Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (5)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU

      

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (5)

 

Ndoshta ai nuk do tė ketė famė botėrore, po kush brengoset? Se sa njerėz e njohin atė nuk krijon kurrfarė ndryshimi. Por nė vallėzim apo kėndim apo pikturim. Ai do tė jetė i plotėsuar, i lulėzuar.

            Jeta e tij do tė jetė interesante.

            Atmosfera e tij do tė jetė gėzim.

            E tėrė kjo botė mund tė jetė parajsė; vetėm nėse i vendosim tė gjitha nė vendin e vet.

 

 

 

            Individin fėmija e shqetėson sepse ėshtė i gjallė, sepse ėshtė inteligjent, sepse ai mund ta ekspozojė injorancėn tuaj. Dhe ju jeni injorant thuajse nė tė gjitha pikat kyēe tė jetės. A e njihni ju me tė vėrtetė Zotin? Ju, me tė vėrtetė e dini se Jezu Krishti ka qenė i vetmi djalė i lindur i Zotit? Ju, me tė vėrtetė e dini se ekziston parajsa dhe ferri pėrtej kėsaj jete? Ēfarė dini ju? A e njihni vetėn tuaj, kush jeni ju? – pėrveē emrit, emėrtim i cili ju ėshtė ngjitė pas lindjes suaj, pėrveē profesionit tuaj, se jeni mjek, se jeni inxhinier, se jeni shkencėtar, se jeni profesor. Por kjo nuk ėshtė qenia juaj, ky ėshtė profesioni juaj. Ēfarė dini ju pėr vetėn tuaj?

            E tėrė shoqėria ka jetuar nė injorancė totale – dhe ajo pėrsėritje e vazhdueshme qė nuk e lejon fėmijėn tė bėhet gjurmues individual, sepse pėrmes kėtij gjurmimi individual ai mund tė vijė deri tek njohja se kush ėshtė ai, dhe se a ekziston Zoti apo ėshtė vetėm trillim! Njėri ja arrin ta mėsojė nėse jeta e tij ėshtė pėrjetėsi apo vetėm kufizohet nė shtatėdhjetė vjet. Vetėm pėrvoja…. por pėrvojės i nevojite pyetja, gjurmimi. Por e tėrė kjo, qė nė fillim ndalohet nga prindėrit, nga arsimtarėt, nga klerikėt.

            Apo, ata ju thonė: "do ta kesh pėrgjigjen kur tė bėhesh mjaft i vjetėr", apo ju japin pėrgjigje tė trilluar, tė kundėrtėn e sė cilėn fėmija i ēiltėr nuk mund ta argumentojė. Ata thonė: "Zoti e krijoi botėn!" Ēdo fėmijė pyet: "Kush e krijoi botėn?" Ēdo fėmijė qė ekziston thotė: "Zoti e krijoi botėn. "A e dini me tė vėrtetė? Keni qenė ju dėshmitar kur Zoti e krijoi botėn? Ka qenė ndonjė dėshmitar nė kohėn e krijimit? Nėse nuk ka dėshmitar, atėherė cilat janė bazat nė tė cilėn bazohet fakti yt? Dhe marrėzia nuk njeh kufi…

            Tė krishterėt thonė se Zoti e krijoji botėn katėrmijė e katėr vjet para lindjes sė Jezu Krishtit. Ata saktė e dinė kohėn – katėrmijė e katėr vjet para lindjes sė Krishtit. Natyrisht, kjo duhet tė ketė qenė 1 Janar, e Hėnė. Kjo lehtė mund tė konkludohet. Por e tėrė pėrgjigjja ėshtė pa sens, sepse ne kemi bėrė gėrmime tė qyteteve antike nė Kinė dhe Indi, tė civilizimeve tė cilat janė tė vjetra shtatėmijė vjet. Gėrmadhat e civilizimeve tė mėdha – ata duhet ta kenė qėndruar nė ekzistencė disa mijėra vjet. Ne kemi gjetur skelete tė shtazėve pesėmbėdhjetė mijė vjet tė vjetra. Dhe sipas krishterimit, kjo ėshtė vetėm gjashtė mijė vjet e vjetėr – i tėrė krijimi!

