Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (3)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

       SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (3)

 

Kapitulli i njėmbėdhjetė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

            Pyetja e katėrt

 

            I dashur Osho,

            Nė Itali, 25 prilli ėshtė pėrvjetori i ēlirimit nga pushteti nazist. Ajo gjithmonė ka qenė njė ditė shumė kuptimplote, sepse ajo shėnon pėrfundimin e fashizmit dhe fillimin e shumė shpresave pėr lirinė e re. Tash tė paktėn dy gjeneratat e fundit janė zhgėnjyer thellė rreth asaj qė ndodhi pas ēlirimit, si dhe njė qėndrim cinik ndaj jetės ėshtė pėrhapur nė tėrė Italinė.

            A doni t’i thoni diēka italianėve nė kohėn kur fjalėt boshe dhe shpresat e rreme tė politikanėve mund tė dėgjohen kudo?

 

            Kjo ėshtė njė prej gjėrave mė tė mjeruara.

            Njeriu ka qenė i shfrytėzuar nė ēdo mėnyrė tė mundshme: edhe shpresat e tij janė shfrytėzuar, aspiratat e tij janė shfrytėzuar, absolutisht tė vlefshme kėrkesat e tij janė shfrytėzuar. Dhe pėr dhjetėmijė vjet asnjė revolucion i vetėm nuk ka pasur sukses, pėr arsyen e thjeshtė se njerėzit qė erdhėn nė pushtet menjėherė ndryshuan fytyrat e tyre.

            Ata erdhėn nė pushtet, sepse ata i inspiruan njerėzit dhe shpresat e tyre pėr njė jetė tė ēliruar, pėr njė jetė mė tė mirė, pėr mė shumė individualitet, pėr mė shumė liri, pėr mė shumė barazi, pėr mė shumė pasuri. Ata ishin shumė tė artikuluar sa i pėrket ndikimit tė tyre tek njerėzit e shqetėsuar, por nė momentin kur ata e morėn pushtetin - dhe ajo ishte e njerėzve qė i kanė vendosur ata nė pushtet - njerėz tė vuajtur pafundėsisht, mijėra vetė vdiqėn nė shpresė se fėmijėt e tyre do tė jetojnė nė liri, se ishte e vlefshme tė vdiset.

            Por njerėzit qė erdhėn nė pushtet papritmas ndryshuan. Ata i harruan tė gjitha nė lidhje me revolucionin, ata i harruan tė gjitha nė lidhje me ēlirimin, ata i harruan tė gjitha nė lidhje me premtimet e tyre. Ata filluan sillen nė tė njėjtėn mėnyrė si njerėzit qė ishin nė pushtet para tyre.

            Nė fakt, kėta njerėz siguronin tė jenė mė tė rrezikshėm sepse ata frikėsoheshin nga revolucioni. Ata u pėrpoqėn pėr ta bėrė pushtetin e tyre mė tė fortė, dhe ata e shkatėrruan lirinė e njerėzve totalisht mė shumė, kėshtu qė nuk kishte asnjė mundėsi pėr ndonjė revolucion.

            Ju nuk mund tė krijoni mundėsinė e njė revolucion nė Bashkimin Sovjetik pėr arsyen e thjeshtė se nė 1917, kur Rusia sovjetike u ēlirua nga fuqitė e vjetra cariste, njerėz tė rinj qė erdhėn nė pushtet dėshmuan se janė mė ēnjerėzor. Njė milion njerėz u vranė nga revolucionaret e pas revolucionit.

            Ata njė milion njerėz janė njerėzit tė cilėt i kishin vendosur ata nė pushtet, por ata kishin frikė nga ata njerėz, sepse ata ishin tė rrezikshme, e ata mund tė vėnin dikė tjetėr nė pushtet. Ata nuk mund tė lejonin qė ata tė jetojnė - e faji i vetėm i tyre ishte se ata kishin vėnė revolucionarė nė pushtet. Njė milion njerėz thjesht u shkatėrruan.

