Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Parimi i enigmės dhe mitema e ringjalljes (2)

Shkruan: Mr. Kadrush RADOGOSHI

      

Njė mundėsi interpretimi

 

PARIMI I ENIGMĖS  DHE  MITEMA E RINGJALLJES  (2)

 

 Ismail Kadare, nė romanin e tij “Kush e solli Doruntinėn”, ndonėse ka shfrytėzuar mjaft elemente tė skemės strukturore tė romanit kriminalistik, nuk e ndėrton njė strukturė tė tillė, por pėrkundrazi e rrėnon atė siē kanė bėrė shumė shkrimtarė tė mėdhenj, qė nga Dostojevski e deri te Prusti, Xhojsi, Mani, Kafka, Hesi, Zhidi, Beketi, Unamuno, Sol Belou  etj.  Nė  kėtė  kontekst, tė rrėnimit tė skemės strukturore tė romanit kriminalistik, duhet pėrmendur faktin se kthimi i Doruntinės dhe pohimi i saj se e ka sjellė Konstandini i ngritur nga varri, mbi tė cilin ėshtė ngritur enigma e romanit, nuk mund tė identifikohet me krimet e romaneve kriminalistike, bile, edhe kundėrshtari mė i madh i mitemės sė ringjalljes, kryepeshkopi nuk e kualifikon si tė tillė, por si veprim tė rrezikshėm politik me pasoja tė mėdha.

 

 

 

            Raporti nė mes tė njėsive fabulare-kompozicionale dhe atyre syzheike ėshtė ky:

 

            NJĖSIA                       NJĖSIA

fabulare \ syzheike                 syzheike \ fabulare

            1 \ 6                             1 \ 28                        

            2 \ 4                             2 \ 18

            3 \ 7                            3 \ 15

            4 \ 8                            5 \ 11

            5 \ 9                             4 \ 2                                                               

6 \ 10                          6 \ 1

            7 \ 11                           7 \ 3

8 \ 12                          8 \ 4

            9 \ 13                           9 \ 5

            10 \ 14                        10 \ 6

            11 \ 5                          11 \ 7

            12 \ 15                        12 \ 8

                                  

            13 \ 16                        13 \ 9

            14 \ 17                        14 \ 10

            15 \ 3                          15 \ 12

            16 \ 18                        16 \ 13

            17 \ 19                        17 \ 14

            18 \ 2                          18 \ 16

            19 \ 20                        19 \ 17

            20 \ 21                        20 \ 19

            21 \ 22                        21 \ 20

            22 \ 23                        22 \ 21

            23 \ 24                        23 \ 22

            24 \ 25                        24 \ 23

            25 \ 26                        25 \ 24

            26 \ 27                        26 \ 25

            27 \ 28                        27 \ 26

            28 \ 1                          28 \ 27

            29 \ 29                        29 \ 29

            30 \ 30                         30 \ 30

 

 

             Raporti nė mes tė njėsive fabulare-kompozicionale dhe atyre syzheike, i paraqitur grafikisht do tė dukej kėshtu:

 

             1. Njėsitė fabulare-kompozicionale / njėsitė syzheike

 

 

            Njėsitė fabulare - kompozicionale

 

 

 

 

            Njėsitė syzheike

 

 

  

 

2. Njėsitė syzheike / njėsitė fabulare-kompozicionale                                                     

 

           

            Njėsitė syzheike

 

 

        Njėsitė fabulare - kompozicionale

 

 

Numri i njėsive fabulare-kompozicionale, siē shihet nga paraqitja numėrike dhe grafike e rendit tė tyre, ėshtė relativisht i madh nė krahasim me vėllimin e kėtij romani qė s’ka mė shumė se 124 faqe. Shkaku i kėtij pėrimtimi qėndron nė “bombardimin” e sekuencave kompozicionale, qė shkakton dispersion brenda njėsive, por edhe nė nivelin e pėrgjithshėm kompozicional tė romanit. Ky dispersion, qė ėshtė tipar dallues i romanit modern, dėshmon se Ismail Kadare nuk e  respekton suksesionin e fortė tė tė rrėfyerit fabular, karakteristik pėr romanin kriminalistik tė aktualizuar qoftė brenda rendit tė strukturave logjike si strukturėtip, qoftė brenda rendit tė strukturave empirike apo historikoletrare si strukturė-model. Nga paraqitja numerike dhe grafike e rendit tė njėsive fabulare-kompozicionale dhe rendit tė njėsive syzheike vėrehet se nė mes tė kėtyre dy rendeve ekziston, pothuajse, njė mospėrputhje e plotė, nė rendin e parė rekurenca e shtrirjes kohore tė njėsive, qė s’ka si tė mos nėnkuptojė edhe rekurencėn nė rrjedhėn  e rrėfimit e pse jo edhe nė dispersionin.

