Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (2)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

  Shqipėroi: Valdet FETAHU  

       SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (2)

      Politikanėt janė frikėsuar, jo vetėm nė Gjermani por nė tėrė botėn. Njėjtė ka ndodhė edhe nė Amerikė, njėjtė ka ndodhė edhe nė Indi, njėjtė ka ndodhė edhe nė Nepal, e ndoshta njėjtė do tė ndodhė edhe nė ēdo vend ku do ta vizitoj. Ēfarė ėshtė frika e tyre? Frika e tyre ėshtė se ata iu kanė premtuar popullit e nuk e kanė realizuar asnjė gjė. Ata pandėrprerė i kanė mashtruar njerėzit, derisa njerėzit janė bėrė gjithnjė e mė tė mjerė. E nėse vjen dikush e i bėnė ca njerėz tė lumtur, tė qetė, tė bekuar, kjo i frikėson ata.

     

 

 

            Pyetjet nga "Quick" revista, gjermani.

 

            Pyetja e njėzetė e dytė

 

            A jeni tė interesuar ta bėni edhe njė komunė, tė ngjashme me Raxhnishpuram nė Amerikė?

 

            Jo, unė s’jam i interesuar tė bėj asnjė komunė nė asnjė vend, qoftė nė Amerikė apo pjesėt tjera tė botės. Unė e kam bėrė njė komunė dhe ju e keni parė bukurinė e saj, ju e keni parė kėnaqėsinė e saj. Tash kjo ju pėrket juve. Nėse i dėshironi komunat, ju mund t’i krijoni. Unė ua kam dhėnė modelin.

            Qeveria fashiste amerikane ka mundur ta shkatėrrojė modelin, por nuk mund t’i shkatėrrojė kujtimet e atyre ēasteve tė bukura brenda jush. Ju mund t’i krijoni ato, sanjasinėt amerikan mund t’i krijojnė nė Amerikė. Unė jam pėr t’ju gjetur mė lehtė, ekonomikisht mė leverdishėm, dhe mė dobishėm pėr ju, shumė mė mirė se sa ju tė vini tek unė, unė do tė vijė tek ju.

            Shumicėn prej jush, nuk ju kam parė qė pesė vite, dhe jam i pikėlluar pėr kėtė. Dhe arsyeja ėshtė se ju nuk keni pasur mundėsi tė siguroni mjaft para pėr tė ardhur nė Amerikė dhe pėr tė qenė nė Amerikė. Ne kemi komuna nė tėrė botėn. Dhe ato do tė shkojnė duke u rritur.

            Kėshtu ardhja ime do tė jetė vetėm sa pėr tė qenė mysafir nė njė komunė pėr disa ditė apo pėr disa muaj, mandej shkoj nė komunėn tjetėr. Kėshtu qė ju nuk do tė brengoseni pėr tė aranzhuar takimin me mua. Ndėrsa tash mė duhet tė udhėtoj pandėrprerė. 

            Ka qenė profeti Muhamed ai qė ka thėnė se i eturi duhet tė shkoj tek pusi. Por kanė kaluar katėrmbėdhjetė shekuj dhe e tėrė teknologjia ka ndryshuar. Tash keni ujė tė rrjedhshėm, nė ēdo shtėpi keni ujė tė ftohėt dhe tė nxehtė. Dhe i eturi nuk ka nevojė tė shkojė tek pusi, pusi vjen tek i eturi – nė vetė dhomėn e tij tė fjetjes!

            Tash unė po dua ta ndryshoj proverbin. Prej tash e nė tė ardhmen pusi do tė shkoj tek i eturi. Kjo ėshtė mė e lehtė.

            Dhe tash ka aq shumė sanjasin nėpėr tėrė botėn. Ata nuk mundet tė tubuar sė bashku tė mė takojnė – miliona njerėz. Kjo do tė mė sjellė mė shumė intimitet, mė shumė afėrsi.

            Kur jeni mėsuar tė vini tek unė ku nganjėherė kanė qenė mbi njėzetmijė njerėz. Keni qenė ulur larg prej meje kėshtu qė nuk kam mundur t’i shoh fytyrat e juaja. S’kam mundur t’ju njoh, e keni ardhur prej vendeve tė largėta.

            Afrimi im i ri do tė jetė mė intim. Tė mund t’ju shoh nė sy, tė mund t’i mbaj duart e juaja, tė mund tė ulem pranė jush. Tė mund tė ha me ju. Tė mund tė marrė pjesė nė ēdo mėnyrė tė mundshme.

