Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (2)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

      

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (2)

Kapitulli i njėzetenjė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

 

 

            Pyetja e tetė

 

            A mund tė bėj femra mė shumė pėr paqen nė botė se mashkulli?

 

            Ajo me siguri mund tė bėj mė shumė pėr paqen nė botė se burri, sepse tė gjitha luftėrat janė luftuar nga burrat por janė viktimizuar gratė. Ndonjėrės iu ėshtė vra djali, ndonjėrės iu ėshtė vra burri, ndonjėrės iu ėshtė vra babai, ndonjėrės iu ėshtė vra vėllai… burri ka luftuar, por gruaja ėshtė viktimė e vėrtetė.

            Ju do tė befasoheni kur ta mėsoni se sa herė qė njė ushtri pushton njė vend, ata i vrasin burrat dhe i pėrdhunojnė gratė. Kjo ėshtė shumė e ēuditshme. Edhe atėherė, ka njė dallim. Ata vrasin burra… Por ata janė plotė me seksualitet, seksualitet tė shtypur; tė gjithė ushtarėt janė seksualisht tė shtypur. Ushtarėt dhe murgjit, kėta dy janė seksualisht mė tė shtypurit nė botė.

            Gruaja ėshtė viktimė: ajo ėshtė dhunuar. Dhe pėr mijėra vjet ajo ka qenė nė vazhdim e sipėr.

            Femra mund tė bėj mė shumė nėse asaj i lejohet pjesė e barabartė nė tė gjitha vendimmarrjet qė kanė tė bėjnė me jetėn, luftėn apo gjithēka tjetėr. Gruaja nuk mund tė jetė pėr luftė, dhe nuk duhet tė jetė njė lėvizje e grave kundėr luftės - kjo mund tė jetė lojė e burrave,  por pse duhet gratė tė vuajnė pėr kėtė?

            Dhe gjysma e njerėzimit pėrbėhet nga gratė, mos harroni. Nė qoftė se gjysma e njerėzimit ėshtė kundėr luftės, ėshtė e pamundur pėr tė sjellė njė tjetėr luftė nė botė. Dhe gruaja mund t’i luftojė tė gjitha pėrpjekjet kundėr paqes nė shumė mėnyra, ēdo grua duhet tė pėrpiqet pėr tė parandaluar luftėn.

            Nė kohėt e vjetra burri ka mėsuar gruan qė kur ai tė shkon nė luftė ajo nuk duhet tė qajė, ajo nuk duhet tė vajtojė, pėrkundrazi, ajo duhet ta dėrgon burrin e saj me gėzim, me njė lutje nė zemrėn e saj qė ai tė bėhet njė fitues. Por nga ana tjetėr, ndonjė grua tjetėr ėshtė duke dėrguar burrin e saj me lutje tė njėjtė pėr tė njėjtin Zot.

            Nėse femrat vendosin: “Ne nuk do tė lejojmė qė bijtė tanė tė shkojnė nė luftė, ne nuk do tė lejojmė qė burrat tanė tė shkojnė nė luftė, ne nuk do tė lejojmė qė vėllezėrit tanė tė shkojnė nė luftė, ne do tė luftojmė nė ēdo mėnyrė qė askush qė ėshtė i lidhur me ne tė mos shkoj nė luftė”- nė qoftė se tė gjitha gratė e vendosin kėtė, atėherė askush nuk mund tė shkoj nė luftė. Kjo ėshtė njė ide e thjeshtė, ajo vetėm duhet tė jetė e pėrhapur.

            Deri tash ju ėshtė thėnė tė bėni tė kundėrtėn. Nė luftėn e dytė botėrore gratė kishin pėrgatitur rroba, pulovėr, veshje leshi pėr ushtarėt. E jo vetėm kjo, gratė madje kanė ofruar trupin e tyre ushtarėve tė panjohur sepse ata luftonin pėr atdhe – dhe kjo ėshtė konsideruar vepėr e virtytshme.

            Njeriu ėshtė shumė dinak.

