Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (5)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (5)

Kapitulli i njėzetė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

 

            Nga njė orientim tjetėr, njė psikolog shumė i njohur, Delgado, kishte qenė duke u marrė me kafshėt. Ai ishte befasuar kur kishte mėsuar se nėse minjve i jepet njė vakt nė ditė, ata jetojnė dy herė mė gjatė, derisa jetėgjatėsia iu ėshtė shkurtuar minjve tė cilėt kanė marr dy vakte nė ditė. Ai vetė ishte befasuar: mė pak ushqim dhe jetė mė gjatė; mė shumė ushqim dhe jetė mė e shkurtėr.

            Tani ai ka dalė me teorinė se njė vakt ėshtė krejtėsisht e mjaftueshme, nė tė kundėrtėn ju e ngarkoni sistemin e tretjes, dhe qė shkakton shkurtim tė jetėgjatėsisė suaj. Por ēfarė bėhet me njerėzit qė marrin pesė vakte nė ditė…? Mjekėsia nuk do tė lejojė qė ata tė vdesin, por nuk do tė lejojė qė ata tė jetojnė tepėr. Ata thjesht do tė vegjetojnė.  

            Njeriu duhet t’i rishikojė tė gjitha traditat, tė gjitha burimet e ndryshme, ēdo faktet qė ėshtė nė dispozicion duhet tė rishqyrtohet. Njė qasje krejtėsisht e re mjekėsore duhet tė zhvillohet e cila merr parasysh akupunkturėn, e cila merr parasysh Ayurveda, e cila merr parasysh mjekėsinė greke, e cila merr parasysh Delgado-n dhe hulumtimet e tij - e cili merr parasysh faktin se njeriu nuk ėshtė njė makinė. Njeriu ėshtė njė qenie shpirtėrore shumėdimensionale, dhe ju duhet tė silleni me tė nė tė njėjtėn mėnyrė.

            Shėndeti nuk duhet tė definohet negativisht: ju nuk keni ndonjė sėmundje dhe nė kėtė mėnyrė ju jeni tė shėndoshė. Unė e kuptoj pse ata nuk kanė qenė nė gjendje tė gjejnė ndonjė definicion pozitiv – pėr shkak se sėmundja ėshtė subjektive, dhe ndjenja e shėndetit ėshtė subjektive.

            Mjekėsia perėndimore nuk e pranon se ka ndonjė subjekt brenda juve. Ajo e pranon vetėm trupin tuaj; ajo nuk ju pranon juve.

            Njeriu duhet tė jetė i pranuar me tėrėsinė e tij.

            Tė gjitha metodat e tjera qė janė pėrdorur nė mbarė botėn duhet tė sillen nė njė sintezė, ato nuk janė kundėr njėra-tjetrės. Tash pėr tash ato janė duke funksionuar si tė ishin kundėr njėra-tjetrės. Ata duhet tė bihen nė njė sintezė dhe qė do t’ju japė njė pamje mė tė mirė tė njeriut dhe njė jetė mė tė mirė pėr qeniet njerėzore.

            Pėr shembull, akupunktura ėshtė dhe ka qenė e pranuar, sepse shtatė qind pika bio-elektrike janė zbuluar nga akupunkturistėt para mijėra vjetėsh dhe prapė janė zbuluar nga fotografitė e Kirlianit. Ai i ka fotografuar ato, dhe ju mund t’i pėrkrahni ata; janė saktė shtatė qind pika. Ju duhet tė vlerėsoni gjenialitetin e njerėzve tė cilėt nuk kishin kamera, tė cilėt nuk kishin filma tė ndjeshėm. Ata ende janė nė gjendje tė menaxhojnė shtatė qind pikat. Kjo tash ėshtė mirė e njohur, sidomos nga neurokirurgėt, qė ēdo gjė e ka qendrėn nė tru. Nėse dora juaj paralizohet, ėshtė budallallėk tė mjekohet dora; ju nuk mund ta mjekoni atė. Atėherė vetėm sugjestioni, sugjestioni mekanik, do tė jetė pėr tė prerė atė dhe pėr tė zėvendėsuar me njė dorė mekanike e cila tė paktėn do tė jetė nė gjendje tė lėvizė, ju mund tė bėni diēka me tė. Kjo dorė ėshtė absolutisht e kotė, ajo ka vdekur.