            Ismail Kadare, nė romanin e tij “Kush e solli Doruntinėn”, ndonėse ka shfrytėzuar mjaft elemente tė skemės strukturore tė romanit kriminalistik, nuk e ndėrton njė strukturė tė tillė, por pėrkundrazi e rrėnon atė siē kanė bėrė shumė shkrimtarė tė mėdhenj, qė nga Dostojevski e deri te Prusti, Xhojsi, Mani, Kafka, Hesi, Zhidi, Beketi, Unamuno, Sol Belou  etj.  Nė  kėtė  kontekst, tė rrėnimit tė skemės strukturore tė romanit kriminalistik, duhet pėrmendur faktin se kthimi i Doruntinės dhe pohimi i saj se e ka sjellė Konstandini i ngritur nga varri, mbi tė cilin ėshtė ngritur enigma e romanit, nuk mund tė identifikohet me krimet e romaneve kriminalistike, bile, edhe kundėrshtari mė i madh i mitemės sė ringjalljes, kryepeshkopi nuk e kualifikon si tė tillė, por si veprim tė rrezikshėm politik me pasoja tė mėdha. Nė romanin “Kush e solli Doruntinėn” nuk ekzistojnė tė gjitha blloqet kompozicionale, qoftė edhe nė formė tė reduktuar, tė domosdoshme pėr romanin kriminalistik, si NDJEKJA, DĖNIMI, ndėrsa blloku i ZBU-LIMIT, ndonėse ekziston ai nuk zbulon asgjė pos qė e vėrteton tė vėrtetėn e kontestuar nė fillim dhe kotė-sinė e hetimit.

            Mendoj se ashtu siq pata arsye, nė fillim, tė pohoja se ky roman i vėnė para skemės sė romanit kriminalistik, nė shikim tė parė, krijon pėrshtypjen se nuk do ta ndjente veten keq, tani, po ashtu kam arsye tė pohoj se ky roman i vėnė plotėsisht nė skemėn e tillė do ta ndiente veten si nė Shtratin e Prokrustit. Ky konstatim dhe tė tjerėt para tij mund tė na  pėrkujtojnė romanin antikriminalistik, i cili e rrėnon skemėn kompozicionale tė romanit kriminalistik, duke e parodizuar atė dhe duke e shndėrruar nė groteskė, mirėpo, me kėtė tip romani, vepra e Kadaresė e ka vetėm njė tipar tė pėrbashkėt: nuk i takon tipit tė romaneve qė mund tė shkruhen nė seri.

Pėrcaktimi mė i saktė tipologjik i romanit “Kush e solli Doruntinėn” mund t’i bėhej duke e kundruar nė kontekstin e romanit modern tė ndėrtuar mbi parimin e enigmės e tė emėrtuar ROMANI-HE-TIM, tė krijuar me sukses nga shkrimtarėt  tė  mėdhenj si Xhojsi, Prusti, Mani, Kafka, etj., tė cilėt Kamy i quan romansierė filozof5).

            Ajo qė e bashkon Ismail Kadarenė me kėta shkrim-tarė ėshtė se “veten e kanė konsideruar, nė njėfarė forme, si konkurrentė tė filozofėve dhe shkenctarėve si njerėz qė shpallin tė vėrtetėn, ndonėse kjo nuk pėrshkruhet si e vėrtetė, e cila mund tė paraqitet nė mėnyrė diskursive”6), ndėrsa romanin  e tij edhe fakti se nė tė, ashtu si nė romanet-hetim tė shkrimtarėve tė pėrmendur, ”njė personazh apo njė grup personazhesh niset pėr gjurmimin e njė tė vėrtete tė rėndėsishme”7).

            Cila ėshtė e vėrteta, tė cilėn e gjurmon kapiten Stresi gjatė tėrė romanit?

            Pa marrė parasysh faktin se kjo pyetje kėrkon njė pėrgjigje komplekse, e cila, nė vetvete, duhej tė pėrmbante tėrė mesazhin e romanit, mund tė jepet njė pėrgjigje-sintezė: personazhi i romanit “Kush e solli Doruntinėn” kapiten Stresi e gjurmon tė vėrtetėn pėr krijimin e identitetit tė njė etnosi, tė rrezikuar nė rrafshin ekzistencial nga dy perandori dhe rivaliteti i tyre mbi qenien e tij.

