Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (1)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (1)

 

Kapitulli i njėzetenjė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

  

 

KAPITULLI 21

Frika pėr tė nesėrmen e shkatėrron tė sotmen tuaj

 

 

 

            1 mars 1986

 

            Pyetja e parė

 

            Ju jeni njė njeri jashtėzakonisht aq i mrekullueshėm. A ėshtė kjo arsyeja pse shumė mė shumė femrat janė sannjasin sesa meshkujt? A ka diēka tė veēantė qė doni tė thoni pėr femrat gjermane?

 

            Ndoshta ju keni tė drejtė. Vetėm njė gjė do tė doja t’i them gjermaneve: ato duhet tė jenė mė tėrheqėse pėr t’i joshur pak mė shumė meshkujt.

 

 

            Pyetja e dytė

 

            A janė fermat mė guximtare se meshkujt?

 

            Padyshim se ato janė mė tė guximshme. Pėr kėtė meshkujt ndijejn xhelozi.

            Gruaja ėshtė mė e dashur, sepse ajo nuk jeton logjikshėm, arsyeshėm, por me emocion dhe zemėr tė pastėr.

            Rruga e zemrės ėshtė e bukur, por e rrezikshme.

            Rruga e mendjes ėshtė e thjeshtė, por e sigurtė.

            Mashkulli ka zgjedhur rrugėn mė tė sigurtė dhe mė tė shkurtė tė jetės. Femra ka zgjedhur rrugėn shumė mė tė bukur, mė malore, rrugėn e rrezikshme tė emocioneve, ndjenjave, disponimi. Dhe pėr kėtė shkak deri mė tash bota ka qenė e sunduar nga mashkulli, femra ka vuajtur sė tepėrmi. Ajo nuk ka qenė nė gjendje tė pėrshtatet me shoqėrinė qė mashkulli e ka krijuar sepse shoqėria ėshtė krijuar nė bazė tė arsyes dhe logjikės. 

            Femra e dėshiron njė botė tė zemrės.

            Nė shoqėrin e krijuar nga mashkulli nuk ka vend pėr zemėr. Mashkulli duhet tė mėsojė tė jetė mė i pėrzemėrt sepse arsyeja e ka ēuar tėrė njerėzimit drejt njė vetėvrasjeje globale. Arsyeja e ka shkatėrruar harmoninė e natyrės, ekologjinė. Arsyeja ka dhėnė makina tė bukura, por ajo ka shkatėrruar bukurinė e njerėzimit. Pak mė shumė zemėr ėshtė e nevojshme nė ēdo gjė.

            Derisa unė jam i shqetėsuar, rruga deri tek qenia juaj e brendshme ėshtė mė e afėrt nga zemra sesa nga mendja. Mendja ėshtė shkurtore nėse dilni jasht, e zemra njė rrugė e gjatė. Nėse shkoni brenda, i gjithė kushti ndryshon nė tė kundėrtėn – zemra ėshtė shkurtore pėr nė qenie, dhe mendja ėshtė rrugė mė e gjatė se qė mund tė mendoni.

            Kjo ėshtė arsyeja pse unė jam gjithmonė pėr dashuri, sepse nga dashuria ju shumė lehtė mund tė arrini nė meditim, tė arrini nė pėrjetėsinė e jetės suaj, tė arrini nė besimtarin tuaj; kjo ėshtė shumė e vėshtirė tė arrihet nga koka. Sė pari njeriu duhet tė lėvizė drejt zemrės, dhe vetėm atėherė ai mund tė lėvizė drejt qeneis.

