Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (6)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

      

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (6)

 

Kapitulli i dymbėdhjetė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

            Njė ekspert pėr punė hidraulike duhet tė respektohet si njė fizikan i madh. Nė fakt, para se tė vdiste, Albert Ainshtajn kishte thėnė: “Nė qoftė se ka njė tjetėr jetė unė kisha pas dėshirė tė lindė si hidraulik, e jo si fizikan pėrsėri. Ēka ėshtė mjaft, mjaft ėshtė.” Nėse Albert Ainshtajn dėshiron tė jetė i lindur si hidraulik, kjo ėshtė e mrekullueshme; vetė ideja ėshtė e mrekullueshme. Eksperti i hidraulikės duhet tė respektohet dhe tė ketė dinjitet si njė profesor. Kėto janė profesione. Ju nuk duhet ta vlerėsoni dikė me profesion; individi ėshtė i paēmueshėm. Hierarkia do tė largohet nga shoqėria nė qoftė se nuk ka profesione mė tė mėdha mė tė larta se profesionet tjera; atėherė krahasimi do tė fillojė tė zhduket.

            Nė shkolla krahasimi duhet tė fillojė tė zhduket. Nuk ėshtė e domosdoshme qė ēdo fėmijė ta lexojė gjeografinė apo historinė pėrveē nėse ai e do atė. Zgjidhja e lėndėve duhet tė bėhet me dėshirėn e tij. Ēdo shkollė, ēdo universitet, ēdo fakultet duhet t’ia kushtojė sė paku dy muaj nė fillim tė vitit studentėve qė tė njoftohen me tė gjitha lėndėt e tjera, pėr t’i dėgjuar mėsuesit e lėndėve tė ndryshme, dhe pėr tė gjetur pėr veten e tyre se cila ėshtė dashuria e tyre, ajo qė e joshė zemrėn dhe inteligjencėn e tyre.

            Tash pėr tash situata ėshtė e tillė qė njė person i cili ka mund tė bėhet kasap i mirė ėshtė bėrė kirurg. Shoqėria duhet tė ndėrtohet prej individėve tė veēantė, duke e nxjerr jashtė talentin e tyre sa mė shumė qė ėshtė e mundur. Arsimi duhet t’i ndihmojė atė, prindėrit duhet t’i ndihmojė atė, tė gjithė pėrreth duhet tė ndihmojė qė ēdo fėmijė tė sjellė talentin e tij. Por tani qė nuk ėshtė situata, tė gjithė janė qenie tė urdhėruara.

            Prindėrit e mi dėshironin tė bėhem inxhinier apo mjek. Unė thjesht refuzova. Iu thashė: “Do tė shkoj ta studioj filozofinė sepse kam pėr t’i luftuar filozofėt tėrė jetėn time.”

            Ata thanė: “Ēfarė pakuptimsie. Nėse donė t’i luftosh filozofėt pse duhet t’i shpenzosh gjashtė vjet duke studiuar filozofinė?”

            Unė iu thashė: “Pa studiuar filozofinė nuk mund tė gjykoj drejt. Unė kam pėr ta studiuar filozofinė. Mua mė pėlqen mėnyra filozofike e argumentimit, dhe unė dua tė shkoj sa me thellė me argumentet e tė gjitha filozofive qė kanė prodhuar. Por unė po vazhdoj tė luftoj kundėr kėsaj, sepse nga pėrvoja ime e di se asnjė filozofi e vetme nuk ka krijuar njerėz tė ndritur. Ato kanė luajtur vetėm me fjalė, gjimnastikė e logjikės, ata kurrė nuk arritėn pėrtej mendjes sė tyre, por ata mbetėn mendje.

            Prindėrit e mi mė kėrcėnuan: “Nėse zgjedh filozofinė atėherė mos harro se ne nuk do tė pėrkrahim financiarisht.”

            Unė iu thashė: “Kėtė s’keni pasur nevojė tė ma thoni. Unė nuk do ta pranoj atė nė asnjė mėnyrė, sepse kur unė zgjodha drejtimin tim unė do ta gjej edhe rrugėn time. Unė e pėlqeva drejtimin qė ma ofruat ju; natyrisht ju jeni jashtė diskutimit. Pse unė duhet ta kėrkoj mbėshtetjen tuaj financiare? Edhe nėse ju e ofroni atė, unė do ta refuzoj.”