            Unė nuk jam mesia; unė nuk jam profet – sepse nuk jam hipokrit. Unė jam qenie njerėzore e thjesht i cili ka ardhur pėr ta realizuar vetveten. Dallimi nė mes meje dhe juve ėshtė shumė i vogėl: dallimi nė mes personit tė zgjuar dhe personit nė gjumė. Nuk ka dallim tė madh. Njeriu i cili ėshtė nė gjumė nė ēdo moment mund tė zgjohet, tė jetė i zgjuar nė ēdo moment.

            Puna ime ėshtė individuale. Unė nuk besoj nė shoqėri, unė nuk besoj nė organizata. Unė besoj vetėm nė individualitet, sepse vetėm kjo ėshtė reale. Tė gjitha janė vetėm fjalė; asnjė organizatė nuk ka shpirt, e as organizata nuk ka shpirt – ato janė vetėm fjalė utilitariste, por boshe. Vetėm individi  jeton nė realitet. 

            Nė kėtė mėnyrė unė mund tė vijė nė komunat e juaja, komunat e vogla, komunat e mėdha, qendra tė vogla, tė jem nė kontakt sa mė tė thellė me juve. Ēfarėdo qė t’ju them, dua qė atė ta pėrjetoni edhe ju gjithashtu.

            Shumė herė kam hetuar, se nė festivalet e mėdha vetėm njė grup e caktuar njerėzish kanė ndenjur pėrballė meje, gjithmonė, derisa tė tjerėt kanė qenė larg, prapa. Ata nuk kanė mundur tė mė shohin. Ata ėshtė duhur tė rrotullohen, t’i ndėrrojnė vendet: ēdo ditė njerėz tjerė do tė kishin pasur mundėsi tė qėndrojnė pėrpara meje.

            Kam pasur simpati absolute pėr idetė e tyre, por aty kishte vėshtirėsi, vėshtirėsia qėndron nė atė se unė mund tė flas vetėm kur e ndjej intimitetin e thellė. Nėse ndjej se dikush ėshtė i mbyllur, befas filloj t’i humbė fjalėt. Kur e shoh se dikush ėshtė receptiv, fjalėt e mia fillojnė tė marrin krah. Ato shndėrrohen nė poezi. Ato fillojnė ta shprehin tė pashprehurėn. Kėshtu vetėm disa njerėzve iu ėshtė lejuar nė mėnyrė konstante tė qėndrojnė para meje, kėshtu unė nuk mund t’i ndaloj njerėzit qė janė tė mbyllur, tė ri.

            Por duke shkuar prej komunės nė komunėn tjetėr, prej qendrave tė vogla nė qendrėn tjetėr tė vogėl, atje do tė ketė numėr shumė i vogėl njerėzish. Dhe unė do tė qėndroj atje, jo njė ditė apo dy, do tė jem atje sa ju tė keni nevojė. Derisa nuk ju shndėrroj nė persona receptiv, tė palėndueshėm, njerėz tė hapur, vet prezenca ime tė jetė meditim pėr ju, unė nuk do t’ju lė e t’ju braktisė.

            Kurrė, askush nuk ka bėrė pėrpjekje tė tillė nė nivelin botėror. Kėtu do tė ketė vėshtirėsi, por ēdo vėshtirėsi ėshtė edhe sfidė e bukur dhe shans e madhe. E tėrė kjo varet nga ajo se a e njihni artin e ndryshimit tė sė keqes nė mė tė mirė.

            Pėr shembull, Gjermania e ka pru vendimin me tė cilin unė nuk mund tė hy nė Gjermani. Kjo ėshtė shumė e ēuditshme, situatė pa precedent. Unė kurrė s’kam qenė nė Gjermani. Unė s’kam bėrė asnjė tė keqe nė Gjermani – Ata s’kanė asgjė kundėr meje. Madje unė s’kam aplikuar as pėr vizė turistike, por pėr tė qenė ata nė anėn e sigurt, kanė miratuar ligjin me tė cilin mua nuk mė lejohet tė hy nė Gjermani.

            Kjo ėshtė situatė e mrekullueshme. Unė do ta pėrdorė kėtė pėr dy gjėra. Do tė lėvizi nėpėr Zvicėr. Unė nuk mund tė hy nė Gjermani, por sanjasit e mi mund tė dalin nga Gjermani, e unė do t’i them sanjasinėve tė mi: “Shkoni dhe luftoni kundėr qeverisė. Bėni padi kundėr qeverisė. Qėndroni tė qetė, por shkoni nė gjyqe. Atė qė kanė bėrė ata ėshtė plotėsisht ilegale. Ata nuk kanė arsye pėr kėtė. Kėshtu krijohet njė trazirė nė tėrė shtetin.”