            Theksi im mbi dashurinė ka njė arsye themelore shpirtėrore. Nga zemra femra mund tė lėvizė menjėherė, dhe mashkulli mund tė lėvizė drejt zemrės pa ndonjė vėshtėrsi. Ai ka qenė vetėm gabimisht i trajnuar; kjo ėshtė vetėm njė konditė. Atij iu ėshtė thėnė tė jetė i vėshtirė, tė jetė i fortė, tė bėhet burrėror, dhe tė gjitha ato marrėzira. Asnjė mashkull nuk qanė dhe nuk e lejon pikėllimin e tij apo gėzimin tė kalojė pėrmes lotėve sepse atij iu ėshtė thėnė derisa ka qenė fėmijė se lotėt janė pėr femra, kjo ėshtė vajzore. Burri kurrė nuk qanė dhe nuk vajton.

            Duke e shikuar natyrėn, tė gjitha gjėrat duken absurde. Nė qoftė se kjo ishte kėshtu, nė qoftė se ishte qėllimi i natyrės, atėherė sytė e njeriut do tė duhej tė ishin tė ndėrtuara nė njė mėnyrė tjetėr, ato nuk do tė duhej tė kishin gjėndra lotėsh. Meshkujt kanė gjėndra lotėsh njėjtė siē kanė femrat.

            Cili ėshtė qėllimi i atyre lotėve? Ato janė tė nevojshme, ato janė njė gjuhė  jashtėzakonsht e rėndėsishme. Ka momente kur ju nuk mund tė shpreheni, por lotėt tuaj mund tė flasin. Ju mund tė jeni pėrplot me gėzim, dhe lotėt  vijnė nė sytė tuaj. Lotėt janė gjithmonė simbol i pėrvojės sė tejmbushur. Ju mund tė jeni aq shumė tė trishtuar se fjalėt nuk mund ta pėrfshinė atė, lotėt do t’ju ndihmojnė. Kjo ėshtė njė nga arsyet pse femrat ēmenden mė pak se meshkujt, sepse ato janė tė gatshme tė qajnė e tė vajtojnė dhe tė hedhin gjėra nė ēdo moment; pėrkohėsisht ato mund tė ēmenden pėr ēdo ditė.

            Mashkulli vazhdon me akumulimin, dhe njė ditė ai eksplodon – nė shumicė. Femrat ēmenden me pakicė, e qė ėshtė njė mėnyrė e menēur, qė tė pėrfundohet ēdo ditė. Pse tė akumulohet?

            Meshkujt bėjnė vetėvrasje shumė mė shumė se femrat. Kjo ėshtė shumė e ēudishme. Femrat flasin shumė mė shumė se meshkujt se do tė bėjnė vetėvrasje, por kurrė nuk e bėjnė. Meshkujt kurrė nuk thonė se do tė bėjnė vetėvrasje, por bėjnė mė shumė, sasia ėshtė e dyfishtė. Mashkulli vazhdon me pėrmbajtjen, vazhdon me mbajtjen e njė fytre tė caktuar e cila ėshtė e rreme. Dhe pėr gjithēka ka njė limit, dhe vjen nė pikė ku ai mė nuk mund ta mbaj atė fytyrė dhe gjithēka e rreme bjen dhe prishet.

            Mashkulli duhet tė mėsojė tė jetė mė i pėrzemėrt sepse nga zemra shkon rruga pėr nė qenie. Femra ėshtė nė pozitė mė tė mirė, ajo direkt nga zemra nuk tė shkojė nė qenie. Por nė vend se tė njoh kėtė kualitet tė madh tė femrės, mashkulli e ka dėnuar femrėn. Ndoshta ka arsye; ndoshta ai ishte i vetėdijshėm disa epėrsive tė femrės – superioritetit tė dashurisė. Nuk ka logjikė qė mund tė jetė mė e lartė se dashuria, dhe nuk ka mendje qė mund tė jetė mė e lartė se zemra. Por mendja mund tė jetė shumė vrasėse, mendja mund tė jetė shumė e dhunshme, dhe kjo ėshtė ajo qė mendja ka bėrė pėr shekuj me radhė.