            Mandej ka ardhur deri tek lufta e madhe pėr pushtet nė mes liderėve. Lenini ishte njeriu i parė i revolucionit, Trotski ishte i dyti, Kamenev ishte i treti, Zenoviev ishte i katėrti…e kėshtu me radhė. Nė mesin e dhjetė liderėve tė mėdhenj tė revolucionit, emri i  Xhozef Stalinit nuk ishte.

            Stalini ishte vetėm sekretari i Partisė Komuniste, ai nuk ishte njė orator. Ai nuk ishte mjaft i artikuluar pėr tė ndikuar tek njerėzit, por ai ishte shumė i zgjuar dhe dinak nė organizatė. Dhe ai e dėshmoi se ėshtė me tė vėrtetė i rrezikshėm, sepse tė gjithė kėta liderė kanė pasur influencė tek njerėzit, dhe Stalini ishte pushtues i Partisė Komuniste nga brenda - organizatė e cila do tė jetė nė pushtet.

            Emri i Stalinit nuk ishte i njohur, ai ishte njė person i panjohur. Por me ardhjen e Partisė Komuniste nė pushtet, ai filloi t’i jap doza tė vogla helmi Leninit, pėrmes mjekut tė tij, doza tė vogla tė tilla qė atė e bėnė tė paaftė pėr tė punuar - dhe kjo e vrau atė brenda dy viteve. Akoma nuk dihet me saktėsi se a ėshtė helmuar apo jo, sepse asnjė hetim nuk ėshtė bėrė ndonjėherė. Por tė gjitha dėshmitė e varura nga rrethanat flasin se njeriu ėshtė vrarė.

            Trotski - i cili ishte numri dy dhe ministėr i mbrojtjes - duke parė situatėn iku nga Bashkimi Sovjetik me kohė, para se ai tė mund tė kapet. Lenin vdiq, Trotski u arratis dhe u bė refugjatė nė Meksikė.

            Por Stalini nuk ishte gati pėr tė lėnė atė tė gjallė. Trotski mori tėrė familjen e tij, vetėm qeni i kishte mbetur nė shtėpi. Ju do tė befasoheni kur ta mėsoni se Stalini qėlloi qenin! Jo se qenin do ta kishte konkurrent, - por pėr shkaka se ai ishte qeni i Trotskit, ai nuk duhet tė jetojė mė. Trotski u vra nė Meksikė nga njė njeri i porositur nga Stalini. Ai u vra nė njė mėnyrė tė tillė ēnjerėzor saqė ju nuk mund ta pėrfytyroni…e goditėn shumė herė me ēekan nė kokė derisa nuk ja bėnė copė e grimė.

            Njeriu i treti, Kamenev, u vra. Njeriu i katėrt, Zenoviev, u vra. Tė gjithė dhjetė liderėt mė tė lartė pėrfunduan.

            Stalini u bė njė prej diktatorėve mė tė mėdhenj nė gjithė historinė e njerėzimit, dhe ai arriti ta menaxhoj qė askush tė mos flas pėr qeverinė. Ēdo kritikė, madje edhe nė mėnyrė private, u bė e pamundur.

            Ai organizoi gjithė vendin nė mėnyrė tė tillė qė fėmijėt e vegjėl kanė qenė pjesė e ligės komuniste tė tė rinjve, dhe ata ishin tė kushtėzuar tė jenė besnik ndaj komunizmit. Nėse prindėrit e tyre flisnin diēka kundėr komunizmit, ose Bashkimit Sovjetik, ata e kishin pėr detyrė tė informojnė menjėherė. Gratė ishin anėtarė tė ligės sė grave dhe ato ishin tė kushtėzuar se nėse burrat e tyre ose fėmijėt e tyre flisnin diēka rreth Partisė Komuniste, apo diēka tė dyshimtė, ata kishin pėr detyrė tė lajmėrojnė ata menjėherė. Burrat ishin pjesė e Partisė Komuniste me tė njėjtat kushte.

