Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Origjina e himnit tė flamurit tonė kombėtar (1)

Shkruan: Prof. Dr. Vasil S. TOLE

www.vasiltole.com

      

ORIGJINA E HIMNIT TĖ FLAMURIT TONĖ KOMBĖTAR (1)

 

        Deri mė tani, poeti Lasgush Poradeci ėshtė ai i cili ka pėrshkruar dhe botuar i pari historinė e krijimit tė himnit tonė. Nė punimin “Himni kombėtar “Flamurit pranė tė bashkuar dhe gjeneza e tij", L. Poradeci bėhet kėshtu edhe rrėfyesi kryesor pėr kėtė ngjarje madhore. Nė rrėfimin e tij tė tėrheq vėmendjen njė hollėsi.  Kjo hollesi, lidhet me faktin e thjeshte se  askush nė ato ēaste historike pėr Shqipėrinė, nuk mendonte se ajo kėngė e ngritur dhe e kėnduar pėr tė parėn herė nga kori i kolonisė shqiptare tė Bukureshtit, do tė ishte himni i ardhshėm.

 

 

            HYRJE

 

            Qysh nė fillim do tė theksonim faktin, se problemi i shqyrtimit tė historisė sė krijimit tė himnit tonė kombėtar “Rreth flamurit tė pėrbashkuar” (apo qoftė edhe i bėrjes ose jo tė njė himni tjetėr), janė para sė gjithash probleme pėr t’u diskutuar dhe rrahur nga muzikologjia shqiptare. Pohimi i kėtij momenti nė hyrje tė shkrimit tonė ka njė rėndėsi tė veēantė, pasi,  siē do tė shohim mė poshtė, mungesa e analizave, debateve artistke dhe problemore mbi lėndėn nė fjalė, nė mė tė shumtėn e rasteve ka sjellė shtrėmbėrime dhe keqkuptime tė pavend lidhur me sa mė sipėr. Pėr kėtė arsye, por dhe pėr disa tė tjera syresh, jemi pėrpjekur qė nėpėrmjet kėtij shkrimi integral lidhur me himnin tonė kombėtar “Rreth flamurit tė pėrbashkuar” tė shprehim tė ē`ka dimė deri mė sot rreth njėrit prej simboleve tona kombėtare.

            Nė njė vėshtrim tė pėrgjithshėm, ēėshtja e himneve kombėtare tė vendeve tė ndryshme ėshtė njė problem i cili filloi tė popullarizohej fillimisht nė Angli, diku aty nga mesi i shek. XVIII. Nė fakt, himne ka patur edhe pėrpara kėsaj kohe, por rėndėsia dhe kuptimi i tyre nuk ka qėnė nė kėtė shkallė kaq tė rėndėsishme tė cilės i referohemi neve sot, pasi askush nuk e mendonte se ky llojformimi i ri muzikor do tė pėrfaqėsonte njė nga gjetjet gjeniale tė tė shprehurit tė shpirtit tė popujve. Muzikologjia daton si tė parin himn atė tė Holandės, himn i cili i pėrket vitit 1572 - “Wilhelmus van Nassouwe”.  Ndėrkohė, himni me fjalėt mė te vjetra nė origjinė i pėrket himnit japonez, rreth shek. IX, tekst i cili rrjedh kryesisht nga folklori. Po nė kėtė arsyetim, himni mė i gjatė nė ekzekutim ėshtė “Marcha de la Patria”, i Argjentinės kompozuar nga Blas Parera nė vitin 1813; ndėrkaq himni kombėtar me mė shumė vargje ėshtė ai i Greqisė etj. Pra siē e shohim, historia e formimit tė himneve kombėtare ėshtė e ndryshme nė vende tė ndryshme. Me sa duket, nė pėrcaktimin ose jo tė njė krijimi muziko-letrar si himn kombėtar, rol kryesor kanė luajtur edhe kontekste tė caktuara, kryesisht historike nė historinė e njė vendi. Por ka edhe shembuj tė tjerė. Kėtu gjej rastin tė pėrmend faktin, se p.sh himni zyrtar i Vatikanit u pėrcaktua nė vitin 1949 me anė tė njė vendimi zyrtar tė Selisė. Nė bazė tė himnit tė Vatikanit qėndron muzika e kompozitorit francez Sharl Guno, i cili e shkroi kėtė muzikė nė vitin 1846 (vepra quhet  “Marcia Pontificiale” dedikuar papa Piut tė XI), muzikė e cila gati 100 vjet mė vonė u vendos tė ishte himn zyrtar i Selisė sė Shenjtė. Dhe raste tė tilla ka shumė[1].