            Ajo nuk ka vdekur. Disa qendra nė kokėn tuaj kontrollojnė kėtė dorė. Dhe kjo qendėr duhet tė mjekohet. Dora nuk duhet tė preket fare; kjo qendėr nuk funksionon, ka disa probleme me qendrėn.

            Herėt a vonė e gjithė medicina do tė dominohet  nga qendrat e trurit. Kėto qendra kanė mbikėqyrje tė gjithēkahi nė trup. Kur diēka shkon keq nė qendėr kjo vetėm simbolikisht shfaqet nga pjesėt e jashtme tė trupit. Ju filloni tė mjekoni pjesėt e jashtme; ju nuk shkoni shumė thellė.

            Mjekėsia moderne perėndimore ėshtė sipėrfaqėsore, ju duhet tė shkoni tek vetė rrėnja: pse kjo dorė papritmas u paralizua? Qendra nė tru ka disa probleme, dhe kjo qendėr mund tė kurohet shumė lehtė. Kjo ėshtė njė qendėr bio-elektrike.

            Ju do tė befasoheni kur tė mėsoni se njė herė, e kjo ka ndodhur nė Suedi me njė grua tė bukur… diēka kishte shkuar keq nė sistemin e brendshėm bio-elektrike tė saj. Ajo kishte filluar t’i grushtojė njerėzit. T’i shkėmbesh grushtat me njė grua ju nevojitet kurajo e madhe! Burri i saj kishte kėrkuar divorc, sepse tė ēosh dashuri me tė do tė thotė tė marrėsh njė goditje elektrike tė tillė qė tė rrėzon nga shtrati. Edhe fėmijėt e saj ėshtė dashur tė mbahen ndaras. 

 

 

            Atė e kontrolluan mjekėt. Ata nuk patėn sukses ta zbulojnė… ata kurrė nuk kishin dėgjuar pėr njė sėmundje tė tillė. Kjo nuk ishte sėmundje – vetėm disa tela elektrik u ngatėrruan, diēka shkoi keq nė sistemin e saj elektrik. Kjo grua ka qenė e para e cila ka dhėnė shembullin se trupi kalon nėpėr bioelektricitet. Ata ia dhanė njė llambė pesė vat nė dorė dhe llamba filloi tė ndriēonte. Dhe kjo grua u bė jashtėzakonisht e rėndėsishme nė tė kuptuarit e njeriut.

            Ndoshta kur ju nuk ndiheni mirė, kjo ėshtė vetėm shkaku se bateria juaj po shpenzohet – keni nevojė pėr rimbushje. Nėse dora juaj ėshtė paralizuar, ndoshta qendra e ka humbur elektricitetin e saj, ajo mund tė rimbushet, nuk duhet asnjė ilaē, nuk duhet kurrfarė operacioni. Tash ne jem nė pozitė tė shikojmė njeriun nga njė tjetėr kėndvėshtrim: nė ē’mėnyrė shkencat e ndryshme, kulturat e ndryshme, nė kohėrat e ndryshme e kanė mjekuar njeriun. Dhe nganjėherė nė qoftė se gjėrat e ēuditshme mund tė funksionojnė, ato duhet tė pranohen nė vend se tė refuzohen.

            Pėr shembull, shtatėdhjetė pėr qind e sėmundjeve janė vetėm nė mendjen tuaj: ju nuk i keni ato, ju vetėm mendoni se ju i keni ato. Tash, ėshtė rrezik t’ju jepen ilaēet allopathic pėr kėto sėmundje, sepse tė gjitha ilaēet allopathic nė njė formė apo tjetrėn janė shumė tė lidhura me helmet. Nėse ju keni njė sėmundje, ilaēi ėshtė i mirė; por nėse nuk keni ndonjė sėmundje por vetėm idenė e sėmundjes, atėherė homeopatia ėshtė e mirė, sepse ajo nuk dėmton askėnd. Nuk ka asgjė nė tė, por kjo ėshtė njė ndihmė e madhe pėr njerėzimin. Mijėra njerėz janė duke u shėruar me homeopati.

