Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - CIKĖL ME POEZI

Shkruan:  Pėrparim HYSI

CIKĖL ME POEZI

 

SA VENDE TĖ BUKURA QĖ KA BOTA!

 

Sa vende tė bukura qė ka bota
Ku dora e njeriut ka bėrė mrekullinė
Dhe nuk ke pse u futesh hamendėsive tė kota
Dukesh se pėrpara ke  magjinė.

 

 

 

 

SEPETJA ME VARGJE

 

E hapa sot sepeten e vjetėr
Dhe gjeta nė tė fletore me vargje

Mė duket sikur kam qenė tjetėr
Mė duket sikur nuk jam nga kjo "lagje?!"

 

Zakonisht, kam shkruar pėr dashurinė

Sikur tė kem lindur nė "Ditėn e dashurisė"
Nėpėr fletkat e verdha qėmtoj poezinė
Dhe zė mbresohem prej nostalgjisė.

 

Se dikam tė shkruaj dhe ndryshe
Nė fletkat e zverdhura e shoh

Dhe tė mė besoni: pa si e qyshe?

Mbresohem  dhe  zė nxier ndonjė "oh!"

 

Eh, moj sepetja ime e vjetėr!
Qė mbushur qenke me vargje

Unė jam dhe nuk jam tjetėr
Gjykojini, por ju lutem: jo tallje!

 

Kam shkruar ashtu si kam ndjerė
Dhe nuk luaj nga "istikami!"
Kanė apo nuk  kanė vlerė

Varet nga ju: veē vargjet mos m'i shani!

 

4 nėntor  2014

 

 

 

SA VENDE TĖ BUKURA QĖ KA BOTA!

 

Sa vende tė bukura qė ka bota
Ku dora e njeriut ka bėrė mrekullinė
Dhe nuk ke pse u futesh hamendėsive tė kota
Dukesh se pėrpara ke  magjinė.

 

S'do mend. Prekesh e mbushesh shend
Sado negativist e nihilist mund tė jesh
Por mua mendja mė rri veē tek imi vend
Dhe them:- Jo. Mė tė bukur vend s'mund tė gjesh!

 

Le ta braktisė kėtė vend kush tė dojė
Kurse unė, vetėm atje dua tė jap frymė!
Ta dini: vendin tim me asgjė nuk e ndėrroj
Mbi gjithė bukuritė qė ka bota, unė vė Shqipėrinė.

 

Florida, 29 janar  2003

 

 

 

NUK SHOH DOT NJERI TĖ BRENGOSUR

Nuk e di, po nuk shoh dot njeri tė brengosur
Sa e shoh, mė kap dėshira qė brengėn t'ia heqė

Me hallet e tė tjerėve, shpesh jam "nakatosur"
Dhe ka ndodhur qė ta kem pėsuar dhe keq.

 

Natyrisht, unė nuk kam shkopin magjik

Qė sa ta prek dhe ndodhi mrekullia

Por brenga e tjetrit mė bėn aq nevrik
Sa zė e qahem tek vet Perėndia.

 

Duket se mė tepėr ankohem se sa qahem

Se nuk shoh dot njeri tė brengosur
Mundohem ta ndihmoj, nga halli i tij s'ndahem

Kėshtu mendoj kėtė jetė kam pėr ta sosur.

 

Florida, 29 janar 2003

 

 

 

NUK MĖ PĖLQEN

 

Nuk mė pėlqen qė tė ha nė njė restorant luksoz
Ku takėmet janė tė gjitha tė argjėnda.
Mė  pėlqen mė shumė njė tavernė qė tymos
Se aty gjej gatime siē m'i bėnte nėna.

Nė restorant luksoz jam si zogu ndėr leqe
Se bėhem nervoz, se kėrkohet politesė
Jam si njė elefant nė njė pallat me qelqe
Se dhe pėr tė ngrėnė, u dashka "licencė"

 

Florida, 30 janar  2003

 

 

 

BOSH

 

Boshėsia mė tramaks
Neveritėse zbraztėsia
Gati tė pėllcas
Po s'shkrova dy vija.

Njė ditė tė mos shkruaj

Qoftė dhe dy  rreshta
Ta dini qė vuaj
S'mė rri mirė "kapela"

 

Tė shkruarit ēdo ditė

Mė ėshtė bėrė si shok
Lexues! Mos u ēudit:

- Pa shkruar, jam "ulok!"

 

 

 

POETĖT HERMETIKĖ

Poetėt hermetikė qė kam njohur nė kohėra
Ma mbushėn kokėn me shumė tė "panjohura"
Sikur nuk lexoj poezi, po sikur bėj  algjebėr

Dhe ngjajnė si "Ufo", ardhur nga planet tjetėr.

 

Lexoj poezinė e iks poeti
Dhe zė e bėhem pak "rrėmujė"
Se ndodh si me punėn e atij mullirit:

-Mirė mulliri ėshtė prej ere,

Po nga i vjen ujė?!!!

 

Florida, 1 shkurt  2003

 

 

 

Kalėroj nėpėr kujtimet *

 

 

NĖ MBETSHA KĖNDEJ PARI

 

Nė mbetsha kėndej pari ku mė solli krejt, rastėsia,
Jo. Kurrė s'mė ikėn malli.  Malli i vendit: Shqipėria.
Se pėr natė mė del nė ėndėrr, gjumė nuk fle aspak rehat
Mė regėtin e shkreta zėmėr dhe nga malli jam "sakat"

 

Se mė grryen mua keqas malli, ndaj po mpakem, po firoj

Dhe, nė mbetsha kėndej pari, Shqipėri, nuk tė harroj.

