Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (6)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (6)

 

Kapitulli i njėzetedytė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86      

 

 

           

            Unė isha nė njė vizitė tė njė pallati nė Xhaipur tė Indisė. Xhaipur ėshtė njė nga qytetet mė tė bukura nė botė. Njeriu i cili e kishte krijuar atė, Maharaxha Xhai Sing, ka dashtė ta mund Parisin, por ai vdiq para se ta pėrfundoj projektin komplet. Kėshtu qė Xhaipur mbet i pakompletuar, por ai ka bukuri mahnitėse. Asnjė qytet nė Indi nuk e ka atė kualitet.

            Unė isha nė vizitė tė pallatit tė tij. Nipi i tij, i cili tash ėshtė nė vend tė gjyshit tė tij, mė tha: “ mos e merrni parasysh diēka nėse shihni tė pakompletuar nė pallat.”

            Unė i thashė: “Ēka ėshtė me rėndėsi?”

            Ai tha: “Gjyshi im ka pas njė ide tė caktuar se asgjė nuk duhet tė kompletohet plotėsisht, se atėherė ajo ka njė lloj vdekjeje; diēka duhet tė mbetet e pakompletuar… mundėsi pėr rritje."

            Dhe rastėsisht ai nuk ka mundur ta kompletoj Xhaipur. Ai vdiq. Dhe kjo ishte e tėrė filozofia e jetės sė tij; ai kurrė nuk bėri asgjė tė plotė. Diēka do tė mungonte nė tė, dhe njerėzit qė vijnė me sy negativ menjėherė shohin atė qė mungon. I tėrė pallati ėshtė aq i bukur, por gjithė shqetėsimin e tyre bėhet i pėrqendruar nė njė gur tė vogėl qė mungon, dhe ata frustrohen pėr kėtė.” Ndoshta Maharaxha Xhai Sing kishte njė kuptim tė jetės.

            Nė jetė asgjė nuk ėshtė e pėrkryer, ēdo gjė ka disa mangėsi.

            Mangėsi do tė thotė se jeta akoma rritet, evolucioni akoma ngjanė. Atė ditė kur gjithēka tė kompletohet do tė jetė dita mė e keqe nė ekzistencė, sepse atė ditė ēdo gjė do tė jetė e vdekur. Nuk do tė ketė rritje, nuk do tė ketė evolucion, ēdo gjė do tė jetė e bllokuar. Nuk shikohet mangėsitė; shikohen bukuritė aq tė mėdha qė i rrethojnė defektet e vogla.

            Kjo ėshtė njė ndryshim i perspektivės qė sjell durim pėr ju. Pastaj ju e dini se ēdo gjė ėshtė e mirė, dhe ēdo gjė do tė jetė mė mirė, sepse ajo ka vazhduar pėr shekuj me radhė duke u bėrė mė e mirė e mė e mirė. Nuk ka nevojė tė jeni tė brengosur pėr nesėr, nesėr do tė jetė mė mirė.

            E tėrė ekzistenca ėshtė e pėrfshirė nė pėrmirėsimin e vetvetes.

            Ju duhet tė keni vetėm pak durim, ju nuk duhet tė nxitoni. Ju nuk duhet tė kėrkoni qė gjithēka t’ju jepet tani pėr tani.

            Ēdo gjė vjen nė kohėn e vet.

            Ēdo gjė vjen kur ju tė piqeni.

            Ēdo gjė vjen kur ju ta meritoni atė – kjo ėshtė pėrvoja ime.

            Nė tridhjetė vitet e fundit unė nuk kam ndjerė, qoftė edhe pėr njė moment tė vetėm, asnjė padurim, dhe kam parė se ēdo gjė vazhdon pėr t’u bėrė mė mirė. Vetė ekzistenca ėshtė e pėrfshirė nė kėtė, ne jemi pjesė e saj – nuk ka nevojė pėr t’u brengosur. Edhe diēka qė sot duket e errėt mund tė jetė fillimi i njė agimi tė ri.

