Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Parimi i enigmės dhe mitema e ringjalljes (1)

Shkruan: Mr. Kadrush RADOGOSHI

      

Njė mundėsi interpretimi

 

 

PARIMI I ENIGMĖS  DHE  MITEMA E RINGJALLJES  (1)

 

 

Ekziston enigma kryesore pėr zgjidhjen e sė cilės shtrohen hipotezat se kush mund ta ketė sjellė Doruntinėn dhe gjatė rrugės dalin enigma tjera, tė cilat si reflekse enigmatike janė pjesė tė enigmės kryesore dhe sė bashku me tė e ndėrtojnė rrjedhėn enigmatike tė romanit, zgjidhja e tyre e ndihmon zgjidhjen e enigmės kryesore.

       

 

            Titulli i romanit tė Ismail Kadaresė “Kush e solli Doruntinėn” nė vete pėrmban dy kategori tė rėndėsishme, tė cilat sugjerojnė, qė nė fillim, lėndėn romanore dhe parimin e organizimit tė saj nė strukturėn e romanit. Derisa Doruntina, apo, thėnė mė saktė, sjellja e saj nė shtėpinė e prindėrve, na shpie te balada shqiptare “Konstandini dhe Doruntina” dhe mi-tema e ringjalljes sė pėrkohėshme me qėllim tė mbajtjes sė premtimit tė dhėnė nga Konstandini nėnės sė tij se do t’ia sjell Doruntinėn e martuar larg, kur tė  kishte nevojė pėr tė, pėremri pyetės KUSH na e tregon rrugėn mė tė shkurtė pėr gjetjen e parimit strukturor tė kėtij romani, parimit tė enigmės, i cili paralajmėrohet nė titull dhe na mundėson ta bėjmė pėrcaktimin e pare tipologjik tė romanit “Kush e solli Doruntinėn” si “Kush-roman”.

            Paralajmėrimi i bėrė nė titull vėrtetohet plotėsisht qė nė kapitullin e parė tė romanit: ngjarja enigmatike ka ndodhur, vėrtetohet se Doruntina ishte kthyer nė shtėpinė e prindėrve, se e kishte takuar tė ėmėn sė cilės ia kishte komunikuar tė vėrtetėn e jashtėzakonshme dhe se nga ajo e kishte kuptuar tė vėrtetėn tragjike pėr vdekjen e nėntė vėllezėrve, se komunikimi i tė vėrtetave tė tmerrshme nga njėra tjetra kishte shkaktuar tronditje pėr vdekje  edhe pėr Doruntinėn edhe pėr Zonjėn Mėmė, siē e quanin vendasit. E vėrteta e Doruntinės se e ka sjellė Konstandini e tronditi edhe pėrfaqėsuesin e pushtetit krahinor kapiten Stresin, i cili, nė fillim, e mohoi duke e konsideruar si tė pamundshme dhe gjithsesi tė rrezikshme, prandaj betohet se do ta gjejė sjellėsin e vėrtetė, i cili nuk duhej tė kėrkohej nė mesin e tė vdekurve, por nė mesin e tė gjallėve me qėllim tė zgjidhjes sė enigmės. Nė kėtė kontekst nuk ėshtė e rastit pėrsėritja e shpeshtė e pyetjes ,,Kush...?” nga Kapiten Stresi nė kapitullin e parė tė romanit.

            Fakti se kemi tė bėjmė me njė roman  tė ndėrtuar mbi parimin e enigmės, deshtėm s’deshtėm, na e pėrkujton romanin kriminalistik tė aktualizuar qoftė nė rrafshin teorik si strukturė-tip, qoftė nė rrafshin empirik si strukturė-model. Enigma nė radhė tė parė, shtrihet nė nivelin fabular-kompozicional tė romanit, tė cilin kuptohet, ka prirje ta pushtojė nė tėrėsi, ndonėse si parim qenėsor strukturor shtrihet nė tė gjitha planet dhe nivelet e strukturės romanore, tė cilat  medoemos i nėnshtrohen kėtij parimi. 1).

Romani “Kush e solli Doruntinėn” i Ismail Kadaresė i vėnė para skemės strukturore tė romanit kriminalistik, nė shikim tė parė, krijon pėrshtypjen se nuk do ta ndiente veten keq.

