Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Plaēka tė vjetra

Shkruan: Guy de MAUPASSANT

Pėrktheu: Kristaq KOTONIKA

Gazetakritika

      

PLAĒKA TĖ VJETRA

 

     Prandaj nė pėrplasjen mė tė parė zemra jonė thyhet. Ne presim me zemėr tė hapur tė na vijnė njė mori ngjarjesh tė gėzuara pėr t’u lumturuar, por nuk arrijmė as njė gjysmė tė lumturisė, prandaj dhe menjėherė ngashėrehemi.

 

 

E dashura ime Koletta!

 

Nuk e di nė se ty tė kujtohet njė varg i Sante- Buve- sė qė e lexonim sė bashku e qė mė ka mbetur nė kujtesėn time; ai varg mė thotė shumė gjėra dhe shpesh herė pėr njė farė kohe ma qetėson zemrėn time. Ja ai varg;

“Tė lindesh, tė jetosh dhe tė vdesėsh nė shtėpinė tėnde tė vjetėr.”

Tashmė kam mbetur krejt e vetėm nė kėtė shtėpi ku linda, ku jetoj dhe ku kam shpresė tė vdes.

Jo tė gjitha ditėt kanė qenė tė gėzuara, por ėshtė njė gjė e kėndshme sepse mua kėtu mė rrethojnė kujtimet.

Im bir, Enriku, ėshtė avokat dhe vjen e rri kėtu me mua vetėm dy muaj nė vit.

Ime bijė, - Xhovana- , jeton me tė shoqin nė skajin tjetėr tė Francės dhe ēdo vjeshtė shkoj unė tek ajo. Prandaj kėtu kam mbetur e vetme, krejt e vetme, por e rrethuar nga sendet e familjes qė mė flasin pa reshtur pėr tė afėrmit e mi, si pėr ata qė kanė vdekur dhe pėr ata qė janė gjallė, por qė janė larg.

Jam e moshuar dhe nuk lexoj shumė por, mendoj vazhdimisht, ose mė saktė ėndėrroj. Oh! nuk ėndėrroj mė si ėndėrroja njė herė e njė kohė. Tė kujtohen fantazitė tona tė marra, aventurat qė mendja jonė e marrė e njėzetvjeēareve arkitektonte, apo gjithė horizontet e lumtura qė parafytyronim? ! Asgjė nga ato sa ėndėrruam nuk u realizua. Ose mė mirė e kundėrta, ato mė pak joshėse, mė pak tė kėndshme e mė pak poetike por qė pėr atė kohė mjaftonin pėr tė na ndihmuar nė betejėn pėr tė gjetur rrugėn e duhur nė jetė, u realizuan.

E di ti pse ne gratė jemi kaq shumė tė prira pėr tė qenė fatkeqe? Sepse nė rini kemi pasur shumė besim tek kumtėria. Ne nuk jemi edukuar asnjėherė me mendimin pėr t’u ndeshur, pėr tė luftuar nė pėrballimin e vėshtirėsive apo pėr tė pėrballuar vuajtjet. Prandaj nė pėrplasjen mė tė parė zemra jonė thyhet. Ne presim me zemėr tė hapur tė na vijnė njė mori ngjarjesh tė gėzuara pėr t’u lumturuar, por nuk arrijmė as njė gjysmė tė lumturisė, prandaj dhe menjėherė ngashėrehemi.

Lumturinė,...... lumturinė e vėrtetė tė ėndrrave tona, unė tashmė kam mėsuar ta njoh. Ajo nuk konsiston nė arritjen e njė gėzimi tė madh, sepse kėto lloj gėzimesh janė shumė tė rrallė e shumė tė shkurtėr, prandaj dhe lumturitė e mėdha qė lidhen me shpresėn e pa fund tė mbritjes sė kėtyre lloj ngazėllimeve, - qė nuk vijnė kurrė- , nuk realizohen. Lumturia, ėshtė pritja gazmore, ėshtė horizonti i shpresave, ėshtė pra njė iluzion i vazhduar, i pa fund. Po, e dashura ime, mė tė bukura se iluzionet nuk ka. Unė edhe pse e moshuar, i kam gjithnjė, ēdo ditė jetoj me to. Vetėm se kanė ndryshuar motivet, sepse dėshirat e mija nuk janė mė ato tė rinisė. Tė thashė, pjesėn mė tė madhe tė kohės e kaloj duke ėndėrruar. E ē’mund tė bėj tjetėr? Kam dy mėnyra pėr tė ėndėrruar, do tė t’i tregoj, mbase do tė shėrbejnė edhe ty.

