Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - PĖR KĖ PO BIE MOJ KAMBANĖ

Shkruan: Adem ZAPLLUZHA

      

PĖR KĖ PO BIE MOJ KAMBANĖ

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Pėr kė po bie moj kambanė"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

 

 

ZOGJTĖ E ZIER

 

Miqtė e mi

Unė jam pranė jush

Sa herė qė doni mund tė mė prekni

Nuk jam i tejdukshėm

Por as nuk i pėrngjaj

Flluskės sė sapunit

 

Eci tok me ju

Jemi sa afėr

Po aq edhe larg njėri - tjetrit

Sa qė mund ta prekim

Thyerjen e hijes nė thellėsinė e ujit

 

Por prapė se prapė

Jemi larg shumė larg

Me dyshimet e mendimeve tona

Nėse mund tė ekzistojmė kėshtu

Do ishte njė mrekulli hyjnore

 

Jemi ose ndoshta duhej tė ishim

Gėzhoje tė vezėve tė ngjyrosura

Ku mund tė cicėrojnė

Zogjtė e zier

Sa shumė po i pėrngjan librave tė vjetėr

Kjo ekzistencė e rrjedhshme

 

 

 

PA LĖNĖ ASNJĖ SHENJĖ

 

Akoma nuk munda tė kuptoj

Por kėto gjallesa tė pangopshme   

Nuk janė

Por i pėrngjajnė ushejzave

 

Si gjuha e lėngtė

Ashtu edhe shpirti i tyre

Kanė njė formė shpatuke

Por janė tamam si njerėzit

Qė nuk i pėrngjajnė njėri - tjetrit

 

Janė pak mė ndryshe

Dhe ndryshe tė kafshojnė

Pa lėnė asnjė shenjė

Pėr hulumtime shkencore

I shlyejnė sipėrfaqet e kafshuara

 

Thonė se kanė duar oktopodi

Hapin shumė plagė nė ajėr

Dhe nė trungun e lisit

Por nuk mbyllin asnjė portė

Nė frymėmarrjen e gjetheve

 

 

 

SA HERĖ QĖ ZGJOHEN NĖ MĖNGJES

 

Kėto qenie mikroskopike

Rriten nė maja gjethesh

Ushqehen vetėm me kokrra klorofili

Dhe kandra nėntokėsore

 

Kur perėndon dielli

U pėrngjajnė guacave

Netėve tė vona i shkundin yjet

Dhe pandėrprerė i lehin hėnės

 

Kanė njė dėshirė tė pashpjegueshme

Tė identifikohen me qentė e egėr

Herė miqėsohen me yje

E herė me meteorėt endacak

 

Kur zbresin nė tokė ashtu tė humbur

Vrapojnė trotuareve

Kryqit tė tyre i vjen era mish

Nė emėr tė hyjit vetėvriten

Dhe i vrasin tė tjerėt

Mė duket se askujt nuk i besojnė

Zoti i tyre gjatė gjithė kohės mallkon

Sharjet i kanė nė maje tė gjuhės

Sa herė qė zgjohen nė mėngjes

Qenėrisht

Kafshojnė nga njė copė mjegulle

 

 

 

E MJEGULLAVE TĖ BRYMTA

 

Njeriu me paterica

Hanė ose qenėrisht i kafshon konservat

E hedhura nė kontejner

Dhėmbėt artificial

I mbesin nėpėr qoshet e kutive

 

Njė mace kėrcen prej njė tasi

Nė tasin tjetėr tė konservės

Kėrcejnė edhe mizat e sėmura

Si pleshtat

 

Njė kėrrabė gjysmė e thyer

I ndėrron padronėt

Herė i afrohet njė plaku

E herė gjen strehim  te njė plakė

 

Shiu i llamarintė zhurmon ullukėve

Njerėzit kanė dalė sheshit dhe qeshin

Me kotėsinė e brejtėsve tė lisave

Derisa sharrėxhiu i dehur

I shkurton degėt  

Ku flenė mjegullat e brymta

 

 

 

QĖ PĖR HIR TĖ AROMĖS

 

Ky shi i metaltė

Ēuditėrisht sonte po troket

Nė mendjen e ullukėve

Shekuj me radhė kėtu kėnduan kukuvajkat

 

Do tė vijmė nesėr

Ndoshta edhe ndonjė tjetėr nesėr

Por ne domosdo

Na duhet t’i pėrngjajmė etėrve tanė

 

Kthimi ėshtė i pashmangshėm

Sėrish duhet tė jemi tė gatshėm

Kjo gjendje e ngurtė thyhet si kristali

Nėpėr vazot nga argjila

 

Poqė se rriten disa tjetėr  lloje

Tė luleve ne nuk jemi nė gjendje

Qė pėr hir tė aromės

T’i ndėrrojmė shqisat e tė nuhaturit

 

 

 

VETĖM SHPIRTI I ERĖS SĖ MIRĖ

 

Kur i kurdisėm mendimet

Nga harqet e fjalėve

Dolėn disa zogj tė bardhė

Shigjetat e ngrehura

Dikush i vėrtiti si patėrshanat

Nė drejtim tė rrufeve 

 

Ne heshtėm si guri i stralltė

Pas ndezjes sė zjarreve

Eshka tymoste

Mė shumė se kurdoherė mė parė

 

Bari i zverdhur kishte ngrehur kokėn

Dhe me sytė e verbėt

Shikonte tej maleve

Se si piqeshin kajsitė e fundit

 

Njerėzit u strukėn mes mullarėve

Ishte njė frikė e madhe

Kėtu nuk ndalen zjarret aq lehtė

Kur u del flaka e verdhė ēative

 

Poezi nga libri "Pėr kė po bie moj kambanė"