            Por fėmija nuk mund tė pyet pėr kėtė. Nėse ai ėshtė shumė kureshtar, ai do tė dėnohet pėr kėtė. Nėse ėshtė i dėgjueshėm, nėse ēfarėdo qė i thoni e pranon pa kurrfarė argumenti, ai lavdėrohet. Ai ėshtė tregimi i juaj pėr Adamin dhe Evėn. Pėrse ata u pėrzunė nga kopshti i Edenit? Sepse ata nuk u bindėn. Kėtu fillon edukimi i gabueshėm i fėmijėve. Ata kanė qenė fėmijėt e parė,  mitologjik.

            E ēfarė lloj baba ka qenė ky Zot, i cili i thotė atyre tė mos hanė fruta nga pema e njohjes dhe tė mos hanė fruta nga pema e jetės sė amshuar? Dy pemė janė tė ndaluara…

            Tregimi ėshtė i rėndėsishėm. Kjo tregon se ēfarė (ndoshta) ēdo prind e bėn: e ndalon fėmijėn tė bėhet i menēur, duke e lėnė atė nė mosdije. Por kjo ėshtė kureshtje natyrale e ēdo fėmije – nėse e ndaloni, nėse i thoni tė mos ha fruta nga kjo pemė…Nė kopshtin e Edentit duhet tė ketė pasur me miliona drunj. Nėse Zoti nuk do t’ua kishte cekur atyre, unė mendoj se ne s’do tė kishim ndenjur kėtu; ne akoma do tė kishim bredhur nėpėr kopshtin e Edenit. Kishte qenė thuajse e pamundur tė gjenden ato pemė.

            I tėrė civilizimi, i tėrė evolucioni i njeriut shtrihet deri tek mosbindja e Adamati dhe Evės. Ata kanė ngrėnė nga pema e njohjes.

            Po e shihi antitezėn pėr tė cilėn fola pak mė parė: Zoti thotė "Mos hani nga kjo pemė", dhe vjen djalli nė formė tė gjarprit dhe iu thotė: "Hane kėtė – se nėse i hani kėto do tė bėheni tė menēur, nėse hani nga pema tjetėr gjithashtu, ju do tė bėheni tė pėrjetshėm si Zoti, dhe tė menēur si Zoti. E ai tipi plak me tė vėrtetė ėshtė xheloz; ai nuk do qė ju tė bėheni tė njėjtė me tė."

            Tash ky ėshtė konspiracion! Nė njėrėn anė preventiva, nė anėn tjetėr provokimi. Dhe ēfarė mund tė prisni prej Adamit e Evės sė pafajshėm? Ata kanė ngrėnė nga pema e njohjes. Ata e duan kėtė – pėr tė parėn herė janė bėrė tė vetėdijshėm, tė vetėdijshėm lakuriqėsisė sė tyre, tė vetėdijshėm shtazėrisė sė tyre.

            Por para se tė mund tė shkojnė tek pema tjetėr, ata veē janė pėrzėnė. Ata janė zėnė nė vepėr dhe janė pėrzėnė nga kopshti i Edenit, dhe prej atėherė njeriu ėshtė nė kėrkim e kėrkim tė pemės tjetėr.

            Tėrė pėrpjekjet e shkencės nuk janė asgjė tjetėr pėrpos kėrkime pėr jetėn e amshuar, e gjithashtu edhe tėrė pėrpjekjet e religjioneve nuk janė asgjė tjetėr pėrveē kėrkim pėr jetėn e amshuar. Pemėn tjetėr e kemi humbur. Edhe pema e parė ka qenė aq e dobishme tė na bėj neve qenie njerėzore – tash ne e dimė se mund tė bėhemi tė njėjtė me zotat. Tė gjitha pyetjet nė esencė janė pėr tė gjetur ndonjė burim, kėshtu qė jeta mund tė bėhet e amshuar…apo ndoshta ajo ėshtė e amshuar e ne duhet ta zbulojmė.

            Ēfarė Zoti ka bėrė pėr fėmijėt e tij, ēdo prind bėnė pėr fėmijėt e tij. Ėshtė e pėrkryer tė thuhet: "Zoti at (baba)"– ata kanė ngjashmėri. Ēdo babė do tė duhej tė quhej "Ati, Zot."