 

            Historiku i krijimit tė himnit tonė kombėtar

 

            Deri mė tani, poeti Lasgush Poradeci ėshtė ai i cili ka pėrshkruar dhe botuar i pari historinė e krijimit tė himnit tonė. Nė punimin “Himni kombėtar “Flamurit pranė tė bashkuar dhe gjeneza e tij”[2], L. Poradeci bėhet kėshtu edhe rrėfyesi kryesor pėr kėtė ngjarje madhore. Nė rrėfimin e tij tė tėrheq vėmendjen njė hollėsi.  Kjo hollesi, lidhet me faktin e thjeshte se  askush nė ato ēaste historike pėr Shqipėrinė, nuk mendonte se ajo kėngė e ngritur dhe e kėnduar pėr tė parėn herė nga kori i kolonisė shqiptare tė Bukureshtit, do tė ishte himni i ardhshėm. Ja ē’thotė Lasgushi: -…me fjalė tė tjera, himni nuk u pėrgatit me qėllimin e posaēmė qė tė shėrbejė si Himn Kombėtar, tė pėrmbushė misionin e shenjtė tė kėngės simbolike zyrtare tė popullit”.

            Nga kėto rradhė, por dhe nga zhvillimi i mėtejmė i historisė sė Shqipėrisė, vėmė re se nė kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte jashė mendjeje, qė dikush tė mendonte qė nė fillim tė kishim himnin e pastaj tė bėnim shtetin, si me thene: “buxhakun para oxhakut”. Shumė vite mė vonė, poeti i shquar Migjeni shkroi poezinė me titull “Kėnga qė s’kuptohet”, kushtuar melodisė sonė kombėtare. Nė pėrpjekje pėr ta zhvendosur titullin e poezisė nga konteksti i saj, do tė shohim se ky emėrtim qėndron fare mirė pėr tė, nisur jo vetėm nga largėsia nga data e krijimit tė himnit, por dhe se shkrimet historike pėr gjenezėn e himnit tonė, kanė shėrbyer nė tė njėjtėn kohė edhe si kronikė besnike e lindjes sė tij, por dhe si alibi.

Gjatė hulumtimeve tė materialeve dokumentare rreth lėndės nė fjalė, nė librin “The Guinnes Book of Music”[3], ėshtė shkruar si mė poshtė:

            - himni “Rreth flamurit tė pėrbashkuar” ėshtė pranuar si himn kombėtar i Shqipėrisė nė vitin 1912

            - fjalėt e himnit janė shkruar nga Asdreni

            - muzika  e himnit ėshtė kompozuar nga Ciprian Porumbesku

            Duke i shqyrtuar njė nga njė pėr sa mė sipėr, e vėteta do qė tė theksohet fakti kuptimplotė, se pėrpara se himni tė bėhej himn zyrtar i shtetit tė ri shqiptar mė 1912, po sipas Lasgushit, “… kjo ngjau se populli e gjeti tė pėlqyer; vetė e dėshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtėn dhe frymėn, vetė e shėnjtėroi, duke e dashur me zemėr gjer nė therori dhe mė shumė e pėrtej vetėtherorisė. Me tė luftuan ēetat e kryengritjes qė ishin nėpėr gjithė viset e Atdheut, dhe vdiqėn vdekjen e ėmbėl dėshmorėt e lirisė. Me tė u ngrit Flamuri nė Vlorė”.  Me pak fjalė, kjo do tė thotė qė ngritja e flamurit nėn tingujt dhe fjalėt e “Betimit mi flamur” ishte vetėm njė akt formal nga ana e Ismail Qemalit pėr ta njohur kėtė kėngė si kėngėn tonė kombėtare.

