Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (3)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (3)

 

Kapitulli i shtatė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

      

 

  

 

            Pyetja e pestė

 

            A po talleni nė perėndim nė tė njėjtėn mėnyrė siē talleshin gurut tradicional nė indi?

 

            Unė kudo do tė tallem me gurut tradicional, sepse unė jam kundėr mendjes tradicionale.

            Mendja tradicionale ėshtė bllokimi mė i madh i pėrparimit - dhe gurut tradicional janė rojet e mendjes tradicionale, ata mbrojnė atė.

            Papa i kishte thėnė Galileut: “Ju duhet ta ndryshoni librin tuaj i cili thotė se toka sillet rreth diellit, sepse Bibla thotė se dielli shkon rreth tokės, dhe Bibla nuk mund tė jetė e pavėrtetė.”

            Galileo, nė moshėn shtatėdhjetė e pesė vjeē, i sėmurė, gati se po vdiste - por ai duhet tė ketė pasur njė sens tė madh humori – i thotė: “Unė jam plotėsisht i gatshėm, por, i nderuar, mua mė duhet t’ju kujtoj se edhe nė qoftė se e ndryshoj fjalinė time, toka do tė vazhdojė tė sillet rreth diellit. Kjo nuk do tė merr ndonjė notė tė dobėt nga libri im, sepse nuk e ka lexuar

            Ai e ndryshoi fjalinė, dhe nė fusnotė ka shkruar: “Kjo nuk ka rėndėsi. Unė jam njė i krishterė dhe unė besoj nė Bibėl dhe unė besoj nė Papėn, kėshtu qė unė po e ndryshoj deklaratė. Por kjo nuk do tė ndryshojė asgjė. Toka ende shkon rreth diellit.”

            Kudo gurut tradicional janė kundėr pėrparimit. Arsyeja ėshtė se ēdo deklaratė progresive, ēdo zbulim i ri ėshtė sfidė pėr shkrimet e tyre tė shenjta. Dhe problemi ėshtė, njėjtė nė qoftė se njė gjė nė shkrimet e tyre - tė cilat ata e quajnė tė shenjtė, ėshtė shkruar nga vetė Zoti – ėshtė gabim, kjo krijon problem tė madh. Kjo do tė thotė se Zoti mund tė shkruan gjėra tė gabuara. Kjo gjithashtu do tė thotė se nė qoftė se njė deklaratė ėshtė e gabuar, ndoshta deklaratat e tjera mund gjithashtu tė jenė tė gabuar. Kjo  krijon dyshime - dhe priftėrinjtė tradicional varen nga besimi: ēdo dyshim ėshtė i rrezikshėm. Dhe tė gjitha pėrparimet varen nga dyshimet, e gjithė shkenca varet nga dyshimi.

            Kėshtu qė nuk ka vend takimi mes dyshimit dhe besimit. Unė jam i pafuqishėm, por unė duhet tė them tė vėrtetėn ashtu siē ėshtė. Edhe nėse ajo shkon kundėr traditave apo kundėr guruve tradicional, unė nuk brengosem pėr kėtė.

            Pėrkushtim ime ėshtė drejt sė vėrtetės, jo ndaj ndonjė BIBLE apo ndonjė Kur’ani apo ndonjė Vede. Unė kam shikuar nėpėr tė gjitha kėto shkrimet e shenjta fetare. Ato janė tė stėrmbushura me marrėzira dhe nė fund gjithēka qė nė to dėshmohet ėshtė gabim; nuk ka asnjė gjė tė vetme nė shkrimet tuaja tė shenjta qė do tė mbetet e saktė, pėr njė arsye tė thjeshtė se njerėzit qė kanė shkruajtur nuk kishin asnjė ide tė shkencės, nuk kishin asnjė ide se ēfarė do tė ndodhė nė tė ardhmen.

            Edhe njerėzit si Aristoteli, pėr tė cilin mendohet se ėshtė baba i logjikės perėndimore, shkruan nė librin e tij se femrat kanė dhėmbė mė pak se meshkujt. Ai kishte pasur dy gra ... Ai ka mund tė kėrkojė nga gruaja numėr njė apo gruaja numėr dy - cilado qė ka qenė mė pak e tmerrshme - tė hapė gojėn e saj, dhe t’i numėrojė vetėm dhėmbėt e saj. Por shpirti shumė shkencorė ka munguar. Dhe “babai i logjikės” shkruan vendim qė gratė kanė mė pak dhėmbė.