            Dėgjueshmėria ėshtė bėrė themel i edukimit tė fėmijėve. Dhe ky ėshtė themel i gabuar. Inteligjenca, rebelimi duhet tė jetė themel. Fėmija duhet tė thotė "po", vetėm atėherė kur inteligjenca e tij thotė "po", pėrndryshe ai duhet tė thotė "jo". Dhe, po e tij, apo jo e tij, duhet tė respektohet. Ai ėshtė i huaj nga bota e panjohur, vizitor, mysafir nė familjen tuaj. Silluni me tė si me shokun, si me mysafirin. Ai i ka tė gjitha tė drejtat tė thotė "po" ose "jo", dhe ju duhet tė bėheni plotėsisht tė qartė se ēfarėdo qė ai thotė do tė respektohet, nė tė kundėrtėn, do tė krijojmė "po" - si urdhėroni. Kjo ėshtė skllavėri shpirtėrore.

            Nė zyrė ata i thonė shefit "po", nė shtėpi ata i thonė gruas "po". Ata plotėsisht kanė harruar se ekzisto fjala "jo". Dhe kjo ėshtė e ēuditshme! "Jo" ju definon, ju jep personalitet tė qartė, "po" ju tretė.

            Njė gjė qė duhet mėsuar sė pari ėshtė tė thuhet "jo".

            "Po" e juaja ėshtė kuptimplote vetėm atėherė kur jeni nė gjendje tė thoni "jo". nėse jeni tė aftė tė thoni "jo", "po"e juaja ėshtė robot "po". Kjo ėshtė e pakuptimtė.

            Fėmijėt duhet tė trajtohen me respekt shumė tė madh. Tė gjitha shoqėritė pikėrisht e kanė bėrė tė kundėrtėn: ata i kanė mėsuar fėmijėt se duhet tė respektohen prindėrit, tė respektohen tė moshuarit, gjyshėrit.

            Ky ka qenė problem i vazhdueshėm pėr mua sepse nė Indi familjet janė tė bashkuara. Nė familjen time kanė qenė gjashtėdhjetė njerėz; ēdonjėri ka qenė mė i vjetėr, dhe atje ka qenė detyrė e vazhdueshme t’i prekėsh kėmbėt e tyre. Mė nė fund i kam thėnė babait tim: "Ēka ėshtė mjaft, mjaft ėshtė. Unė nuk po shoh kurrfarė kuptimi nė kėtė. Unė nuk kam kurrfarė respekti pėr kėta njerėz. Unė nuk po shoh asgjė tė vlefshme nė ta pėr t’i respektuar. Pėrse unė duhet t’i prekė kėmbėt e tyre?" Kam refuzuar. Babai im mė ka thėnė: "Kjo do tė shkaktojė problem".

            I thash: "Ky ėshtė problem i yti, nuk ėshtė problem i imi. E kam zgjedhur problemin tim. Sigurisht se do t’ia prekė kėmbėt dikujt pėr tė cilin ndjej respekt, pėr tė cilin ndjej dashuri tė thellė. Por pėr ēfarė duhet ta bėj kėtė detyrė pėr ēdo person pėr tė cilin nuk ndjej asgjė?"

            Por kjo ėshtė mėnyrė me tė cilėn fėmijėt janė edukuar: tė respektohen njerėzit e vjetėr. Pėrse? Vetėm pse janė tė vjetėr? A ka pleqėria diēka tė respektueshme?

            Dhe kjo ėshtė logjik e njėjtė: respektimi i njerėzve tė vdekur, sepse ata janė edhe mė tė vjetėr. Respektoni njerėzit tė cilėt kanė vdekur para njėmijė vjetėve, sepse askush nuk mund t’i godas ata. Ju krijoni respekt tė gjallė pėr tė vdekurit. Ju keni bėrė mugullim tė ri, tė freskėt, tė gjethit tė respektit gjetheve tė vdekura tė cilat kanė ra nė tokė, apo edhe atyre tė cilat veē janė duke ra.

            Nė edukimin e drejtė tė fėmijėve, fėmijėt duhet tė respektohen, sepse njerėzit e vjetėr sė shpejti do tė zhduken, e fėmijėt kanė pėr tė jetuar gjatė.