            Vetėm vėshtrone jetėn.

            Pėrpiquni ta kuptoni jetėn dhe durimi do tė vij tek ju me pėlqimin personal.

            Kur isha nė burg nė Amerikė. E para qė mė tha sherifi nė burg ishte: “Ndoshta ti s’ke menduar se do tė burgosesh ndonjėherė.”

            Unė i thashė: “Unė tė ardhmen time e mbaj tė hapur. Unė mund tė gjendem ēdokund… madje edhe nė ferr unė nuk do tė shqetėsohem." 

            Ai erdhi nė qelinė time. Ai tha: “Kjo ėshtė e padrejtė. Ju jeni arrestuar pa kurrfarė urdhri, duke mos ju afruar madje edhe njė thirrje – juve nuk ju kanė lejuar as avokatėt e juaj t’i thirrni. Kjo thjesht ėshtė padrejtėsi. Kurrė nė jetėn time nuk kam parė tė ngjajė diēka e tillė.”

            Unė i thashė: “Kjo ėshtė njė pėrvojė e mirė pėr ju. Gjėrat si kjo mund tė ndodhin. Pėr mua kjo nuk bėn dallim se a ka fletarrest apo jo, unė do tė kisha qenė kėtu dosido. Dhe kėto ditė do tė jem nė burg dhe do tė mė japin njė eksperiencė tė re dhe njė perspektivė tė re nė jetė tė cilat unė do tė kishte humbur.”

            Ai tha: “Ju dukeni se jeni njė lloj pak i ēuditshėm.”

            Unė i thashė: “Unė jam. Ky ėshtė vetėm fillimi. Ne do ta njohim shumė mė shumė njėri-tjetrin.”

            Dhe vetėm brenda dy ditėsh ai u miqėsua aq shumė me mua saqė ishte i brengosur se sė shpejti do tė jem i lirė dhe “Neve do tė na mungoni pėrgjithmonė.” Sepse vetėm pėr ato dy ditė kanė ardhur me mija telegrame, telefonata, telekse e lule nga e gjithė bota, ai tha: “Unė kurrė nuk kam parė njė gjė tė tillė. Nė burgun tim kanė qenė ministra kabineti, sekretar dhe politikanė tė rėndėsishėm. Askush nuk ėshtė mėrzitė pėr ta, por duket se ju me tė vėrtetė keni influencė tė madhe nė gjithė botėn. Tash gruaja ime ka dėshirė t’ju shoh, fėmijėt e mi e duan autografin tuaj, dhe nėse nuk keni asgjė kundėr, edhe unė gjithashtu do tė dėshiroja autografin tuaj t’ju tregoj njerėzve se ju keni qenė nė burgun tim. Unė jam krenar qė kemi pasur rastin tė kujdesemi pėr ju pėr dy ditė.”

            Ai me tė vėrtetė ėshtė kujdesur mirė. Ai mė ka vendosur nė pavijonin spitalor dhe kur i kam lėnė, madje edhe unė fillova tė mendoj: “A tė largohem apo jo?” sepse tė gjitha infermieret qanin. Unė thashė: O Zot, kjo ėshtė e vėshtirė.”

            Gjashtė infermiere duke qarė mė thanė: “Do tė na mungoni.”

            Unė i thashė: “Unė mund ta kuptoj. Unė mund tė qėndrojė kėtu pėrgjithmonė - pėr mua nuk ka problem - por ata nuk do tė mė lejojnė tė qėndroj. Dhe ju duhet tė kuptoni, ju jeni vetėm gjashtė, unė kam lėnė pesė mijė njerėz nė komunėn time, dhe njė milion njerėz nė mbarė botėn tė cilit gjithashtu qajnė. Por duke shikuar nė fytyrat tuaja, mė pėlqen tė mendoj se unė duhet tė harroj botėn dhe tė mbetem kėtu. Unė kurrė nuk e kisha menduar qė burg mund tė jetė njė vend i bukur.”