            Ata mbetėn tė habitur. Ata nuk mund tė besonin se si unė do tė mund ta menaxhoj – por ia kam dalur. Gjatė natės e redaktoja njė gazetė, dhe nė mėngjes shkoja nė kolegj. Dhe nė mes, sa herė qė mund tė gjeja kohė, unė flija.

            Mė nė fund ata filluan ta ndjejnė fajin. Babai mė kishte shkruar: “Na fal dhe pranoj kėto.”

            Unė shkova dhe i ktheva parat e tyre tė dhuruara, dhe njė ditė ai erdhi vetė dhe mė tha: “Ti a s’mundesh me harrue, a s’mundesh me falė?

            Unė i thashė: “Unė mund tė fal, por nuk mund tė harroj, sepse ju mė keni detyruar nė diēka vetėm pėr shkak tė financave, vetėm pėr shkak tė parave” – paraja ishte mė e rėndėsishme pėr ta. “Ju menduat pėr para mė shumė se qė menduat pėr mua, dhe ju mė kėrcėnuat. Unė nuk kam kėrkuar para. Ju mund t’i mbani parat tuaja. Unė jam duke ia dal shumė mirė.”

            Nė fakt, gjėrat tuboheshin aq bukur, sepse puna nė gazet ishte e parėndėsishme. Ju duhet vetėm t’i shpikni gjėrat qė nuk kanė ndodh, gjėrat qė askush nuk i ka thėnė. Kryeredaktori im mė thirri dhe mė tha: “prej se keni ardhur ju qarkullimi ėshtė rritur. Por disa letra kanė filluar tė vijnė ku thonė: “Ku janė kėto gjėra qė po ndodhin? Kush po i thotė kėto gjėra?”

            Unė i thashė: “Mos keni merak. Ju merakosuni vetėm pėr qarkullimin tuaj. Unė nuk kam kohė tė dal jashtė pėr tė shikuar dhe raportuar; unė thjesht rri kėtu dhe e pėrfundoj tėrė punėn time. Unė nuk dua ta humbė gjithė natėn. Pėr dy, tri orė i shpiki gjėrat dhe i qesė nė letėr. Qarkullimi juaj ėshtė nė rritje. Ju duhet ta shikoni qarkullimin tuaj, dhe ēdo letėr qė vjen, ju thjesht ma pėrcillni. Unė do t’i pėrgjigjem atyre.

            Kam punuar edhe nė gazetari. Ai ka punuar edhe nė kolegj gjithashtu, sepse unė isha i pėrjashtuar nga kolegji. Profesori ishte i gatshėm tė jep dorėheqje. Ai tha: “Ose ai mund tė jetė nė kolegj ose unė mund tė jem nė kolegj.”

            Unė i thashė atij: “Para se ta bėni kėtė, vetėm le ta takojmė drejtorin.”

            Drejtori mė tha: “Ai ėshtė profesori ynė mė i vjetėr, shumė i respektuar, dhe ne nuk dėshirojmė ta humbim atė. Ne e dimė se ti ke tė drejtė – sepse ai ka ligjėruar filozofinė dhe ai thjesht e ligjėronte filozofinė sikur jepte urdhra. Ne vetėm i mėsonim pėrmendėsh ēfarė ai thoshte dhe i bartnim nė fletėt e provimit.

            Unė isha duke ia argumentuar. I thashė: “Nėse ky njeri nuk ėshtė i aftė pėr tė argumentuar, ai thjesht duhet tė thotė: "nuk e di", dhe unė nuk do t’i kisha hipur nė qafė. Por ai nuk ka kurajo tė mjaftueshme pėr tė thėnė madje edhe kėtė.”

            Drejtori mė tha: “Unė po e kuptoj gjithė problemin. Unė nuk mund t’ju detyroj tė largoheni, por do tė ishte mjaft e sjellshme ta bėni njė gjė: ta braktisni kolegjin. Unė do t’i telefonoj drejtorit tė njė kolegji tjetėr pėr t’ju pranuar.”

