Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (1)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (1)

 

Kapitulli i trembėdhjetė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

 

KAPITULLI 13

 

Rritne vetėdijen tuaj

 

 

            25 shkurt 1986 pasdite

 

            Pyetja e parė

 

            Duket se rregullat shoqėrore janė nevojė bazike pėr qeniet njerėzore. Ende asnjė shoqėri nuk e ka ndihmuar individin ta realizojė vetveten. Ju lutemi a mund tė na shpjegoni se ēfarė lloj marrėdhėnieje ekziston nė mes individit dhe shoqėrisė, dhe si mund t’i ndihmojnė ata njėri-tjetrit tė zhvillohen?

 

            Kjo ėshtė njė pyetje shumė komplekse, por shumė fundamentale gjithashtu. Nė tėrė ekzistencėn, vetėm njeriu ka nevojė pėr rregulla. Asnjė kafshė tjetėr nuk ka nevojė pėr rregulla.

            Gjėja e parė qė duhet tė kuptohet: ka diēka artificiale mbi rregullat. Arsyeja pse njeriu ka nevojė pėr to ėshtė se ai e ka braktisė qenien shtazarake dhe se ende nuk ėshtė bėrė njeri, ai ėshtė nė njė harresė. Kjo ėshtė nevoja pėr tė gjitha rregullat.

            Nė qoftė se ai do tė ishte njė kafshė, nuk do tė kishte nevojė. Kafshėt jetojnė shumė mirė pa rregulla, kushtetuta, ligjet, gjykata. Nė qoftė se njeriu vėrtetė  bėhet njeri - jo vetėm nė emėr, por nė realitet ...

            Shumė pak njerėz e kanė kuptuar kėtė deri tash, pėr shembull, pėr njerėzit si Sokrati, Zaratustra, Bodidarma, nuk ka nevojė pėr ndonjė rregull. Ata janė mjaft vigjilent pėr tė mos bėrė ndonjė dėm askujt. Nuk ka nevojė pėr ligje, pėr asnjė kushtetutė. Nėse e gjithė shoqėria transformohet nė njė shoqėri autentike humane, do tė ketė dashuri, por nuk do tė ketė ligje.

            Problemi ėshtė se njeriut i nevojiten rregullat, ligjet, qeveritė, gjykatat, ushtritė, forcat policore, pėr shkak se ai e ka humbur sjelljen e natyrshme tė tij tė qenies shtazarake dhe ai nuk e ka fituar njė tjetėr status natyror pėrsėri. Ai ėshtė i vetėm nė mes. Ai ėshtė askund. Ai ėshtė nė njė kaos. Pėr t’u mbikėqyrur ky kaos, tė gjitha kėto gjėra janė tė domosdoshme.

            Problemi bėhet mė kompleks, pėr shkak se kėto forca tė cilat kishin evoluar - religjionet, shtetet, gjykatat - pėr kontrollin e njeriut u bėnė aq tė fuqishme. Atyre duhej t’ju jepet pushtet, pėrndryshe si do ta kishin kontrollin? Pra, kemi ra nė njė robėri tė vetes sonė. Pasi ata u bėnė tė fuqishėm ... tash ata nuk duan t’i braktisin interesat e tyre. Ata nuk duan njeriu tė evoluojė.

            Ju po mė pyetni se si njeriu dhe shoqėria, individi dhe komuniteti mund tė zhvillohen, tė evoluojnė. Ju nuk po e kuptoni tėrė kėtė problem. Nėse individi evoluon, shoqėria shpėrbėhet. Shoqėria ekziston vetėm pėr shkak se individit nuk i lejohet tė evoluojė. Dhe tė gjitha kėto pushtet kanė qenė pėr shekuj vetėm pėr ta mbikėqyrur individin, janė kėnaqur nė pushtetin e tyre, nė prestigjin e tyre. Ata nuk janė tė gatshme tė lejojnė evoluimin e njeriut, tė lejojnė qė njeri tė rritet nė njė pikė ku ata do tė bėhen tė padobishėm.