            Ajo ishte marrė si njė ēėshtje e vėrtetė qė gratė nuk mund tė kenė asgjė tė barabartė me burrat, kėshtu qė padyshim se ato duhet tė kenė dhėmbė mė pak se meshkujt - nuk ka nevojė edhe pėr numėrimin. Tani, unė jam i befasuar: pėr dy mijė vjet askush nuk ka provuar! - Ndoshta unė jam njeriu i parė qė ka provuar, pyetur disa gra: “Ju lutem mė lejoni t’jua numėroj dhėmbėt.”

            Ato mė thoni: “Pse?”

            E unė iu thoja: “Shikoni nė kėtė libėr…” Edhe unė jam edhe mė i befasuar qė gratė nuk i kanė numėruar, tė paktėn ato ishte dashur t’i numėrojnė, dhe ta kundėrshtojnė Aristotelin: “Ēfarė ju shkruani ėshtė e pakuptimtė.”

            Por me mijėra vjet para Aristotelit kjo ėshtė besuar, me mijėra vjet mė pas kėsaj i besohet. Dhe nė tė gjitha, tė ashtu-quajtura shkrime tė shenjta, tuaja do tė dėshmohen se janė plehra.

            Unė nuk dua ta lėndoj askėnd, por unė nuk mund tė jem vetėm i sjellshėm - sepse kjo mirėsjellje do tė thotė hipokrizi dhe asgjė tjetėr.

            Unė kam pėr tė thėnė tė vėrtetėn pikėrisht ashtu siē ėshtė.

 

 

            Pyetja e gjashtė

 

            Mendoni se mėsimet tuaja do tė jetojnė mė gjatė se ju?

 

            Kush po brengoset?

 

 

            Pyetja e shtatė

 

            Pėr kė mendoni se ėshtė filozofi mė i madh perėndimor?

 

            Fridrih Niēe. Kjo do t’ju befasoj, por Fridrih Niēe ėshtė filozofi mė i keqkuptuar…dhe ai ishte mė i keqkuptuar sepse Adolf Hitleri e kishte pranuar atė si mėsues tė tij.

            Ai nuk ishte njė fashist. Nuk ka filozof tjetėr nė Perėndim qė kishte njė njohuri tė tillė tė thellė nė gjėrat. Dhe pikėpamja e tij ishte aq  multidimensionale sa ai nuk mund tė shkruante nė mėnyrė tė zakonshėm traktatet filozofike qė shkruhen. Ai shkroi nė parime, sepse ai kishte aq shumė pėr tė shkruar sa qė ai mund tė shkruante vetėm nė formė tė kondesuar. Kjo u bė njė nga arsyet pėr atė keqkuptim.

            Tani ka njė ringjallje tė interesimit pėr Nietzsche (Niēen). Dhe unė isha duke shpresuar se do tė ketė njė ringjallje, pėr shkak se njė filozof tė madh, gjasa ėshtė mė e madhe qė bashkėkohėsit e tij nuk do tė kuptojnė atė. Kjo do tė marrė tė paktėn njėqind vjet pėr njerėzit qė ta kuptojnė atė, njė gjeni ėshtė gjithmonė njė qind vjet para kohės sė tij. Tani ka njė ringjallje, njerėzit janė duke e lexuar Fridrih Niēen pėrsėri dhe gjejnė dritė tė re, vizion tė ri, njohuri tė reja.

            Ka pasur shumė filozofė nė Perėndim, por pėr shkak se ju jeni duke kėrkuar nga unė vetėm njė emėr, unė nuk pata asnjė zgjidhje tjetėr pėrveē Fridrih Niēes.

 

 

            Pyetja e tetė

 

            Pse zgjodhėt tė vini nė Kretė? A jeni entuziast i Kazantzakis?

 

            Jo Kazantzakis…por unė jam i dashuruar nė Zorba. Kjo ėshtė njė tragjedi tė cilėn Kazantzakis nuk do tė mund ta jetonte jetėn qė e ka krijuar nė Zorba. Duke e lexuar ZORBA GREKE ju do tė mendoni se njeriu i cili e ka shkruar ai duhet tė ketė jetuar si kjo. E keni gabim. Njeriu i cili e ka shkruar ka qenė krejtėsisht e kundėrta, - i mjerė. Ai e shkroi atė si njė ngushėllim. Kjo ėshtė mėnyra qė ai donte tė jetonte, por ai nuk pat mundėsi.