            Ai mund tė quaj ēdo gjė virtyt sa herė qė ajo i shėrben qėllimeve tė tij, pėrndryshe ky ėshtė prostitucion – e njėjta gjė. Pėr vrasjen e njė njeriu tė vetėm dėnimi ėshtė me vdekje. Pėr vrasjen e qindra njerėzve… Pėr vrasjen nė Hiroshima, Nagasaki, presidenti Truman ėshtė dashur tė dėnohem menjėherė me varje kėshtu qė politikanėt tjerė kurrė tė mos provojnė tė pėrsėrisin njė gjė tė tillė kaq tė shėmtuar. Dyqind mijė njerėz kanė vdekur brenda pesė minutave - dhe pėr asnjė arsye tė vetme, vetėm pse Presidenti Truman ka kėrkuar pėr tė eksperimentuar me bomba atomike. Duke pėrdorur dyqind mijė njerėz si derra testues ...?

            Gruaja ka pėr tė luftuar vetėm nė familjen e saj. Nėse ēdo grua lufton nė familjen e saj dhe nuk lejon askėnd nga anėtarėt e familjes tė shkojė nė luftė, tė gjitha armatat do tė zhduken. Tė detyrohen njerėzit tė kthehen nė shtėpi, tė pensionohen nga ushtria. “Ne nuk duam qė ju tė merrni medalje tė arta, ne duam qė ju tė jetoni njė jetė njerėzore nė mesin e qenieve njerėzore.”

            Femra kurrė nuk ka qenė pėr luftė. E gjithė jeta e saj ėshtė shkatėrruar nga lufta, ajo mund tė lulėzojė vetėn nė paqe. Vetėdija e grave duhet tė ngritėt. Miliona burra duhet t’i pėrkrahin ato, miliona sannjasin tė mi do tė jenė pėrkrahės dhe miliona njerėz tjerė qė kanė vetėm pak inteligjencė do tė jenė pėrkrahės.

            Vetėm braktisni politikanėt. Nėse ata dėshirojnė mund tė kenė njė mundje mes vete, njė takim boksi, le t’i bėjnė njėri-tjetrit ēfarėdo qė dėshirojnė. “Vriteni njėri-tjetrin, ne nuk mėrzitemi!” Le tė kėnaqet instinkti i tyre pėr luftėn. Presidenti i Amerikės mund tė boksoj me presidentin e Bashkimit Sovjetik, dhe e gjithė bota mund ta shikojė nė televizion dhe tė kėnaqet. Ky do tė ishte njė argėtim i madh. Dhe kush do tė mėrzitej se cili fiton e cili humbė? Kjo nuk dėmton askėnd.

            Ėshtė njė gjė reale se njerėzit, tė cilėt i krijojnė luftėrat, nuk shkojnė nė luftė, tė gjithė gjeneralėt e mėdhenj qėndrojnė prapa. Vetėm ushtarėt e shkretė luftojnė dhe vriten. E kur deklarohet fitorja, atėherė fitorja ėshtė e gjeneralėve – gjenerali Ajzenhauer bėhet fitimtar, apo gjenerali Mekarthur bėhet fitimtar – e kėta janė njerėz tė cilėt nuk ka shkuar pėr tė luftuar fare. Ata kanė qenė tė fshehur prapa, dhe pas tyre ishin presidentėt dhe kryeministrat e tyre. Kjo ėshtė njė lojė shumė e ēuditshme. Ju dėshironi tė luftoni dhe, pa nevojshėm, njerėzit e tjerė qė nuk duan tė luftojnė, dėrgohen pėr tė luftuar dhe tė shkatėrrojnė njėri-tjetrin.

            Vetėdija e botės duhet tė ngjallet, nė mėnyrė qė ushtarėt - edhe nė qoftė se ato janė USHTARĖ - duhet tė shkojnė nė luftė vetėm pėr tė patur njė llomotitje me palėn tjetėr dhe tė kthehen prapa… dhe le tė shohim se ēfarė ndodh. Nuk ka nevojė pėr tė shtir nė askėnd, nuk ka nevojė pėr tė vrarė askėnd. Ju mund tė luani karta, ju mund tė bėni ēdo gjė gjatė gjithė ditės dhe tė kthehen nė mbrėmje.

            Njeriu duhet tė bėhet i vetėdijshėm se lufta ėshtė aq e shėmtuar, qė nuk i ka hije inteligjencės – ajo tregon pėr njė mendje tė retarduar; ajo ėshtė shtazarake.