            Mashkulli e ka rrahur femrėn, e ka shtypur femrėn, e ka denuar femrėn. Dhe duke mos ditur se duke i dėnuar femrat, duke i shtypur ato bėhen inferiore, gjysma e njerėzitmit ėshtė privuar nga e drejta pėr ngritjen e vetėdijės. Edhe ju jeni tė privuar, sepse keni mund tė mėsoni artin e lėvizjes pėrpara nga gjysma e universit. Ju gjithashtu keni mundur tė lėvizni ne tė njėjtėn mėnyrė, nė tė njėjtėn rrugė. Liria e fermave gjithashtu ėshtė edhe liria e meshkujėve. Kjo ėshtė liri mė e madhe pėr meshkuj sesa pėr femra.

            Po, femrat kanė mė shumė dashuri, por ato duhet edhe tė bėhen tė vetėdijshėm pėr anėn tjetėr tė medaljes. mashkulli ka logjikė. Ana tjetėr mund tė jetė e palogjikshme. Kjo nuk ėshtė e rrezikshme, ky ėshtė vetėm njė gabim, por mund tė korrigjohet. Kjo ėshtė arsyeja pse unė tha se rruga e zemrės ėshtė e bukur, por e rrezikshme.  

            Anėn tjetėr e dashurisė ėshtė urrejtja, nga ana tjetėr e dashurisė ėshtė xhelozia. Pra, nėse njė grua zihet nė urrejtje dhe xhelozi, e gjithė bukurinė e dashurisė vdes dhe ajo mbetet vetėm me helmet nė duart e saj. Ajo do tė helmojė veten dhe ajo do tė helojė tė gjithė qė janė pėrreth.

            Pėr tė qenė tė dashuruar duhet tė jeni shumė tė vėmendshėm, sepse mund tė bini nė gropėn e urrejtjes e cila ėshtė shumė, shumė afėr. Ēdo maje e dashurisė ėshtė shumė afėr; lugina e errėt e urrejtjes nga tė gjitha anėt e rrethon majėn – ju shumė lehtė mund tė rrėshqitni.

            Ndoshta kjo ėshtė arsyeja pse shumė femra vendosin tė mos dashurohen. Ndoshta kjo ėshtė arsye qė mashkulli ka vendosur tė jetojė nė kokė dhe t’i harrojė tė gjithė pėr zemėrn…sepse ajo ėshtė aq e ndjeshme, ajo ndihet shumė lehtė e lėnduar, disponimi i saj ndryshon si ndryshimi i klimės.

            Ai i cili me tė vėrtetė dėshiron tė mėsojė artin e dashurisė ka pėr t’i kujtuar tė gjitha kėto gjėra, dhe ka pėr ta shpėtuar dashurinė e tij nga rėnja nė tė gjitha kėto kanale tė urrejtjes, xhelozisė, pėrndryshe, qenia do tė vazhdojė tė bėhet e pamundur - mė e pamundur se sa ėshtė nga koka.

            Femra duhet ta kapėrcej xhelozinė, duhet ta kapėrcej urrejtjen.

            Mashkulli duhet ta kapėrcej logjikėn dhe tė bėhet pak mė shumė i dashur.

            Logjika mund tė pėrdoret, por ėshtė utilitare. Nė punėn shkencore, ėshtė e dobishme, por jo nė marrėdhėniet njerėzore. Mashkulli duhet tė jetė i kujdesshėm qė logjika mos tė bėhet rrugėa e tij e vetme, por ajo tė mbetet vetėm njė instrument qė ai e shfrytėzon dhe e lė mėnjanė. Femra duhet tė jetė e vetėdijshme qė ajo tė mos bie nė urrejtje, xhelozi, zemėrim, sepse do tė shkatėrrojė thesar e saj mė tė ēmuar tė dashurisė. Dhe tė dytė duhet tė lėvizin mė thellė nė dashuri, sa mė thellė qė ata lėvizin nė dashuri, aq mė afėr do t’i afrohen qenies.

