Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (3)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (3)

 

Kapitulli i njėzeteshtatė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

 

           

            Pyetja e katėrt

 

            I dashuri Osho,

            Unė e gjej veten duke pritur qė dikush diku nė botė tė ngrihet dhe ta deklarojė veten e tij njė dashamirės sė porosisė suaj, dikush qė ėshtė nė pozitė ta lehtėsojė qasjen tuaj tek njerėzit.

            Bota e politikanėve duket aq larg ėshtė larguar nga ju pa asnjė lidhje pėr tė ndodhė; inteligjenca duket e pėrmbajtur pėr tė folur, dhe ngurojnė pėr tė bėrė diēka qė nė fakt mund t’i involvojnė duart e tyre tė pista – duket se janė njerėz pa integritet.

            Unė kam dėgjuar kur keni thėnė se ēfarėdo qė ndodhė tash ėshtė pjesė e mėsimeve tuaja; megjithatė, po mė duket se jam e lidhur me idenė pėr njė pėrfundim tė lumtur. Unė nuk mund ta kem idenė se ju mund tė vini – dhe tė largoheni pėrsėri prej nesh – pa vizionin e juaj qė realizohet nga miliona njerėz.

            Ju lutem koment?

 

            Kjo ka qenė kėshtu nė tė kaluarėn. Njerėz si unė kanė ardhur gjithmonė me njė vizion tė madh dhe vdiqėn pa i kuptuar vizionet e tyre. Kjo nuk do tė ndodhė me mua pėr arsyen e thjeshtė se kam zgjedhur kohėn e duhur dhe vendin e duhur. Ky hendek brezash ėshtė kohė e duhur.E A E POLITIKAN[RZIT.TUR DIK[

            Buda ka punuar me njerėz tė vjetėr, me tradita tė vjetra, me gjitha mendjet ortodokse, dhe donin qė prej tyre tė krijonin rebel. Kėshtu ishte me Lao Ce kėshtu ishte me Zaratustra. Ata nuk patėn mundėsi tė shohin se njerėzit tė cilėve iu flisnin kanė qenė aq thellė tė rrėnjosur nė tė kaluarėn saqė ata nuk kanė mundur tė lėvizin larg prej saj.

            Ata kanė mund tė dėgjojnė, ata kanė mund tė pėrkulen para tyre – ata do t’i adhurojnė pėrgjithmonė dhe ata do t’i mbajnė nė mend si profet tė mėdhenj, shpėtimtar tė mėdhenj, si njerėz tė zgjuar – ata do t’i mbajnė ne zemrat e tyre si kujtime tė dashura, por mė shumė se kėtė ata nuk mund tė bėjnė, pėr arsyen e thjeshtė se ata nuk janė njerėz tė duhur.

            Unė flas me njerėz tė duhur tė cilėt e kanė kapėrcyer tė kaluarėn, tė cilėt kanė pėrfunduar tashmė me tempuj, kisha, xhamia, sinagoga.

            M’u kujtua njė anekdotė e shkurtė.

            Tre rabin kishin biseduar, diskutuar e kujt ėshtė sinagoga mė ultramoderne. Tash sinagoga nuk mund tė supozohet tė jetė ultramoderne…

            Rabini i parė tha: “Nė sinagogėn time ju mund tė tymosni, mund tė pini raki – madje derisa unė mbaj predikim – ju mund tė luani me karta. Ėshtė liri absolute.”

            I dyti tha: “Kjo s’ėshtė kurrgjė, derisa unė predikoj, njerėzit e mi mund edhe tė ēojnė dashuri. Tė gjitha kėto gjėra ata i bėjnė, sepse ata janė tė lirė – me tė vėrtetė tė lirė, pa ndalesa.”

            Rabini i tretė tha: “Kjo nuk ėshtė kurrgjė.”

            Tė dytė folėn pėrnjėherė: “Ēfarė mė tepėr mund tė lejohet…?”

            Rabin i tretė tha: “Nė sinagogėn time, nė derė ėshtė e shkruar me shkronja tė arta se nė ēdo festė hebreje sinagoga do tė mbetet e mbyllur.”

            Nė tė gjitha kishat e feve tė ndryshme, priftėrinjtė e tyre janė duke u pėrpjekur pėr tė mėsuar psikoanalizėn, pėr t’u bėrė terapistė. Ēuditshėm! Nė vend se ta lexojnė Tevratin, nė vend se ta lexojnė Biblėn, ne vend se tė studiojnė Vedat. Ata janė duke studiuar Zigmund Frojd-in, Jung-un dhe Adler-in. Pėr ēfarė? Ēfarė ka ndodhur? Sepse tė rinjtė po rrėshqasin nga duart e tyre.