            I thashė: “Unė nuk dua ta shqetėsoj askėnd.” Shkova nė kolegjin tjetėr.

            Drejtori tjetėr mė tha: “Kushti im ėshtė se ju doni t’i bashkoheni kėtij kolegji por ju kurrė nuk duhet tė jeni tė pranishėm nė asnjė klasė, sepse i kam dėgjuar raportet… unė nuk dua t’i shqetėsoj profesorėt e mi.”

            Unė i thashė: “Kjo ėshtė absolutisht e mrekullueshme. Kjo ėshtė ajo qė kam kėrkuar. Ēfarė bėhet me pėrqindjen time me qenė prezent?”

            Ai tha: “Unė do tė kujdesem pėr kėtė. Ti do t’i kesh nėntėdhjetė pėqind tė pikėve qė ke qenė i pranishėm.”

            Unė i thashė: “Kjo ėshtė e pėrkryer. Kjo ėshtė ajo qė kam kėrkuar. Tash jam krejtėsisht i lirė.”

            Kėshtu dy-tri orė i kaloja nė gazetė, dhe mandej tėrė ditėn isha i lirė tė shkoja nė bibliotekė dhe tė lexoja sa ma shumė dhe mė thellėsisht qė ishte  e mundur.

            Unė kurrė nuk kam ndjerė, nė asnjė ēėshtje, nė jetėn time se ekzistenca ju zhgėnjen nėse ju jeni tė ndershėm. Ajo gjithmonė ju ndihmon; ėshtė pafundėsisht e mėshirshme.

            I tėrė ky sistem i hierarkisė mund tė shpėrbėhet, dhe vetėm atėherė kompleksi i inferioritetit do tė tretėt. Ky ėshtė vetėm simptomė.

            Gjithkush ndihet inferiore - Unė them tė gjithė, pa pėrjashtim - nė njė farė mėnyre apo tjetėr. Dikush ėshtė mė i bukur se ju, dikush ėshtė mė i shėndetshėm se sa ju, dikush ėshtė mė i arsimuar se ju, dikush ėshtė nė njė post mė tė lartė se ju, dikush ka njė grua shumė mė tė bukur mė se qė keni ju. Jeta ėshtė njė gjė e tillė komplekse, dhe ka shumė gjėra nė jetė tė cilat nėse ju filloni t’i krahasoni, askush nuk ėshtė i njėjtė edhe njė njeri si Napoleon Bonaparti ...

            Ju do tė mendoni se Napoleoni nuk duhet tė ndihet inferior: ai ėshtė njė nga heronjtė tanė i ashtuquajturi mė i ēmenduri  nė histori. Por ai ėshtė ndier shumė inferior pėr shkak se nuk ka qenė shumė i gjatė; ai ka qenė njė metėr e pesėdhjetė i gjatė. Dhe si e tillė ishte njė plagė – se ushtarėt e tij ishin mė tė gjatė, truproja e tij ishin mė tė gjatė.

            Njė ditė ai duke varė njė pikturė nė dhomėn e tij, truproja i kishte thėnė: “Zotėri, lėrmani mua. Unė mund ta bėj kėtė, unė jam mė i lartė se ju.”

            Ai i thotė: “Ktheje kėtė fjalė prapa. Thuaj ju jeni mė i gjatė se unė, jo mė i lartė.” Ka qenė shumė i prekshėm rreth kėsaj ēėshtje.

            Por unė nuk shoh asnjė problem: nėse ju jeni gjashtė kėmbė (kėtu duhet kuptuar kėmbėn si njėsi matėse pėr gjatėsi – ang: feet), shtatė kėmbė, pesė kėmbė, gjithsesi kėmbėt tuaja arrijnė nė tokė - ky ėshtė i tėrė qėllimi. Nuk ėshtė sikur kur jeni tė pesė kėmbė qė janė tė varur dy kėmbėt lart dhe tė gjithė qeshin me ju. E tėra ėshtė qė kėmbėt tuaja tė arrijnė nė tokė, ju mund tė ecin. Ēka ėshtė kjo me rėndėsi? A keni vėnė re se askush nuk dėshiron tė martohet me njė grua qė ėshtė mė e gjatė se ai? - Pėr kėtė arsye tė thjeshtė.