            Qenia nuk ėshtė shumė larg, por ėshtė pjesė e thellė e dashurisė, njė dashuri e cila ėshtė absolutisht e pastėr, pa kushte. Njė dashuri e cila ėshtė absolutisht vigjilente, e vetėdijshme, ndėrgjegjshme, menjėherė kthehet nė njė revolucion tė madh, hap dyert e shenjta pėr t’u bėrė mė e thellė.

            Pėr tė arritur nė vetė qendrėn tuaj duhet kapur tė gjitha qė jeta ju jep – gjithė aromėn, gjithė bukurinė, gjithė gėzimin, gjithė bekimet.

 

 

 

            Pyetja e tretė

 

            Zorba dhe Buda janė meshkuj. Si do ta pėrshkruani vizionin tuaj pėr njė femėr?

 

            Zorba dhe Buda pėrshkruajnė njerėzimin.

            Por pyetja juaj ėshtė e rėndėsishme, unė mund tė emėrojė njė grua nė vend tė Zorba. Buda, sigurisht, ėshtė njė kualitet. Kjo thjesht do tė thotė njė i ndritur, por nuk ka tė bėjė me burrė dhe grua.

            Nė vend tė Zorba unė do tė doja t’i jap njė emėr, Irene Pappas. Ajo do tė jenė kėtu nė fundjavėn e ardhshme, kėshtu qė unė do ta prezantoj. Zorba ėshtė vetėm njė trillim, por ajo nuk ėshtė. Ajo ėshtė njė realitet, por ajo i ka tė gjitha cilėsitė e Zorba. Nė film grek ZORBA ajo luajti rolin e gruas sė ve tė cilėt u gjuajt me gurė nga njerėzit, sepse ajo nuk sillej sipas mėnyrave tradicionale ortodokse. Ajo ishte ende e dashuruar.

            Mendimi tradicional ėshtė qė kur tė vdes burri juaj edhe ju gjithashtu jeni tė vdekur. Kjo ishte mė e mirė nė Indi – tė paktėn ata kanė pėrdorur pėr ta djegur gruan sė bashku me burrin. E shėmtuar, ēnjerėzor, krejtėsisht primitive, por shikuar nga njė kėnd tjetėr, shumė e mėshirshme, pėrndryshe, ajo do tė vuante ndoshta pesėdhjetė apo gjashtėdhjetė vjet, njė jetė e vdekur.

            Dhe kjo ishte situata e gruas sė ve nė ZORBA GREKE. Ajo ishte njė grua rebele; Pappas luajti rolin e gruas sė ve dhe ajo ka vazhduar tė ketė afera dashurie. Jeta do tė thotė dashuri. Nėse ju nuk mund ta duani, nuk ju lejohet tė merrni frymė.

            Dashuria ėshtė qenia juaj e brendshme. pikėrisht ajo frymė ėshtė pėr trupin tuaj.

            Irena Pappas kurrė nuk mė ka takuar, por ajo ndjen njė lidhje tė thellė shpirtėrore me mua, dhe ajo do tė jetė kėtu midis jush. Ajo ende nuk ėshtė njė Buda, por unė shpresoj se ajo do tė bėhet Buda para se tė vdes.

 

 

            Pyetja e katėrt

 

            Ēfarė mendoni pėr vazhdimin e njė seks greve pėr t’i parandaluar tė gjitha marrėzitė e pakuptimta qė ka krijuar mashkulli?

 

            Njė ide shumė e madhe; por problemi ėshtė se seksi nuk ėshtė nevojė vetėm pėr meshkuj, edhe femrat kanė nevojė pėr tė gjithashtu. Greva nuk do tė jetė vetėm kundėr meshkujėve, ajo do tė jetė edhe kundėr femrave gjithashtu. Tash pse tė shkohet nė njė seks grevė kur kontraceptivėt janė nė dispozicion? Nė vend se tė bėhet njė seks luftė, njė grevė, pse mos tė bėhet ajo njė lojė, njė kėnaqėsi?