            Nuk ėshtė pyetja se ėshtė homeopatia ilaē apo jo. Pyetja ėshtė: nėse njerėzit kanė sėmundje jo reale, juve ju duhet njė sistem shėndetėsor jo real pėr ta. Homeopatia s’ka asgjė nė vete, por ka njerėz tė cilėt nuk kanė ndonjė sėmundje, por e torturojnė veten me idenė se e kanė. Homeopatia do t’i ndihmojė ata menjėherė. Ajo shėron njerėzit, por kurrė nuk dėmton askėnd. Kjo ėshtė mjekėsi fals - por ēfarė tė bėjmė me njė njerėzim fals?

            Mjeku dhe infermierja indiane nuk kanė asnjė instrument, vegla tė sofistikuara, rrezet –X apo gjėrat e tjera, ata madje nuk kanė as stetoskop. Ata vetėm e kontrollojnė rrahjen e zemrės suaj – dhe kjo ka funksionuar pėrkryeshėm pėr mijėra vjet, ata do tė pėrpiqen ta harmonizojnė rrahjen e zemrės tuaj. Ilaēet e tyre do tė ndihmojnė zemrėn tuaj tė ketė rrahje tė harmonizuara, dhe pėrnjėherė sėmundja do tė zhduket. Ju mendoni se sėmundja ėshtė shėruar – por sėmundja ishte vetėm njė simptomė.

            Kjo ėshtė arsyeja pse nė Ayurveda ata kanė mundur tė heqin dorė plotėsisht nga operacioni: kjo e kishte reduktuar njeriun nė njė makinė. Kur gjėrat mund tė bėhen shumė mė lehtė me minerale, me ilaēe bimore, gjėra tė natyrshme, pa helmimin e organizmit tė njeriut, atėherė pse panevojshėm t’i jepen njeriut helmet? - Tė cilat do tė kenė efektet e tyre anėsore!

            Ndoshta kjo ėshtė njė nga arsyet pse mjekėsia ėshtė rritur dhe evoluar... dhe krah pėr krah sėmundjes shkon duke u rritur. Ju e mjekoni njė sėmundje, por ju e mjekoni atė me helm, sėmundja do tė shkojė, por helmi do tė mbetet nė organizėm. Dhe se helmi do tė vazhdojė tė krijojė vetė efektet e veta. Pra, tė gjitha ilaēet bimor, tė gjitha mineralet dhe gjėra tė tilla si homeopatia duhet tė kombinohen.

            Ajo duhet tė jetė vetėm njė shkencė me degė tė ndryshme, dhe mjeku vendos se nė cilat degė duhet tė dėrgohet ai njeri. E jo tė pėrdoren thėniet e dikujt: “Ti nuk je i sėmurė”; kjo fare nuk duhet tė merret parasysh. Ai thjesht do ta ndėrrojė doktorin, qė ėshtė i vetmi efekt. Ai e kėrkon mjekun i cili i thotė: “Ti ke sėmundje.”

            E kam shfrytėzuar njohjen e njė sharlatani. Ai ishte njeri shumė i menēur. Nė momentin kur keni hyrė nė ordinancėn e tij, para se ta takoni atė, ju ėshtė dashur tė kaloni nėpėr laboratorin e tij, vetėm pėr tė krijuar njė pėrshtypje tek ju se ai ka njė laborator tė madh me instrumente tė ēuditshme… dhe ai nuk do t’i pėrdorė gjėrat e zakonshme.

            Pėr shembull, ai nuk do tė pėrdorė stetoskop pėr tė kontrolluar rrahjet e zemrės suaj. Ju do tė duhet tė shtriheni nė njė tavolinė... ajo nuk ishte asgjė pos dy shishe tė mėdha me ujė me ngjyra tė ndryshme nė to, dhe uji fillonte tė derdhej poshtė e lart me rrahjen e zemrės suaj – stetoskopi ėshtė i punuar ndryshe. Ju jeni shumė tė impresionuar se sa vetėm me njė stetoskop tė zakonshėm. Ai shikon, dhe ju jeni tė shikuar...