            Ato thanė: “Kjo kurrė s’ka qenė. Ju jeni ai qė e keni ndryshuar kėtė. Kur aq shumė telegrame dhe thirrje telefonike filluan tė arrijnė ne e kuptuam se ne duhet tė pastrojmė ēdo gjė sepse tė gjithė ishin tė shqetėsuar pėr alergjinė tuaj. Ne nuk e kishim pastruar me vite.”

            I tėrė burgu ishte i stėrmbushur me lule. Ata nuk kishin vend pėr t’i vendosur lulet. Ata filluan tė mė pyesin: “Ēfarė tė bėjmė? Tani lulet vazhdimisht po vijnė dhe ne s’kemi vend, dhe i tėrė burgu po duket si njė shitore lulesh.”

            Madje edhe ai mė i moshuari, shefi i burgut, kishte lot nė sytė e tij kur mė ka liruar nga burgu.

            Ai tha: “Ne do t’ju kujtojmė juve, - vetėm pėr dy ditė ju e ndryshuat burgun tonė nė tėrėsi. Tė burgosurit tanė kurrė nuk kanė qenė aq tė lumtur. Ne kemi pesėqind tė burgosur. Tė gjithė ata ju njohin sepse ju shohin nė televizion ēdo ditė, dhe ata janė tė lumtur qė patėn njė shans pėr tė jetuar me ju pėr dy ditė nė burg tė njėjtė. Tani ky nuk ėshtė mė njė burg pėr ta. Ky ėshtė bėrė njė krenari pėr ta.”

            Pas dymbėdhjetė ditėsh, duke qėndruar nė pesė burgje, kur kam dal nga i fundit marshalli i cili mė liroi nga burgu i fundit mė tha: “Kjo ėshtė e ēuditshme, ju dukeni mė mirė se sa jeni dukur kur ju kemi sjellė nė burg.”

            Unė i thashė: “Ky ėshtė faji juaj. Ēfarė mund tė bėj pėr kėtė? Nė tėrė kėtė gjė jam kėnaqur. Kjo ishte njė pėrvojė e re, dhe mjeku im do tė jetė shumė i lumtur qė kam humbur 8kg. Duke mos pasur asgjė pėr tė bėrė, vazhdimisht kam shėtitur nėpėr korridore. Mosmarrje e ushqimit tim... Unė merrja vetėm lėngje apo fruta kėshtu qė ka qenė jashtėzakonisht e mirė pėr shėndetin tim. Dhe sa herė qė tė fitoj nė peshė unė do t’ju informo dhe ju mund tė mė arrestoni. Kėtu nuk ka nevojė pėr ndonjė fletarresti. Gjatė kėsaj kohe nuk patė ndonjė fletarresti; herė tjetėr gjithashtu nuk do tė ketė nevojė pėr ndonjė fletarresti. Dhe dymbėdhjetė ditė nuk mjaftojnė! – mė mbani sė paku pesėmbėdhjetė ditė.

            Ai tha: “Por askush nuk e do burgun.”

            Unė i thashė: “Kush po mėrzitet pėr burgun? – Mua mė pėlqen ēdo gjė. Unė gjej diēka tė bukur nė tė. I ulur nė qelinė time njėzet e katėr orė pas tridhjetė vjet bisede tė pandėrprerė me njerėzit e mi – ky ishte njė pushim i madh. Infermieret ishin tė bukura; ato janė kujdesur pėr ēdo gjė, edhe tė burgosurit ishin tė mrekullueshėm. Ju mendoni pėr ta se janė kriminel – burokratėt tuaj janė mė kriminel, mė ēnjerėzor se sa tė burgosurit.

