Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Meditime 3 - OSHO PĖR QESHJEN SI NJĖ MEDITIM

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

Pėrktheu dhe pėrgatiti: Valdet VETAHU

OSHO PĖR QESHJEN SI NJĖ MEDITIM

 

Kur ju me tė vėrtetė jeni tė qeshur, papritmas mendimi zhduket. Dhe e tėrė Zen metodologjia ėshtė se si tė shkohet nė jo-mendje – qeshja ėshtė njė nga dyert mė tė mira pėr tė hyrė nė kėtė.

 

 

OSHO – Qeshja sjell forcė. Tash edhe shkenca mjekėsore thotė se qeshja ėshtė ilaēi mė i mirė tė cilėn natyra ia ka dhuruar njeriut. Nėse mund tė qeshni kur jeni tė sėmurė ju do ta ktheni shėndeti tuaj shumė mė shpejtė. Nėse ju nuk mund tė qeshni, madje edhe nėse jeni tė shėndosh, herėt a vonė ju do ta humbni shėndetin dhe do tė sėmureni.

Qeshja sjell njė energji nga burimi juaj i brendshėm nė sipėrfaqen tuaj. Energjia fillon tė rrjedhė, duke e pėrcjellė qeshjen si njė hije. A e keni shikuar atė? Kur jeni me tė vėrtetė tė qeshur, pėr ato pak ēaste ju jeni nė njė gjendje tė thellė meditative. Mendimi ndalet. Ėshtė e pamundur tė qeshni dhe tė mendoni njėkohėsisht. Ato janė diametralisht tė kundėrta. Pėrndryshe ju mund, ja tė qeshni, ja tė mendoni. Nėse ju me tė vėrtetė qeshni, tė menduarit ndalet. Nėse ju jeni ende duke menduar, qeshja do tė jetė gjysmake, ajo do tė jetė vetėm gjysmė, e izoluar mbrapa. Ajo do tė jetė qeshje e gjymtė.

Kur ju me tė vėrtetė jeni tė qeshur, papritmas mendimi zhduket. Dhe e tėrė Zen metodologjia ėshtė se si tė shkohet nė jo-mendje – qeshja ėshtė njė nga dyert mė tė mira pėr tė hyrė nė kėtė. Aq sa e di unė, vallėzimi dhe qeshja janė mė tė mirat, natyrale, dyer lehtė tė arritshme. Nėse ju me tė vėrtetė vallėzoni, mendimi ndalet. Ju vazhdoni e vazhdoni, rrotulloheni e rrotulloheni, dhe bėheni njė vorbull – tė gjitha kufijtė, tė gjitha ndarjet humbin. Ju nuk e dini madje as ku trupi juaj mbaron dhe ku ekzistenca fillon. Ju shkriheni nė ekzistencė dhe ekzistenca shkrihet nė ju; ėshtė njė mbivendosje kufijsh. Dhe nėse ju me tė vėrtetė vallėzoni – ju nuk e udhėhiqni atė por i lejoni qė ajo t’ju udhėheqė - nėse jeni tė pushtuar nga vallėzimi, mendimi ndalet.

E njėjta ngjanė edhe me qeshjen. Nėse jeni tė pushtuar nga qeshja, mendimi ndalet. Dhe nėse i mėsoni disa momente tė jo-mendimit, kėto paraqitje tė shkurtra do t’ju premtojnė shumė shpėrblime tė cilat do tė vijnė. Ju vetėm do tė bėheni, gjithnjė e mė shumė, lloj i kualitetit tė jo- mendjes. Gjithnjė e mė shumė, mendimi ka pėr tė rėnė.

Qeshja mund tė jetė njė hyrje e bukur nė gjendjen e jo tė menduarit. Ka metoda - pėr shembull, ju mund tė pėrqendrohen nė njė flakė ose nė njė njollė tė zezė, ose ju mund tė pėrqendrohen nė njė mantra, por mundėsia mė e madhe ėshtė qė me kohė mendja ėshtė duke u zhdukur, ju do tė filloni tė ndiheni tė pėrgjumur, ju do tė bini nė gjumė. Sepse, para se mendja tė zhduket ka hapur dy alternativa: fle - sushupti - dhe samadhi: fle dhe satori.