            Kryepeshkopi kėtu nė kėtė ishull tė bukur mė ėshtė kėrcėnuar pėr pothuajse gjatė gjithė kohės sa kam qenė kėtu - qė nga fillimi - se ai do ta bėj njė marshim proteste kundėr meje. Por unė e di se ai nuk mund ta bėj njė marshimi proteste kundėr meje, sepse nė kishėn e tij vetėm pak zonja tė moshuara shkojnė pėr ta dėgjuar atė. Dhe ai do tė dukej si njė klloun me zonjat e vjetra duke protestuar nė rrugė kundėr meje. Ai ėshtė nė pritje tė dikujt… por askush nuk po i vije.

            Pėrkundrazi, tė rinjtė e ishullit – qė nuk kanė kurrfarė lidhje me mua – vetėm shikone shėmtinė e kryepeshkopit dhe deklaratėn e tij, dhe mashtrimin e deklaratave tė tij. Ai ėshtė vazhdimisht nė kontakt me kryeministrin dhe politikanėt tjerė: “Ky njeri duhet menjėherė tė depėrtohet, tė largohet nga kėtu, pėrndryshe ai do ta korruptojė rinin tanė. Ai do ta shkatėrrojė moralin tonė, ai do ta shkatėrroj fenė tonė.”

            Ju keni qenė pėr dymijė vjet kėtu. Njė moral tė madh keni krijuar, dhe njė religjion tė madh keni krijuar si mund tė shkatėrrohet nga njė njeri i cili ėshtė vetėm njė turist pėr katėr javė kėtu…

            Tė rinjtė e ishullit, tė cilėt nuk kanė lidhje me mua - nuk e di se kush janė ata - janė tubuar, sepse ėshtė njė fyerje nė ishullin. Ata kanė mbledh  nėnshkrime pėr mua kundėr Peshkopi - i cili po thotė se orgji seksuale janė duke ndodhur dhe mijėra njerėz bashkohen ēdo mėngjes dhe ēdo mbrėmje, se ju nuk jeni duke dėgjuar njė fjalim, kjo ėshtė njė komunikatė – qė flet vetėm gėnjeshtra.

            Gjenerata e re veē ėshtė larguar nga duart e tyre.

            Vetėm formalisht ata janė tė krishterė, hindusė, mysliman - por vetėm formalisht. Ata nuk kanė fanatizėm kundėr tė gjithė kėtyre ideologjive ose pėr kėto ideologji, ata thjesht nuk janė tė interesuar. Ata janė indiferentė. Kjo ėshtė koha e duhur kur njerėzit mund tė jenė tė pakushtėzuar - kur nė marrėveshje me veten e tyre ata janė tė gatshėm tė hedhin tė gjitha mbeturinat.

 

 

 

            Unė mund tė ndihmojė ata qė tė hedhin atė nė njė mėnyrė mė shkencore nė mėnyrė qė ajo tė mos kthehet nga dera e pasme, nė mėnyrė qė asgjė tė mos mbetet nė disa qoshe tė mendjes sė pavetėdijshme tuaj. Sepse edhe njė pjesė e vogėl e saj nė mendjen tuaj tė pavetėdijshme do tė jetė e mjaftueshme - kjo pėrsėri do tė fillojė tė rritet, ai pėrsėri do tė pėrhapet nė jetė tuaj. Ajo duhet tė jetė pastruar krejtėsisht jashtė.

            Ju duhet tė jeni absolutisht tė freskėt, njė tabula rasa, njė rasė e pastėr nė tė cilėn asgjė nuk ėshtė shkruar nė kėtė mėnyrė ju jeni tė lirė tė shkruani ēfarė tė doni – poezitė tuaja, kėngėt tuaja, pėrvojat tuaja.

            Unė nuk do tė dėshtoj pėr arsyen e thjesht se ėshtė koha e duhur.

