia

-…bėjnė dritė nė shpirtin tonė,

Vallzojnė nė qiell s’bashku me yjet.

 

Durrės, 22 Janar 2015

 

 

 

 

Qazim D. SHEHU

 

SHPRISHEN RETĖ

Trevargsh

 

Shprishen retė nga njė furkė shtrige,

Tjerrin fije nė maja borige,

Tė bėjnė njė triko pėr qiellin.

 

 

FLAKA

 

Flaka si gjuhė e dheut,

Pėrqesh dobėsinė tonė;

Gjuhėt e vdekura nė tė lėngojnė.

 

 

RRUDHAT E GURIT

 

Guri nė qoshe tė shtėpisė,

E mbajti kullėn.

Lektisja ia mbylli rrugėn.

 

 

LUGINA

 

Nga trandje e malit lugina

Ia thotė bekimin fatmirė,

Mali lėshon orteqe pa mėshirė.

 

DIHATJE

Dihat mbrėmja nė gushėn e njė zogu;

Flatrat ulen nė njė pikė qetėsie;

Mendimi mblidhet, mbi tė bie.

 

 

VĖRSHIM

 

Vėrshuan ujėrat pranverore

Prej akujsh tė shkrirė,

Zemrėn pėr ta pėrpirė.

 

 

KAPĖRTHIME

 

Kapėrthime tė kithta vijash

Tė  muzgut tė plakur.

Nėn mantel tė flakur.

 

 

ĒFARĖ

 

Ēfarė jam unė, ti nuk je,

Short i vėshtirė na bashkon;

Plotėria nuk hijeshon.

 

 

ECĖN

 

Ecėn rruga dhe mbėrrin nė njė rrugė,

Shtjellur nė njė fjollė dėbore;

Fundin njeriu s`ia gjen.

 

 

BISHT GJARPRI

 

Gjarpri rrotulloi bishtin e bėri

Me tė njė unazė.

Pėr ta vėnė nė gisht, vajzė.

 

 

ZJARRMI

 

Zjarrmi mban nata nė njė dritė tė shuar,

Mė tė madhe se shkėlqim i reklamės,

Zjarri veten ndjen tė tradhtuar.

 

 

PĖRROI


Pėrroi gėrgėron poshtė njė ure,

Therin aty shpirtin e ujit,

Nėpėr vrapin e ecjes.

 

 

DHJETOR

 

Ėshtė dhjetor ,thonė,

Ditė e Rinisė;

Rinia bėhet veterane.

 

 

KĖMBORĖ

 

Kėmborė e dashit,

U fsheh nė gotėn e lules,

Aroma mbyti tingullin.

 

 

TĖ KAM KĖRKUAR

 

Tė kam kėrkuar e tė gjeta,

Atje ku mendjen pėr mua s`e ke,

Sikur tė ndodhte,sikur tė qe…

 

 

 

 

Mirvete KABASHI – LEKU

 

FEMRAT


Lum kush ia di vlerėn!


Zoti e bėri femrėn si fllad pranvere
E bėri lule qė pragun zbukuron
Lum ai qė njė ditė ia diti vlerėn
Kur i flet, kur e prek, e ledhaton.


Lum ai yll qė femrės vlerėn ia di
Kur i qėndron pranė nė ecje, nė jetė
Gjithė botėn ta kesh si pasuri
Me tė nuk krahasohet asnjėherė.


Bukuri e gushės, mjaltė e ėmbėl
Nė sy, nė gjoks, nė shtat e nė hap
A s’duket sikur prek njė ėndėrr
Kur ia ledhaton flokėt e artė.


Zoti i madh i dha sy dritė agimi
E bėri flutur, dallėndyshe nė lėndinė
I dha freskinė e paharruar tė njė burimi
I dha nė duar begatinė e ėmbėlsinė


MESHKUJT

Meshkujt tė menēur, tė bukur, tė mirė
jetėn tė bėjnė drite.
Tė ndezin nė shpirt
e zemra gėzueshėm tė rrahe.

Lum ajo femėr qė din afėr ta mbaj
dashuri tė sinqertė t`i dhurojė
Shijen e mashkullit kėndshėm tė provon
Lum ajo qė burrėrinė ia gėzon.

Lum ajo qė ia merr dashurinė
E jetėn e tij si pranverė pėrtėrin

Mashkulli hije rėndė, kudo qė kalon
ashtu nė heshtje, lė amanete dashurie
tėrė boten femėrore rrėmben.