            Nė ēdo familje tė gjithė ishin detektivė, dhe njerėzit shpėrbleheshin kur ata vetė raportonin kundėr prindėrve tė tyre, kundėr vetė fėmijėve tė tyre, kundėr vetė grave tė tyre, kundėr vetė burrave tė tyre…

            Stalini nuk ka qenė person i cili ju ēonte nė burg apo nė gjyq, jo. Metoda e tij ka qenė e thjeshtė. Kur dikush raportonte kundėr jush, nė mes tė natės, ju arrestoheshit dhe kurrė mė askush nuk ju shihte dhe nuk dėgjonte pėr ju; ju thjesht pėrfundonit. Ai nuk beson nė asnjė sistem juridik apo ligj apo ndonjė gjė. Ai besonte vetėm nė vdekje. Pėrse tė humbim kohė? – vjet e vjet me beteja ligjore… Vetėm ta pėrfundojmė me kėtė njeri.

            Nė botėn demokratike kjo ėshtė rregull - sė paku nė parim, edhe pse kjo nuk ėshtė ndjekur kudo - se asnjė person i pafajshėm nuk duhet tė dėnohet, edhe nė qoftė se nėntėdhjetė e nėntė kriminelėt lihen.

            Stalinit krejtėsisht i ndryshoi rregullat. Ai tha asnjė kriminel nuk duhet tė lihet, edhe nėse nėntėdhjetė e nėntė njerėz tė pafajshėm vriten.

            Pėr shtatėdhjetė vjet e njėjta klikė e vogėl ishte nė pushtet. Pas Stalinit, Hrushqovi erdhi nė pushtet dhe ai i ekspozoi tė gjitha. Ai duhet tė ketė qenė zier brenda, duke e parė tė gjithė tmerrin, vrasjet, helmimet, vrasjen e miliona njerėzve nga Stalini, nė mėnyrė pėr t’i treguar veprat e Stalinit.

            Kur Hrushovi erdhi nė pushtet, nė fjalimin e parė tė Partisė Komuniste, ai tha se Stalini ishte vrasėsi mi i madh nė gjithė historinė. Njė njeri nga mbrapa dhe pyeti: “Ju keni qenė gjithmonė me Stalinin, ju keni qenė njė nga anėtarėt e kabinetit, njė anėtar i rėndėsishėm i Byrosė Politike Komuniste. Pse keni heshtur, kur kanė ndodhė tė gjithė kėto?”

            Hrushovi qeshi dhe tha: Ju qė e thatė kėtė, ju lutem dilni pėrpara. Nuk mund tė shoh fytyrėn e juaj, se atje nė fund ėshtė errėsirė.”

            Askush nuk doli...

            Hrushovi tha: “Tash e kuptoni? Kjo ėshtė pėrgjigjja ime. Pse ju nuk vini kėtu? Se ju e dini qė do tė pėrfundoni. Kjo ėshtė arsyeja pse unė nuk kam thėnė asgjė - sepse unė e dija se do tė pėrfundoja.”

            Ju mė pyetėt pėr Italinė. Ajo ka njė tė shkuar fatkeqe: Benito Musolini ishte aleat me Adolf Hitlerin. Italianėt e kanė parė sundimin fashist tė vrasjes, terrorit. Dhe kur ata u ēliruan, u gėzuan, kanė vallėzuar nė rrugė, kanė kėnduar.  

            Por njerėzit nuk e kuptojnė njė gjė - se duke dalė nga njė burgim nuk do tė thotė se ju nuk do tė hyni nė njė tjetėr. Ju mund tė dilni nga njė burg, dhe derisa ju vallėzoni, kėndoni dhe kremtoni, njė tjetėr burg veē ėshtė duke u krijuar nga vet udhėheqėsit tuaj, tė cilėt ju kanė premtuar njė jetė mė tė mirė, njė botė mė tė mirė, njė njerėzim mė tė mirė.

