Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Pasqyrė moj pasqyrė...

Shkruan: Jorida RUSTEMI

www.revistajeta.com

 

       PASQYRĖ MOJ PASQYRĖ...

 

      Duaje veten nėse do tė tė duan. Nėse do tė jesh e lumtur me veten e tė ndihesh mirė, duhet tė krijosh dhe mbash qėndrime tė shėndetshme mbi imazhin tėnd trupor. Ėshtė provuar tanimė se ato ndėr ne, qė janė tė ndėrgjegjshme mbi mesazhet socio-kulturore rreth bukurisė, janė mė tė mbrojtura nga pasojat e mundshme negative tė tyre. Ato janė mė tė afta pėr t’i rezistuar tundimit pėr konformizėm, mė pozitive nė vlerėsimin e tė tjerėve e mė fleksibėl nė pėrcaktimin e bukurisė.

 

 A nuk ėshtė e vėrtetė se dhe atėherė kur je ndier mė e bukur se kurrė, po tė kishe mundėsi, do tė kishe ndėrruar sė paku diēka nga pamja jote? S’do tė ishte keq, apo jo, sikur tė ishe pakėz mė e gjatė e me trup mė tė hajthėm, gjoks mė tė ngritur, vithe mė tė kėrcyera, lėkurė mė tė pastėr, buzė mė tė fryra, dhėmbė mė tė shndritshėm, hundė mė tė vogėl, gishtėrinj mė tė hollė, flokė mė tė bindur... uf! Pa merak, nuk je vetėm. Rrethuar nga imazhe trupash tė gatuar nė perfeksion, tė kudohasur ashtu me shumicė nė revista, programe televizive, sfilata a skena, ėshtė e lehtė tė zaptohesh nga pasiguritė e shtysat pėr t’u pėrmirėsuar.

Ah, misteri i mistikės femėrore! Sado mirė, ka edhe mė mirė! Fare lehtė mund ta gjesh veten tė pėrfshirė gjithė kėrshėri nė vorbullėn e klasifikimeve tė femrės - me mish e kocka si ti – mė tė bukur tė tė gjitha kohėrave apo mė seksi tė vitit, duke thėnė me vete “e mirė ėshtė dreqi” e duke ėndėrruar “eh sikur, sikur tė isha edhe unė ashtu”, me besimin se do tė kishe mė tepėr fat, sukses e dashuri e se do tė ishe mė e lumtur. Po, po, pikėrisht si atėherė kur ke menduar se njė model i ri flokėsh, njė dietė a krem do tė ta ndryshonte rrjedhėn e gjėrave.

Nė rregull, jemi fajtore qė besojmė te miti i transformimit, por fajin e ka kultura bashkėkohore, qė e karakterizon rolin gjinor tė femrės me pritmėni e kėrkesa kontradiktore. Nga njėra anė, pritet tė jemi fizikisht tėrheqėse, pasive, tė pėrkujdesura, tė dhimbsura deri nė vetėmohim e, nga ana tjetėr, na duhet tė jemi inteligjente, tė suksesshme, tė pavarura dhe me besim e kėrkesė tė lartė ndaj vetes. Nė kėtė kontekst, ne ndahemi pikėrisht nga mėnyra qė kemi zgjedhur pėr t’iu pėrgjigjur kėtyre pritmėnive.

Njė pjesė pranon realitetin e kufijtė e vetes e ecėn pėrpara, duke i vėnė deri nė bindje mė pak peshė pamjes e duke zbatuar ligjet e kompensimit. Shumė mirė, pėr sa kohė qė kjo zgjedhje nuk ēon nė paragjykime, ndjenja negative a armiqėsie pėr ato qė janė ndryshe nga vetja.

Njė pjesė tjetėr pėrpiqet tė tė bėjė ē’tė mundė pėr t’u pėrmirėsuar, nė disa raste me sukses e pa pasoja e nė tė tjera me kosto nė cilėsinė e jetės, pasi sasia e kohės, energjisė dhe parave tė shpenzuara i pakėsojnė hapėsirat pėr t’u zhvilluar nė aspekte tė tjera tė identitetit. Kėto tė dytat duket se udhėhiqen nga parimi: la’ e mė la’ (lexo: lart), rrugė tė mesme s’ka. E nėse janė tė lumtura me veten, ca mė shumė jam unė pėr to.