            E unė do tė shėtisė nėpėr vend… Kėshtu qė, shtetit i duhet ta paditė ēdo komunė, ēdo qendėr. Aty do tė ketė me qindra raste kundėr shtetit, nė tė gjitha gjyqet nė Gjermani – le t’jua qesin atyre nė fytyrė! Me tė vėrtetė jam befasuar. Kurrė s’kisha mundur tė mendoj se politikanėt gjerman janė aq frikacakė. Ata janė pasardhėsit e njerėzve tė cilėt i kanė bėrė dy luftėra botėrore. Ata janė pasardhėsit e Adolf Hitlerit, por duket se kėta nuk paskan kurrfarė force karakteri.

            Aq frikė e madhe nga njeriu qė ėshtė pėr paqe, ėshtė kundėr dhunės, kundėr luftės, kundėr armatimit nuklear, ku i tėrė mesazhi i tij ėshtė paqe dhe dashuri, ku e tėrė pėrpjekja e tij ėshtė ta ēoj njeriun nė gjendjen e bekimit lulėzues. Ēfarė tė keqe ju ka bėrė ai?

 

 

            Politikanėt janė frikėsuar, jo vetėm nė Gjermani por nė tėrė botėn. Njėjtė ka ndodhė edhe nė Amerikė, njėjtė ka ndodhė edhe nė Indi, njėjtė ka ndodhė edhe nė Nepal, e ndoshta njėjtė do tė ndodhė edhe nė ēdo vend ku do ta vizitoj. Ēfarė ėshtė frika e tyre? Frika e tyre ėshtė se ata iu kanė premtuar popullit e nuk e kanė realizuar asnjė gjė. Ata pandėrprerė i kanė mashtruar njerėzit, derisa njerėzit janė bėrė gjithnjė e mė tė mjerė. E nėse vjen dikush e i bėnė ca njerėz tė lumtur, tė qetė, tė bekuar, kjo i frikėson ata.

            Mandej njerėzit e tjerė, herėt a vonė, do tė reagojnė duke i pyetur: mjerimi nuk ėshtė i natyrshėm, vuajtja nuk ėshtė e natyrshme, fati i keq nuk ėshtė i natyrshėm, sepse ne kemi takuar njerėz tė cilėt kanė qenė tė mjerė dhe tė cilėt e kanė kapėrcyer mjerimin?! Duket se politikanėt dhe liderėt fetar janė nė konspiracion pėr t’i mbajtur njerėzit nė mjerim, sepse vetėm njerėzit e mjerė mund tė robėrohen. Vetėm njerėzit e mjerė mund tė ndalohen tė mos rebelohen. Kjo ėshtė frika e tyre.

            Por ata nuk po mund tė mė kuptojnė. Ata nuk mund tė ma ndalojnė t’i afrohem njerėzve tė mi kudo qė gjenden. Pėr mė tepėr njerėzit e mi do tė vijnė nga vendet e tyre tė mė takojnė apo do tė luftojnė pėrbrenda shtetit…Kjo ėshtė arsyeja pėrse mė kanė ndaluar.

            Unė do tė krijojė nė botė trazirė pėr t’ju treguar politikanėve se njė njeri i vetėm, i paarmatosur, mund tė jetė mė i rrezikshėm se tė gjitha armėt e juaja nukleare, se tė gjitha armatat e juaja. Kjo ėshtė ajo qė ka ngjarė nė Amerikė. Fuqia mė e madhe nė historinė e njerėzimit i frikėsohet njė njeriu tė pafajshėm i cili nuk ka bėrė kurrfarė tė keqe, asgjė kundėr ligjit, kėshtu qė ata disi kanė dashtė tė mė pėrzėnė nga Amerika… pa kurrfarė arsyetimi, legal apo ilegal. Dhe ajo qė kanė bėrė ata krejt ėshtė ilegale – e jashtėligjshme.

            Ata mė kanė arrestuar pa kurrfarė fletarrestim – justifikimi. Nuk mė kanė treguar kurrfarė arsye pėrse po mė arrestojnė; s’kanė pasur asgjė. Nuk mė kanė lejuar t’i thėrras avokatėt. Ata janė frikėsuar sepse e para tė cilėn do tė kishin pyetur avokatėt do tė kishte qenė: “Ku e keni fletarrestimin?” Ata nuk mė kanė lejuar t’i thėrras avokatėt, e qė ėshtė e drejtė e njeriut.

