Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Pa apologji

Shkruan: Fetnete RAMOSAJ

      

KRIMET SERBE NĖ KOSOVĖ

PA APOLOGJI

ME FAKTE KUNDĖR SHPIFJEVE

 

 

 

 

Libri  i autores Fetnete Ramosaj "Pa apologji", u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin "Literaturė" dhe nė www.pashtriku.org

 

 

           

 

            HUMBJET NĖ VIJAT E FRONTIT SERBĖT I PARAQESIN SI VIKTIMA TĖ “SULMEVE TERRORISTE”

 

            Duke parė krimet monstruoze tė orgjive serbe tė kryera mbi popullatėn civile shqiptare, pa kursyer gratė, pleqtė e fėmijėt, nė fundshkurtin dhe fillimmarsin e vitit 1998, nė rajonin e Drenicės, si nė Prekaz, Likoshan, Qirez e gjetiu, edhe popullsia e Rrafshit tė Dukagjinit, sikurse e mbarė Kosovės, u bind se vetėm me organizimin e njė lufte efektive mbrojtėse mund t’u shpėtonte vrasjeve e masakrimeve masive, tė cilat populli i kėtyre trevave i kishte pėrjetuar nė kurrizin e vet shumė herė gjatė historisė nga regjimet e ndryshme serbosllave.

            Prandaj, duke parė koncentrimin e madh tė forcave policore e ushtarake serbe, edhe nė Rrafshin e Dukagjinit, qė nė ditėt e dimrit, ishte e qartė pėr secilin se i njėjti skenar sikurse nė Drenicė do tė pėrsėritej shpejt edhe nė kėtė rajon. Aq mė tepėr, kur punkteve tė deriatėhershme tė policisė serbe nė Deēan, Irzniq, Baballoē e Junik, qė nga 4 shkurti i vitit 1998, u erdhėn nė pėrforcim edhe njėsitė e Brigadės Speciale tė Policisė, nga Beogradi. Dhuna, maltretimet e keqtrajtimet e qytetarėve shqiptarė ishin shtuar tej mase. Deri atėherė e vetmja forcė serioze qė u ishte kundėrvėnė forcave pushtuese ushtarakopolicore e paramilitare serbe ishte Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, e cila, edhe pse me sakrifica tė shumta, edhe pse e vetėdijshme se kishte tė bėnte me njė armik gjakatar, me tė cilin ishte e pabarabartė pėr nga pėrgatitja dhe teknika luftarake, tashmė kishte dhėnė prova faktike se ishte e pathyeshme nė pėrballje me forcat serbe. Prandaj, nuk ėshtė e rastit se nė protestat e organizuara anekėnd Kosovės, por edhe nė diasporėn shqiptare, nė pėrkrahje tė luftės ēlirimtare tė zhvilluar nė Drenicė, nė krye me komandantin legjendar Adem Jashari, parulla mė e shpeshtė e mė domethėnėse ishte “Krejt Kosova UĒK”.

            Njė shembull tė kėtillė tė luftės e qėndresės heroike, luftėtarėt e lirisė e dhanė edhe nė kundėrpėrgjigje tė sulmit tė forcave tė shumta ushtarakopolicore e paramilitare serbe, mė 24 mars 1998, kur u sulmua familja Haradinaj dhe fshati Gllogjan pėrgjithėsisht. Nė kėtė betejė, qė zgjati mė se dhjetė orė, u vranė tre pjesėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Gazmend Hysen Mehmetaj (20), Himė Rasim Haradinaj (16) dhe Agron Nimon Mehmetaj (19), tė tre nga Gllogjani, ndėrsa u plagos rėndė edhe vetė komandanti Ramush Haradinaj. Nė kėtė sulm, forcat serbe, tė pėrbėra nga njėsitė policore tė MUPit tė Deēanit, tė Gjakovės e tė Pejės, njėsitė paramilitare dhe njėsitė ushtarake tė Korpusit Ushtarak tė Gjakovės, pėrdorėn gjithė makinerinė e blinduar, armatimin e rėndė dhe helikopterėt. Njėsitė ushtarake serbe, shtėpinė e Stojanoviqėve, qė gjendej pėrballė shtėpisė sė Hilmi Haradinajt, gjatė kėtyre luftimeve e shfrytėzuan si objekt ushtarak, gjė qė pohohet edhe nė raportet e Fondit pėr tė Drejtėn Humanitare (FDH) tė Natasha Kandiqit. Gjatė tėrė kohės, i tėrė fshati mbahej i rrethuar nga tre rrathė tė forcave serbe, tė cilat zunė peng rreth 130 nxėnės tė shkollės fillore “Hasan Prishtina” tė Gllogjanit, sikurse edhe 13 banorė tė fshatit, tė cilėt i pėrdorėn si “mur tė gjallė” pėr tė lėvizur nėpėr fshat. Gjatė betejės u dėmtuan shumė shtėpi tė fshatit, ndėrsa njėrės prej tyre (shtėpisė sė Rexhep Haradinajt) forcat serbe ia vunė zjarrin dhe e dogjėn me themel. Duhet theksuar se, kėtė ditė, banorėt e fshatrave Gllogjan, Gramaēel, Irzniq e Dubravė nėpėr plumba u detyruan t’i braktisin fshatrat e tyre. U kthyen vetėm pasi kėto fshatra i mori nėn kontroll Ushtria Ēlirimtare e Kosovės.

 

            Pjesė nga libri "Pa apologji"