Oh! E para ėshtė shumė e thjeshtė ; ajo konsiston nė qėndrimin para zjarrit tė oxhakut, nė njė poltron tė ulėt e tė butė pėr eshtrat e mija tė plakura, dhe t’i hedhėsh mendimet nė kohėn e kaluar pėr gjėrat qė kemi lėnė prapa. Sa e shkurtėr ėshtė jeta! Veēanėrisht tė sjellėsh ndėr mend ato qė ke kaluar tėrėsisht nė tė njėjtin vend:

“Tė lindesh, jetosh dhe tė vdesėsh nė shtėpinė tėnde tė vjetėr.“

Kujtimet janė tė lidhura ngushtė me njėra tjetrėn, e kur je nė moshė madhore, tė ngjan sikur kanė kaluar vetėm disa ditė nga kur ishe e re. Po, po, gjithēka kalon lehtėsisht para teje sikur tė ishte njė ditė mė parė : mėngjesi, mesdita, mbrėmja. Dhe ja, fillon nata, nata pa agim.

Duke vrojtuar zjarrin pėr orė e orė tė tėra, e kaluara tė duket sikur tė ishte dje. Nuk e di mė se ku gjendesh; ėndrra tė rrėmben dhe para teje kalon e gjithė jeta jote. Shpesh kam iluzionin e tė qenit vajzė e vogėl, apo shpesh herė mė ngatėrrohen vrundujt e jetės me ditė tė tjera, ndjej sensacionet e rinisė, tė njėjtat hove, tė njėjtat rrahje tė zemrės, gjithēka tė asaj energjie tė njė tetėmbėdhjetėvjeēareje dhe kam kthjelltėsinė si tė njė realiteti tė ri tė vizioneve pėr gjithė gjėrat e harruara.

 

 

Oh! Sa jam gjithnjė e mbushur me gėzim prej kujtimeve te shėtitjeve tė mija tė vajzėrisė! .

Atje, mbi poltronin para oxhakut tim, kam riparė ēuditėrisht, - mbrėmjen e kaluar- , njė perėndim tė diellit pėrtej malit tė Shėn Mikelit dhe menjėherė mė pas njė gjueti me kuaj nė kėshtjellėn e Urvill- it, nė aromėn e rėrės sė lagur, tė gjetheve tė mbuluara me vesė dhe diellin duke dalė e duke lėshuar ngrohtėsinė e rezeve tė para tė tij, ndėrsa unė kalėroja nėpėr pyje.

E gjithė kjo qė parafytyrova atė mbrėmje, entuziazmi im poetik para shtrirjes sė pa fund tė detit, gėzimi im i madh dhe fėshfėrimat ledhatuese tė degėve tė drurėve tė pyllit, trillet e mija te vogla, gjithė grimcat e ėndrrave, tė dėshirave, ndjenjave, tė gjitha, tė gjitha mu kthyen nė kujtesėn time si tė gjendesha atje, sikur nuk i kisha kaluar tė pesėdhjetė vjetėt qė e kanė ftohur gjakun tim dhe i kanė ndryshuar krejt shpresat e mija.

Mėnyra tjetėr pėr tė riparė tė kaluarėn ėshtė edhe mė e mirė.