            Kam pas njė mik i cili ishte dashuruar nė njė femėr, por problemi ishte se ajo me tė vėrtetė ishte e gjatė, gati 30 cm mė e gjatė se ai. Ai tha: “Me qenė i dashuruar ėshtė tjetėr gjė, por ajo po insiston pėr martesė, prindėrit e mi janė kėmbėngulės pėr martesė. Dhe unė kam frikė se kudo qė tė shkoj me tė unė do tė dukem si njė budalla.

            “Njerėzit veē po na pyesin kur po shkojmė ne diku…ata po e pyesin atė, jo mua: "A ėshtė ky vėllai yt i vogėl?" Unė po shqetėsohem pėr mė vonė: kur ajo bėhet mė e vjetėr ndoshta ata do tė fillojnė tė pyesin: "A ėshtė ky djali mi i madh i yti?" kjo ėshtė aq e turpshme – dhe askush nuk mė pyet mua, tė gjithė e pyesin atė, sepse ajo ėshtė mė e gjatė dhe mė e madhe, e unė jam mė i vogėl dhe mė i dobėt.”

            Kjo ėshtė marrėzi absolute. Njė vlerėsim i vogėl dhe ne vazhdimisht krahasojmė.

            Unė i thashė atij: “Gjithmonė mbaje njė stol tė vogėl me vete.”

            Ai tha: “Si po mendon?”

            I thash: “Mbaje njė stol tė vogėl, gjithmonė rri nė stol. Atėherė tė gjithė do tė pyesin ty ku qėndron problemi, askush nuk do ta pyet gruan tėnde. E mandej ti mund tė thuash: "Unė jam burri; qė ėshtė problem. Ajo ėshtė gruaja ime. Mė lejoni t’ju prezantoj tek ajo." Kjo ėshtė njė gjė e thjesht. Bėne njė stol plastike, nuk peshon shumė, dhe barte me vete kudo. Kėnaqu nė tėrė lojėn.”

 

 

            Njerėzit tė cilėt janė nė poste tė larta janė ende nė siklet tė njėjtė me diēka ose tjera.

            Thuhet se mbreti i madh i Indis, Poras, i cili ka luftuar me Aleksandėrin, se kishte qenė duke shkuar me karrocėn e tij nė pyll pėr tė shėtitur nė mėngjes. Befas, ai e kishte parė njė vajzė tė bukur duke marrė ujė nga pusi. Ai kishte ndal karrocėn, kishte zbritur, dhe kishte shkuar pėr ta shikuar vajzėn.

            Kur ishte kthyer nė karrocė ai kishte mbet i habitur: karrocieri kishte qenė duke e puthur gruan e tij e cila gjithashtu kishte qenė nė karrocė. Ai ishte zemėruar shumė, por gruaja i kishte thėnė: “Nėse ti mund tė shkosh t’i shikosh gratė tjera se a janė tė bukura , unė e di se ky burrė ėshtė shumė mė i bukur se ti, shumė mė i fortė se ti, kėshtu qė ku qėndron problemi? Nėse ti je mbret edhe unė jam mbretėreshė, pse po xhelozon? Unė nuk xhelozova. Unė me tė vėrtetė ndjeva lehtėsim kur ti shkove atje. Kjo ishte njė mundėsi e mirė tė kem njė lidhje tė shkurtėr dashurie me karrocierin.”

            Qė nga ajo ditė thuhet se Poras kurrė mė nuk kishte shikuar asnjė femėr. Por kjo duhet tė ketė qenė njė represion shumė i madh; ai ishte njė adhurues i grave, por ai kishte frikė se ēfarė do t’i thotė gruaja.