            Kudo qė kam shkuar ata mė kanė pritur me shenjėn e fitores prapa grilave duke mė thėnė: “Osho, mos u mėrzitė, ti do tė fitosh, sepse ata janė duke bėrė absolutisht gjėra kriminale dhe tė gabuara. Ne tė kemi parė nė televizion; tė gjithė ne jemi me ty.”

            Ato dymbėdhjetė ditė janė kujtime tė mira pėr mua, pėrndryshe vetė fjala “burg” duket e keqe – krejt varet se si ju i shikoni gjėrat. Nė burgun e parė, rojtari u interesua aq shumė pėr mua dhe aq shumė u zemėrua nė lidhje me padrejtėsinė qė ishte duke u bėrė ndaj meje, kėshtu qė ai e lejoi njė konferencė tė gazetarėve tė botės pėrbrenda burgut.

            Unė i thashė: “Por kjo mund t’ju dėmtoj.”

            Ai tha: “Nuk po mėrzitem. I kam vetėm edhe dy vjet pėr tė dalė nė pension; mė sė shumti ēfarė mund tė mė bėjnė ėshtė tė mė pensionojnė tash.”

            E pyeta: “A ka pasur ndonjėherė konferencė shtypi pėrbrenda burgut pėr ndonjė tė burgosur?”

            Ai tha: “Jo, por ne do tė bėjmė histori.” Ai i ftoi tė gjitha gazetat dhe ne patėm njė konferencė tė mrekullueshme shtypi pėrbrenda burgut.

            E tėrė Amerika ishte e tronditur.

            Qeveria ishte e tronditur: “Cili ėshtė qėllimi i mbajtjes sė kėtij njeriu nė burg? Ky ka fituar simpatinė e shumicė sė njerėzve, dhe ai madje edhe nga burgu pėrmes televizionit ėshtė nė dispozicion tė njerėzve. Miliona njerėz janė duke e shikuar tė cilėt kurrė nuk kishin menduar pėr tė.”

            Atyre i vinte keq qė kishin bėrė gabim, e unė jam kėnaqur qė ata kanė bėrė gabim.

            Ata kanė shkatėrruar komunėn. Ata janė budallenj.

            Ata mendojnė se njė komune pėrbėhet prej shtėpive dhe rrugėve, ata nuk kuptojnė asgjė mė tė larta se arsyeja.

            Komuna ime pėrbėhet prej njerėzve.

            Komuna ime pėrbėhet prej njerėzve tė dashur.

            Ata nuk mund ta shkatėrrojnė atė, ata e kanė ngritur atė. Numri i sannjasinėve ėshtė shtuar nė gjithė botėn. Dhe ēdo ditė ėshtė nė rritje, pėr arsyen e thjeshtė se njerėzit janė bėrė tė vetėdijshėm se qeveritė kanė frikė nga unė. Kjo do tė thotė se unė kam disa porosi tė cilat mund tė ndryshojė e tėrė shoqėria.

            Vetėm bėhuni tė durueshėm dhe tė arsyeshėm. Ēdo gjė gjithmonė vazhdon duke u bėrė mirė e mė mirė – kjo ėshtė pėrvoja ime. Ēfarėdo qė tė ndodhė, nė fund tė fundit gjėra bėhen edhe mė tė mira.

            Tash komuna ime ėshtė pėrhapur nėpėr gjithė botėn. Nderi le t’i shkojė qeverisė fashiste amerikane.

 

 

            Pyetja e katėrt

 

            I dashuri Osho,

            Unė jam njė sannjasin, kur mė pyesin njerėzit se cili ėshtė dallimi nė mes tyre dhe meje, unė iu them se unė kam pėrfunduar me mjerimin. Por Osho, unė akoma jam i frikėsuar.