Ti e di, por, mbase dhe nuk e di e dashura ime Koletta, qė nė shtėpinė tonė asgjė nuk ėshtė prishur apo humbur. Ne kemi sipėr nėn ēati, njė dhomė tė madhe qė nuk pėrdoret pėr banim, qė quhet dhoma e plaēkave tė vjetra. Ēdo gjė qė nuk shėrbente mė, vendosej aty. Shpesh unė ngjitem nė kėtė dhomė dhe vrojtoj rreth e qark. Aty kam gjetur njė mori sendesh te vjetra, pėr tė cilat nuk kam menduar kurrė se njė ditė do tė mė kujtonin njė botė tė tėrė gjėrash. Nuk kam treguar kujdes pėr kėta “ miq” tė vjetėr e tė papėrdorshėm, por tė mirė e qė i njoh qysh nga fėmijėria ime e hershme dhe me tė cilėt janė tė lidhura kujtimet e ngjarjeve, tė gėzimeve e hidhėrimeve, janė tė lidhur me historikun e familjes sonė. Prania e tyre nė jetėn tonė u ka dhėnė njė farė personaliteti, njė lloj fizionomie; ata kanė qenė shokė tė orėve tona, tė kėnaqėsisė e tė melankolisė, tė vetmit shokė qė jemi tė sigurt se nuk do t’i humbasim, qė nuk do tė vdesin si tė tjerėt, si ata, fytyrat e tė cilėve, sytė e tyre tė dashur, goja e zėri i tyre, kanė humbur pėr gjithnjė.

Por, nė kėtė grumbull sendesh unė gjej ēikėrrima tė vjetra qė kanė qėndruar aty pėr dyzet vjet, e ndonėse shumė pranė nesh, nuk e kanė tėrhequr vėmendjen tonė asnjė herė mė parė, ndėrsa tani qė i rishoh papritmas, marrin njė rėndėsi, njė domethėnie tė dashurive tė vjetra. Mė ka bėrė pėrshtypje qė pėr persona tė njohur vagėllimthi, pėr tė cilėt nuk kemi treguar ndonjė interes tė veēante atėherė, tani, pėr ndonjė rast tė takimit tė tyre atėherė nė ndonjė mbrėmje, pėr ndonjė send tė vogėl tė tyre tė mbetur kėtu, i sjell ndėrmend bisedat apo intimitete tė tyre, ato qė askush nuk t’ i beson.

Duke shkuar nga njė send tek tjetri me zemėr qė mė dridhet, them: “ Ptu, e theva kėtė objekt nė mbrėmjen kur Paolo u nis pėr nė Lion”, ose, “Ah! Ja feneri i mamasė qė i shėrbente pėr tė shkuar nė kishė nė atė dimėr”.

Sipėr, ka dhe gjėra qė nuk mė dėshmojnė asgjė se kanė prejardhje nga tė afėrmit e njė kohe mė tė parė, gjėra qė askush nga tė gjallėt aktualė nuk i ka parė kurrė, tė cilave askush nuk u a di historinė, pėr tė cilat askush nuk kujton cilėt kanė qenė poseduesit e tyre dhe aventurat qė ata kanė bėrė. Kurrkush nuk i ka parė duar e atyre qė i kanė servirur ato sende, apo dhe sytė me tė cilat i kanė parė ato. Mė kanė bėrė tė mendohem gjatė kėto sende. Ato mė duken si plaēka tė braktisura tė atyre miqve qė kanė vdekur dikur.

Ti, e dashur Kolettė, ti nuk mund ta kuptosh gjithė kėtė sa tė tregova dhe mundet tė qeshėsh me sjelljet e mija tė ēuditshme, me manitė e mija foshnjore e sentimentale. Ti je njė parisiene, e ju parisienet nuk e njihni dhe as e kuptoni kėtė botėn tonė tė brendshme shpirtėrore, kėtė fantazi tė vetė zemrės. Ju jetoni vetėm pėr anėn e jashtme, tė dukshme dhe me tė gjitha mendimet tuaja nė erė.

Unė duke jetuar nė vetmi, nuk mund tė flas veēse pėr ehte.

Mė kthe pėrgjigje e mė trego pėr veten tėnde, sepse unė ashtu mund tė vendosem nė vendin tėnd, ashtu si ti nesėr mund tė vendosesh nė timin. Por ti nuk ke pėr ta kuptuar kurrė vargun e Sainte- Beuve- sė

“Tė lindesh, jetosh dhe vdesėsh nė shtėpinė tėnde tė vjetėr”

Njėmijė tė puthura o mikesha ime e vjetėr.

Addaide

            Botuar ne “Zhil Blas” mė 29 mars 1882.

Sen –Bov (1804 – 1869 ) – poet francez i shkollės romantike, mė vonė kritik i mirėnjohur.