            Ne i kemi tė gjitha metodat, ilaēet, kėshtu qė femra nuk duhet tė ngelė shtatėzėn. Kjo kishte krijuar tėrė problemin. Kjo me tė vėrtetė ėshtė njė marrėveshje e ēuditshme e ekzistencės qė vetėm femra tė mbetet shtatzėn. Nėse unė do tė kisha vendos, do tė kishte qenė rotacion – njė kohė mashkulli do tė kishte me qenė i mbarsuar, njė kohė femra do tė kishte me qenė e mbrasuar dhe bota do tė ishte bėrė njė klub rotativ!

            Por pilulat kanė bėrė thuajse atė qė kishte munguar nė natyrė. Tash asnjė grua nuk mund tė mbrasohet kundėr vullnetit tė saj, dhe nėse nuk ka asnjė shtatėzani, seksi mbete vetėm zbavitje, dhe ju nuk do tė protestoni kundėr zbavitjes.

            Merrne atė joseriozisht, merrne atė me shaka. Seksi mund tė bėhet njė fenomen i bukur nė qoftė se shtatzėnia nuk ėshtė e pėrfshirė nė tė, dhe qė mund tė shmanget.

            Kėshtu qė unė nuk mendoj se ka ndonjė nevojė pėr tė shkuar nė grevė, qė do ta bėnte gjithė botėn shumė tė trishtuar. Tė gjithė meshkujt do tė bėheshin britanik, tė gjitha gratė do tė bėheshin gjermane, dhe ekzistenca do tė jetė nė njė situatė shumė tė trazuar. Dhe njė grevė tridhjetė-vjeēare nuk mund tė thyer lehtė, ajo do tė bėhet natyra juaj e dytė, tridhjetė vjet ėshtė gati gjysmėn e jetės suaj - ajo do tė bėhet shprehi e juaj.

            Jo, unė nuk jua sugjeroj kėtė – edhe pse ideja ėshtė e madhe, por vetėm si njė ide – mos e praktikoni atė. Nė praktikė, pėrdorni pilulat dhe le tė bėhet seksi njė argėtim i rastėsishėm midis miqėve. Njė lidhje dashurie joserioze.

 

 

            Pyetja e pestė

 

            Sipas mendimit tim, ju jeni humoristi mė i madh i gjitha kohėrave. Ėshtė e vėrtetė kjo?

 

            Sė paku pėr ju ėshtė e vėrtetė. Pėr tė tjerėt, unė nuk e di se ēfarė mendojnė ata, njerėzit kanė mendime tė ndryshme pėr mua. Mua mė pėlqejnė tė gjitha llojet e mendimeve. Ndoshta ju keni tė drejtė, kjo ėshtė arsyeja pse unė mund edhe tė gėzohem kur njerėzit mė quajnė njeriu mė famėkeq nė botė. Unė kėnaqem nė kėtė, tė paktėn unė jam ende njeri mė FAMĖKEQ nė botė. Kush mėrzitet se a ėshtė i njohur, i famshme, respektohet ose nuk respektohet? Njė gjė ėshtė e sigurtė, se ai duhet tė jetė MĖ i botės - atėherė ju mund ta vendosni ēfarėdo prapa tij! Unė absolutisht pajtohem.

 

 

            Pyetja e gjashtė

 

            A janė sannjasinėt tuaj shtrigat e kohės moderne?

 

            Kjo ėshtė e vėrtetė! Gjithkush mund ta shoh kėtė. Fjala “shtrigė”  do tė thotė grua e urtė, dhe ku mund tė gjeni tjetėr kund gra tė menēur pėrveē se nė vendin tim? Unė kam shtuar diēka mė shumė ....

            Nė kohėt e lashta shtrigat ishin tė gjitha plaka – shtrigat e mia tė gjitha janė tė reja! Ato tė gjitha ishin tė pista dhe dukeshin tė neveritshme – shtrigat e mia janė tė bukura. Unė e kam modifikuar idenė.