            E respekti ka njė efekt alkimik. Nėse respektohen fėmijėt, respekti i madh do t’i ndal ata tė bėjnė shumė gjėra – kjo shkon kundėr autoritetit tė tyre. Kjo do t’i bėj ata qė t’i bėjnė gjėrat pėr tė cilat kurrė s’janė brengosur pėr t’i bėrė, por tash ata janė aq shumė tė respektuar, ndihen sikur janė tė denjė respektit. Por pikėrisht tash e tėrė puna ėshtė mbrapsht.

 

 

            Fėmijėt kanė nevojė pėr kujdes, atyre iu duhet ndihma juaj, por ata nuk duhet tė bėhen tė varur nga ju. Ndihma e juaj e vėrtetė do tė jetė t’i bėj ata tė pavarur; ndihma e juaj e vėrtetė duhet tė jetė e tillė qė mė ndihma e juaj nuk ėshtė nevojshme.

            Ata janė tė huaj nė botė. Ju mund t’i mbani sytė nė ta pėr tė mos ra nė hendek, por nuk ėshtė e nevojshme t’i robėroni vetėm pėr t’i ruajtur nga hendeku. Nėse aty janė vetėm dy alternativa, unė preferoj hendekun. Tė paktėn nėse rrėzohen nė hendek mėsojnė diēka. Ata do tė mėsojnė se ēka ėshtė hendeku; do tė mėsojnė tė mos bien mė nė ndonjė hendek tjetėr. Por robėria gjatė tėrė jetės sė tyre, mbrojtja gjatė tėrė jetės sė tyre, i bėnė tė paaftė pėr tė mėsuar.

            Kur i ēoni nė shkollė, shkollimi fillor duhet t’i jepet tė gjithė fėmijėve. Me edukim fillor nėnkuptoj: njė gjuhė internacionale pėr t’u krijuar njė botė, gjuhėn amtare, tri metodologjitė: leximit, matematikės, shkrimit. Ju mund ta shihni kėtė: dorėshkrimi i njerėzve ėshtė aq i shėmtuar pėr arsye tė thjeshtė sepse askush nuk i kushton vėmendje shkrimit tė vet. Edhe shkrimi i autografit tė tyre e tregon tėrė personalitetin e tyre: a ekziston ritmi, arti. Shkrimi i tyre duhet tė jetė pikturim, art.

            Ky duhet tė jetė arsimimi fillor. E pas arsimimit fillor, arsimtarėt, psikoanalistėt, psikologėt duhet nė mėnyrė kontinuele tė mėsojnė mbi fėmijėt dhe se cilat janė potencialet e tyre. Testet mund tė rriten, ato tė cilat japin mė shumė shėnime se personi mund tė bėhet muzikant i madh apo piktor apo poet apo shkencėtar. Pikėrisht tash e tėrė bota ėshtė nė kaos: piktori bėnė kėpucė, njeriu i cili ėshtė i duhur tė bėj kėpucė, pikturon! Natyrisht, nėse i shikoni pikturat ato duken tė ēmendura – kjo nuk ėshtė pėr t’u ēuditur! Ēdokush ėshtė diku ku nuk ishte dashur tė jetė. Kjo ėshtė rrėmujė e vėrtetė!

            Mė ėshtė kujtuar kirurgu i madh. Ai ka qenė kirurgu mė i madh nė kėtė vend, shumė i respektuar, fitues i ēmimit Nobel – ai ėshtė tėrhequr. Ai ka qenė gati shtatėdhjetė e pesė vjeēar, por ende asnjė i ri nuk ka qenė i aftė tė bėj punė mė artistike nė kirurgji se qė ka bėrė ai. Madje edhe nė moshėn shtatėdhjetė e pesė vjeēe, gishtrinjėt e tij nuk janė dridhur. Ai ka qenė tru kirurgu. Nė kafkėn tuaj tė vogėl ka shtat milion nerva – a mund tė imagjinoni sesa tė vegjėl ata mund tė jenė – e kur dikush operon nė tru pėr t’i larguar disa nerva, rreziku ėshtė se ai mund t’i dėmtoj nervat tjera qė janė sė bashku shumė afėr, kėshtu qė dora s’ju ka dridh kurrė.