            Ka shumė situata tė cilat do t’ju ndihmojnė pėr tė kuptuar. Kjo ka ndodhur nė Kinė, 25 shekuj mė parė ...

            Lao Ce u bė shumė i famshėm, urtar, dhe ai ishte pa dyshim njė nga njerėzit mė tė urtė ndonjėherė. Mbreti  i Kinės kėrkoi prej tij me shumė modesti tė bėhet udhėheqės i Gjykatės sė Lartė, sepse askush nuk mund t’i udhėzojė ligjet e shtetit mė tė mirė se ai. Ai u pėrpoq tė bindė mbretin: “Unė nuk jam njeri i drejtė”, por mbreti kishte kėmbėngulur.

            Lao Ce thotė: “Nėse nuk mė dėgjoni…atėherė njė ditė nė gjyq ju do tė bindeni se nuk jam njeri i drejtė – pėr shkak se sistemi ėshtė i gabuar. Nga nderimi i madh unė nuk do ta them tė vėrtetėn pėr ju. Ose unė mund tė ekzistoj ose ligji, rregulli shoqėria juaj mund tė ekzistojė. Po le ta provojmė.”

            Ditėn e parė njė vjedhės u soll nė gjyq qė kishte vjedhur pothuajse gjysmėn e pasurisė tė njė pasaniku nė kryeqytet. Lao Ce e dėgjoi rastin dhe pastaj tha se edhe vjedhėsi edhe pasaniku tė dytė shkojnė nė burg pėr gjashtė muaj.

            Pasaniku tha: “Ēka jeni duke thėnė? Unė kam qenė i vjedhur, unė kam qenė i plaēkitur - dhe ēfarė lloj drejtėsie ėshtė kjo, qė ju tė mė ēoni nė burg nė kohėzgjatje tė njėjtė si vjedhėsin?”

            Lao Ce tha: “Unė jam pikėrisht i padrejtė ndaj vjedhėsit, ju duhet tė jeni mė gjatė nė burg, sepse ju keni mbledhur aq shumė para, duke privuar aq shumė njerėz nga parat sa qė me mija njerėz janė poshtė dhe ju jeni duke mbledhur e mbledhur para – pėr ēfarė? Lakmia juaj e madhe ka krijuar kėta vjedhės. Ju jeni pėrgjegjės. Krimi i parė ėshtė i juaji.”

            Logjika e Lao Ceut ėshtė absolutisht e qartė. Nėse do tė ketė aq shumė tė varfėr e vetėm disa tė pasur, ju nuk mund t’i ndaloni vjedhėsit, ju nuk mund ta ndaloni vjedhjen. E vetmja mėnyrė pėr ta ndaluar kėtė ėshtė qė tė kemi shoqėri ku tė gjithė kanė mjaftueshėm pėr t’i plotėsuar nevojat e tij, dhe ku askush nuk akumulon panevojshėm vetėm nga lakmia.

            Pasaniku tha: “Para se tė mė ēoni nė burg unė dua ta shoh mbretin, sepse kjo nuk ėshtė sipas kushtetutės, kjo nuk ėshtė sipas ligjit tė vendit.”

            Lao Ce tha: “Kjo ėshtė faji i kushtetutės dhe faji i ligjit tė vendit. Unė nuk jam pėrgjegjės pėr kėtė. Ju mund ta takoni mbretin.”

            Pasaniku i tha mbretit: “Dėgjoni, ky njeri duhet menjėherė tė largohet nga ky post; ai ėshtė i rrezikshėm. Sot unė po shkoj nė burg, nesėr ju mund tė gjendeni nė burg. Nėse doni ta ruani veten; ky njeri do t’ju heq nga froni; ai ėshtė absolutisht i rrezikshėm. Dhe ai ėshtė shumė racional: atė qė ai po e thotė ėshtė e vėrtetė – unė mund ta kuptoj kėtė – por ai do tė na shkatėrroj.”