Tė tjerat, qė i brendėsojnė pritmėnitė dhe besojnė se mund t’i pėrmbushin kėrkesat kontradiktore tė shoqėrisė, bėjnė pjesė nė grupin qė besojnė tė miti i superfemrės. Janė pikėrisht kėto qė zhvillojnė e pėrjetojnė njė imazh tė varfėr trupor, shoqėruar me ndjenja turpi e papėrshtatshmėrie, qė ēojnė ku mė shumė e ku mė pak nė shqetėsime emocionale, vetėvlerėsim tė ulėt, dieta, ankth, depresion, frenim seksual dhe ērregullime tė ngrėni. Nė pamundėsi pėr tė ndarė nevojat dhe dėshirat personale nga ato qė shfaq media, tė afėrmit apo tė tjerėt pėrreth, ato e gjejnė veten duke jetuar pėr ditėn kur do tė ngjajnė mė mirė, nė vend qė tė jetojnė tė tashmen.

 

 

Nga sa mė sipėr, mėsimi ėshtė i thjeshtė: Duaje veten nėse do tė tė duan. Nėse do tė jesh e lumtur me veten e tė ndihesh mirė, duhet tė krijosh dhe mbash qėndrime tė shėndetshme mbi imazhin tėnd trupor. Ėshtė provuar tanimė se ato ndėr ne, qė janė tė ndėrgjegjshme mbi mesazhet socio-kulturore rreth bukurisė, janė mė tė mbrojtura nga pasojat e mundshme negative tė tyre. Ato janė mė tė afta pėr t’i rezistuar tundimit pėr konformizėm, mė pozitive nė vlerėsimin e tė tjerėve e mė fleksibėl nė pėrcaktimin e bukurisė. Ato gjithashtu zotėrojė aftėsi mė tė mira pėrshtatjeje e pėrballimi tė konflikteve nė njė sėrė fushash tė jetės, pėrfshirė ato tė roleve gjinore, pasi kanė fuqi tė brendshme, qė vjen si rrjedhojė e njė vetėvlerėsimi mė tė lartė dhe pėrballimi mė tė mirė tė stresit.

Jam e bindjes se ajo ēka e pėrcakton vetėvlerėsimin ėshtė pėrshtypja e pėrgjithshme mbi veten, pra mendimi pėr veten nė tėrėsi e jo si shumė pjesėsh. Tė ndjerėt e plotėsuar dhe e shėndetshme ėshtė rrjedhojė e ndjenjave pozitive rreth asaj ēfarė pėrfaqėson dhe e njė kėndvėshtrimi tė peshuar rreth botės.  

Sigurisht qė shpesh ne pėrballemi me sfidėn pėr t’u ngritur mbi veten, pėr tė mos qenė gjykues mbi trupin, vendimet e veprimet tona e nė po tė njėjtėn kohė, pėr tė mos qenė shumė gjykues ndaj miqve apo tė panjohurve. Nė fund tė fundit, gjykimet tona mbi tė tjerėt janė pasqyrim i gjykimit qė kemi mbi veten. E megjithėse ato janė dritare pėr shpirtin, ndoshta ėshtė mė mirė tė mos ndalemi me aq, por tė shkojmė pėrtej asaj qė shikojmė. Ndaj nėse imazhi yt mbi paraqitjen vuan nga analiza e tepėrt dhe vetėvlerėsimi i ulėt, mos harro se pamja ėshtė vetėm njė pjesė e vogėl e ekuacionit. Peshimi i drejtė i aspekteve tė vetes nė gjithė dimensionet jetėsore – familje, punė, kohė e lirė, miqėsi e dashuri – mund tė jetė njė mėnyrė mė e frytshme pėr tė mos harruar thelbin: plotėsimin e vėrtetė, jo vetėm tė nevojave tė trupit, por edhe tė shpirtit.

Bukuria ėshtė kombinimi i shumė cilėsive qė i falin kėnaqėsi shqisave e mendjes. Personaliteti, humori, mirėsia janė nė njė masė tė madhe ato qė tė bėjnė tė bukur nė sytė e tė tjerėve. Sekreti i tė qenit e bukur ėshtė tė ndjerit e bukur, andaj ndihu mirė mė veten e lėre mirėsinė tėnde tė rrezatojė.

Pa e zgjatur mė shumė, tė uroj pranim tė gėzuar tė bukurisė sė brendshme (e tė jashtme) dhe kėnaqėsi nė kėtė proces zbulimi tė vetes. Dhe njė gjė tė fundit: nė pėrrallė nuk fitoi beteja me pasqyrėn.

 

Autorja ėshtė magjistėr nė Psikologji Klinike dhe Kėshillim