            Ekziston enigma kryesore pėr zgjidhjen e sė cilės shtrohen hipotezat se kush mund ta ketė sjellė Doruntinėn dhe gjatė rrugės dalin enigma tjera, tė cilat si reflekse enigmatike janė pjesė tė enigmės kryesore dhe sė bashku me tė e ndėrtojnė rrjedhėn enigmatike tė romanit, zgjidhja e tyre e ndihmon zgjidhjen e enigmės kryesore. Enigmė e tillė ėshtė ajo qė u del tė deleguarve tė burrit tė Doruntinės, pasi ta kenė zgjidhur enigmėn e parė pėr ta, se Doruntina, me tė vėrtetė, kishte ardhur nė shtėpinė e prindėrve, e atė enigmė e shkakton fakti i njohjes sė tyre me vdekjen e Konstandinit para tre vjetėsh, me tė cilin kishin menduar se ishte nisur Doruntina atė njėzet e nėntė shtator pėr tė arritur nė shtėpinė e prindėrve natėn e njėmbėdhjetė tetorit. Duke pyetur edhe  ata se kush mund tė ketė qenė sjellėsi i Doruntinės, i bashkohen rrjedhės enigmatike tė romanit. Enigmė tjetėr ėshtė ajo qė e mbulon shkakun, qė e ka shtyrė shtegtarin e panjohur pėr ta sjellė Doruntinėn. Kapiten Stresit i lindin  dyshime  tė llojllojshme, qė duken si hipoteza, por qė nuk arrijnė tė bėhen tė tilla nga se rrėnohen qė nė  fillim nga argumentet  bindėse tė tij.

            Hipoteza kryesore ėshtė ajo e tregtarit shėtitės, i cili pas vėnies nė torturė tregon se e kishin paguar pėr tė gėnjyer se kinse kishte qenė dashnor i Doruntinės dhe kinse e kishte sjellė atė. Hipotezė tjetėr ėshtė ajo e ndihmėsit tė Stresit, i cili pas hulumtimit tė tėrė arkivit tė familjes sė madhe tė Vranajve, konstaton se Doruntinėn e ka sjellė Konstandini pėr shkak tė inēestit, qė e ka ngritur nga varri atė duke ia shndėrruar rrasėn e varrit nė kalė. Derisa hipoteza e treg-tarit shėtitės e mohon ngritjen e Konstandinit nga varri dhe e pohon “imoralitetin” e Doruntinės, hipoteza e ndihmėsit nuk e  mohon ngritjen e Konstandinit nga varri por e pohon “imoralitetin” e Doruntinės dhe Konstandinit. Hipoteza e parė, e cila zė mė sė shumti vend nė roman ėshtė e bazuar mbi intrigėn politike, prandaj dalja nė shesh e faktit se ėshtė e montuar e ndihmon kapiten Stresin pėr ta kuptuar pėrfundimisht tė vėrtetėn  pėr Rendin e Ri, pėr besėn dhe pėr ringjalljen e pėrkohėshme, mosnjohja e kėsaj tė vėrtete e shpie ndihmėsin e kapiten Stresit ta gjejė shkakun e paqenė tė inēestit. Tė gjitha hipotezat e shtruara nė kėtė roman shpjegohen nė mėnyrė hipotetike pėrmes “skenės-debat, monologut-tezė, dialogut-zgjidhje” 2).

Ekziston ndjekėsi, hetuesi, gjurmuesi, pėrfaqėsuesi i sė drejtės shoqėrore, personazhi kapiten Stresi, i cili i shtron dhe i definon hipotezat pėr ngjarjen enigmatike pėrmes monologėve, shpeshherė tė  zgjatura, e dialogėve, tė cilat e pėrjashtojnė monotoninė e rrėfimit. Shkrimtari kombinon, kėshtu, rrėfimin objektiv me rrėfimin monologjik e dialogjik.

            Ekziston njė lidhje kompozicionale apo njė projekt-konflikt. Ekzistojnė dy blloqe kompozicionale, tė cilat nėnkuptojnė fragmente tė mėdha tė linjės kompozicionale.

            1. Blloku i ngjarjes enigmatike, vėrtetimi se ka ndodhur me tė vėrtetė dhe njoftimi pėr tė, apo, thėnė, troē, blloku i sė vėrtetės baladore pėr mitemėn e ringjalljes,

            2. Blloku i hetimit, gjurmimit tė sjellėsit “tė vėrtetė” tė Doruntinės, blloku i hipotezave, apo blloku i kontestimit dhe pėrpjekjeve pėr mohim tė plotė e tė vrazhdė tė sė vėrtetės sė Doruntinės, qė nėnkupton tė vėrtetėn baladore pėr mitemėn e ringjalljes.