            Mbreti e kuptoi atė jashtėzakonisht mirė. “Nėse ky njeri i pasur ėshtė kriminel, atėherė unė jam krimineli mė i madh nė kėtė vend. Lao Ce nuk do tė hezitojė tė mė ēoj nė burg.”

            Lao Ce u shkarkua nga posti i tij. Ai tha: “Unė ju kam thėnė mė herėt, ju keni shpenzuar panevojshėm kohėn time. Unė ju thashė se nuk jam njeri i drejtė. Realiteti ėshtė se, shoqėria juaj, ligji juaj, kushtetuta juaj nuk ėshtė kushtetutė e drejtė, nuk ėshtė ligj i drejtė. Juve ju duhen njerėzit e gabuar pėr ta udhėhequr tėrė kėtė sistem tė gabuar.”

 

 

            Problemi ėshtė se forcat tė cilat i kemi krijuar pėr ta mbajtur njeriun pėr tė mos bie nė kaos sot janė aq tė fuqishme saqė ata nuk dėshirojnė t’ju lėnė tė lirė pėr t’u rritur – sepse nėse jeni tė aftė pėr rritje, duke u bėrė individ, tė ndritur, tė zgjuar dhe tė vetėdijshėm, atėherė nuk do tė ketė nevojė pėr gjithė kėta njerėz. Tė gjithė ata do ta humbin punėn e tyre, dhe me punėt e tyre, prestigjin e tyre, pushtetin e tyre, udhėheqjen e tyre, udhėheqje religjioze tė  tyre, udhėheqjen kishtare tė tyre - ēdo gjė do tė zhduket. Deri tash ata qė ishin nė fillim tė nevojshėm pėr mbrojtje, tash u shndėrruan nė armiq tė njerėzimit.  

            Qasja ime nuk ėshtė pėr tė luftuar kundėr kėtyre njerėzve, pėr shkak se ata janė tė fuqishėm, ata kanė ushtri, ata kanė para, ata kanė ēdo gjė. Ju nuk mund tė luftoni me ta, do tė shkatėrroheni. Mėnyra e vetme tė dilet nga kjo rrėmujė ėshtė qė heshturazi ta filloni rritje e vetėdijes suaj, ata kėtė nuk mund tė parandalojnė me asnjė forcė. Nė fakt ata nuk mund ta dinė edhe atė qė po ndodh brenda teje.

            Unė ju jap alkiminė e transformimit tė brendshėm.

            Ndryshon qenia juaj e brendshme. Dhe nė momentin kur ju ndryshoni, plotėsisht transformoheni, ju befas do ta shihni se jeni jashtė burgut, se mė nuk jeni rob. Ju keni qenė rob shkaku i kaosit tuaj.

            Kjo ndodhi nė revolucionin rus ...

            Nė ditėn e fitores sė revolucionit, njė grua kishte filluar tė ecte nė mes tė rrugės nė Moskė. Polici i tha: “Kjo nuk ėshtė e lejuar. Ju nuk mund tė ecni nė mes tė rrugės.”

            Gruaja i tha: “Ne tash jemi tė lirė.”

            Edhe nė qoftė se jeni tė lirė, ju keni pėr t’i ndjekur rregullat e trafikut, nė tė kundėrtėn trafiku do tė bėhet i pamundur. Nėse automobilat dhe njerėzit shkojnė gjithkah kah ata duan, kthehen kudo qė tė duan, nuk e marrin asnjė shėnim nga dritat, njerėzit thjesht do tė futen nė aksidente dhe do tė vriten.