 

 

            Pyetja e shtatė

 

            A ėshtė e mundur tė jetohet pa xhelozi nėse njėri ėshtė i ndritur?

 

            Ėshtė e mundur. Nėse jeni tė ndritur atėherė pyetja e xhelozisė nuk lindė fare; atėherė ėshtė e pamundur me pas xhelozi. Ju vetėm duhet tė shikoni nė shkaqet e xhelozisė.

            Ēfarė ju bėn xheloz? – posedimi. Xhelozia vetvetiu nuk ėshtė rrėnja. Ju e doni nje grua, e doni njė burrė, ju doni qė ta posedoni burrin apo grua vetėm nga frika se ndoshta nesėr ai mund tė shkojė me dikė tjetėr. Frika e sė nesėrmės shkatėrron tė sotmen tuaj, dhe ky ėshtė njė rreth vicioz.

            Nė qoftė se ēdo ditė ėshtė shkatėrruar pėr shkak tė frikės nga e nesėrmja, herėt a vonė burri do tė shikojė tė kėrkojė njė tjetėr grua sepse ju jeni bėrė vetėm dhimbje nė qafė. Dhe kur ai fillon tė kėrkojė njė tjetėr grua ose fillon tė kalojė me njė grua tjetėr, ju mendoni se xhelozia juaj ka dėshmur drejtė. Nė fakt xhelozia juaj ėshtė ajo qė ka krijuar tė gjithė kėto gjėra.

            Pra, e para qė duhet tė mbahet mend ėshtė: Se nuk duhet shqetėsuar pėr tė nesėrmen; e sotmja mjafton. Dikush ju do…le tė jetė kjo njė ditė gėzimi, njė ditė feste. Me qenė aq tė tėrėsishėm nė dashuri sot kėshtu qė totaliteti juaj dhe dashuria juaj do tė mjaftojnė qė burri tė mos largohet nga ju. Xhelozia juaj do ta largojė atė; vetėm dashuria juaj mund ta mbajė atė pranė jush. Xhelozia e tij do t’ju largoj; dashuria e tij mund t’ju mbaj pranė tij.

            Mos mendoni pėr nesėr. Nė momentin qė ju mendoni pėr tė nesėremen jetesa e tė sotmes ju mbetet nė gjysmė tė zemrės. Vetėm jetoni pėr sot, dhe lereni tė nesėrmen, ajo do ta merr kursin e vetė. Dhe mbane mend njė gjė, nėse e stomja ka qenė njė pėrvojė aq e mrekullueshme, aq e bekuar – nga e sotmja lindė e nesėrmja, kėshtu qė pse tė mėrziten pėr kėtė?

            Nėse njė ditė burri tė cilin ju e keni dashtė, gruaja tė cilėn e keni dashtė e gjen dikė tjetėr – thjesht ėshtė njerėzore me qenė i lumtur, por gruaja juaj ėshtė e lumtur me dikė tjetėr – kjo nuk bėnė kurrfarė dallimi nėse ajo ėshtė e lumtur me ju apo me dikė tjetėr, ajo ėshtė e lumtur. Dhe nėse ju e doni atė aq shumė si mund ta shkatėrroni lumturinė e saj?

            Njė dashuri e vėrtetė gjithmonė do tė jetė e lumtur nė qoftė se partneri ndihet i gėzuar me dikė tjetėr. Nė kėtė situatė - kur njė grua ėshtė me dikė tjetėr, dhe ju jeni ende tė lumtur dhe ju jeni ende mirėnjohės i asaj gruaje dhe ju i thoni gruas: Ti ke liri absolute, vetėm tė jesh plotėsisht e lumtur, kjo ėshtė lumturia ime. Se me kė ti je e lumtur kjo s’ėshtė me rėndėsi, ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė lumturia jote.” – mendimi im ėshtė se ajo nuk do tė mund tė qėndroj larg nga ju pėr njė kohė tė gjatė, ajo do tė kthehet. Kush mund ta lė njė burrė tė tillė apo njė grua tė tillė?

