Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Poezi tė zgjedhura

Grup autorėsh

 

POEZI TĖ  ZGJEDHURA

 

Nga:

 

Mexhid Yvejsi

Genc Salihu

Jusuf Zenunaj

Vlora Banushaj

Agron Jashari

Mehmet Bislimi

Vera Istrefi

Afėrdita Xani

 

 

 

KOSOVĖS I FALĖT NJĖ DIELL...

(Jasharajve tė Prekazit, Drenicė)

 

Zotin e Madh
Udhėn e Tij
Nuk e braktisėt,
As kur tė ftohtėt
Pushtonte hapėsirėn,
As kur zjarri
Ishte fikur,
As kur sėmundja
Pėrhapej ngado,
As kur natės
Nuk i shihej fundi,
As kur kėmbėt, duart,
E ngrira s’lėviznin,
As kur shpata
Vringėllonte fuqishėm
Mbi qafėn e kėrrusur,
As kur Evropės sė Bashkuar
Qė me gjumė na kish bekuar,
Ia prishėt gjumin,
As kur Kombet e Bashkuara
Mbetėn pa gjumė,
As kur u bėtė
Hi e shkrumb,
Zotin nuk e braktisėt
Pėr t’i falur
Kosovės njė Diell…

 

Mexhid YVEJSI

 

 

 

 

 

 

GJETJA E VETVETES

 

Njė natė nė dhomėn e gjumit,

Duke luftuar me qenie intime,

Vendosa tė futesha njėherė,

Brenda vetes sime.

 

Fillimisht futa kokėn,

Nė kraharorin tim tė gjerė,

Rrokullisa sytė andej-kėndej,

Dhe heshturazi u futa i tėrė.

 

Brenda, nė thellėsitė e mia, ndeza njė qiri,

Pasi s’dukesh gjė e gjallė,

Me dridhje fillova ta kėrkoj veten,

Duke u sjellur aty vėrdallė.

 

Nga larg pashė njė shpellė tė errėt,

Nė njė qoshe tė veēuar nga pjesėt e tjera,

E me ca hapa tė vdekur tmerri,

U afrova gjerė te dera.

 

Vura dorėn nė dorėzėn e derės,

Dhe u pėrgatita pėr tė parė,

Ē’tė shohėsh! Njė plakush mjekėrthinjur,

Me cigare nė dorė e zemėr tė vrarė.

 

Atėherė kurioziteti mė mundi,

“Kush je ti!?” - e pyeta i tmerruar,

“Unė jam Genci. - tha dhe kokėn tundi, -

jam Genci, o djalė i hutuar”.

 

Genc Salihu

 

 

 

 

 

 

TRAGJEDIA E BALLKANIT

 

Evropa nė trupin e saj
dhėmbin skllav e duron,
lumė gjaku shtratin rrit
bota pėrreth mbyll sytź
pa u ndarė dita me natė
ndėrrohen kryelugatė.
Tragjedia e Ballkanit
nesėr shndėrrohet nė pėrrallė
kur u pushtua gjithėsia;
kush do tė bėsojė vallė
se njerėzit nė shekullin njėzet
qė tė mbesin tė gjallė
nė zėmėr tė Ballkanit
hėngrėn edhe bar?!!


KLITHMĖ E KĖNGĖ
(Dhjetra dėshmorėve, qė u vranė mė 1945 brenda njė natė, nė kullėn e Popit tė Istogut)

Nė tė njėjtėn kohė
nė tė njėjtin vend
lart ngrihej dolli
poshtė lėshohej gjėmė.
Nėn dritė tė llampės
pėrreth me bajoneta
nė derė tė mullirit
fundin e kishte jeta.
Rafalet klithmat i mundnin
gjaku atė natė
rrjedhėn ia ndėrroi lumit…


URIMI PĖR LINDJEN E DYTĖ
(Dėshmorit Naser Selimit)

Fyellashtin era e fryn
gjethet vjeshtake ia ndėrrojnė melodinė
si zogjtė e plagosur mbi tė vrarin bien
dasmorėt humbėn hapiin pėr valle
dhėndrit homazhe i bėjnė ndėr varre
nusja pa duvak pėrbri vjerrės rri
si shqiponjė malesh
trupin e dėshmorit me flamur e mbulon
pėr Lindjen e Dytė e uron !


RRUGA JONĖ
(Kushtuar njė mikut tim tiranas)

Dy sy,
njė fytyrė
me ėndėrr nė diell;
unė nė terr,
ti me hėnė
rrugė tė gjatė bėmė,
hapi midis nesh
nė fund tė shekullit njėzet
prapė matet me jetė.