            Kjo do ta sjell ushtrinė brenda, pėr ta zbatuar ligjin ju duhet tė ecni nė tė majtė apo nė tė djathtė, cilado qė ėshtė zgjedhur nga shteti – por askush nuk mund tė ecėn nė mes. Mandej ēėshtja e armėve, ju keni pėr ta pėrcjellur…unė gjithmonė e kujtoj atė grua; ajo ėshtė shumė simbolike.

            Liria nuk do tė thotė kaos.

            Liria do tė thotė mė shumė pėrgjegjėsi, shumė pėrgjegjėsi nė mėnyrė qė askush nuk duhet tė ndėrhyjė nė jetėn tuaj. Kėshtu ju keni pėr t’u lėnė tė qetė, qeveria nuk duhet tė interferojė me ju, policia nuk duhet tė interferojė me ju, se ligji nuk ka tė bėjė asgjė me ju - ju jeni thjesht jashtė botės sė tyre.

            Kjo ėshtė qasje e mi nėse ju vėrtet doni ta transformoni njerėzimin: ēdo individ duhet tė fillojė me rritjen e tij. Dhe nė fakt turma nuk ėshtė e nevojshme pėr rritje. Rritja ėshtė diēka si njė fėmija qė rritet nė barkun e nėnės qė ėshtė njė: turma nuk ėshtė e nevojshme, nėna ka pėr tė qenė vetėm e kujdesshme.

            Njeriu i ri ka pėr tė lindur nė ju.

            Ju duhet tė bėheni mitėr e njeriut tė ri.

            Askush nuk do tė vijė pėr tė ditur pėr atė, dhe ėshtė mė mirė qė askush nuk  di nė lidhje me kėtė. Ju thjesht shkoni nė punė dhe i bėni punėt e zakonshme duke u bėrė tė zakonshėm, qė jetoni nė botėn e zakonshme, thjesht jetoni jetė tė zakonshme - jo duke u bėrė revolucionarė, reaksionarė, punk apo nazistė. Kjo nuk do t’ju ndihmojė. Kjo ėshtė marrėzi e tejdukshme. Ajo ėshtė jashtė frustrimit, por ende ėshtė e ēmendur. Shoqėria ėshtė e ēmendur dhe nga frustrimi ju jeni bėrė tė ēmendur.

            Shoqėria nuk ka frikė nga kėta njerėz, shoqėria ka frikė vetėm nga njerėzit qė mund tė bėhen tė pėrqendruar, tė vetėdijshėm sepse ligjet bėhen tė padobishėm pėr ta. Ata gjithmonė punojnė drejtė. Ata janė pėrtej kthetrave i tė ashtuquajtur pushtet i interesit.

            Nė qoftė se individi rritet, shoqėria do tė zvogėlohet. Mėnyra se si ata e kanė njohur shoqėrinė - me qeveri, me ushtri, me gjykata, me policė, me burgje – shoqėria e tillė do tė zvogėlohet.

            Natyrisht, sepse ka aq shumė qenie njerėzore, forma tė reja tė kolektivitetit do tė vijnė nė ekzistencė. Mua nuk do tė mė pėlqente ta quaj atė shoqėri, vetėm pėr t’iu shmangur konfuzionit midis fjalėve. Unė e quaj kolektivitetin e ri komunė. Fjala ėshtė e rėndėsishme: kjo do tė thotė njė vend ku njerėzit nuk jetojnė vetėm sė bashku, por ku njerėzit janė nė bashkėsi tė thellė.

            Tė jetohet sė bashku ėshtė njė gjė, ne po e bėjmė kėtė: nė ēdo qytet, ēdo qytezė, mijėra njerėz janė duke jetuar sė bashku - por ēfarė bashkėsie ėshtė atje? Njerėzit nuk e njohin as fqinjin e tyre. Ata jetojnė nė tė njėjtin rrokaqiell, mijėra njerėz, dhe ata kurrė nuk arrijnė tė mėsojnė se janė duke jetuar nė tė njėjtėn shtėpi.