            Kėta lider s’janė gjė tjetėr veēse pasardhės tė Benito Musolinit - llojin e njėjtė tė mendjes. Politikani ėshtė kudo i llojit tė njėjtė tė mendjes. Njė politikan ėshtė plot epsh pėr pushtet, dhe pasi ai ta merr pushtetin, atėherė si mund ai tė lejojė qė tė jetė e lirė, tė jetė e ēliruar, tė jetė e pavarur? Pėrsėri ju jeni tė kapur nė tė njėjtėn rrjetė.

            Dhe kjo po vazhdon prej shekujsh. Ėshtė koha pėr tė kuptuar gjendjen nė tėrėsi. Kjo nuk i ndihmon me qenė cinik. Kjo nuk i ndihmon me qenė pesimist. Kjo nuk i ndihmon tė ndiheni tė pakuptimtė, e zbrazėt. Kjo nuk do tė pengojė politikanėt tė luajnė tė njėjtėn lojė.

            Ju duhet tė kuptoni njė gjė: nė qoftė se bota ėshtė e interesuar me tė vėrtetė pėr ta shijuar lirinė, atėherė politika nuk duhet tė jetė aq e rėndėsishme, ajo duhet tė jetė e larguar nga froni, reduktohet nė pushtet - nuk ka asnjė arsye qė ajo duhet tė ketė pushtet. Qeveria duhet tė jetė vetėm funksionale, ashtu si posta qė ėshtė funksionale. Askush nuk e di se kush ėshtė postier gjeneral. Jepni politikanėve emra tė mirė dhe tė mėdhenj, por nuk duhet t’i merrni aq shumė seriozisht dhe t’i shpenzoni kot faqet e para tė tė gjitha gazetave tuaja  pėr kėta njerėz tė cilėt kanė qenė torturim i njerėzimit pėr shekuj.

            Filloni me mėnyra tė ndryshme tė shprehjes, krijimtarisė, tė cilat nuk kanė tė bėjnė asgjė me politikėn. Filloni me shoqėri tė vogla, komuna tė vogla piktorėsh, poetėsh, skulptorėsh, valltarėsh, tė cilėt nuk kanė asgjė tė bėjnė me politikėn, qė nuk kanė dėshirė tė jenė tė pushtetshėm, tė cilėt me tė vėrtetė dėshirojnė tė jetojnė, dhe tė jetojnė plotėsisht.

            Le tė ndahet e gjithė shoqėria ngadalė nė komuna tė njerėzve krijues. Nuk ka nevojė pėr partitė politike nė botė. Ēdo individ duhet tė mbėshtetet nė meritat e tij personale. Dhe njerėzit mund tė zgjedhin. Pse duhet tė ketė  parti politike? Nuk ka asnjė arsye. Nėse keni nevojė pėr njė ministėr tė financave, tė gjithė ekspertėt e mėdhenj qė keni nė ekonomi dhe financa mund tė konkurrojnė pėr kėtė post, dhe dikush do tė zgjidhet. Nuk ka nevojė pėr asnjė parti. Ne duhet tė lėvizim nga politika e partisė, kah individi i pastėr - nga demokracia, nga diktatura nė meritokracia.

            Merita duhet tė jetė e vetmja pikė vendimtare. Dhe ju keni aq shumė njerėz meritor – por ata nuk duhet tė bėhen pjesė e njė partie politike, ata nuk duhet ta degradojnė vetveten. Tė bėhen pjesė e njė partie politike i ulė ata – pėr tė lypur vota dhe pėr t’ju premtuar gjėra qė nuk mund t’i realizojnė. Nė kėtė mėnyrė vetėm njerėzit e klasės sė tretė, shumė njerėz mediokėr, bėhen pjesė e partive politike; mė tė mirėt mbeten jashtė.