Kur tė menduarit zhduket, kėto janė dy alternativa: ose ju hyni nė satori - njė ndritje e plotė, gjendje e pa mendimit ose njė gjumė i plotė, gjendje e pa mendimit - flenė. Dhe gjumi ėshtė mė i natyrshėm, sepse ju e keni praktikuar atė gjatė. Nėse jetoni gjashtėdhjetė vjet, njėzet vjet ju keni qenė nė gjumė. Ky ėshtė aktiviteti mė i madhe qė ju keni bėrė, njė e treta e jetės suaj ėshtė shpenzuar nė gjumė. Nė asnjė detyrė tjetėr nuk keni shpenzuar aq shumė kohė dhe aq shumė energji.

Kėshtu  qė  nėse  jeni  duke  medituar  me  llojin  TM (meditim transcendental), duke e pėrsėritur njė mantra, deri me njė kohė matra ju ndihmon tė mosmendoni, pėrnjėherė gjumi do t’ju pushtojė. Pėr kėtė arsye unė TM e quaj njė lloj qetėsuesi. Dhe kjo ėshtė apel nė Amerikė pėr Maharishi dhe metodėn e tij, sepse Amerika ėshtė i vetmi vend qė vuan aq shumė nga pagjumėsia. Pagjumėsia thuaj se ėshtė bėrė e zakonshme.

Nė qoftė se pas dyzetave ju nuk keni filluar tė vuani nga pagjumėsia, kjo thjesht do tė thotė se ju jeni njė dėshtak, se ju nuk mund tė jeni tė suksesshėm - nė biznes, nė politikė. Nė pushtet ju nuk mund tė keni sukses, ju jeni njė dėshtim. Gjithė njerėzit e suksesshėm vuajnė nga pagjumėsia, duhet tė vuajnė. Ata vuajnė nga ulcera, duhet tė vuajnė. Pra mos harroni:, pagjumėsia, ulcerat dhe gjėra tė tilla nuk janė asgjė tjetėr pėrveē se certifikata suksesi - se ju ia keni dalė.

 

 

TM ka njė apel pėr mendjen amerikan, sepse duke pėrsėritur njė Mantra - monotone, tė njėjtėn gjė pėrsėri e pėrsėri - mendja humb interesin nė tė, fillon tė bie nė gjumė. Kjo ėshtė bukuria e tė qeshurit: ju nuk mund tė bini nė gjumė. Tė qeshur, si mund tė flini? Ajo sjell njė gjendje tė jo-mendjes dhe jo-mendimit, dhe nuk ju lejon qė tė bini nė gjumė.

Nė disa Zen manastire, ēdo murg e fillon mėngjesin me tė qeshura, dhe ka pėr ta pėrfunduar natėn me qeshje – gjėja e parė dhe e fundit! Provoni kėtė. Kjo ėshtė shumė e bukur. Kjo do tė duket paksa e krisur - mm? - Pėr shkak se kaq shumė njerėz serioz janė gjithandej. Ata nuk do ta kuptojnė. Nėse ju jeni tė lumtur, ata gjithmonė pyesin pse. Pyetja ėshtė e pamend! Nėse ju jeni tė pikėlluar, ata kurrė nuk pyesin pse. Ata kėtė e konsiderojnė si dhuratė – nėse jeni tė pikėlluar, kjo ėshtė nė rregull. Ēdokush ėshtė i pikėlluar. Ēfarė ėshtė e re nė kėtė? Edhe nėse ju doni t’iu tregoni atyre, ata nuk do tė jenė tė interesuar sepse ata i dinė tė gjitha pėr tė, ata vetė janė tė pikėlluar. Kėshtu qė ēfarė ėshtė qėllimi pėr t’iu treguar njė tregim tė gjatė? – shkurtoni atė!

Por nėse qeshni pa ndonjė arsye, atėherė ata bėhen vigjilent – diēka ka shkuar keq. Ky njeri duket se ėshtė pak i ēmendur, sepse vetėm njerėzit e ēmendur kėnaqen nė qeshje, vetėm nė ēmendinė do tė gjeni njerėz tė ēmendur duke qeshur. Kjo ėshtė pėr keqardhje, por kjo ėshtė ashtu. Kjo do tė jetė e vėshtirė, nėse ju jeni burrė apo grua do tė jetė e vėshtirė qė papritmas  tė  qeshni  nė  mėngjes.  Por  provoni  kėtė,  kjo  shpaguhet jashtėzakonisht. Kjo ėshtė njė nga disponimet mė tė mira pėr t’u zgjuar me tė, pėr t’u ngritur nga shtrati me tė.