Aktualizimi i parė dhe mė i rėndėsishėm i kėsaj tė vėrtete, qė ėshtė ēelės pėr zbėrthimin e enigmės sė romanit, do tė ishte rrėfimi i ”dishepujve tė Konstandinit” pėr Rendin e Ri tė Arbrit, tė predikuar po edhe tė themeluar nga Konstandini, qė nėnkupton ”njė sistem, ku askush tė mos ketė nevojė pėr ligje tė dekretuara, pėr gjyqe, burgje dhe polici. Natyrisht qė edhe nė kėtė rend do tė kishte drama, vrasje dhe dhunė, por njeriu do tė dėnonte tė tjerėt dhe do tė dėnohej prej tė tjerėve, i pa detyruar prej ligjeve”8). Arsyet e kėtij mbindėrtimi nė strukturėn e jetės sė Arbrit Konstandini i shihte nė ”stuhitė vigane qė i shihte nė horizont, me pozitėn e vet, shtrėnguar si nė darė midis dy feve, tė Romės e tė Bizantit, dhe midis dy botėve, Perėndimit dhe Lindjes. Prej pėrplasjes sė tyre s’priteshin veēse tallaze tė lemeritshme, pėr pėrballimin e tė cilave Arbri duhej tė krijonte struktura mė tė qėndrueshme se ligjet dhe institucionet“ e jashtme”, struktura tė pėrjetshme e universale brenda pėrbrenda njeriut, tė paprekshme e tė padukshme, pra tė pashkatrrueshme. Me njė fjalė, Arbri duhej tė ndryshonte ligjet e veta, zyrat, burgjet, gjyqet e gjithēka tjetėr, t’i bėnte tė tilla nė mėnyrė qė tė mund t’i merrte ato nga bota e jashtme e t’i strehonte brenda njerėzve, kur tė afrohej stuhia.(…) Dhe ai mendonte qė kjo strukturė e re tė fillonte nga besa.”9).

Kjo e vėrtetė s’ėshtė asgjė tjetėr pos zgjidhje e enigmės sė romanit,e cila nuk paraqet ndonjė befasi, sepse pas ēdo hipoteze pason ndonjė indicion i sė vėrtetės fillestare pėr ngjarjen enigmatike, apo ndonjė dėshmi qė e vėrteton atė.

            Ndryshe nga aktualizimi i parė, qė e sheh tė vėrtetėn tė vėnė nė rrafshin e kondicionimit historik, aktualizimi i dytė, kėtė tė vėrtetė e sheh nė rrafshin e kondicionimit mitologjik. Pra, besa, mekanizimi sublim dhe themelor i Rendit tė Ri, funksionon qoftė nė kontekstin historik, kur vėrehen mė shumė hallka tė shkakshmėrisė, qoftė nė kontekstin mitologjik, ku ”pėr sa i pėrket shkakshmėrisė, nė ēdo rast konkret, vėrehet vetėm njė hallkė e saj ndėrsa tjetra i pėrshkruhet botės sė forcave tė panjohura”10). Nė rastin e parė rrjedhėn e pėrcaktojnė rregullat e “logosit”, ndėrsa nė tė dytin ato tė “mythosit”, edhe pse kėto dy logjika e kundėrshtojnė njėra tjetrėn, nė romanin “Kush e solli Doruntinėn” tė Ismail Kadaresė bashkėjetojnė, kuptohet, jo nė raporte barazie e moskundėrshtie. Tė gjitha njėsitė fabulare kompozicionale nė tė cilat kontestohet mitema e ringjalljes u nėnshtrohen parimeve tė kondicionimit nė bazė tė logjikės sė “logosit, ndėrsa nė ato ku mbrohet mitema e ringjalljes vepron parimi i kondicionimit nė bazė tė logjikės sė “mythosit”. Meqė nė roman rrėnohen tė gjitha hipotezat e kontestimit dhe mohimit tė mitemės sė ringjalljes dhe tė lindjes sė “Krishtit tė Ri” tė Arbrit, fiton logjika  mitologjike, qoftė si  veprim artistik, qoftė si lėndė  artistike. Mitema  e ringjalljes ėshtė kondicionuar me besėn e dhėnė tė Konstandinit, ėshtė pasojė e saj, e cila e kondicionon funksionimin e besės, pra raportet shkak-pasojė veprojnė nė mėnyrė ndėrsjellė. 