NĖ VENDLINDJE

Edhe hapit tė lodhur i ka hije
pritja e lirisė para plumbit ėshtė madhėshti,
varret nė vendlindje
mė shumė se lulet nė mėrgim kanė bukuri,
edhe nė shkrepa
gjuha e nėnės mbjell dashuri.


RUGOVA

Vetulla e Rrafshit tė Dukagjinit
ballė i Siparuntit plak,
shqiponjat nė Grykė ditė e natė
djepat i tundnin nė shtrėngatė,
kur e niste vajin qyqja
skifterėt e jepnin kushtrimin,
Rugova ushtonte
flakė lėshonte Dukagjini…

Jusuf Zenunaj

 

Poezi nga pėrmbledhja : “Klithmė e kėngė” (Tiranė 1996)

 

 

 

 

 

PA TITULL..

 

Me ēdonjėrin qė hyn nė muhabet,

merr nga ata ankesa, kritika e dėnesa,

merr energji negative,

edhe nėse je i mbushur me njė dromcė pozitivitet,

kritikat e vėrejtjet gjithherė kanė njė adresė tjetėr,

asnjėherė pa ia drejtuar sė pari vetvetes.

Kėrkesat materiale janė gjithmonė nė toplistė..

ato tė intelektit dhe tė shpirtit janė lėnė nė harresė.

Kjo ėshtė filozofia jonė jetėsore,

vetėm a shkėlqejmė dhe a jemi tė bukur pėr sy,

e asnjėherė, ama asnjėherė,

pa u munduar tė depėrtojmė atje ku pak ma shumė ka thellėsi,

atje ku pak ma shumė ka llojllojshmėri,

atje ku pak ma pak ka uniformitet,

atje ku pak ma shumė ka origjinalitet..

Ndoshta kėshtu po na pėlqen jeta nė letargji..

pėr t'mos u pėrballur me pėrditshmėri...

 

Vlora Banushaj

 

 

 

 

 

 

 

SYTĖ E TU

 

Herė mė mbysin herė me ngjallin

Herė mė shuajnė herė mė kallin

Herė mė shtangin herė mė dridhin

Herė mė ēmendin herė mė lidhin

 

Herė sa ėmbėl mė qetėsojnė

Herė sa ashpėr mė tėrbojnė

Herė sa bukur dinė tė flasin

Herė sa tmerrshėm dinė tė vrasin

 

Herė mė bėjnė tė tė dua shumė

Herė tė tė urrej deri nė pafund

Herė tė tė kem kudo me vete

Herė tė tė mos shoh kurrė nė jetė

 

Edhe tė bukur edhe tė rrezikshėm

Edhe tė kėndshėm edhe tė frikshėm

Edhe lule edhe therrė

Edhe dritė edhe terr

 

Shumė tė ēuditshėm megjithatė

Pėrulju Zotit pėr kėtė dhuratė

Se tė rrallė janė ata qė mbajnė

Sy qė syve tu u ngjajnė

 

 

FLAS ME VETEN

 

I thashė kėngė

Dua tė tė shijojė

Mė tha:

Atėherė duhet tė mė kėndosh

 

I thashė jetės

Mė falė diēka tė bukur

Mė tha:

Atėherė duhet tė mė jetosh

 

I thashė vuajtjes

Pėrse kudo ti mė shoqėron?

Mė tha:

Sepse ti mė fton

 

I thashė vdekjes

Pėrse mė mbanė nė ankth?

Mė tha:

Sepse ti mė harron

 

I thashė vetės

Ēfarė po bėnė kėshtu?

Mė tha:

Me s’do tė gaboj

 

I thashė shpirtit

Ke vetėm dy rrugė

Mė tha:

Unė do tė fitoj

 

 

MOS

 

Mos e nxito lotin e huaj

Se ēdo sy lot ka

 

Mos miklo plagėn e largėt

Se plaga hapet edhe afėr

 

Mos shkel mbi varr njeriu

Se njeri pa varr s’ka mbetur

 

Mos e ndill kobin e tjetrit

Se kobi di ēdo adresė

 

Lutu pėr tė panjohurin

Se i luturi tė njeh ty

 

Agron Jashari

 

 

 

 

 

 

 

 

LOTI

 

Vdiq ai pa pritur

Loti valė

U rrokullis mbi faqe kot

As ishte pėr ta qarė

As pėr ta  kėnduar

As pėr ta mbuluar

Me flamur

 

Paska vdekur thanė

Gotė e lėnė mbi tryezė

Kthyer pėrmbys

Katran e zezė

 

 

KAFSHIMI

 

Ikni kafshimit

Tė atyre qė preferojnė

Muzgun e vonė

Pas shpine e tinėzisht

Ata

Kafshojnė kafshojnė

 

 

GĖNJESHTARI

 

Gėnjeve shokun tėnd

Edhe kėtė herė

 

Ku mbeti fjala e dhėnė

Ti atė e gėnjeve

Por pėr tė fundit herė

 

Mehmet Bislimi

Poezi nga pėrmbledhja : “Fjalė dhe gurė”  (2003)

 

 

 

 

 

 

 

 

NĖNQESHJA E ĖMBĖL

 

1

Thana

Epara ēel,

E fundit piqet.