            Nė moshėn shtatėdhjetė e pesė vjeēe ai ende ka qenė kirurg i pėrkryer dhe tė gjithė mjekėt dhe kirurgėt i kanė dhėnė atij pritje, sepse ai ka qenė i tėrhequr. Ata kanė vallėzuar, kanė kėnduar, por ai ka ndenjur nė kėnd, i pikėlluar, dhe me lot nė sy. Njė prej shokėve tė tij tė vjetėr iu ka afruar dhe  e ka pyetur: "Ēka ėshtė arsyeja? Tė gjithė janė tė lumtur veē ti dukesh aq i pikėlluar – madje edhe lot po shoh nė sytė e tu?!" Ai u pėrgjigj: "Po, ka arsye. E para ėshtė se unė kam dashtė tė bėhem valltar, unė kurrė s’kam dashtė tė bėhem kirurg. Prindėrit mė kanė detyruar. Edhe pse jam bėrė kirurgu mė i famshėm, kjo nuk ka qenė dėshira e zemrės sime. Do tė kisha qenė shumė mė i lumtur vetėm me kitarė nė rrugė si lypės – si kėngėtar, si valltar. E tėrė kjo famė s’ka kurrfarė kuptimi pėr mua. Ēdo shpėrblim vetėm mė ka pėrkujtuar nė njė gjė, se e kam humbur jetėn time dhe se nuk jam aty ku kam supozuar se do tė jem. Dhe tash e tėrė jeta ime ka pėrfunduar. Dhe kėta lot…unė po qajė sepse…pėrse nuk kam mundur tė rebelohem kundėr prindėrve tė mi, dhe pse nuk e kam bėrė atė qė gjithmonė kam dashur ta bėj?"

            Bota ėshtė aq e mjerė. Nėntėdhjetė pėrqind e mjerimit dhe vuajtjes vjen nga fakti se ēdokush e bėn punėn e dikujt tjetėr. Natyrisht ai nuk ėshtė i lumtur; ai nuk mund ta fus tėrė shpirtin e tij nė tė.

            Kėshtu qė prindėrit nuk duhet tė vendosin se ku shkon fėmija i tyre, nė cilin drejtim. Kjo duhet tė vendoset nga psikoanalistėt, psikologėt, arsimtarėt, tė cilėt i kanė vrojtuar ata fėmijė pėr katėr vjet gjatė shkollimit tė tyre fillor. Fėmijėve duhet t’ju jepen testet ku gjithēka ėshtė e qartė, ku ata do ta ndihen tė plotėsuar.

            Tash prindėrit vendosin pėr punė mė tė mirė; arsyet e tyre pėr vendimmarrje janė tė ndryshme. Ata nuk kanė vendosur pėr fėmijėt dhe pėr potencialin e tyre, ata kanė vendosur pėr arsyet financiare, pėr autoritetin. Nėse ai bėhet inxhinier i madh apo kirurg ai do tė ketė jetė tė mirė, jetė komfore; ai do tė ketė jetė autoritative. Qėllimi i tyre nuk ėshtė i keq, por rruga pėr nė ferr ėshtė e shtruar me qėllime tė mira. Pyetja nuk ėshtė pėr qėllimin e tyre tė mirė, pyetja ėshtė ēka fshihet nė fėmijėn qė nevojitet ai tė lulėzojė.

            E tash kjo ėshtė e mundur. Ne mund tė zbulojmė se ēka fshihet nė fėmijėn dhe t’i lejojmė atij tė shkojė nė atė drejtim. Ndoshta ai nuk do tė ketė jetė shumė komfore, por ai do tė ketė jetė shumė tė kėnaqshme – e ēka ėshtė komfori nė krahasim me kėnaqėsinė?

            Ndoshta ai nuk do tė ketė famė botėrore, po kush brengoset? Se sa njerėz e njohin atė nuk krijon kurrfarė ndryshimi. Por nė vallėzim apo kėndim apo pikturim. Ai do tė jetė i plotėsuar, i lulėzuar.

            Jeta e tij do tė jetė interesante.

            Atmosfera e tij do tė jetė gėzim.

            E tėrė kjo botė mund tė jetė parajsė; vetėm nėse i vendosim tė gjitha nė vendin e vet.

            Momentalisht tė gjitha janė nė vend tė gabuar: askush nuk ėshtė i lumtur, askush nuk ėshtė i bekuar, askush nuk ėshtė i kėnaqur. Dhe e tėrė pėrgjegjėsia ėshtė nė atė se si tė fillojmė t’i edukojmė fėmijėt.

 

            Vazhdon...

 

 1      2      3      4               6