 

 

 

ANKESA E NJĖ "LYRASHI"

 

Njė "lyrash" nga ata  tė "fortėt" po ankohet:

-Policia e ka dhunuar padrejtėsisht?!!!
Nė komitetin e Helsinkit drejtohet:

-Ē'ėshtė kjo sjellje policėsh, harbutėrisht?!!!

 

Arsyet e "dhunės" lyrashi nuk i tregon
(Ngjasme u dhunua fare kot!!!)
Se ēfarė "hyneri" bėri... veē gulēon
Helsinki, pėr ēudi, lyrashin mbron.

 

"Lyrashi" kapėrdisur mbi "Bens" demonstron forcė

(Njė zonje ia bėri kostumin tė tėrin baltė)
Ndaj dhe policia ndėrhyri dhe e mori "osh"
Kėtė lyrash qė emrin e ka bajgė.

Unė nuk e kuptoj fare komitetin e Helsinkit
Qė merr nėn mbrojtje kėto "specie tė veēanta"
Kundėr tyre dhe forcėn dhe ligjin

Se, ndryshe, do na hipin kaliqafa.

 

 

 

"VRASJA" E SHEKSPIRIT

 

E pashė Shekspirin nė Irak, tė "vrarė"
E pashė nė njė bibliotekė nė Bagdat
Dy plumba  nė sytė dhe njė mu nė ballė
Tė vrasėsh Shekspirin a nuk bėn mėkat?

 

U derdh anarshia mbi tufėn me libra
Portretet qė gjetėn, i qėlluan me plumba.
Turmat si turmat: si ujqit duan dimra
Tė vrasėsh Poetėt sikur vret pėllumba.

 

 

Pse nuk i ndaluan nė vrullin e shplarė
Lejuan  qė tė prishnin gjithēka me vlerė

Kur pashė Shekspirin ashtu, tė vrarė
Anarshia dhe turmat mė sjellin tė vjellė.

 

 

 

OPOPO SI QENKA JETA

 

Opopo si qenka jeta!

Ka pėrpjeta, tatėpjeta.
Je i ri dhe ke fuqi
Tė do gruaja e fėmijė.

 

Mė pastaj, mė pastaj

Mos pandeh se ėshtė kollaj.
Nė u plake, s 'ke gjėkafshė
Ik, zhduku! Mbathja! Marsh!

 

Mos kujtoni se po shtoj
Ėshtė kėshtu (shumėkush provoi)
E ēuditshme qenka jeta

Tė shikojnė veē nga kuleta.

 

Nė s'ke gjė nė kuletė
Nuk ke vlerė dhe je pėr ibret.
Nė mos do qė ta pėsosh,
Mos e mbaj kuletėn bosh.

 

Jeta ėshtė veē interes

Ėshtė si farsė me disa pjesė.
Asgjė s'shpik, me sy e shoh
Se unė shkruaj pėr ē'ka dhe njoh.

 

Le ta kesh dhe kokėn plot
Asnjeri s'tė njeh pėr zot.
Respektohet veē kuleta
Ja, kėshtu, ėshtė e vėrteta.

Mblidhe mendjen dhe kurse!

Nesėr mos bėsh "olele!"
Sidomos nė pleqėri
Do tė duhet, o njeri!

 

Tash e thashė dhe e mbarova

Jetė, moj jetė, tė provova.
Po t'mė pyesni si shkon jeta?

Djalė e vajzė ėshtė veē kuleta.

 

* Janė shkruar nė prill 2003. Sillen pėr botim pėr herė tė parė.

 

Tiranė, 14 tetor  2014

 

 

 

TI  JE GJITHMONĖ MES NESH  *

 

( poezi jubilare)

 

In memoriam, Riza Lahit

 

Ti je gjithmonė mes nesh, 

O i bukuri, RIZA LAHI!

Nė se sot e shkruaj kėtė vjershė,

Mė dhėmb shpirti, mė dhėmb xhani.

 

Jam i tėri mbushur dhimbje
Se ti ike krejt papritur
Kam  njė pyetje pa pėrgjigje:

- Pse tė gjithė jemi goditur?!

 

Ikja jote- tramundanė

Na goditi mu nė shpirt?
Kush nga ne harron Rizanė?

Si ai, kish altruist?!

 

Veē ai qe shend e verė
Sa humor! Ē'hokatar!
E kujtoj  me shpirtin vrer

Nesėr do ta shoh tė gjallė !!!

 

Nesėr- mbrėmja jubilare
Salla plot miq dhe shokė
A mund t'i mungoj asaj salle

Riza Lahi nė bashodė?

 

Pėr atė enkas do mblidhemi
Se pėr tė na  ka marrė malli
Nė se doni qė ta "shihni"

Aty gjallė do jetė Riza Lahi.

 

Tėrė jetės pėrmbi libra

(vet i shkroi tridhjetė e pesė)

Nėpėr libra pėrzė dimra

Nėpėr libra: gaz e shpresė.

 

Gaz e shpresė qe mbushur vet
Gaz, humor nė tavolinė

Mbeti veē mbi biēikletė

E pėrbuzte pasurinė.

 

Pati njė shpirt prej kurbati
Mes kurbatėve kish "limer"
Riza Lahi qe shpirtmjalti
Pėr kė  vallė nuk u bė diell?

 

 

Mu atje, tek ministria,
Bėhet mbrėmja si homazh

Pėr ty Riza Lahi- BUKURIA
Kushdo do lėrė njė mesazh.

 

Unė e thashė fjalėn time

Me sa munda, miku im!

Zemra-copė e thėrrime
Flama lotin qė mė shkim...

 

* e kam shkruar enkas pėr mbrėmjen jubilare qė organizohet nesėr mė 16 tetor nė njė nga sallat e Ministrisė sė Kulturės.

 

Tiranė, 15 tetor 2014