Gjatė i gėzohet lulėzimit,

Pėr t’ju shmangur vjeljes.

Vetė,

U poqa pa lulėzuar,

Askush s’kujtohet,

thanėn ta shartojė.

Bryma ma zė frymėn,

Ndėrsa thana,

ende nė pjekje.

 

2

E nis udhėtimin

Pėr nė fund tė vetes time,

Duke mbartur edhe mendimin

e tė tjerėve

Gjatė udhėtimit,

Marr shumė vendime

Pėr falje,

Miqėsira

Dashuri

Asnjė pėr ligėsi…

S’dua tė dal nga vetvetja.

 

3

Sodis me nge,

Trajtat e hijeve tė njerėzve,

Pa patur frikė se mė urrejnė,

Vetėm pse i shoh.

U vesh atyre tipare paqėsore,

Deri nė lodhje.

Nuk i sodis dot,

Zotėrit e tyre.

 

4

Copėra akujsh,

Notojnė nė sytė tuaj.

Detėrat tradhėtie,

Ē’duan tė bėjnė me mua?!!

Ngrohtėsia e shqetėsimit tim

Mundohet ti shkrijė.

Tym e pafajėsi

Mė kanė pushtuar.

Pėrpiqem tė gjej njė mėnyrė

Akujt t’i shkrij.

 

5

Kam zėnė pėrkrahu

Trishtimin,

Tė shkoj tė takoj harresėn.

E nė vend qė tė arrij qėllimin tim,

Kur bėhemi tre,

Zihemi.

Largohem…

Sakaq sherri pushon,

E ata mė ndjekin pas.

 

Vera Istrefi

 

Poezi nga pėrmbledhja : “Nėnqeshja e ėmbėl” (2001)

 

 

 

 

 

 

 

KUFIRI OSE-OSE

Mos mė ndjek pas kujtim i egėr,
S’dua tė tė kujtoj vrazhdėsi qė mė kaplove mua dhe popullin tim.
Hije e zezė qė mbulove jeten dhe ėndrrat tona.
Ik nga unė trishtim qė ende jeton thellė nė qenjen time.
Pse o qjellė ishe aq i pameshireshem atėbotė,
Qė cdo ditė murmurisje rėnd e mė rėnd?
Pse o djellė ngrohe gjithėsinė,e ne na mbaje akullė tė ngrirė?
Atėbotė tė gjithė na paten harruar !
Jetonim pėr tė vdekur,donim tė vdisnim pėr tė jetuar!

ĖSHTĖ KJO ERRĖSIRĖ E DYFISHTĖ

Aty ku syrit dhe shpirtit i mungon drita,aty nuk shqiptohet dot as fjala,nuk ėshtė e lirė as frymėmarrja.
Ėshtė mesnatė,e qenjet pushojnė tė qeta,por pėr ēudi tinguj zerash mė trishtojnė mbrenda nė shpirt.
Por prap gjithėēka ėshtė e qetė dhe dhe pėr njė moment mė duket sikur po jetoj nė njė qetėsi apsolute.
Kam pershtypjen se gjithė bota ka ra nė gjumė dhe unė jam qenja e vetme qė po e sodis atė.
Dhe si “qenje e vetme” per momentin edhe mendimin e kam mė tė lirė dhe gati tė pakufizueshem.
Por ja qė pikerisht tani kur kam ketė perparsi,mendimi im ngurtesohet,duke mos ditur ta zgjedh objektin e studimit.Dhe nė fund vetem njė gjė ėshtė mase e vertet:se gjithė atė qė e studion njė kohė tė gjatė,nė ēast e mbulon mjegulla e pasigurisė.
Prandaj kjo ėshtė ėrresirė e dyfisht,syrit dhe shpirtit i shtohet etja pėr njė shkendijė ndriqimi.
Ėshtė e pamundur tė behėt sė paku njė hap para gjersa tė rrethon erresira e pafund,gjithėēka ėshtė e pakapshme.
Ku ta di pėr tė saten herė me duhet ta ndrroj kendveshtrimin dhe qendrimin e botėkuptimit tim.

 

DHĖMBJA IME…VETĖM UNĖ TĖ NJOH!