            Xhelozia juaj shkatėrron gjithēka.

            Posedimi juaj shkatėrron githēka.

            Para se tė ndriteni ju duhet ta kuptoni se ēfarė fitoni nga xhelozia ju digjeni nė zjarr: sa mė shumė qė bėheni xheloz dhe tė zemėruar dhe tė urrejtshėm, mė shumė do tė jeni tė hedhur nga personat tjerė dhe do largohen nga ju. Kjo ėshtė njė aritmetikė e thjesht e cila nuk do tė ndihmojė; ju i shkatėrroni tė njėjtat gjėra tė cilat doni t’i ruani. Kjo thjesht ėshtė idiotike – kjo ėshtė gjermane!

            Duhet pėrpjekur pėr tė kuptuar njė fakt tė thjeshtė se qėniet njerėzore janė qenie njerėzore. Secili mėrzitet me tė njėjtin person nė njė kohė tė caktuar. Bėhuni real, mos jetoni nė trillime. Secili ngopet me tė njėjtin person nė njė kohė tė caktuar. Kjo nuk do tė thotė se dashuria e tij ėshtė zhdukur, kjo thjesht do tė thotė njė ndryshim i vogėl ėshtė i nevojshėm. Kjo ėshtė e mirė pėr shėndetin e tij, kjo ėshtė e mirė pėr shėndetin tuaj. Tė dyve ju duhet njė pushim njėri prej tjetrit. Pse kjo tė mos bėhet vetėdijshėm: “Ne jemi tė robėruar. Ēfarė mendon pėr njė pushim njė javorė? Unė tė dua ty, ti mė do mua, kjo ėshtė aq e sigurtė saqė nuk ka frikė nė tė.”

            Pėrvoja ime personale ėshtė qė pas pushimit njė ditė ju do tė bini nė dashuri me njėri-tjetrin nė njė nivel mė tė lartė dhe mė tė thellė, sepse tani ju do tė shihni se sa ju e doni njėri-tjetrin: ju nuk mund ta shikoni edhe trishtimin qė vjen natyrshėm, duke jetuar sė bashku. Mos e posedoni njėri-tjetrin. Mbane lirinė paprekshėm nė atė mėnyrė qė ju tė mos ndėrhyni nė botėn private tė njėri-tjetrit dhe respektone dinjitetin e personit tjetėr.

            Pasi qė kjo ėshtė ndjerė, nganjėherė nė njė kohė tė caktuar ju mund tė shkoni nė pushime tė ndara, do tė ktheheni pėrsėri dhe nuk ka nevojė me qenė tė shqetėsuar. Ju do tė befasoheni kur tė kthehet gruaja juaj pasi qė ka jetuar pėr shtat ditė me dikė tjetėr, dhe ju do tė ktheheni tek gruaja juaj, pasi qė keni jetuar pėr shtatė ditė me njė tjetėr grua, ju tė dy keni mėsuar disa gjėra tė reja. Ju mund tė keni njė muaj mjalti pėrsėri. Jeni tė ri dhe tė freskėt, dhe ju keni mėsuar truke tė reja. Dhe kjo ėshtė mirė pėr tė pasur gjithmonė pėrvoja tė reja, pasurim.

            Kjo nuk do tė thotė se ju duht tė ndriteni dhe se vetėm atėherė xhelozia zhduket, ju duhet vetėm njė kuptueshmėri njerėzore, inteligjenca, dhe xhelozia do tė zhduket.

            Kėshtu qė mos e pritni ndritjen! I njoh shumė sannjasin qė janė duke e pritur ndritjen, ndėrkohė bėhuni sa ma shumė qė ėshtė e mundur xheloz, sepse pas ndritjes nuk mundeni.

 

            Vazhdon...

 

 (2)       (3)       (4)      (5)      (6)