            Gjithkush ndihet inferiore nė njė farė mėnyre apo tjetėr, dhe arsyeja ėshtė se ne nuk pranojmė sė tė gjithė janė tė veēantė. Nuk ėshtė ēėshtje e inferioritetit apo superioritetit. Gjithkush ėshtė vetėm njė nė llojin e tij, kėshtu qė krahasimi nuk mund tė krijohet.

            Politikanėt janė ata qė vuajnė mė sė keqi nga kompleksi i inferioritetit. Ata duan botės t’ia dėshmojnė se janė mė tė mėdhenjtė, se kanė pushtet mbi miliona njerėz – ata janė presidentėt, kryeministrat. Por nėse shikoni nė jetėt e tyre, kompleksi i inferioritetit i cili akoma nuk i ka braktisė ata, ėshtė ende aty.

            Kryeministri i parė i Indis Jawaharlal (Xhavaharlal) Nehru ka qenė gjithashtu i gjatė njė metėr e gjysmė, dhe kur e ka dhėnė betimin pėr kryeministėr, si dhe transferimin e pushtetit nga duart e britanikėve prapė nė duart e indianėve, Mauntbatten ka qenė nėnmbret britanik. Ai ishte mė i gjatė… nėse shikoni nė libra do ta gjeni fotografinė: Xhavaharlal ėshtė nė kėmbė saktėsisht sipas sugjerimit tim edhe pse unė nuk e kam sugjeruar atė – njė hap, dhe Mountbatten ėshtė duke qėndruar nė dysheme, nė mėnyrė qė ata tė duken njėsoj, tė njėjtėn lartėsi.

            Por ju do tė habiteni qė gruaja e  Mountbatten-it ka qenė e dashuruar nė Xhavaharlal-in. Mountbatten ishte njė burrė i bukur dhe ai u dėrgua nė Burma, nga Anglia - ai ishte nga familja mbretėrore - vetėm pėr shkak se ai ishte njė pleiboj i vėrtetė. Ai kishte krijuar aq shumė skandale, e familja mbretėrore nuk e toleron kėtė - veēanėrisht familja mbretėrore britanike, se ėshtė tepėr konservative! Ata e kishin dėrguar atė larg nė Burma duke i thėnė: “Atje bėnė ēfarė tė duash.” Ai ishte njė mashkull i bukur, por gruaja e tij ra nė dashuri me Xhavaharlal-in. Xhavaharlal ishte gjithashtu njė mashkull i bukur, por jo nė mėnyrė mbretėrore. Ajo i kishte shkruar disa letra dashurie siē shkruajnė tė rinjtė.

            Ēuditėrisht pas kėsaj shumė gra nė Indi donin tė martoheshin me tė. Gruaja e tij kishte vdekur shumė kohė mė parė, dhe ai kishte vetėm njė fėmijė, Indira. Janė disa gra tė cilat i njoh personalisht qė kanė mbetur tė pamartuar pėr tėrė jetėn e tyre vetėm pėr shkak se ato kishin vendosur tė martohen vetėm me Xhavaharlal-in, pėrndryshe ato nuk do tė martohen.

            Gruaja e Mountbatten-it nuk ishte  edhe aq e bukur; nė fakt ajo nuk ishte as e pashme. Nė tė vėrtetė ajo kishe njė sėmundje tė lėkurės. Lėkura e saj ka qenė si mund ta quajmė si e regjur, ishte shumė e shėmtuar, e neveritshme. Por, ndoshta pėr shkak se ajo ishte britanike dhe ishte gruaja e nėnmbretit, kjo i ka dhėnė njėfarė superioriteti mbi kompleksin e inferioritetit tė Xhavaharlal-it.

            Gratė qė mbetėn tėrė jetėn e tyre tė pamartuara - dy prej tyre unė i njoh - ishin vėrtet tė bukura, me zemėr tė madhe. Por Xhavaharlal refuzoi, dhe ai ra nė duart e kėsaj gruaje lėkurėregjur - tė cilin unė nuk mund ta shoh se si dikush mund tė mendojė se ishte e bukur, e as edhe njė i verbėr nuk do tė thotė se ajo ishte e bukur.