            Sigurisht se femra mund tė ndihmojė pa masė.

 

 

 

 

            Pyetja e nėntė

 

            Pse shumica e njerėzve kanė aq shumė frikė nga plakja?

 

            Arsyeja, pse shumica e njerėzve kanė frikė nga plakja, ėshtė sepse ata kanė pėr ta humbur jetėn. Kjo nuk ėshtė vdekja… ju nuk mund tė keni frikė nga diēka qė kurrė nuk e keni takuar, se ju nuk dini asgjė pėr tė. Ju nuk mund tė kenė frikė nga vdekja, sepse ju nuk mund ta imagjinoni se ēfarė ėshtė vdekja.

            Zakonisht mendohet se njerėzit duke u plakur fillojnė tė frikėsohen - tė frikėsuar pėr shkak tė vdekjes. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. E vėrtetė ėshtė se njerėzit duke iu afruar vdekjes, afėr e mė afėr, kuptojnė se ata e kanė humbur jetėn, se ata nuk kanė jetuar totalisht, se nuk kanė dashuruar plotėsisht, se ata nuk kanė bėrė asgjė tėrėsisht. Ata gjithmonė kanė qenė ashtu-kėshtu, tė shpėrlarė, dhe ata gjithmonė kanė qenė nė pritje tė sė nesėrmes – se ata do tė bėjnė diēka me tė vėrtetė tė madhe – dhe se e nesėrmja kurrė nuk iu erdhi. Tash mė nuk ka tė nesėrme, ka vetėm vdekje.

            Njerėzit e mi nuk do tė kenė frikė nga vdekja sepse ata e jetojnė jetė aq plotėsisht sa ėshtė e mundur, ata kanė djegur pishtarėt e jetės nga tė dyja anėt sė bashku. Dhe para se tė vij vdekja ata do ta shijojnė ēdo shije tė jetės, ata do ta arrijnė ēdo thellėsi tė jetės, ata do ta zbulojnė fundin e jetės – ekzistencėn e pėrjetshme. Atėherė kush brengoset pėr vdekjen?

            Njėherė kur tė arrini ta njihni qenien tuaj personale, aty nuk ka mė vdekje.

            Vdekja ėshtė njė gėnjeshtėr.

            Ka disa gėnjeshtra tė mėdha nė botė: Zoti ėshtė njė gėnjeshtėr e madhe – askush nuk e ka parė Zotin – por ju duhet dikush qė t’ju mbrojė. Ju keni marrė baba tė fiksuar, kėshtu qė ju duhet njė baba nė qiell dhe keni nevojė pėr njė baba pėr ta pėrfaqėsuar atė nė tokė. Papa ėshtė ati, dhe pastaj ka baballarė mė tė vegjėl, kryepeshkopėt, peshkopėt dhe priftėrinjtė.

            Dy djem tė vegjėl ishin duke luajtur, njėri ishte ēifut dhe tjetri ishte katolik – dhe njė peshkop katolik kaloi aty. Djaloshi katolik i thotė: “Mirėmėngjesi at.”

            Djaloshi ēifut qėndronte i heshtur. Kur peshkopi u largua, ai tha: “Njė gjė nuk po mund ta kuptoj… unė jam absolutisht i sigurt se ky njeri ėshtė i pamartuar. Si ka mund tė bėhet baba?”

            Askush nuk ėshtė brengos pėr atė qė ka thėnė ai djali vogėl. Tė gjithė kanė vazhduar ta thėrrasin atė at, dhe ai fare nuk ka qenė baba. Por djali i vogėl nuk e ka ditur se ata madje edhe Zotin e quajnė at – i cili ka njė djalė, por nuk ka grua!

            Kėto janė gėnjeshtra tė mėdha.