            Ekzistojnė njėsitė fabulare-kompozicionale apo sekuencat, tė cilat nė kėtė roman janė tė “bombarduara” me kataliza, indicione, informata e kujtime, qė krijojnė dispersion, duke i pėrimtuar kėto njėsi nė mikronjėsi koresponduese me nocionin funksion kompozicional. Po tė shikohet rendi i kėtyre mikronjėsive apo funksioneve fabulare-kompozicionale nė krahasim me rendin e mikronjėsive syzheike qė nėnkupton rendin kronologjik dhe logjik tė tyre3) vėrehet ndryshim i madh apo mospėrputhje e plotė.          

Interpretimi “i kėtyre raporteve tregon se si njė temporalitet ekstraromanor metaforizohet nė temporalitetin romanor”4)

 

 

            Rendi i njėsive fabulare-kompozicionale nė romanin “Kush e solli Doruntinėn ėshtė:

           

1. Komunikimi i lajmit tė ēuditshėm Stresit nga ndihmėsi. Shkuarja e tyre nė shtėpinė e Vranajve dhe biseda gjatė rrugės,

            2. Kujtimi i Stresit pėr varrimin e nėntė vėllezėrve tė Doruntinės,

            3. Vizita e Stresit Zonjės Mėmė dhe Doruntinės, biseda me to,

            4. Raporti i Stresit dėrguar kancelarisė sė princit,

            5. Dilemat dhe hipotezat e Stresit. Shkuarja e tij bashkė me ndihmėsin nė varreza: lėvizja e gurėve tė varrit. Betimi i Stresit se do ta gjejė sjellėsin e vėrtetė,

            6. Urdhėresa e Stresit dhe shpėrndarja e saj, hamendjet dhe dyshimet e Stresit,

7. Shkuarja e dytė e Stresit te Doruntina, biseda me tė, pohimet rrėnqethėse tė saj. Pohimi se nuk ia ka parė fytyrėn Konstandinit  gjatė udhėtimit,

8. Ardhja e raporteve nga terreni dhe shterpėsia e tyre,  angazhimi i  ndihmėsit pėr  tė  hulumtuar nė arkivin e familjes Vranaj. Biseda e Stresit me gruan e tij pėr Doruntinėn,

9. Ardhja e letrės nga princi, xhelozia dhe mėria e gruas sė Stresit pėr Doruntinėn,

            10. Ardhja e rojtarit dhe njoftimi i tij se kishte lėvizur varreza,

            11. Shkuarja e Zonjės Mėmė nė varreza, dy javė para se tė vinte Doruntina dhe mallkimi i saj mbi varrin e Konstandinit,

            12. Shkuarja e Stresit pėr tė biseduar me plakėn dhe dėgjimi i kujės qė njoftonte vdekjen e Doruntinės dhe sė ėmės,

            13. Ardhja e njerėzve nė varrim nga tė katėr anėt, vajtimi i vajtojcave, analiza e raporteve qė ia kishin pru pėr to dhe pohimi se nė sytė tanė po lind njė legjendė e re,

            14. Shkuarja e Stresit nė varrim,

            15. Kujtimi qė ia nxit kortezhi pėr krushqit nė dasmėn e Doruntinės,

            16. Thirrja e Stresit nga kryepeshkopi, shkuarja nė manastirin e Tre Kryqeve dhe biseda me tė,

            17. Kthimi i Stresit, shikimi i eshtrave tė njė kali rrugės dhe dyshimi se mos janė tė kalit tė Konstandinit,

18. Meditimi i Stresit pėr mospėrfilljen e kishės lindore nga Konstandini,

            19. Ndėrhyrja e Princit pėr shpejtimin e hetimeve, ardhja e dy njerėzve nga familja e burrit tė Doruntinės dhe biseda e Stresit me ta,

20. Dyshimi i Stresit se mos ka gėnjyer Doruntina dhe se ngjarja enigmė mund tė jetė njė aventurė dashurie,

            21. Njoftimi i ndihmėsit se kishte kryer me hulumtimin e arkivit, shkuarja e Stresit nė shtėpi dhe akti i dashurisė me gruan,

            22. Versioni i ndihmėsit pėr incestin si shkak,

            23. Vendosmėria e vajtojcave pėr tė mos ndryshuar asgjė nga vajtimi, shkuarja e Stresit nė varreza nėpėr borė dhe ndėrdyshja e tij,

            24. Lajmi pėr zėnien dhe dorėzimi i tregtarit ambulant tė ikonave, mospranimi i tij, tortura, pranimi se e kishin paguar,