            Por kjo ėshtė se si gjėrat funksionojnė. Dhe pėr shekuj ne e kemi krijuar sėmundjen, ne nuk kemi lejuar qė njerėzit ta pranojnė veten ashtu siē janė. Nė momentin kur ju e pranoni veten ashtu siē jeni, pa kurrfarė krahasimi, i tėrė inferioriteti, i tėrė superioriteti zhduket.

            Unė nuk ndjej kurrfarė inferioriteti, kurrfarė superioritetit.

            Unė thjesht jam vetja ime.

            Pse duhet tė krahasohen me dikė tjetėr?

            Ekzistenca kėrkon nga unė tė jem nė atė gjendje qė jam. Ekzistenca ju do tė jeni ashtu siē jeni. Ju jeni plotėsim i njė hapsire boshe nė ekzistencė; pa juve aty diēka do tė mungojė.

            Kėshtu qė njė prej mėsimeve tė mia themelore ėshtė pranimi total i vetvetes pa kurrfarė kushti. Nė pranimin totale tė vetvetes do tė ēliroheni nga kėto komplekse - inferioriteti, superioritetit, pėrndryshe do tė vuani gjithė jetėn tuaj.

            Ne jemi nė njė situatė ku ne nuk mund tė kemi tė gjitha, askush nuk mundet. Pra, gjithmonė do tė ketė diēka qė ju nuk keni dhe qė do t’ju japė ndjenja e tė qenurit inferior: “Dikush tjetėr e ka kėtė ...”; Dhe unė nuk mund tė krijoj nga njė njeri t’i ketė tė gjitha nė kėtė botė. Njerėzit kanė provuar, dhe kanė dėshtuar krejtėsisht.

            Ju e dini alegorinė e lashtė tė mbretit Midas. Ai iu lut Zotit, dėshira e vetme e tij ishte qė ēdo gjė qė ai prekė tė bėhet ari. Dėshira e tij u pėrmbush, dhe ai ishte jashtėzakonisht i lumtur. Ai mendonte se kishte gjetur atė. Tani nuk kishte asnjė mėnyrė pėr tė qė tė ndjehet inferior: askush nuk e posedon atė kualitet qė ai ka, ai ėshtė mė superiori nė tėrė ekzistencėn, para dhe pas.

            Por shpejt ai e kuptoi se ishte gabim. Miqtė e tij filluan tė largohen, edhe gruaja e fėmijėt nuk iu afroheshin mė. Dhe ai vdiq, sepse gjithēka qė ai prekte shndėrrohej nė ar. Ai nuk mund tė hante asgjė - ju nuk mund tė hani ar, ju nuk mund tė pini ar.

            Por ishte shumė vonė. Pėr vite ai ishte lutur dhe dėshira iu ishte plotėsuar, tash mė nuk kishte kohė pėr tė kėrkuar pėr vite tė tėra: “Merre me vete kėtė bekim i cili doli tė jetė njė mallkim.”

            Mos pyetni pėr asgjė. Ēfarėdo qė ju keni, ekzistenca ka njohuri se ju mendoni. Ajo ju ka dhėnė gjithēka qė ju nevojitet. Vetėm eksploroni thesaret tuaja personale dhe realizoni ato nė plotėsimin e tyre tė plotė. Nxitne ēdo potencial pėr t’i konkretizuar.

            Pasi tė zhduket kjo sėmundje, politika do tė zhduket automatikisht. Politika ėshtė njė rezultat i kompleksit tė inferioriteti. Njerėzit duan pushtetin pėr t’ia dėshmuar vetes dhe tė tjerėve se ata nuk janė vetėm askushi.

            Unė ju mėsoj tė jeni vetėm vetvetja, dhe kjo ėshtė e mjaftueshme. Ju jeni pranuar nga dielli, ju jeni pranuar nga hėna, ju jeni pranuar nga drunjtė, ju janė pranuar nga deti, ju jeni pranuar nga toka ... Ēfarė doni mė tepėr?

            Ju jeni pranuar nga tėrė ky univers.

            Gėzohuni nė tė.

 

            Fund i kapitullit tė dymbėdhjetė

 

 

 (1)    (2)    (3)    (4)    (5)