Besa dhe ringjallja janė kategori absolute nė kėtė roman. Besės nuk i nėnshtrohet vetėm jeta, por edhe vdekja dhe kufiri i saj i pakalueshėm drejt jetės. Ėshtė fshirė “ēdo gjė qė pengon, ēdo kundėrshtim nė mes tė fėrkimit, ēdo gjė tjetėr sekondare, ēdo gjė e pazgjidhur qė kthen mbrapa, qė e rregullon rrjedhėn e qartė tė veprimit”11)

            Funksionimi i mekanizmit tė besės dhe Rendit tė Ri tė Arbrit nėnkupton pėrsėritjen e flijimit pėr mbrojtjen e atdheut, pėrsėritjen e martesės sė vajzave tė Arbrit larg, sprova tė reja dhe mundėsinė e pėrsėritjes sė mitemės sė ringjalljes. Mbrojtja e faktit se Doruntinėn e ka sjellė Konstandini nė Kuvendin e madh nga kapiten Stresi, nėnkupton, pėrfundimisht, mundėsinė e lėvizjes ciklike dhe tė reprodukimit tė mitemės sė ringjalljes. Kapiten Stresi, apo ndonjė idhtar i tij, mund tė jetė njė Konstandin i ri nė tė ardhmen, ndėrsa vajza e re qė martohet larg njė Doruntinė e Re. Besa funksionon dhe Rendi i Ri bazuar nė tė, ndėrsa mitema e ringjalljes e paralajmėron shndėrrimin e saj nė ritualemė tė ringjalljes.

            Mitema e ringjalljes e ritualizuar haset edhe tek shkrimtarė tė njohur botėror si Xhojsi, Mani, mirėpo Ismail Kadare, ashtu sikurse Markezi, i kthehet traditės kombėtare, baladės shqiptare “Konstandini e Doruntina” duke shfrytėzuar “raportet nė formė tė opozicioneve semantike elementare dhe antinomive fundamentale JETA-VDEKJA dhe VDEKJA-VDEKJA12).  pėr krijimin e modelit nacional tė jetės. Prandaj, nė kėtė kontekst, mund tė konstatojmė pa ndonjė frikė se mund tė gabojmė: romani “Kush e solli Doruntinėn” ėshtė roman i kėrkimit dhe dėshmimit tė identitetit kombėtar.

            Aktualizimi i tretė i sė vėrtetės sė kėtij romani tė shkruar nė vitin 1979, nė kohėn e sistemit totalitar socialisto-bizantin, nėnkupton mesazhin antidikatorial tė tij. Pėrfundimi i fjalimit tė kryepeshkopit me fjalėt: “pėrpjekjet e kishės sė Romės pėr ta shfrytėzuar kėtė herezi (mitema e ringjalljes K.R.) kundėr kishės sė shenjtė bizantine dhe masat e kėsaj tė fundit pėr t’i ējerrė maskėn kėsaj gėnjeshtre”13). , na pėrkujtojnė akuzat e lindorėve e nė kėtė kontekst edhe tė diktatorit shqiptar kundėr perėndimorėve.

            Veprimi artistik i Kadaresė nė kėtė roman shėnon lėvizjen nga miti nė histori dhe nga historia nė mitin e pėrforcuar  rishtazi, pėrmes rrėfimtarit tėrėsisht tė pafavorizuar apo “festės sė rrėfimit” siē do  ta  quante  Tomas   Mani,  prandaj   nė   romanin “Kush e solli Doruntinėn” “shkrimtari dhe lexuesi (…) mund tė takohen si Volteri dhe Zoti, por nuk flasin me njėri tjetrin”14).  

 

 

1) Stanko Lasic: ”Poetika kriminalistickog romana”, Libėr, Zagreb, 1973, f. 60             

2.) po aty, f. 62

3.) Nocioni syzhe ėshtė pėrdorur nė kuptim tė kundėrt me formalistėt, te tė cilėt nėnkuptonte formėn e 

   fabulės ashtu siq ėshtė e ndėrtuar  nė roman

4.). po aty          

5) Albert Kamy: “Mit o sizifu”(Eseja “Filozofia e romani”),Veselin Maslesha,Svjetlost,Sarajevė,1987,f. 111

6) Vjen But:”Retorika proze”,Nolit, Bgd, 1976,f311,312

7) .Po aty

8) . Ismail Kadare: Kompleti i veprave, pjesa e pestė (Kush e solli Doruntinėn),Rilindja,Prishtinė,f.322,323

9) . po aty, f. 325

10). E.M. Melrtinksi: ”Poetika mita”, Nolit, Bgd,, pa vit botimi, f. 45

11). Erih Auerbah: “Mimezis”,Nolit, Bgd, 1978.f.25

12. E.M. Meletinski: ”Poetika mita”, Nolit, Bgd, pa vit bot.f. 234

13. Ismail Kadare: po aty, f. 329

14. Vejn But: ”Retorika proze”, Nolit, Bgd, 1976 f. 296

 

1996 

 

    (1)