            Vdekja ėshtė, gjithashtu, njė nga gėnjeshtrat e mėdha, por sa i pėrket vdekjes ka disa dallime. Gjithkush e ka parė vdekjen - tė paktėn tė gjithė mendojnė kėshtu. Ju kurrė nuk e keni parė vdekjen, ju keni parė vetėm njė person tė caktuar qė ishte duke marrė frymė dhe tani ai mė nuk frymon – kjo ėshtė e tėra qė keni parė. Ai ishte duke folur, tani ai nuk flet mė… Kjo thjesht dėshmon se vdekjes nuk i nevojitet frymėmarrja, pėr kėtė njerėzit e vdekur nuk kanė mundėsi tė flasin…

            Si mund tė konkludoni se ju e keni parė vdekjen? – vetėm ai i cili mė nuk frymon ndoshta ka pėrjetuar se ēfarė ėshtė vdekja. Unė them ndoshta, sepse shumica e njerėzve, nga frika, bėhen tė pavetėdijshėm para se tė vdesin.

            Vetėm disa njerėz tė cilėt kanė pėrjetuar diēka nga meditimi, diēka nga zgjuarsia, tė cilėt kanė pėrjetuar njė farė distance nė mes vetes sė tyre dhe trupit tė tyre dhe mendjes, qėndrojnė vigjilent kur iu vjen vdekja. Ata thjesht qeshin nė vete – tė cilėn ju nuk mund ta dėgjoni, sepse trupi nuk ėshtė mė funksional. Ata nuk mund t’ju thonė: “Kjo ėshtė vetėm njė shaka e madhe, vdekja nuk do tė ndodhė. Ajo qė ishte me tė vėrtetė e gjallė mbetet e gjallė.”

            Trupi ishte i gjallė vetėm pėr shkak se diēka ishte prezentė pėrbrenda tij, dhe kjo prezencė ka lėvizur jashtė prej tij. Kjo prezencė, nėse kjo ka vdekur me njė dėshirė do tė marrė njė tjetėr lindje; nėse ka vdekur pa kurrfarė dėshire do tė shpėrndahet nė vetėdijen universale, do tė bėhet njė me ekzistencėn.

            Nuk bėhet fjalė pėr frikėn nga vdekja, por frika krijohet vetėm pėr shkak se ju nuk jeni tė gjallė. Ju doni ta dashuroni njė femėr por ju nuk keni mjaft guxim t’i thoni femrės: “Unė tė dua.”

            Kur kam qenė student, njė nga studentėt ishte shok i imi i dhomės nė konvikt. Ai ishte shumė nė mėdyshje, sepse tė gjithė nė universitet flisnin se kush me kė ishte nė dashuri, dashuritė e mėdha ishin nė vazhdim e sipėr. Ai mėrzitej se atij nuk i ndodhte asgjė. Unė i thashė: “Asgjė nuk po ndodhė tek ty. Ti duhet tė bėsh diēka.”

            Ai tha: “Ēfarė duhet tė bėj? Unė kam aq frikė. Kur ndonjė vajzė mė afrohet, unė fillojė tė dridhem i tėri dhe tė djersitem, ndjehem sikur po vdes.”

            I thashė: “Mos u brengos. Ato janė qenie njerėzore; ato nuk janė pėrbindėsh apo ndonjė luget. Pse duhet tė jesh aq nervoz?”

            Ai tha: “Epo, ēfarė mund tė bėj? Shumė kam provuar, fakti ėshtė se sa mė shumė qė provoj aq mė nervoz ndjehem.”

            I thashė: “A ke ndonjė vajzė nė mendje?”

            Ao tha: “Po, e kam njė vajzė nė mendje, por nuk po di se si tė shkruaj njė letėr dashurie.”

            I thashė: “Ti mos u mėrzitė. Unė do ta shkruaj letrėn pėr ty. Ti thjesht nėnshkruaje dhe dėrgoje nė postė, dhe le ta shohim se ēfarė do tė ndodhė.”

            E kam njohur vajzėn, ka qenė vajza e kryetarit tė qytetit, njė vajzė me tė vėrtetė e bukur, njė vajzė Kashmiriane. Ajo ka studiuar filozofinė bashkė me mua.

            Unė i thashė vajzės: “Njė letėr do tė vij tek ti ... Mos u bėn e vėshtirė me atė djalė. Ai ėshtė nė ankth sepse tė gjithė i kanė folur pėr lidhet e tyre tė dashurisė dhe ai me tė vėrtetė po vuan. Pra, nuk do tė jetė e vėshtirė. Letra e tij do tė vijė, dhe ti duhet t’ia kthehesh njė letėr.”