            Kazantzakis ėshtė i sėmurė. Unė nuk jam i interesuar pėr tė, por unė jam i interesuar pėr Zorba. Pėr mua Zorba ėshtė simbol autentik i njeriut animal tė papėrmbajtshėm. Dhe nėse njė njeri jeton si njė Zorba, tėrėsisht dhe intensivisht, nuk ka asnjė mundėsi qė ai tė rritet mė lart, nė nivelet mė tė larta tė vetėdijes.

            Thash se kjo ėshtė njė tragjedi sepse ZORBA GREKE ėshtė vetėm gjysmė libri, sepse Zorba ėshtė vetėm gjysmė njeriu. Dikush nga talentet kreative si Kazantzakis duhet shkruar pjesėn e dytė tė Zorba, ajo duhet tė jetė ZORBA Buda, nė tė cilėn Zorba fillon tė lėvizė mė lartė. Nė vend qė tė jeton me instinktet animale, ai fillon tė jetojė nė vetėdije superiore, nė dhembshuri, nė meditim. Derisa nuk bėhet Zorba i ndritur, libri do tė mbetet i pakompletuar.

            Unė kurrė nuk kam shkruar libėr. Edhe pse ka katėr qindra libra nė emrin tim, unė nuk kam shkruar asgjė, ato janė mbledhur vetėm bisedime. Por unė bėj diēka mė tė madhe: ėshtė tė krijoj ZORBA tė vėrtetė nė sanjasinėt e mi, dhe pėr tė ndihmuar qė ata tė bėhen Buda.

            Unė nuk po brengosem se ēfarė do tė ndodhė me mėsimet e mia pasi qė tė shkoj. E vetmja brengė e imja ėshtė se ēfarė do tė ndodhė me njerėzit e mi, derisa jam kėtu. Unė dua qė ata tė bėhen tė plotė, tė tėrė - Zorba Buda.

            Unė nuk do t’ju braktisė derisa ju mos tė kompletoheni.

            Do t’ju fanit!

 

 

            Pyetja e nėntė

 

            A keni marrėdhėnie seksuale me pasuesit tuaj, tash apo nė tė shkuarėn?

 

            Oh Zot!

            Unė mund tė them vetėm njė gjė: Unė kam qenė njė Zorba, dhe pa qenė  Zorba nuk ka asnjė mundėsi pėr t’u bėrė Buda. Por nėse mė pyetni pėr Buda, unė mund t’ju flas me lehtėsi, sepse atėherė vetėm unė kam lidhje me kėtė. Sa mė shumė qė unė kam tė bėj me kėtė, unė jam njė libėr i hapur – por tė mė pyeti pėr Zorba nuk ėshtė e drejtė, sepse edhe dikush tjetėr gjithashtu ka lidhje me kėtė: shumė volunter tė mi!

            Jo, kjo nuk do tė jetė e drejtė, nėse nuk e marr lejen e tyre - dhe kjo do tė jetė njė detyrė e vėshtirė, sepse ata janė kaq shumė, dhe janė nė tėrė botėn.

            Por unė mund tė kuptoj kuriozitet tuaj. Unė jam absolutisht njė njeri i natyrshėm, pa asnjė frenim, dhe e kam jetuar jetėn time i ndezur si pishtar dhe tė dyja kanė pėrfunduar sė bashku. Por ajo ėshtė matan: Zorba ėshtė e shkuara ime. Buda ėshtė e tashmja ime.

            Por pyetja ėshtė e rėndėsishme. Ju jeni tė guximshėm pėr tė pyetur kėtė. Ka shumė gazetarė tė tjerė qė duan tė pyesin kėtė, por nuk kanė guxim pėr tė pyetur pėr kėtė.

            Arsyeja qė ju mund ta pyesni pėr kėtė - ju mund ose mund tė mos e dini kėtė, por unė mund tė mendojnė se - ėshtė qė dashuria e juaj ndaj meje ėshtė e madh. Vetėm dashuria mund tė kėrkojė ndonjė gjė pa asnjė frikė.

