.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera - Piramidat

Shkruan: Adem KOLGECI

        DYZET SHEKUJ VIGJILOJNĖ MBI MBRETĖRINĖ E GURĖZUAR TĖ FARAONĖVE

 

                   Nė majin e but tė vitit 1879, kur “korzikani i krisur”, Napoeloni, me 328 anije dhe 38000 ushtarė mė tė mirė, u derdh nga limani Tulon (duke mbushur detin azur) nė drejtim tė Egjiptit dhe kur arriti nė brigjet enigmatike tė Egjiptit madhėshtor, u tha me tė drejtė ushtarėve: “Ushtarė, kujdes! Dyzet shekuj shikojnė nga lart mbi ju!”

           

            Nė majin e but tė vitit 1879, kur “korzikani i krisur”, Napoeloni, me 328 anije dhe 38000 ushtarė mė tė mirė, u derdh nga limani Tulon (duke mbushur detin azur) nė drejtim tė Egjiptit dhe kur arriti nė brigjet enigmatike tė Egjiptit madhėshtor, u tha me tė drejtė ushtarėve: “Ushtarė, kujdes! Dyzet shekuj shikojnė nga lart mbi ju!”

            Vėrtet sot, nėse njeriu do tė merret me ēuditė mė karakteristike tė botės sonė, pothuaj ėshtė e pamundshme qė ta bind veten tė zgjedh diēka tjetėr e t’i mėnjanojė piramidat e famshme tė Gizesė sė Egjiptit, padyshim ndėrtesat me misterioze tė kohės sė lashtė.

            Pėr to flet edhe babai i historisė, Heroditi, i cili 450 vjet p.e.r. bėri njė udhėtim nė Egjiptin e lashtė dhe vizitoi mbretėrinė e vdekur, por tė gurėzuar tė faraonėve. Pėr to flasin e shkruajnė qindra e mijėra hulumtues, shkencėtarė, gazetarė e njerėz tė tjerė ankande botės. E u ndėrtuan para 4500 vjetėsh, diku rreth viteve 2650 dhe 2550 p.e.r. Pra, 45 shekuj mė parė u ndėrtuan te Gizeja e Egjiptit tri piramidat e mėdha: e Keopsit, e Kefrenit dhe e Mikerinit - piramidat e tre mbretėrve nga dinastia e katėrt, pėr tė cilėt nuk dihet shumėēka, por se janė ndėrtuesit e piramidave. Dhe, nga atėherė e gjerė mė sot, thuaja nė kontinuitet, njė vel misterioz i mbėshtjell kėto ndėrtesa grandioze.

            Vetė arsyeja e ndėrtimit tė tyre ėshtė njė enigmė nė vete pėr historinė e kohės sė re. Enigma qė imponohet fill pas kėsaj ėshtė mėnyra e ndėrtimit tė tyre, aq mė tepėr kur tė kihet parasysh se nė muret e tyre madhėshtore ndodhen gurė qė peshojnė edhe nga disa tonelate. Madje, supozohet se kėta gurė janė sjellė nga malet e largėta tė Libisė. Por misteriozitetin e tyre e bėjnė mė misterioz sidomos fenomenet e ndryshme, tė pashpjegueshme, qė ndodhin me hulumtuesė e shkencėtarė tė ndryshėm, tė cilėt me ngulmim dėshirojnė t’i zbulojnė fshehtėsitė e tyre. Ta zėmė, nė disa raste ėshtė bėrė zhdukja e tyre “pa shenjė e dok”, (si, p.sh.: herėn e fundit, mė 1988, kur u zhdukėn nė piramidėn e Keposit hulumtuesit amerikanė Vili Q. dhe Skot S., fenomen qė pėrshkruhet nė librin, “Ē’fshehin piramidat egjiptiane”). Mandej, shumė prej hulumtuesve kėmbėngulės janė sėmurė me kohė nga sėmundje tė pashpjegueshme. Sakaq, sot, nė botė pėrhapen teza se edhe virusi misterioz i AIDS-it ėshtė mallkim i fjetur nė sarkofagun e faraonit tė famshėm Tutankamonit; dhe sipas kėsaj teorie, virusi u gjet nė liri mė 1922, kur u zbulua varri i faraonit tė famshėm, kurse u pėrhap nė Amerikė nė vitet e shtatėdhjeta tė kėtij shekulli kur u hapa atje ekspozita me objekte nga varrezat e kėtij faraoni.