            Ekzistenca ėshtė me mua, e vjetra dhe e kaluara ėshtė tashmė e vdekur - ajo thjesht ka nevojė pėr njė shtytje tė vogėl dhe ajo do tė shkojė nė varr. Puna ime nuk ėshtė e vėshtirė siē ishte pėr Budėn, pėr Konfucin. Puna ime nuk ėshtė e vėshtirė siē ishte pėr Sokratin, Pitagorėn, Heraklitin. Ėshtė shumė e thjeshtė, sepse ajo ishte tashmė duke ndodhur, edhe pa mua. Pa mua ajo mund tė marrė pak mė shumė kohė, nuk mund tė bėhet nė mėnyrė shkencore, dhe disa gjurmė tė vjetėr mund tė mbeten dhe t’ju ndjekin dhe t’jua prishin tė ardhmen tuaj.

            Ajo qė unė e quaj meditim ėshtė thjesht njė metodė e pastrimit tė zemrės suaj krejtėsisht nga e gjithė e kaluara, dhe duke ju dhėnė njė lindje tė re. derisa nuk jeni rilindur si njė fėmijė, i pafajshėm, aty ka rrezik. E kaluara ėshtė e gjatė dhe e rėndė, por mund tė arrijė tė ju pėrsėri. Ajo po bėn ēdo pėrpjekje.

            Peshkopėt, priftėrinjtė dhe kardinalėt po vazhdojnė me studimin e psikologjisė, psikoanalizės, terapisė, ky ėshtė njė fenomen i ēuditshėm. Pse? - Vetėm pėr tė kuptuar se ēfarė po ndodh e re me tė rinjtė e tė rejat dhe ēka mund tė bėjnė ata pėr tė parandaluar tė ndodhė. Pėr tė kuptuar mendjen e re, ata janė duke u pėrpjekur pėr t’i studiuar tė gjitha shkencat e reja qė janė zhvilluar nga mendja.

            Kam jetuar pėr disa vjet nė njė vend nė Indi ku ishte kolegji mė i madh i krishterė nė Azi: “Kolegji Teologjik Leonard”. Aty kishte tre mijė student nga e gjithė Azia mbar. Pėr t’u bėrė misionar kursi zgjaste gjashtė vjet. Sikur dikush qė bėhet inxhinier, dikush bėhet mjek, dikush bėhet profesor, ata bėheshin misionar. Me njė plan-program gjashtė vjeēar, hap pas hapi ēdo gjė ishte e programuar.

            Drejtori ishte shok i imi dhe mė ftoi pėr ta parė sesa bukur e kishin krijuar ata njė kampus. U ndala nė njė klasė ku ata mėsonin se si ata tė japin predikime. Unė u befasova kur pashė se edhe kjo ishte pjesė e mėsimit. Mėsuesi iu tregonte atyre nė atė moment qė ju duhet tė ngrini dorėn, nė atė moment qė ju duhet tė shikoni lart nė Zotin, nė atė moment qė ju duhet tė flisni me forcė dhe autoritet, dhe nė atė moment qė ju duhet tė pėshpėritni, dhe nė atė moment qė ju duhet ta goditni tavolinėn.

            E pyeta drejtorin: “A mendoni se Jezusi ka qenė nė ndonjė kolegj teologjik?”  

            Ai tha: “Jo, ai s’ka qenė nė asnjė kolegj teologjik.”

            I thashė: “Kjo ėshtė arsyeja pse kjo ėshtė e sigurt! – pėrndryshe kėta tre mijė student do tė ishin tė kryqėzuar. Kjo e tėra ėshtė aktrim – tė gjithė e dinė se ata kanė pėr ta ushtruar atė pikė pėr ta ngritur dorėn e tyre…” Unė i thashė: “Kjo ėshtė marrėzi. Feja nuk ėshtė diēka qė ju mund ta mėsoni si lėndėt tjera. Ajo ėshtė diēka qė ju e pėrjetoni, dhe kur keni diēka pėr tė thėnė automatikisht e gjeni gjestin e duhur; ju nuk keni pėr ta kėrkuar atė. Ju e gjeni shprehjen e duhur kur ka aty diēka tė vlefshme pėr tė thėnė. Ju po i mashtroni kėta tre mijė nxėnės. Tėrė jetėn e tyre ata do tė mendojnė se janė fetar.”

            Dhe kjo nuk ishte e vėrtetė vetėm nė lidhje me studentėt.