            E kam pyetur: “Pse i bėn tė gjitha kėto marrėzira?” Ai e kishte punuar tėrė laboratorin nė mėnyrė qė pacienti ta vras kohėn derisa ai ta kontrollojė. Ai tha: “Vetėm shkaku i psikologjisė njerėzore. Ata nuk kanė nevojė pėr mjekim”.

            Ėshtė zbuluar me shumė eksperimente se Alopatia ėshtė e suksesshme nė shtatėdhjetė pėrqind tė rasteve; homeopatia gjithashtu ėshtė e suksesshme nė shtatėdhjetė pėrqind tė rasteve; ayurveda gjithashtu ėshtė e suksesshme nė shtatėdhjetė pėrqind tė rasteve, edhe akupunktura ėshtė e suksesshme nė mėnyrė tė njėjtė. Kjo ėshtė e ēuditshme: kjo duket pėr pak njerėz - shtatėdhjetė pėrqind - janė tė gatshėm tė shėrohet, dhe ēdo lloj i mjekėsisė ndihmon.

            Disa njerėz e kanė humbur vullnetin pėr tė jetuar; atėherė nuk ka ilaē qė mund tė ndihmojė sepse thelbi i vullnetit pėr tė jetuar nuk ėshtė mė aty. Ata veē kanė vdekur, ata janė duke e pritur vetėm kohėn e varrimit. Kėta njerėz nuk kanė nevojė pėr mjekėsi, ata kanė nevojė pėr njė lloj tjetėr tė terapisė qė u jep atyre vullnet tė jetojė pėrsėri. Ky ėshtė kushti fundamental i tyre - vetėm atėherė ēdo ilaē tjetėr do tė ndihmojė.

            Tė gjitha kėto gjėra duhet tė jenė tė kombinuara sė bashku nė njė sintezė, njė tėrėsi, dhe njeriu mund tė ēlirohet plotėsisht nga sėmundjet. Njeriu do tė jetė nė gjendje tė jetojnė sė paku njėqind vjet, qė ėshtė njė vlerėsim shkencor. Trupi i tij ka mundėsi pėr tė shkuar nė rinovimin e vetė pėr treqind vjet. Pra, ēfarėdo qė kemi bėrė nė esencė ėshtė gabim sepse njeriu vdes nė moshėn shtatėdhjetė vjeēe.

            Dhe ka prova...

            Nė njė pjesė tė Kashmirit e cila tani ėshtė pjesė e Pakistanit – Pakistani e ka okupuar atė - njerėzit jetojnė shumė lehtė deri njėqind e pesėdhjetė vjet. Nė Rusi ka shumė njerėz tė cilėt janė njėqind e pesėdhjetė vjeē, dhe ka njerėz qė kanė arritur edhe njėqind e tetėdhjetė.

            Tani, ushqimet e kėtyre njerėzve, shprehitė e tyre duhet tė jenė tė studiuar, dhe ato ushqime dhe ato shprehi duhet tė bėhen tė njohura.

            Njė person njėqind e tetėdhjetė vjeē i Rusisė sovjetike, nė njė pjesė tė veēantė tė Kaukazit, ende punon nė fushė ashtu si ēdo njeri i ri, ai nuk ėshtė edhe i vjetėr. Ushqimi i tij, mėnyra e tij e jetesės duhet tė studijohet thellėsisht. Dhe ka shumė njerėz nė kėtė zonė - vetėm nė atė zonė tė Kaukasit... Kjo zonė ka prodhuar njerėz vėrtetė tė fortė. Vetė Jozef Stalin ishte nga ajo zonė, Gjorgj Gurdxhief ishte nga ajo zonė - e jashtėzakonshme e njerėzve tė fortė.

            Mjekėsia ka nevojė pėr njė orientim krejt tė ri. Tash ėshtė e mundur, sepse ēdo gjė ėshtė e njohur se ēka ka ndodhur rreth botės, ne vetėm thjesht nuk duhet tė paragjykojmė nga fillimi

 

            Vazhdon...

 

 (1)    (2)    (3)    (4)              (6)