            Vetėm mė tė mirėt duhet ta udhėheqin shoqėrinė. Nė ēdo fushė ne kemi gjeni, por ju s’do t’i gjeni kėta gjeni se janė bėrė kryeministra apo presidentė. Ata mund tė bėhen kryeministra apo presidentė vetėm nėse nuk ka parti politike. Pastaj meritat e tyre tė dukshme do tė jenė tė mjaftueshme, dhe askush nuk do tė jetė nė gjendje t’i konkurrojė atyre. Ata nuk do tė duhet tė shkojnė pėr t’i lypur votat tuaja, ata do tė jenė tė zgjedhur nė mėnyrė unanime.

            Nuk ka nevojė tė jenė pesimist, nuk ka nevojė tė ndjehen tė frustruar. Pas kaq histori tė gjatė dėshtimesh konstante, unė mund tė kuptoj, ėshtė e natyrshme. Por kjo nuk do tė tė ndihmojė. Ne duhet tė gjejmė njė mėnyrė pėr ... ne duhet tė gjejmė se pse pėrpjekjet e vjetra kanė dėshtuar, dhe ne duhet tė punojnė me metoda tė reja, strategji tė reja. Tė rinjtė e gjithė botės janė nė tė njėjtėn situatė dhe janė tė gatshėm t’i ndryshojnė tė gjitha strukturat e vjetra dhe tė bėjnė ēdo ndryshim qė i ndihmon njerėzimit tė bėhet i lirė.

            Liria ėshtė njė domosdoshmėri e tillė shpirtėrore saqė pa tė njeriu kurrė nuk e arrin pjekurinė e tij. Ēlirimi nga bestytnit e vdekjes, ideologjive, dogmave tė tilla ėshtė njė domosdoshmėri e madhe qė njėherė ju tė jeni tė lirė dhe prej saj ju do tė ndjeni sikur keni marrė krahė dhe ju mund tė fluturoni nė qiell.

            Barra e sė shkuarės ėshtė shumė e rėndė dhe ajo e vret ēdonjėrin. Aq sa jam unė i shqetėsuar, aq e shoh atė si mundėsi tė madhe. Njerėzit ndryshojnė vetėm kur vijnė nė prag tė vdekjes, ndryshe ata nuk ndryshojnė. Politikanėt e gjithė botės, teologėt e gjithė botės, liderėt fetar - tė gjithė ju kanė sjellė nė prag tė vdekjes.

            Tash shtrohet pyetja, ose tė jeni tė gatshėm pėr tė bėrė vetėvrasje globale ose ta ndryshoni gjithė strukturėn qė ju ka dominuar deri mė tash. Dhe ndryshime shumė tė vogla janė tė nevojshme:

            Nuk duhet tė ketė kombe.

            Nuk duhet tė ketė religjione.

            Nuk duhet tė ketė dallime racore.

            Nuk duhet tė ketė dallime nė ngjyrė.

            Nuk duhet tė ketė parti politike. Kombet mund tė ekzistojė vetėm si njėsi utilitare, pėrndryshe tė gjithė janė banorė tė tėrė botės. Qeveritė mund tė ekzistojė vetėm si njėsi funksionale, dhe ato duhet tė jenė jo tė sunduar nga politikanėt por nga njerėzit e meritės.

            Ne kemi mjaft njerėz tė meritės nė gjithė botėn, nuk ka arsye me qenė pesimist. Ndoshta nė kėtė moment kemi inteligjencė shumė mė tė madhe nė botė se sa kemi patur ndonjėherė mė parė. Kjo nuk ėshtė kohė pėr me qenė pesimiste, kjo ėshtė kohė pėr t’u gėzuar.

            Pra, kjo ėshtė porosia ime pėr popullin italian: Gėzohuni, dhe shkatėrroni tė gjitha budallallėqet qė kanė qenė dominuese deri mė tash.

            Filloni nga Vatikani.