            Ajo tha: “Kjo ėshtė shumė. Nėse babai im e merr vesh kėtė, do tė mė krijojė probleme tė mėdha.”

            Unė i thashė: “Askush nuk do ta marr vesh kėtė – e as babai yt, derisa ju dy nuk takoheni. Unė jam i vetmi person qė e di. Ti thjesht vazhdo tė shkruash letėr. Shkruaj letėr tė bukur, bėje atė tė lumtur.”

            Dhe pėr tre apo katėr ditė ai ėshtė aq i frikėsuar. “Babai i saj ėshtė kryetar komune, ti mė ke krijuar probleme. Ai do ta dėrgoj policin dhe do tė mė arrestojnė. Tash kush do tė paguaj tė mė lirojnė me kusht?”

            Unė i thashė: “ Unė do t’i organizoj tė gjitha. Ti mos u mėrzitė. Kur e kam shkruar letrėn pėr ty, unė do t’i bėj tė gjitha.”

            Madje edhe nė mesnatė ai u ngritė dhe mė tha: “Po ndjehem shumė i frikėsuar.”

            I thashė: “Mund tė flesh me mua nė shtratin tim. Mos u mėrzitė, nuk ėshtė askush…

            Ai tha: “Sapo i dėgjova ēizmet. Po mė duket se polici po vjen.”

            Unė i thashė: “Askush nuk po vjen. Kėta rojtarėt janė gjithmonė aty. Ti veē po bėhesh budalla.”

            Por kur mbėrriti letra ju keni mundur ta shihni gėzimin nė fytyrėn e djaloshit. Ai vrapoi pėr tė ma treguar letrėn. Ai tha: “Oh Zot, unė mendova se do tė pėrfundoj nė burg, e ajo mė dashuron. Tash ēfarė mė duhet tė bėj?”

            I thashė: “Shkruaje edhe njė letėr, dhe kėtė herė kėrkoja njė fotografi.”

            Ai tha: “Kjo ėshtė ide shumė e mirė, sepse mė duhet fotografia e saj ta mbaj nė tavolinė. Por njerėzit mund ta shohin atė.”

            Unė i thashė: “Ti mund ta fshehėsh nė ndonjė libėr. Por ti duhet, njėherė nė njė kohė, ta mbash vetėm nė zemėr dhe ta ndjesh dashurinė e madhe.”

            Por ai tha: “Ti duhet tė shkruash letėr pėrsėri.”

            Unė i thashė: “Tash ti duhet tė fillosh. Nuk mund tė shkruaj gjithė jetėn time letra pėr ty.”

            Ai tha: “Por unė nuk di se si. Vetėm edhe njėherė.”

            Unė e shkrova edhe njė letėr.

            Dhe vajza mė tha: “Tash mos mė thuaj t’i shkruaj mė letra sepse ai idiot mė ka shkruar letėr prapė, dhe kėrkon fotografinė time.”

            Unė i thashė: “Mos u bė aq zemėrgur. Ēfarė tė keqe ka nėse ia jep njė fotografi me autografin tėnd mbi tė?” 

            Ajo tha: “Edhe autografin? Nėse babai im e merr vesh…”

            Askush nuk do ta merr vesh. Ai do ta mbaj tė fshehur nė libėr, dhe do t’i them ta mbaj librin nė valixhe kėshtu qė nuk ka gjasa tė shihet.”

            Ajo tha: “Ti e ke krijuar tėrė kėtė gjė. Unė nuk e dua atė djalė.”

            Unė i thashė: “Trego vetėm mėshirė, mirėsi… unė nuk po kėrkoj qė ti ta dashurosh atė. Vetėm shkruaje njė letėr dashurie. Nė kėtė mėnyrė ti do tė mėsohesh tė shkruash letra dashurie. Njė ditė ato do tė duhet, dhe ty do tė kujtohem.”

            Ajo tha: “Ke tė drejtė. Njė ditė edhe mua do tė mė duhet tė shkruaj letra dashurie dhe kjo ėshtė shans e mirė.

            Kėshtu qė ajo shkroi edhe njė letėr, dhe kėshtu vazhdoi.

 

 

            Vazhdon...

 

(1)                  (3)      (4)      (5)     (6)