Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Poezi tė zgjedhura

Aleksandėr Stavre Drenova - ASDRENI  

      

 

POEZI TĖ ZGJEDHURA

 

 

 

Pėrmbledhjen me poezi tė ASDRENIT, "Poezi tė zgjedhura" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

"Literaturė"

 

 

 

 

 

       

 

HIMNI I FLAMURIT

 

Rreth flamurit tė pėrbashkuar
Me njė dėshir` e njė qėllim,
Tė gjith` atij duk` ju betuar
Tė lidhim besėn pėr shpėtim.
Prej lufte veē ay largohet
Qė ėshtė lindur tradhėtor,
Kush ėshtė burrė nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si njė dėshmor!

 

Nė dorė armėt do t`i mbajmė
Tė mprojmė atdhenė mė ēdo kėnt,
Tė drejtat tona ne s`i ndajmė;
Kėtu armiqtė s`kanė vėnt.
Se Zoti vetė e tha me gojė
Qė kombe shuhen pėrmi dhe,
Po Shqipėria do tė rrojė;
Pėr tė, pėr tė luftojmė ne!

 

O flamur, flamur, shenj` e shenjtė,
Te ty betohemi kėtu,
Pėr Shqipėrin` atdhen` e shtrenjtė,
Pėr nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burrė quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bė theror;
Pėr jet` ay do tė kujtohet
Mi dhet, mi dhe si njė shenjtor!

 

 

 

KOSOVĖS

Kosovė, o vend' i famshėm i trimnis,
Kosovė, o lule e bukur e Shqipnis!
Ti bjeshkat plot vjollca rreth i ke,
...Si vashė e virgjen: nuse sikur je;
Dhe malet me bor
Mi krye i ke kunor!

Kosovė, o atdhe i lavduem i burrnis
Ti ke pas kjen mbretnesha e Rumelis!
Nalt mbaje kryet t'and si gjithmon
Difto-u e zonja; koha sot e don
Ti t'ēohesh pėrseri
N'luftė t'mbarė pėr liri!

Se teje tė madhe shpresė ushqen Shqipnija
Me burra ti q'i len, t'gjatė si selvija,
Sakola mali, shoq nė bot' qė s' kanė
Si luaj e si dragoj plot forcė qė janė,
Qė e derdhin gjakun prrue
Atdheun pėr m'e shpėtue!

Ke bij qė s'kanė drojė asnjė pikė
As syni far' u tutet, s'dinė as frikė
Anmikut kur i sulen me rrebtsi
Si breshni mi te hidhen me duhi.

Gra e vasha ke, si zana sy-mėdha
Trimnesha qi Shqipnija din m'i ba
Qi rrokin armėt nė luftė me gas tuj shkue
Ja se me mund, ja se me dekun tuj luftue!
Pėr nder tė shtėpis s'vet;
E falin shpirt e jet!

Kosovė, o trimneshė, lule e rrallė
Detyrėn tin' e ke me dal sot n'ballė
Se mbrrini koha, tokėn pėr m'e mprue
Anmiqt e motēėm jashtė me i dėbue
Se mjaft e kanė robnue
Dhe n' zjarm e kanė prue!

A mund m'e durue pa pra kėt zgjedhė
Qė tė huejt para syve tė t'venė ledhe
Pėr me t'rrzue nėr kamb' e pėr me t'shkel
Pėr me t'ba gjithė copė, mirė si ju del
Dhe duersh mos tė lėshojn'
Prej faqes s'dheut tė t'shojn!

Disa "Serbi e vjetėr" duen me i thanė
"Maqedhoni" do t' jerė emnin ja lanė!
Atyne si u pėlqen kufijt i venė
Shqipnija veē mbas dojes s'tyne me kjenė;
Mendojnė pa turp kurrfarė
Se s'ka nji komb Shqiptarė!

Pėrpara burra, rrokni hut' e shpatė
Prej zis pėshtonėje Kosovėn e ngratė
At' nanėn t'uej t'lidhun kamb' e dur
Q' anmiqt e kan vorrue me dhe e me gur,
Me lott qi qan e ankon
E asnji nuk i ndihmon!

Shqyptarė mos kujtoni bes' e fe
Po nanėn ju kujtoni qi u ka le
Qi ka mbet fill e vetum si gru e ve
Prej bijet e harrume mi ket dhe!
Se ansht turp i math pėr ju
Tė huejt me i u ēnderu!

Sot ora mbrrini, dita e bekueme
Shqipnin m'e ba nė bot' njė vent t'lirueme!
Kosovės emnin me ja ngref te qilli
Pėr ēud tė botės sa ka me shkėlzy dilli
Me rrnue njė Shqypni
Si zonjė nė lumni.

Shqyptarė, ēoni-u, vllazėn ora mbrrini
Si Geg' e Toskė nalt flamurin e ngrini!
Njė Manastir, Shkup, Shkodėr e Janinė
Njė trup bani-e an' e mb'anė Shqypninė
Si ē'trimit mirė i prek
Me nder n'luftė me dek!

 

 

 

PORTRET DIPLOMATI SHTATANIK

 

E ka shtatin tri pellembe

Dhe fytyren qeramidhe

Si sqepare ka ca dhembe

Dhe nje t'ecur karavidhe

 

Nje grusht kembe i ka miku

Ne kepuce fron te larte

Bark e koke si shiniku

Dhe nje pamje sysh, te tharte.

 

Dhe nga duart eshte i gjate

Po:shpesh-her i ka te gjata...

Gjith te duket t'jet'i urte

Po ne shpirt m'i zi se nata.

 

Kur shkon rruges s'e nxe vendi

Shkel e mfryhet si gjel deti

Djathte e mengjer hedh sy shpendi

Me menyra mendje-lehti.

 

Kur me shoket rri me fjale

Per t'i bindur sa q'u thote

Perpelitet mun si ngjale

Pa dhe trupn' e kthen si rrote.

 

Miqesine e ka per cipe

Peshe kurre s'i ka vene

Dhe sado q'i shtije kripe

Kripa shije s'i ka lene.

 

Di te sillet qysh te duash

Plot menyra ledhatare

Por menyrat po t'ia gjuash

Sheh si dhelper qenka fare.

 

Jet' e tija plot mistere

Si dhe letrat sibiline

Veperat si gjemba ferre

Rend si korbi pas stervine.

 

Ndrron perdita mij besime

Per qellime satanike

merr e jep e cfaq mendime

Me dredhi makjavelike.

 

Fjal' e tija ka te bindur

Vec per sa qe nuk e njohin

Sa per vepra s'eshte i lindur

Flas per vepra qe te ngrohin.

 

Nje bisede porsa nisi

I cthur fjalet si te doje

Djallezi q'e ka prej fisi

Sipas castit ne nevoje.

 

Se ka fryme diplomati

Le te mburret zoterija

Por qashtu me q'e do fati

Si lum ne dhe Shqiperija!

 

Pjesė nga pėrmbledhja "Poezi tė zgjedhura"