            Ka shumė gazetarė tė cilėt kanė qenė duke u pėrpjekur tė njėjtėn ēėshtje nė njė udhė mė tė tėrthortė, por sa herė qė dikush pyet njė pyetje nė mėnyrė tė tėrthortė, unė gjithmonė jep njė pėrgjigje nė njė mėnyrė mė tė tėrthortė.

            Nėse dikush tjetėr e kishte kėrkuar kėtė, unė do ta kisha quajtur atė njė mashkull pėrgjues-voajer (vėrejtje e pėrkthyesit). Por unė nuk do t’ju quaj ashtu: unė vetėm do ta pėrfundoj duke ua treguar njė histori tė shkurtėr.

            Tre burra tė moshuar e kishin pasur shprehi qė pėr ēdo mbrėmje tė takohen nė park. Ndoshta te tretė kanė qenė gazetar tė pensionuar. Njėri kishte qenė shtatėdhjetė e pesė vjeē, tjetri tetėdhjetė e pesė vjeē, dhe i treti nėntėdhjetė e pesė vjeē; ata kishin qenė miq tė mėdhenj.

            Njė natė, mė i riu prej tyre kishte qenė shumė i pikėlluar, shumė i mėrzitshėm, shumė i trishtuar. Dy tė tjerėt e kishin pyetur: “Ēfarė po ndodh me ty? Pse je kaq i heshtur, i mėrzitshėm dhe i pikėlluar?”

            Ai ishte pėrgjigjur: “Mos mė pėrkujtoni. Unė po provoj ta harroj atė, por ajo po vazhdon e po vazhdon.”

            Por ata thanė: “Ne nuk po e dimė se ēfarė ėshtė. Sė pari na trego se ēfarė je duke u pėrpjekur pėr tė harruar.”

            Ai tha: “Kjo ėshtė njė gjė aq e padenjė ... Por ju jeni shokėt e mi, miqtė e mi tė vjetėr, do t’ju tregoj.”

            “Kjo ka ndodhė kur kam shikuar pėrmes vrimės sė bravės nė banjo, sepse njė zonjė e bukur qė ishte mysafire nė shtėpi bėnte dush…befas erdhi nėna ime dhe ma pa ‘dorėn e skuqur’!”

            Dy tė tjerėt filluan tė qeshėn. Ata thanė: “Kjo i ndodhė tė gjithėve. Nė fėmijėri kjo s’ėshtė asgjė… e tash nuk ke nevojė tė shqetėsohesh pėr kėtė kur je shtatėdhjetė e pesė vjeē.”

            Burri iu tha: “Ēfarė jeni duke thėnė? - Kjo ka ndodhur sot nė mėngjes!”

            Kjo ishte njė tronditje. Burri i dytė tha: “Por kjo ēfarė mė ka ndodhur ėshtė edhe mė keq ... Pėr tri ditė nuk kanė qenė nė gjendje tė ēoj dashuri me gruan time. Sa herė qė pėrgatitem dhe bėhem gati,  ajo kthehet thjesht nė anėn tjetėr dhe mė thotė: ‘Jo sonte. Kam kokėdhimbje.’ Dhe kjo ka vazhduar pėr tri ditė.”

            Burri mė i vjetėr i tha: “Por sė pari na trego neve - sepse unė e di dashurinė tuaj - ēfarė lloji tė dashurisė ju bėni. Por na trego atė nė hollėsi, sepse budalla tjetėr nuk e di.”

            Kėshtu ai vazhdoi tė rrėfejė. Ai tha: “Jo shumė. Unė vetėm e mbaja dorėn e saj dhe e shtypja atė tri herė, pėr ēdo natė. Por, pėr tri net pa dashuri - kjo dhemb.”

            Burri i tretė iu tha: “Ju jeni dy idiotė. Ju nuk i dini telashet e mia. Kėtė mėngjes kur dashta tė ēojė dashuri me gruan time, ajo mė tha: ‘Idiot, ēfarė po bėn?’ Unė i thashė: “Ēfarė kam pėr tė bėrė? Po ēoj dashuri.” Ajo tha: ‘Kjo ėshtė hera e tretė sonte. As nuk po flenė, e as mua nuk po me lenė tė flejė.’ Unė i thashė: “Zoti im, po mė duket se jam duke e humbur kujtesėn time!”

 

            Fund i kapitullit tė shtatė

 

  (1)     (2)                (4)     (5)     (6)