            25. Raporti i Stresit pėr kapjen e sjellėsit dėrguar kancelarisė sė princit,

            26. Thashethemnaja pėr ngjarjen, pėr hetimet

            27. Biseda e Stresit me shokėt e Konstandinit,

            28. Mendimet e Konstandinit pėr Rendin e Ri tė Arbrit,

            29. Mbledhja e madhe nė Manastirin e vjetėr, fjalimi i kryepeshkopit dhe fjalimi i Stresit,

30. Mosparja e Stresit dhe martesa e njė vajze larg, e njė Doruntine tė re.

 

            Rendi i njėsive syzheike ėshtė:

 

1. Mendimet e Konstandinit pėr Rendin e Ri tė Arbrit,

2. Mendimet e Stresit pėr mospėrfilljen e kishės lindore nga Konstandini,

3. Kujtimi qė ia nxit kortezhi pėr krushqit nė dasmėn e Doruntinės

4. Kujtimi i Stresit pėr varrimin e nėntė vėllėzėrve tė Doruntinės,

5. Shkuarja e Zonjės Mėmė nė varreza, dy javė para se tė vinte Doruntina dhe mallkimi i saj mbi varrin e Konstandinit,

6. Komunikimi i lajmit tė ēuditshėm Stresit nga ndihmėsi, shkuarja e tyre nė shtėpinė e Vranajve dhe biseda gjatė rrugės,

7. Vizita e Stresit Zonjės Mėmė dhe Doruntinės, biseda me to,

8. Raporti i Stresit dėrguar kancelarisė sė Princit,

9. Dilemat dhe hipotezat e Stresit, shkuarja e tij bashk me ndihmėsin nė varreza: lėvizja e gurėve tė varrit, betimi i Stresit se do ta gjejė sjellėsin e vėrtetė,

10. Urdhėresa e Stresit dhe shpėrndarja e saj, hamendjet, dyshimet e Stresit,

11. Shkuarja e dytė e Stresit te Doruntina, biseda me tė pohimet rrėnqethėse tė saj. Pohimi se nuk ia ka parė fytyrėn Konstandinit gjatė udhėtimit,

12. Ardhja e raporteve nga terreni dhe shter- 

pėsia e tyre, angazhimi i ndihmėsit pėr tė hulumtuar nė arkivin e familjes Vranaj.Biseda e Stresit me gruan e tij pėr Doruntinėn,

13. Ardhja e letrės nga Princi, gjelozia dhe mėria e gruas sė Stresit pėr Doruntinėn,

14. Ardhja e rojtarit dhe njoftimi i tij se kishte lėvizur varreza,

15. Shkuarja e Stresit pėr tė biseduar me plakėn dhe dėgjimi i kujės qė njoftonte vdekjen e Doruntinės dhe sė ėmės,

16. Ardhja e njerėzve nė varrim nga tė katėr anėt, vajtimi i vajtojcave, analiza e raporteve qė ia kishin prurė pėr to dhe pohimi se nė sytė tanė po lind njė legjendė e re,

17. Shkuarja e Stresit nė varrim,

18. Thirrja e Stresit nga kryepeshkopi, shkuarja nė manastirin e Tre Kryqeve dhe biseda me tė,

19. Kthimi i Stresit, shikimi i eshtrave tė njė kali rrugės dhe dyshimi se mos janė tė kalit tė Konstandinit,

20. Ndėrhyrja e princit pėr shpejtimin e hetimeve, ardhja e dy njerėzve nga familja e burrit tė Doruntinės dhe biseda e Stresit me ta,

21. Dyshimi i Stresit se mos ka gėnjyer  Doruntina dhe se ngjarja enigmė mund tė jetė njė aventurė dashurie,

22. Njoftimi i ndihmėsit se kishte kryer me hulumtimin e arkivit, shkuarja e Stresit nė shtėpi dhe

akti i dashurisė me gruan,

23. Versioni i ndihmėsit pėr incestin si shkak,

24. Vendosmėria e Vajtojcave pėr tė mos ndryshuar asgjė nga vajtimi, shkuarja e Stresit nė varreza nėpėr borė dhe ndėrdyshja e tij,

25. Lajmi pėr zėnien dhe dorėzimi i tregtarit ambulant tė ikonave, mospranimi i tij, tortura, pranimi se e kishin paguar,

26. Raporti i Stresit pėr kapjen e sjellėsit dėrguar kancelarisė sė princit,

27. Thashethemnaja pėr ngjarjen, hetimet,

28. Biseda e Stresit me shokėt e Konstandinit,

29. Mbledhja e madhe nė manastirin e vjetėr, fjalimi i kryepeshkopit dhe fjalimi i Stresit,

30. Mosparja e Stresit dhe martesa e njė vajze larg, e njė Doruntine tė re.

 

            Vazhdon...

 

        (2)