Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Kulturė 7 - PO, CILI INTELEKTUAL?

Shkruan: Ibrahim BERISHA

www.gazetaexpress.com

PO, CILI INTELEKTUAL?

 

Demokracitė sikur edhe tiranitė – diktaturat, nuk u krijuan dhe as nuk funksionojnė pa pjesėmarrjen e drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė tė intelektualėve politikė, pikėrisht me autoritetin dhe diskursin e tyre moralizues. Vėshtirė tė gjendet veprim barbar i ndonjė prijėsi apo sistemi represiv, mbas tė cilit tė mos qėndrojė njė garniturė ideatorėsh, nxitėsish intelektualė apo paraintelektualė, tė cilėt kryesisht projektojnė vendimin kolektiv tė kombit apo ideologjisė qė duan ta bėjnė realitet pushteti.

 

 

 

Praktika e mediokėrve politikanė pėr t’u paraqitur dhe qenė intelektualė tė mėdhenj dhe e mediokėrve intelektualė pėr tė qenė politikanė tė mėdhenj, ėshtė e keqja qė vazhdon tė ndodhė, shijen e sė cilės e ndjejnė dhe e njohin mė sė miri tė rinjtė e arsimuar.

Intelektuali pėrkufizohet si njeri qė mendon. Po, secili njeri mendon. Por, intelektuali e ka punė dhe profesion mendimin. Jeton, fiton, prej mendjes sė tij. Po jo secili qė e ka punė dhe profesion mendimin, ėshtė edhe intelektual. J. Le Goff shkroi njė pėrkufizim qė citohet shpesh, me tė cilin ai intelektualin e pėrcakton jo vetėm si njeri qė ka profesion mendimin, por ka edhe aftėsinė pėr tė pėrcjellur mendimet e tij tek tė tjerėt. Filozofi Zhan Pol Sartėr ia pranon intelektualit, krahas mendimit profesional edhe angazhimin e tij kritik. Pra, krahas pėrkatėsisė njė profili kontribues shkencor apo krijues, ai mund tė jetė edhe i angazhuar, po ky angazhim social, natyrisht nuk nėnkupton agresionin publik jokritik, johuman.

Pastaj, ka pėrkufizime skematike qė intelektualin e lidhin me shkallėn, studimin, akademizmin. Prapė, do thėnė se as ky pėrkufizim nuk pėrmbledh gjithė koloritin e mendimtarit. Ani tash kur titujt akademikė mund tė gjenden nė mintregje. Mund tė jetė dikush me gradat mė tė larta akademike, por tė mos di tė mendojė kurrė me mendjen e tij, kuptohet krijuese, logjike, objektive, kritike, dhe e kundėrta, njė autodidakt, shkėlqen me mendime dhe ide origjinale, lucide.

 

Intelektuali disponon me fakte dhe ide, prandaj nuk ėshtė e rastit pse zuri vend edhe qasja se ai zotėron tė drejtėn mbi tė vėrtetėn, qasje kjo jo rrallė e shndėrruar nė prodhues keqkuptimesh nė marrėdhėnien e tij me publikun dhe me standardin komunikues publik kulturor. Fjala vjen, servilizmi ėshtė njė nga adutet e dobishme. Parimisht, jo pak gjoja fakte dhe tė vėrteta, janė tė krijuar dhe nisur tutje nga pozita sistemore, sikur qė krijohet dhe shpėrndahet njė virus nga njė institut biologjik. Kanė infektuar dhe infektojnė edhe sot, ngjarje, realitete, duke i mbajtur sferėn publike nė orbitin e njė epidemie vazhdimisht kėrcėnuese.

Nė fund tė fundit, agresiviteti i intelektualėve dhe i pesudointelektualėve, tashmė nga ai ideologjik nė klientelik, buron nga kjo qasje adoptimi, se e vėrteta qoftė ajo edhe krejtėsisht e pavėrtetė, ėshtė e padiskutueshme dhe tė gjitha tė vėrtetat e tjera janė tė pavlefshme. Fama, privilegjet, suksesi skematik, kėto i arsyetojnė. Por, si thotė, Mario Vargas Llosa, ata qė shohin suksesin si qėllim kryesor, pėrziejnė ambiciet me lavdinė. Duan lavdinė me ēdo kusht dhe pa zgjedhur asnjė mjet arritjen e tij. Edhe, ata qė e duan tepėr shumė lavdinė lehtė nuk vdesin pa lavdi tė pėrkohshme.

 

Tė vėrtetat e tilla tė lavdishme janė ditore. Nuk janė as javore, mujore, aq mė pak shekullore. Ngase ato krijohen nė rrethana shėrbimi, pragamatizmi, emocionaliteti, kryesisht me qėllim dhe atmosferė pėrfitimi, madje, duke pėrdorur edhe dhunė dhe forcė tė imponueshme politike apo parapolitike. Duket kjo me mėnyrėn e komunikimit. Gjuha shtrembėrohet, ndotet, varfėrohet. Rigjiditeti nuk shtrihet vetėm nė mbatjen e diskursit kėrcėnues, qė ėshtė jo edhe aq shqetėsues nė njė shoqėri parademokratike, porse ai shndėrrohet nė realpolitikė, nė diskurs publik politik, me lumė kėrcėnimesh, pėrjashtues, fyes, sharės, shkatėrrues, etiketues dhe ekskluziv. Madje, ata bėjnė qė tė krenohen me kontributin pėr tė finalizuar konflikte dhe agresione publike.