 

            Unė mund ta kuptoj problemin tuaj. Pėr tė pėrfunduar me mjerim do tė krijojė probleme pėr ju nė njė shoqėri tė mjerueshme, kjo ėshtė ajo qė ju frikėson. Ju jeni bėrė njė i huaj, njė lojtar i jashtėm, por mos u brengosni. Njerėzit e mjerė s’mund t’ju bėjnė asnjė tė keqe, ata janė aq tė zhytur nė mjerimin e tyre, ata nuk mund t’ju shkaktojnė ndonjė dėm.

            Njerėzit e mi po ecėn nėpėr qytet dhe askush nuk ėshtė kundėr tyre. Tė rinjtė… Pėr shkak se peshkopi ka filluar tė zbulojė se kėto duken se janė protesta, ai e ka filluar njė kampanjė tė mbledhjes sė nėnshkrimeve. Natyrisht, kjo ėshtė mė e lehtė. Nėse shkon dikush tek peshkopi, vetėm tė ēlirohet prej tij ata do ta nėnshkruajnė. Por disa djem tė ri, kanė parė se peshkopi po mbledh nėnshkrime kundėr meje, dhe ata kanė filluar kampanjėn tė mbledhjes sė nėnshkrimeve pėr mua. Kėta djelmosha nuk mė njohin, e as unė nuk i njoh ata, por ata dėshirojnė qė unė tė qėndroj kėtu.

            Peshkopi i ka telefonuar pronarit tė kėsaj shtėpie, regjisorit tė njohur tė filmit, duke i thėnė: “Ne do ta djegim shtėpinė, dhe ty kurrė nuk do ta falė Perėndia pasi qė po i bėn mikpritje njė njeriu shumė tė rrezikshėm.”

            Dhe regjisori i pėrgjigjet atij: “Ju mund ta djegni atė se ėshtė e vjetėr dhe nuk jam i interesuar mė pėr tė. Por para se ju tė shqetėsoheni pėr mua se a do tė ma fal Zoti apo jo, ju duhet vetėm tė shikoni mbi kokėn tuaj: shpirti i  Katzantzakis-it nuk ja ka falur kishės suaj tė kalbur. Sė pari kėrko falje nga Katzantakis e mandej mendo pėr njerėzit e tjerė.”

            Por gjėra tė ēuditshme e pyeti peshkopi regjisorin: “A mendon se Osho ėshtė Mesia?” Ndoshta thellė nė vete ai ka pasur gjithashtu frikė – kush e di?

            Regjisori i pėrgjigjet: “Nuk e di, por njė jam i sigurt, se unė jam gjithmonė pėr ata nė tė cilėt hedhen gurėt dhe kundėr atyre qė hedhin gurė.”

            Ky peshkop nuk ka forcė. Ai nuk ka as guxim pėr tė ardhur kėtu. Ai thellė nė vete ka frikė: “Ndoshta ky njeri mund tė jetė njė Mesia - Kush e di?” Jezusi nuk u njoh nga hebrenjtė si njė Mesia dhe e kryqėzuan. Ndoshta populli i Shėn Nikollės nuk e di se njė Mesia ka ardhur, dhe ata mund tė jenė tė panevojshėm duke krijuar njė marshim proteste... Dhe kjo e ajo...

            Kush po mėrzitet pėr marshimin e tyre protestues? Dhe nė qoftė se ai dėshiron tė djeg shtėpinė, unė do tė jem nė shtėpi dhe ai mund tė vij dhe ta djegė shtėpinė. Ka qenė njė vepėr penale e Greqisė, ajo kundėr Sokrati, tash do tė ketė njė akuzė tjetėr penale kundėr Greqisė. Ai nuk mund madje as tė afrohet, si do tė mund ai ta djegė shtėpinė... me ndihmėn e atyre zonjave plaka? Revolucionarė tė mėdhenj ai ka mbledhur! 

            Ju nuk duhet tė frikėsoheni, ju duhet tė qėndroni nė lumturinė tuaj. Ēfarė ju jeni duke thėnė pėr njerėzit ėshtė absolutisht e saktė, mjerimi ėshtė dallim.