            Piramida e madhe (e Keopsit) ėshtė mė e bukura nga gjithsej tetėdhjetė piramidat, sa dikur ishin tė ndėrtuara nė Egjipt, e nga tė cilat sot ruhen vetėm tridhjetė. Pėrpos nga madhėsia, ajo ėshtė e veēantė edhe pėr shumėēka tjetėr. Para sė gjithash, ndėrtimi i njė ndėrtese tė tillė gjigante, para katėr mijė vjetėsh, pothuaj as qė mund tė merret me mend. Sa pėr ilustrim, tė theksojmė se prej saj do tė mund tė ndėrtohej njė mur i lartė 1 m, i gjerė 30 cm, kurse i gjatė 8480 km. Apo tė gjitha katedralet dhe kishat, tė cilat janė ndėrtuar nė Angli nga koha e Krishtit e kėndej, do tė mund tė rindėrtoheshin nga materiali i kėsaj piramide. Vlerėsohet se pėrmban 2.400.000 blloqe gurėsh, tė rėndė nga 2.5 deri nė 70 tonelata. Sakaq, krejt kėta gurė supozohet se janė bartur nga largėsia prej 800 km. Prandaj, ne sot akoma nuk dimė se si ka mundur tė ngritėt njė arkitekturė e tillė e pėrsosur. Pėr ndėrtimin e saj, padyshim, kanė qenė tė nevojshme shumė vite punė tė mundimshme, qindėramijėra njerėz, si dhe mjaftė njohės tė mirė tė mjeshtėrisė sė ndėrtimit dhe tė karakteristikave tė konfiguracionit.

            Kush ka mundur tė organizojė njė projekt tė tillė? Si janė ushqyer njerėzit, duke marr parasysh se i tėrė projekti ėshtė realizuar nė shkretėtirėn e pafund?  Si ia kanė arritur qė aq bukur t’i latojnė gurėt dhe t’i palojnė ata, sa as copa mė e hollė e letrės nuk mund tė futet midis tyre? Dhe, kėshtu pyetjet edhe mė tej rrjedhin.

            Asgjė, sa i pėrket piramidės sė madhe, nuk ėshtė e rastit. Pozita e saj ėshtė saktė nė qendrėn e masės tokėsore. Boshti veri - jug, i  cili ėshtė 31o 9’ nė lindje tė Graniēit, ėshtė meridiani mė i gjatė tokėsor; kurse boshti lindje - perėndim, 29o  e 58’ e 51’ kah veriu - ėshtė paralelja mė e gjatė tokėsore. Pesha e piramidė sė madhe ėshtė 1020 e peshės sė Tokės dhe na e mundėson ta llogarisim largėsinė e Tokės nga Dielli. Sipas piramidės, kjo largėsi pėrfshinė 93 milion milje, qė nė krahasim me matjet shkencore qė llogarisin largėsinė tėrėsore prej 92.900.000 milje, ėshtė pothuajse e saktė.

            Po e pėrfundoj me fjalėn e urtė arabe, qė thotė: “koha u bėnė ballė tė gjithave, kurse piramidat i bėjnė ballė kohės”. Vėrtetė, njė pėrballim i pėrcjellė me enigma tė pafundme qė, herė pas here, lajmėrohen nga errėsira e sė panjohurės dhe presin reflektorėt e diturisė qė t’i shndrisin.

            Pra, dyzet shekuj vigjilojnė nga lartė mbi mbretėrinė e gurėzuar tė faraonėve tė Egjiptit, njė nga ēudit mė karakteristike, mė madhėshtore por edhe mė enigmatike tė botės sonė.