            Tri ditė nė gjyq – ata nuk kanė mundur asgjė tė dėshmojnė kundėr meje. Madje edhe avokati qeveritar ka qenė i detyruar ta pranoj para gjyqit: “S’kemi qenė nė gjendje tė dėshmojmė asgjė. Por prapė, ne do tė kishim dashur qė gjyqi mos t’i jep garanci.”

            Tash, njė gjė e ēuditshme: ju nuk qetė nė gjendje asgjė tė dėshmoni nė gjyq kundėr meje, e ju akoma po kėrkoni nga gjyqi tė mos ma jep garancinė. Atėherė ju paskeni mundėsi ta arrestoni kė tė doni dhe tė kėrkoni tė mos i jepet garancia. Tash nuk ekziston pyetja e dėshmisė se a ėshtė dikush fajtor apo nuk ėshtė.

            Sepse qeveria ėshtė kundėr individit, qeveria i bėnė presion gjyqit. Mandej, njė rojtar burgu duke mė kthyer nė burg mė tha: “Kjo qe absolutisht e padrejtė, e pandershme. Unė kurrė s’kam parė situatė tė kėtillė, asgjė tė mos mund tė dėshmohet kundėr njeriut dhe tė kėrkohet tė mos i jepet garancia – pėr ēfarė arsye?”

            Garancia nuk ėshtė dhėnė, e roja e burgut mė tha: “Arsyeja ėshtė se gjyqtarja ka pritur se mbėshtetja do t’i vijė nga gjyqi federal, dhe ajo ka qenė e kėrcėnuar se nėse ua jep juve garancinė lirisht mund tė harrojė se ndonjėherė do tė bėhet gjyqtare federale.” Kjo qeveri mendon se ėshtė demokratike, por e tėrė puna e tyre ėshtė fashiste.

            Por kjo ka qenė pėrvojė e mirė pėr mua. E tash unė mund tė shkoj nėpėr botė, t’i takoj njerėzit e mi kudo qė janė, dhe unė jam nė gjendje tė duroj gjithēka pėr ta – madje edhe nėse jam nė burg. Unė e kam shijuar burgun amerikan. Mund ta duroj; ka qenė njė pėrvojė e mirė. Ata e kanė bėrė mė tė keqen e mundshme, por nuk kanė mundur tė mė shkatėrrojnė. Ato dymbėdhjetė ditė kanė qenė me tė vėrtetė tė mrekullueshme, sepse kam qėndruar nė lumturinė e plotė njėzet e katėr orė nė ditė.

            Ata nuk mė kanė lėnė tė flejė. Nuk mė kanė lejuar tė ha atė qė kam dėshiruar, por kjo ka qenė mirė se pse kam humbur nė peshė. Doktori im ėshtė pėrpjekur shumė, kėshtu ai ka qenė i lumtur pėr kėtė. Kėshtu qė sa herė qė dua tė humbas nė peshė mund tė shkoj nė Amerikė! Ata ma kanė ndaluar hyrjen pėr pesė vjet, por pėr humbjen e peshės mund tė hy gjithmonė.

            Jam kėnaqur duke e zbuluar dyfytyrėsinė e njerėzve: fytyrėn e tyre publike dhe fytyrėn e tyre private reale. Personi jashtė burgut, duke mė ēuar nė gjyq, ėshtė i mirė, human, xhentil, dhe i njėjti person brenda nė burg pėrnjėherė bėhet jo human, primitiv.

         I kam parė nė burgjet amerikane… sepse pėr dymbėdhjetė ditė pesė herė m’i kanė ndėrruar burgjet. Do tė befasoheni pėr diēka. Ata kanė mundur tė mė mbajnė nė njė burg; dymbėdhjetė ditė nuk ėshtė periudhė e gjatė. Por problemi ka qenė nė atė se tė burgosurit kanė qenė aq miqėsor dhe pėrplot dashuri ndaj meje. Tė gjithė ata mė kishin parė nė televizion, dhe tė gjithė mė kanė sjell dhurata tė vogla, ēfarė kanė pasur mundėsi – mollė, banane, gotė me qumėsht – e cila iu ėshtė dhėnė atyre.