 

 

 

            Pyetja e pestė

 

            I dashuri Osho,

            Disa njerėz thonė se ju jeni pjesė e Epokės sė Re. Unė nuk mendoj ashtu! Kush ka tė drejtė, dhe ēfarė mendoni pėr Epokėn e Re? A mund t’i ndihmojė njerėzit?

 

            Lėvizja Epoka e Re ėshtė vetėm njė modė e cila do tė zhduket shumė shpejtė, siē janė zhdukur tė gjitha lėvizjet e tjera tuaja.

            Tash nuk po shihni hipika…Ėshtė njė fenomen shumė i madh qė shumė hipika kėshtu papritmas u zhdukėn. Ēfarė ka ndodhur me revolucionin e tyre? Kjo ishte njė lėvizje revolucionare, ajo kishte dalė nga shoqėria. Pse u kthyen prapė nė shoqėri?

            Tė gjitha kėto lėvizje janė shumė afatshkurtėr. Ato kanė emra tė bukur – por kjo s’ka rėndėsi - por ata nuk kanė njė filozofi radikale pėr ta ndryshuar qenien njerėzore.

            Lėvizja Epoka e Re s’ka asgjė tė veēantė qė mund ta transformoj individin. Kjo ėshtė njė mėnyrė, sė shpejti do tė vdesė - thjesht duke kaluar njė fazė.

            Unė nuk jam pjesė e ndonjė lėvizje.

            Ajo qė unė jam duke bėrė ėshtė diēka e pėrjetshme.

            Kjo ėshtė nė vazhdim e sipėr qė nga njeriu i parė qė u shfaq nė tokė, dhe ajo do tė vazhdojė deri tek njeriu i fundit. Kjo nuk ėshtė njė lėvizje, ėshtė thelbi i evolucionit.

            Kėshtu qė ju keni tė drejtė qė nuk mė llogaritni si pjesė e lėvizjes sė Epokės sė Re. Unė nuk jam. Unė jam pjesė e evolucionit tė pėrjetshėm tė njeriut.

            Kėrkimi pėr tė vėrtetėn nuk ėshtė as e re as e vjetėr. Kėrkimi pėr tė qenė vetja juaj nuk ka tė bėjė asgjė me kalimin e kohės. Ajo ėshtė e pakohshme.

            Unė mund tė mos jam, por ajo qė unė jam duke bėrė do tė vazhdojė. Dikush tjetėr do tė bėjmė kėtė. Unė nuk isha kėtu dhe dikush tjetėr u bėri kėtė. Askush nuk ėshtė njė themelues nė tė, askush nuk ėshtė udhėheqės nė tė. Kjo ėshtė njė fenomen e tillė i gjerė qė shumė njerėz e kanė arritur ndritjen, kanė ndihmuar dhe janė zhdukur.

            Ndihma e tyre e ka ēuar njerėzimin pak mė lartė, e ka bėrė njerėzimin pak mė tė mirė, pak mė human. Ata e kanė lėnė botėn mė mirė se qė e kanė gjetur.

            Ėshtė kėnaqėsi e madhe pėr ta lėnė botėn pak mė mirė, mė mirė se qė ėshtė kėrkuar aq shumė. Bota ėshtė aq e madhe; njė njeri i vetėm ėshtė shumė i vogėl. Nėse ai mund t’i lė vetėm ca prekje nė pikturė, qė pėr miliona vjet ėshtė bėrė nga evolucionit, kjo ėshtė e mjaftueshme. Vetėm njė prekje pak mė shumė... edhe njė pėrsosmėri mė shumė, njė qartėsi mė e madhe.

            Unė nuk jam pjesė e asnjė mode, asnjė lėvizjeje. Unė i pėrkas pėrjetėsisė. Dhe unė dua qė edhe ju t’i pėrkisni pėrjetėsisė, e jo t’i pasoni fazat.

 

            Fund i kapitullit tė njėmbėdhjetė

 

 (1)    (2)                 (4)     (5)     (6)