            Ka njė milion sannjasinė. Asnjė sannjasin i vetėm ende nuk ėshtė i vrarė nga dikush. Pėr tridhjetė vjet pėr ēdo ditė kam marrė kėrcėnime se do tė mė vrasin. Madje ata kanė provuar tri herė, tentimet e tyre pėr tė mė vrarė kanė dėshtuar. Ēfarė mund tė bėj pėr kėtė? Ato janė idiot. Sė pari ata duhet tė vijnė e tė mė pyesin: “Si t’ju vrasim?” Sikur qė po i pėrgjigjem tė gjithė tė tjerėve, unė do t’i pėrgjigjem edhe atyre gjithashtu dhe t’ju tregoj atyre mėnyrėn e duhur, sepse unė nuk dua qė ata tė kapen dhe tė dėnohen pasi qė tė mė vrasin. Nė kėtė mėnyrė unė mund t’i menaxhoj tė gjitha pėr ata!

            Tri herė kanė provuar dhe kanė dėshtuar – dy herė nė Indi dhe njė herė nė Amerikė. Edhe qeveria amerikane ka dėshtuar. Ata kishin vendosur njė bombė nė burg, nėn karrige ku unė isha ulur. Ata ėshtė dashtė tė mė pyesin: “Nė ēfarė kohe ju ktheheni? – sepse ne duhet tė kurdisim bombėn me sahat nė kohėn e saktė.” Unė do t’ju kisha treguar atyre, por ata nuk mė kanė pyetur. Unė kam ardhur njė orė mė herėt – ēfarė ka mund tė bėj bomba? Bomba e shkretė ka pritur. Unė kam shkuar pastaj ata e kanė larguar bombėn.

            Mos u frikėsoni, s’ka asgjė pėr t’u frikėsuar.

            E tėrė ekzistenca ėshtė me ju.

 

 

 

            Pyetja e pestė

 

            I dashuri Osho,

            A mund tė thoni diēka pėr faktin se ka shumė pak sannjasin zezak? Ēka ėshtė ajo qė i mbanė ata larg pėr ta pranuar sannjasinin?

 

            Nė tė kaluarėn zezakėt aq keq janė trajtuar saqė kanė frikė tė pėrfshihen diēka jashtė rrethit tė zezakėve. Jo vetėm e kaluar e tyre qė ka qenė shumė e rėndė; - pėr mė tepėr, ata janė tė varfėr, duke luftuar pėr tė mbijetuar disi. Ata nuk mund tė jenė tė interesuar pėr vetėdijen, pėr individualitetin, pėr vlerat mė tė larta tė jetės. Varfėria e tyre i pengon ata, e kaluara e tyre i pengon ata.

            Unė jam kundėr tė gjitha llojeve tė misionarisė, tė gjitha konvertimeve, kėshtu qė unė nuk mund t’i dėrgoj njerėzit e mi atje. Unė do tė pres. Ngadalė, ngadalė ata do tė vijnė, por kjo do tė marrė kohė.

            Nuk janė vetėm zezakėt ata qė mungojnė nė mesin e njerėzve tė mi. Shumė njerėz nga vendet e varfra mungojnė pėr arsyen e thjesht se ata nuk mund tė mendojnė pėr asgjė tjetėr pėrveē pėr bukė; buka ėshtė krejt pėr ēka ata mund tė mendojnė. Ata nuk kanė asnjė pyetje pėr kuptimin e jetės, pėr kuptimin e ekzistencės. Kėto janė pyetje tė largėta tė cilat nuk i pėrkasin atyre.

            Unė nuk mund t'i ndihmojė ata. Derisa nuk zhduket varfėria dhe frika nga e kaluara e tyre, nuk duket shumė e mundshme qė zezakėt do tė bėhen sannjasin.

            Nė rregull, Manisha.

 

            Fund i kapitullit tė njėzetedytė

 

 

(1)   (2)   (3)   (4)   (5)