Pa asnjė arsye! sepse nuk ka arsye. Thjesht, ju jeni pėrsėri atje, ende tė gjallė - kjo ėshtė njė mrekulli! Duket qesharake! Pse ju jeni gjallė? Dhe pėrsėri bota ėshtė atje. Gruaja juaj ėshtė ende duke gėrhitur, dhe tė njėjtėn dhomė, dhe tė njėjtėn shtėpi. Nė kėtė botė vazhdimisht tė ndryshueshme – tė cilėn hindusėt e quajnė “Maja”- tė paktėn pėr njė natė asgjė nuk ka ndryshuar? Ēdo gjė ėshtė aty: ju mund ta dėgjoni shitėsin e qumėshti dhe trafiku ka filluar, dhe zhurmat e njėjta - ia vlen tė qeshet me kėtė!

Njė ditė ju nuk do tė zgjoheni nė mėngjes. Njė ditė shitėsi i qumėshtit do tė trokas nė derė, gruaja do tė gėrhas, por ju nuk do tė jeni aty. Njė ditė, vdekja do tė vijė.

Dhe shikoni tė gjitha me qeshje: pėrsėri e filloni ditėn njėjtė, ju keni pėr t’i bėrė tė gjitha gjėrat e njėjta, pėrsėri e pėrsėri gjatė gjithė jetės. Pėrsėri do t’i mbathni pantoflat tuaja, tė nxitoni nė banjė – pėr ēka? T’i lani dhėmbėt, tė bėni dush – pėr ēka? Ku po shkoni? Pėrgatiteni pėr tė shkuar askund! Visheni, nxitoni pėr nė zyrė – pėr ēka? Vetėm pėr t’i bėrė gjėrat e njėjta tė nesėrmen?

Shikoni qeshjen nė tėrėsi – dhe do tė jetė njė qeshje e mirė. Mos i ēelni sytė akoma. Nė momentin kur ndjeni se gjumi iku, sė pari filloni tė qeshni, mandej ēelni sytė – dhe kjo do tė jetė njė prirje pėr gjithė ditėn. Nėse ju mund tė qeshni herėt nė mėngjes, ju do tė qeshni gjithė ditėn. Ju keni krijuar njė efekt zinxhiror, njė gjė tė ēon tek tjetra. Qeshja tė ēon nė qeshje mė tė madhe.

Dhe pothuajse gjithmonė i kam parė njerėzit duke bėrė gjėra tė gabuara. Nga mėngjesi i hershėm sa janė nė shtrat ata janė ankues, tė ngrysur, tė pikėlluar, depresiv, tė mjerė. Pastaj njė gjė tė ēon tek tjetra – dhe pėr asgjė. Dhe ata zemėrohen… kjo ėshtė shumė e keq sepse kjo do tė ndryshojė disponimin tuaj pėr gjatė gjithė ditės, dhe kjo do tė vendos njė model pėr gjithė ditėn. Njerėzit e Zen-it janė shumė mė tė arsyeshėm. Nė marrėzinė e tyre ata janė mė tė arsyeshėm se ju.

Ata e fillojnė me qeshje… dhe mandej ju pėr gjatė gjithė ditės e ndjeni gurgullimėn e qeshjes, rrymimin e qeshjes. Ka aq shumė gjėra qesharake qė ndodhin nė pėrgjithėsi! Zoti duhet tė vdes nga qeshjet e Tij, inate pėr shekuj, me pėrjetėsinė, duke shikuar gjėrat qesharake nė kėtė botė, njerėzit tė cilėt Ai i krijoi... dhe tė gjitha kėto absurditete – kjo ėshtė me tė vėrtetė njė komedi. Ai me siguri qesh.

Nėse bėheni tė heshtur pas qeshjes suaj, njė ditė do ta dėgjoni Zotin gjithashtu duke qeshur, do ta dėgjoni tėrė ekzistencėn duke qeshur – pemėt, gurėt dhe yjet me ju. Dhe Zen murgu shkon prapė nė gjumė me qeshje. Dita pėrfundoi, drama u mbyll pėrsėri – me qeshje ai thotė: “Mirupafshim, dhe nė qoftė se unė zgjohem pėrsėri, nesėr nė mėngjes do t’ju pėrshėndes pėrsėri me qeshje.”

Provoni kėtė! Filloni dhe pėrfundoni ditėn tuaj me qeshje, dhe ju do ta shihni, nga mėngjesi deri nė mbrėmje, nė mes tė kėtyre dyjave qeshja fillon tė ngjajė shumė e mė shumė. Dhe sa mė shumė qė jeni tė qeshur, aq mė shumė bėheni religjioz.

 

 

Pjesė nga "Pėrmbledhje kapitujsh mbi shakan dhe qeshjen"