Ky soj paraintelektuali jeton nga krizat, fshihet dhe bėhet pjesė e tyre, duke provuar tė ruajė statusin e privilegjuar, pameritueshėm. E kuptueshme, ėshtė ai gjithmonė nė anėn e mosndryshimit. Prandaj edhe nė Kosovė, nė kėtė sferė, krijuese, kulturore dhe shkencore, pothuajse, nuk ka asnjė reformė mė shumė se 20 vjet. Konservatorėt i kanė privilegjet gjerėsisht. Ata flasin pėr reformėn. Ata paraqiten si reformatorė. Po, nuk lejojnė reformėn. Nuk duhet harruar, siē thotė ekonomisti kanadez, Xhon Kenet Galbrait, intelektualėt mund t’u shėrbejnė jo vetėm forcave radikale, por edhe konservatore. Prandaj, politikanėt gjejnė frymėzim dhe mbėshtetje tek kėta vegjetues nė shoqėritė e krizės, pėr tė arsyetuar shkeljet dhe dėshtimet qė i bėjnė, po njėherėsh kėta intelektualė, vegjetimin e tyre e shesin si autoritet dhe status kreativ e modern duke marrė privilegjet pėr merita tė veēanta, qoftė tė jenė edhe plagjiatorė recidivė.

 

 

Demokracitė sikur edhe tiranitė – diktaturat, nuk u krijuan dhe as nuk funksionojnė pa pjesėmarrjen e drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė tė intelektualėve politikė, pikėrisht me autoritetin dhe diskursin e tyre moralizues. Vėshtirė tė gjendet veprim barbar i ndonjė prijėsi apo sistemi represiv, mbas tė cilit tė mos qėndrojė njė garniturė ideatorėsh, nxitėsish intelektualė apo paraintelektualė, tė cilėt kryesisht projektojnė vendimin kolektiv tė kombit apo ideologjisė qė duan ta bėjnė realitet pushteti. Kamuflimi i tillė, i cila i nėnshtrohet domosdoshmėrive gjoja morale, nė fakt, bart tendencėn qė ajo tė kontrollojė dhe tė sundojė plotėsisht politikėn reale. Kėshtu edhe nė institucionet kulturore dhe shkencore, flihet si nė zyrat arkaike administrative.

Nė njė gjendje tė tillė krize, vėrtet, cili mund tė jetė veprimi mė i mirė i mundshėm i intelektualit? Njė pėrgjigje lidhur me kėtė dilemė ka provuar tė japė Pinter Harold, dramaturgu kundėrthėnės anglez, fitues i Ēmimit Nobel pėr Letėrsi, nė esenė Tė jesh intelektual sot. Ai, ndėr tė tjera, vlerėson se pėrpara intelektualit ekzistojnė disa mundėsi: tė heshtė dhe tė bėhet i marrė, tė protestojė, duke menduar se lufta pėr njė botė mė tė mirė ėshtė mė e rėndėsishme se fusha e krijimtarisė sė tij apo tė vėhet nė funksion tė pushtetarėve dhe tė rrijė e tė bėjė sehir, se si pafundėsisht keqpėrdoren vlerat e punės sė tij.

 

Me intelektualėt pa frymė logjike dhe kritike, frymėmarrja kolektive e secilit vend ėshtė e dobėt dhe pa shenja se do tė forcohet. Kolektivja, ėshtė ēadra e madhe e vegjetimit. Prandaj, nuk ka njė pėrgjegjėsi pėr punėt, aty ku ka edhe refuzim masiv pėr ndryshime. Si tė ndodhė ndryshimi? A duhet njė treg mė i hapur, mė konkurrues dhe mė vlerėsues qė tė shmanget profili ideologjiko-politik e klientelist qė ėshtė dominues gjithmonė nėpėr institucione, nėpėr tė cilat pėrzihet secila dora e zgjatur e mediokritetit politik?

E qartė, nuk ėshtė e lehtė, sepse privilegjet titullare tė autoritetit publik nuk i janė shtruar njė vlerėsimi thjesht profesional.

Prandaj, nuk pranohet se ekziston kriza e privilegjeve, e cila nuk i ėshtė shtruar asnjėherė njė vlerėsimi tė plotė, pėr tė qartėsuar hierarkinė e krijuar, bazuar kryesisht nė trashėgiminė politike, klineteliste apo edhe administrativo-burokratike. Jo pak intelektualė shfrytėzojnė autoritetin e qeveritarėve apo tė qendrave tė forcės, pėr tė rritur autoritetin e tyre publik.

Prandaj, nuk ėshtė risi. Nė shoqėritė ku ka pasur dhe ka konfuzion real, nuk ėshtė pranuar dhe as nuk pranohet ndonjė kriza. Pranimi do tė thotė rishikim, rivlerėsim, reformė, nė tė cilėn humben piramidat e krijuara me mjegull tė natės.

Faji pėr kėtė gjendje varfėrie intelektuale nuk bie vetėm mbi politikanėt dhe politikat mediokre, por edhe mbi intelektualėt politikė. E vėrteta, kjo pėrzierje e mediokėrve politikanė pėr t’u paraqitur dhe qenė intelektualė tė mėdhenj dhe e mediokėrve intelektualė pėr tė qenė politikanė tė mėdhenj, ėshtė fatkeqėsia qė vazhdon tė ndodhė, shijen e sė cilės e ndjejnė mė sė miri tė rinjtė e arsimuar.