            Ata mė thoshin: “S’ėshtė me rėndėsi. Ata nuk po tė japin qumėsht, ata nuk po tė japin ushqim vegjetarian, ata nuk po tė japin fruta. Ata thonė: "Ne nuk kemi kurrfarė pėrgatitje pėr vegjetarianėt, dhe ata i kanė tė gjitha kėto gjėra – ata janė pėr neve. Por ne t’i japim ty.”

            Duke marrė parasysh se tė burgosurit janė bėrė faktor qė ndikon… Dhe tė gjithė tė burgosurit kanė qenė zezak; edhe ky gjithashtu ka qenė zbulim. Nė pesė burgje asnjė njeri i bardhė i burgosur. Kjo do tė thotė vetėm njė gjė: ja njerėzit e bardhė nuk bėjnė krime, vetėm tė zitė bėjnė krime… I pyeta tė burgosurit: “Pėrse vetėm zezakėt janė brenda nė burgje?” Ata thanė: “Ne nuk e dimė. Ata kurrė s’na kanė treguar. Ne kemi qenė tė arrestuar pa kurrfarė fletė arresti. Ata nuk na lejojnė t’i shohim avokatėt tonė."

            Dikush ishte aty nė burg pėr gjashtė muaj, dikush ishte aty pėr nėntė muaj, vetėm duke pritur pėr tė shkuar nė gjyq dhe tė thotė para gjyqit se ai s’ka bėrė asgjė, dhe se panevojshėm me forcė ėshtė vendosur nė burg. Ai veē ėshtė dėnuar pa dėshmi mbi fajėsinė.

         Tė gjithė kėta zezakėt ishin djem tė ri, dhe unė nuk mund ta shihja arsyen… Tė gjithė kėta zezakėt e ri, herėt a vonė, do ta dėshmojnė rrezikun pėr Amerikėn. Prindėrit e tyre apo paraardhėsit kanė qenė tė skllavėruar, dhe kėta djem tė ri po vazhdojnė tė pėrjetojnė fyerjen. Dhe tash nė shumė shtete janė nė shumicė. Ata, herėt a vonė, do tė luftojnė pėr vend tė veēantė apo shtet tė veēantė, se ata nuk dėshirojnė tė jetojnė bashkė me njerėzit e bardhė.

            Kėshtu qė tė gjithė kėta djem tė ri pėr tė cilėt dyshohet se janė rebeluar dhe me forcė i kanė burgosur, pa kurrfarė arsye, pa kurrfarė shkaku, ėshtė vetėm dyshim se ata kanė bėrė diēka.

            Duke marrė parasysh burgun amerikan dhe skenat e tij, unė tash jam i gatshėm ta shoh  burgun e cilido vend. Nė fakt ky do tė jetė pasurim. Unė nuk po shkoj nė asnjė shtet pėr ta thyer ligjin. Nėse shteti e ka aprovuar ligjin tė mos hy unė brenda, unė nuk do tė hy. Por unė mund tė shkoj rreth kufirit tė shtetit, t’i thėrras njerėzit e mi jashtė dhe t’i them njerėzve tė luftojnė kundėr qeverisė pėr ta ndryshuar ligjin. Vetėm atėherė unė do tė hy nė vend.

         Lėvizja ime rreth botės do t’ju ofroj ndjenjėn e komunės sė botės. Deri tash keni qenė komuna tė vogla poshtė e lartė, pėr shkak se kam qėndruar nė njė vend dhe ju keni ndjerė se mė keni humbur, se ndonjė komunė e caktuar ka fatin tė mė ketė mua. Tash mė situata nuk do tė jetė ashtu. Unė ju pėrkas juve dhe do tė lėvizi gjithandej, kudo qė ėshtė nevoja.

            Unė dua qė sanjasit tė bėhen fenomen botėror. Kjo vetėm ėshtė e gatshme tė eksplodojė, dhe pikėrisht tash e ka potencialin mė tė madh. Nuk ka tjetėr alternativė, kėshtu qė ju jeni nė pozitė tė lartė tė fuqisė. Ne mund ta pushtojmė tėrė botėn me vizionin e ri, me ėndrrėn e re, me shpresėn e re. Njerėzit e vjetėr i kanė humbur tė gjitha shpresat, kanė humbur tė gjitha ėndrrat, i kanė humbur tė gjitha mundėsitė e rritjes, zhvillimit.

 

            Sanjasit mund ta kthejnė shpresėn mbrapa.

 

            Ju jeni shpresa e botės.

 

 

            Vazhdon...

 

 

  (1)               (3)      (4)      (5)     (6)