Mal dhėmbjesh po rritesh ēdo ēastė,
Oqeanė vuajtejsh nė shpirt fort m’ke vershu.
Po tė kaperdijė mė heshtje e ofshamė t’theksuar
Plotė mllef e urrejtje,pėr kėtė torturė jete qė jetoj.
Tė njohė vetėm unė o etje e pashuar,
O oqeanė fjalimi qė mbete pa u thenė,
Atė qė ndjej, e di vetėm shpirti im
njė botė tė terė helm brenda vehtės ai po mbanė,
kjo qė ndjehet nuk thuhet dot mė fjalė,
kam frikė sė njė ditė do pelcasė durimi,
do tė perfundoj n’marrėzi e as Perendia s’do t’mė fal.
Oh pse tė njoha pas kohe o lumturi e paarritur,
qė mė vrull tė shpejt jetės kthesė m’i dhe
nė udhekryqin e jetės mbeta rrugėmbyllur,
sa mė afer tė ndjeja aq mė larg mė le.
Lumturi e perjetshme m’u shfaqe mes vullkani,
mes ujrave tė turbullta qė mbysin nė thellėsi,
mes ėrrsirave tė tmerrshme dritė kush s’mė fali,
ėshė ky denim qė mė percjell nė perjetėsi.
Tė ruaj tė mbyllur vuajtje e mundimshme,
Nuk dua askush tė tė zbulonė,
Te ruaj mė kujdes dhėmbja ime e tmerrshme
Ndoshta koha tė sheron .

RRUGĖTIMI

P0…Ky ėshtė vėtem njė rrugėtim i gjatė, e i mundimėshem, ėshtė rrugė qė s’parashikohet dot,nisesh pėr parajsė e del nė ferr,vuan pikllimin e gjenė lumturinė.
E ē’ėshtė kjo?
S’ėshtė gjė tjetėr vetėm sė perpjekje e vazhdueshme.
Por ku shkon?
Eshtė e pamundur tė gjendet njė pergjigjje.
Vetem se ēdo njeri nga udhetaret ka njė qellim qė synon nė tė miren mė tė lartė,nė atė qė gjithėmon zgjidhet pėr hirė tė vet asaj,e ajo ėshtė LUMTURIJA kulmi i ēdo qellimi,por tė rrallė janė ata qė e arrinė.
Nderkaq e verteta ėshtė se natyra tė gjithė i krijoj tė lirė dhe tė paster,fatkeqesisht,pak prej tyre e ruajten atė liri dhe pasterti shpirterore.
Dhe ja ketu njė bashkėudhetar qė i buzeqeshur kishte kaluar njė pjesė udhetimi,tani e mbysin lot pikllimi,tjetri ishte shumė i vuajtur por tani ndjenja e lumturisė e ben t’i ērregulloj sjelljet.
Disa fluturojnė nė ketė udhetim dhe luten tė mos pėrfundoj,dhe shumė tė tjerė janė rob tė tij dhe me padurim presin fundin.
Fytyra tė ndryshme tė bashkėudhetareve tė mij,herė tė qeshura e herė tė mvrejtura nga hallet.
E ē’ėshtė ky udhetim i gjatė e i mundimshem qė njerėzija e quan: JETĖ??

ZOTI IM

Mė ndihmo qė dashurinė e pafund,
Ta gjej vetem nė Ty.

Mė jep forcėn e duhur,
Qė mos tė tregoj dobesinė time.

Mė jep kurajon e duhur,
Qė mos tė mė kaploj trishtimi.

Mė ndalo mė rreptesi kur sheh,
Qė po bej gjerat qė Ti s’i don.

Zoti im

Mė meshiro pėr veprimet e mia tė gabuara ,
Dhe mė ushqe shpirtin mė mbaresit tua.

Kujdesu pėr mua kur sheh qė po behem e pafuqishme,
Mos lejo qė qenjen time ta mbisundoj e keqja.

Mė ndalo krijimin e armiqesive,
Dhe mė jep mirėsinė qė tė mbaj miqėsitė.

Mos lejo tė mė mashtroj suksesi,
E as humbja tė mė hedh nė dėshprim.

Zoti im

Qėndro pėr here mė mua,
Kur ndjehem e thyer,e braktisur,dhe e perulur.

Qėndro mė mua edhe ateherė,
Kur ndjehem e lumtur,e pasur dhe e ngritur.

Mos mė deno pėr gabimet e bera nga mosdija,
Mė vetdijeso pėr mangesitė e mia.

Mė afro dhe mė lidh forte mė dashurinė tėnde HYJNORE,
Mos mė harro mua edhe kur unė tė harroj Ty.

Mė mbaj shpirtin tim tė paster,ashtu siq e ke krijuar Ti.
Mė jep mbarsinė qė mos tė tė deshproj Ty,

Zoti im.

 Afėrdita Xani