            Kjo nuk ėshtė bashkėsi, sepse aty nuk ka vėllazėri. Kjo ėshtė thjeshtė njė turmė, jo njė komunitet. Kėshtu qė unė do tė doja tė zėvendėsojnė fjalėn ‘shoqėri’ me fjalėn ‘komunė’.

            Shoqėria ka ekzistuar nė disa parime themelore. Ju duhet tė largohen prej tyre, pėrndryshe shoqėria nuk do tė zhduket. Njėsia e para dhe mė e rėndėsishmja e shoqėrisė ka qenė familja: nė qoftė se familja mbetet ashtu siē ėshtė, atėherė shoqėria nuk mund tė zhduket, atėherė kisha nuk mund tė zhduket, atėherė religjionet nuk mund tė zhduken. Atėherė ne nuk mund ta krijojmė njė botė, njė njerėzim.

            Familjes psikologjikisht i ka skaduar afati. Ajo mė nuk ėshtė siē ishte gjithmonė, ka qenė njė kohė kur nuk kishte familje, njerėzit jetonin nė fise. Familja erdhi nė ekzistencė pėr shkak tė pronės private. Kishte njerėz tė pushtetshėm qė arritėn tė kenė pronė private mė shumė se kushdo tjetėr, dhe ata donin qė ajo tė jetė pėr fėmijėt e tyre.

            Deri mė tash nuk ka pasur pyetje…burri dhe gruaja janė takuar nga dashuria. Nuk kishte as martesė as familje, por nė njė kohė kur erdhi prona nė ekzistencė, burri u bė shumė posesiv ndaj gruas. Ai gjithashtu e ktheu gruan nė pjesė tė pronės.

            Nė gjuhė indiane gruaja quhet pronė. Nė Kinė gruaja aq shumė ėshtė pronėsuar saqė edhe nė qoftė se burri e kishte vrau gruan e tij ... nuk ka pasur ligj kundėr tij, nuk ėshtė kryer krimi. Ju jeni absolutisht tė lirė pėr tė shkatėrruar pronėn tuaj: ju mund t’i digjini mobilet tuaja, ju mund ta digjni shtėpinė tuaj. Ky nuk ėshtė krim, kjo ėshtė shtėpia juaj. Ju mund ta vritni gruan tuaj ....

            Me pronėsi private, gruaja gjithashtu u bė pronė private, dhe ēdo strategji ishte pėrdorur nė mėnyrė qė njeriu mund tė jetė absolutisht i sigurt se fėmija qė ėshtė i lindur nga gruaja e tij ėshtė me tė vėrtetė e tij. Tash, ky ėshtė njė problem i vėshtirė: babai kurrė nuk mund tė jetė absolutisht i sigurt, vetėm nėna kėtė e di. Burri pothuajse krijoi ēdo lloj barriere pėr lėvizjen e gruas qė ajo tė mos mund tė vijė nė kontakt me burrat e tjerė. Tė gjitha mundėsitė dhe tė gjitha dyert janė tė mbyllura.

            Nuk ėshtė njė rastėsi qė vetėm gratė e vjetra shkojnė nė kisha dhe tempuj, pėr shkak se ėshtė i vetmi vend qė atyre iu lejua tė shkojnė, duke e ditur shumė mirė qė kisha ėshtė mbrojtės i familjes. Kishėn e di shumė mirė se kur njėherė familja zhduket, edhe kisha zhduket. Dhe kisha natyrisht ėshtė vendi i fundit ku ndonjė lidhje dashurie mund tė ndodhė. Ata kanė krijuar ēdo siguri: prifti duhet tė jetė beqar… Kėto janė garanci - qė prifti ėshtė i pamartuar, ai ėshtė kundėr seksit, se ai ėshtė kundėr grave – nė religjione tė ndryshme nė mėnyra tė ndryshme.

 

            Vazhdon...

 

(2)      (3)      (4)     (5)     (6)