 

 

 

 

Pėrparim  HYSI

 

TĖ DY VETĖM

Tė dy vetėm- xhetėlmenė

Vend nuk lėmė pėr dyshim

O moj zemėr, sa mė dhemb

Mall, o mall! Si pikėllimė!

 

Zė rrėfehesh si nė kishė

Unė si "prift nga matozori

Tek "rrėfehesh", digjesh pishė
Zjarr jam unė nga kraharori.

 

Mallit le t'i vėmė kapak

Ta mbėrthejmė atė nė "pranga"
Mu si mi i zėnė nė ēarg
Unė i "riu" me flokė tė bardha.

 

Malli... e ku pyet pėr moshė?
Malli lind si vetvetiu

Mall, o mall, po mė merr "osh"
Sa "vėshtirė" e ka njeriu!...

 

 

TEK KJO LAGJE

Tek kjo lagje mu buzė lumi
Ku  s'kam ardhur ka qėkur
Dikur vija, unė mallėshumi
Pėr njė ēupė nė Mbrostar- Urė  *

 

Mu buzėlumi, tek kjo lagje
Mu tek pylli me dafina
Unė takoja njė mulate

E nxehtė ishte si kamina.

 

Buza e saj aq e fryrė
Dhe e mbushur tėra lėng
Sa e ndjeja veten mirė
Shpirt, or shpirt, si s'bėre "tėng?!"

 

Dhe kam kohė qė atje s'shkoj
Se "bujashka" s'sjell mė lumi
Por mulaten s'e harroj
Sado njohur nė kohėēuni.

Se pa dirsur qe mustaqja
Kur unė derdhesha andej
Ku mė priste mua mulatja
Kohė, moj kohė, pse pas s'tė kthej?

 

* Mbrostar-Ura, fshat nė Fier.

 

 

NĖ SE...

 

Nė se mė kėrkon diku,
Qoftė dhe kur tė mė shohėsh nė ėndėrr,
Mos mė kėrko kuturu
Mė gjen nė tėnden zėmėr.

 

 

TEK ĒAPITESHA ME NGADALĖ

 

Tek ēapitesha me ngadalė
(Unė shikoj hesapin tim)
Befas, ja tė shoh pėrballė
I papritur ky takim.

 

Do tė shmangesh, Nuk mund dot
Rrugė e ngushtė e s'ke nga mban
Tė dy "prishur" fare kot
Erdhi ēasti qė u pamė.

 

Kaq dhe vazhduam rrugėn
Njėri- tjetrit gjė s'i thamė
Askurkush s'e uli hundėn
Veē u pamė dhe prapė u ndamė.

 

Ti tani  ke "ortak" tjetėr
Mė "tepsitė"  s'shkėmben me mua
Unė pėr ty shkrova kėtė letėr
Pėr  tė thėnė qė prapė tė dua.

 

Dua tė nxjerr nga vetja ime,
Dua tė nxjerr, po nuk mund dot
E provova, o moj shpirte!

Dhe mundimi mė shkoi kot.

 

Tiranė, 3 dhjetor  2014

 

 

 

 

Jusuf ZENUNAJ


POPULL I VJETĖR JAM UNĖ

U rrita nė tragjedi
jetoj nė tragjedi,
luftoj me tragjedi,
Evropa pėrgjon sikur t’ish nė gjumė,
luftėn mijėvjeēare do ta fitoj,
popull i vjetėr jam unė.
Bruksel, 1995


NĖ PRAG TĖ DIMRIT

Nėn tendė
fėmijėt e dėshmorit
pėrballėn me acar,
tė tjerėt pėrreth nė shtėpi
thonė: „Sa bukur qenka nė liri“.
1 nėntor 2001


MAMUTHĖT NUK KANĖ IKUR

Nata e shekujve nxin Ibrin,
agun e kėpusin nė dysh hijet e zeza,
mamuthėt mprehin dhėmbėt
t’ia kėpusin krahun Ibrit.
Kryqi sllavo-ortodoks
ruan bekimin e djallit nė gji,
zotin s’e heq goje,
pret e vret me emrin e tij!
Shtratin lumit t’ia ruajmė
me krahėt mijėvjeēarė-
gjakut tonė era i vjen prush,
nė Mitrovicė ka shumė mamuthė.
Bruksel, gusht, 1999