            Njėri nga misionarėt e krishterė mė tė mėdhenj bashkėkohor, ishte Stanley Jones. Ai e shfrytėzoi rastin pėr tė ardhur nė Indi kur ishte nė turne botėrore. Ne u miqėsuam shumė. Ai e kishte zakon t’i shkruante fjalimet nė karta tė vogla – dhjetė apo dymbėdhjetė apo pesėmbėdhjetė karta, pika tė ndryshme nė ēdo kartė – dhe ai i mbante ato karta nė tavolinė. Kur e pėrfundonte kartėn e parė, ai e largonte kartėn e parė, mandej vinte e dyta…

            Ai ishte duke qėndruar me njė mik. Ai ishte njė burrė i moshuar, njė mik i Mahatma Gandit dhe i respektuar nė tė gjithė botėn si njė udhėheqės i madh shpirtėrore. Unė vetėm i pėrzija kartat e tij.

            Ai filloi… dhe kur shikoi nė karta tha: “Oh Zot. Ku ėshtė karta ime e parė?” – unė i kisha fshirė numrat.

            Ai filloi ta kėrkojė kartėn e tij, dhe njerėzit qeshnin dhe thanė: “Ēfarė lloj predikimi ėshtė ky?”

            E para ai ishte shumė i zemėruar, dhe tha: “Kush e ka bėrė kėtė?”

            Unė i thashė: “Unė e kam bėrė kėtė.”

            “Por”, tha ai: “unė kam menduar se jeni mik i imi.”

            Unė i thashė: “Unė jam mik i juaj dhe kjo ėshtė arsyeja pse unė kam bėrė atė. Doja qė ajo tė jetė e qartė pėr ju se tė gjitha punėn tuaj misionare janė thjesht mashtrim. Ju nuk keni asgjė pėr tė thėnė, ju keni vetėm njėzet fjalime tė pėrgatitura. Dhe ju vazhdoni me ato kartat ... Kjo nuk ėshtė pėrvoja juaj, pėrndryshe, ju nuk do tė shqetėsoheshit nė lidhje me kartat. Ju duhet tė flisni nga zemra juaj, nga pėrvoja juaj.” Dhe Unė i thashė atij: “Mos harroni, kur ta vizitoni qytetin tim unė nuk do tė ju lejojė tė pėrdorin kartat.”

            Kjo ishte hera e fundit qė ai vizitoi qytetin. Ai kurrė nuk u kthye mė. Pa kartat ai ishte absolutisht nė humbje, ēfarė tė bėjė, ēfarė ka pėr tė thėnė - gjithēka ishte e shkruar nė karta.

            Pėrvojat religjioze janė tė shkruara nė zemrat tuaja.

            Papa kurrė asnjė fjalė tė vetme nuk e ka folur spontanisht; tė gjitha janė tė pėrgatitura nga sekretarėt. Ju mendoni se Papa ėshtė duke folur, ju mendoni se Papa ėshtė i pagabueshėm ... ju duhet mė tepėr tė mendoni se sekretarėt e Papės janė tė pagabueshėm. Papa i shkretė s’ka asgjė tė bėjė me kėtė. Tė gjitha ato fjalime janė tė pėrgatitura nga sekretarėt, ai thjesht i pėrsėrit ato.

            Gjenerata e re ėshtė mjaft tė zgjuar. Ata e kanė larguar veten nga duart e vjetra. Unė mund t’i ndihmoj vetėm edhe pak.

            Sokrati ka thėnė se funksioni i njė mėsuesi ėshtė si i njė nėne. Ai ka tė  drejtė. Fėmija ėshtė i gatshėm dhe dėshiron tė dalė nga barku i nėnės, mamia thjesht e ndihmon fėmijėn qė do tė lindur sa mė qetė qė tė jetė e mundur, nė mėnyrė qė as nėna e as fėmija tė mos jenė tė dėmtuar. I tėrė arti i njė nėne, nė njė nivel shpirtėror, ėshtė puna e njė mjeshtri.

            Mos u brengosni…

            Bota ėshtė e gatshme pėr mirėseardhjen e njeriut tė ri.

            Ekzistenca ėshtė e gatshme ta pėrkrah njeriun e ri nė ēdo mėnyrė tė mundshme. Kėtė s’mund ta parandalojnė as politikanėt, e as nuk munden tė ashtuquajturit intelektualėt tuaj ta parandalojnė kėtė. Nuk ka asnjė forcė qė mund tė ndalojė njeriun e ri tė shfaqet.

            Koha pėr njeriun e ri ka ardhur.

            Njeriu i vjetėr ka dėshtuar plotėsisht duke e parė se nuk ka gjasa tė krahasohet me tė renė.

 

            Vazhdon...

 

(1)    (2)            (4)