            Sė dyti, lidhur me fjalėt e himnit. Nė asnjė vend tė botės, nuk gjejmė njė himn kombėtar i cili t’i kushtohet po njė simboli tjetėr kombėtar siē ėshtė flamuri[4], dhe qė tė dy sė bashku t’i kushtohen atdheut. Ja poezia e plotė e “Betimi mi flamur”[5]-(Hymni patriotik) e shkruar dhe publikuar nga Asdreni nė vitin 1908:

 

           

 

            Rreth flamurit tė pėrbashkuar

            Me njė dėshir` e njė qėllim,

            Tė gjith` atij duk` ju betuar

            Tė lidhim besėn pėr shpėtim.

            Prej lufte veē ay largohet

            Qė ėshtė lindur tradhėtor,

            Kush ėshtė burrė nuk frikohet,

            Po vdes, po vdes si njė dėshmor!

            Nė dorė armėt do t`i mbajmė

            Tė mprojmė atdhenė mė ēdo kėnt,

            Tė drejtat tona ne s`i ndajmė;

            Kėtu armiqtė s`kanė vėnt.

            Se Zoti vetė e tha me gojė

            Qė kombe shuhen pėrmi dhe,

            Po Shqipėria do tė rrojė;

            Pėr tė, pėr tė luftojmė ne!

            O flamur, flamur, shenj` e shenjtė,

            Te ty betohemi kėtu,

            Pėr Shqipėrin` atdhen` e shtrenjtė,

            Pėr nder` edhe lavdimn` e tu.

            Trim, burrė quhet dhe nderohet

            Atdheut kush iu bė theror;

            Pėr jet` ay do tė kujtohet

            Mi dhet, mi dhe si njė shenjtor!

 

 

            Lidhur me origjinalitetin e poezisė sė himnit do tė citonim pėrsėri Lasgushin i cili thotė se “…tituli “Betimi mi flamur”, qė i ka vėnė himnit Asdreni, ėshtė njė koncept dhe njė akt e fakt etnikėrisht shqiptar”. Po tė njėjtėn gjė nė koncept e pohon edhe Migjeni, qysh nė vargun e parė tė poezisė kushtuar Melodisė kombėtare: “U vodh kėnga nga zemra e kombit”. Qė tė gjithė e njohin edhe kontekstin e betimit popullor mbi flamur: - “Nėn hijen e tij qofshim dhe nė dorėn tonė valoftė”.

            Sė treti lidhur me muzikėn e himnit. Si Migjeni, po ashtu edhe Lasgush Poradeci anojnė tė paktėn nė karakterizimin e pėrgjithshėm tė himnit tonė pėr nga pėrbėrėsi muzikor i tij. “Kėngė a vaj? Ēė je? Thuejma, zemėr kombi! (Migjeni); “U bė Shqipėria! Po u bė duke vuajtur me buzėqeshje, duke u kurajuar me kėngėn e jetės dhe tė vdekjes nėr dhėmbe: me Himnin e saj Kombėtar Shqiptar” (Lasgushi).

            Mė tej,  Prof. Sokoli thotė se  “… motivi i kėtij himni e ka burimin te tradita muzikore gjermane , meqė kėngėt e lartpėrmendura (nga kjo traditė-shėnimi ynė) janė mė tė hershme se kompozimi i Porumbeskut”. Edhe kompozitori i shquar bashkėkohor George Ligetti[6] konstaton me tė drejtė ngarkesėn edhe origjinėn internacionale tė parakrijimit tė Himnit Shqiptar tė Flamurit. Pohimi i kėsaj tė dhėne ėshtė me rėndėsi jo vetėm pėr faktin se krijimi  i himnit tonė nė pikėpamje muzikore ishte drejtuar pėrkah orientimit tė pėrgjithshėm perėndimor, por dhe se nė kėtė mėnyrė nuk ka arsye qė ende tė citohet Porumbescu si krijues i tij.

            Vetė krijimtaria muzikore e Purumbeskut[7] ka njė lidhje tė fortė me traditėn e shquar muzikore tė Austrisė, vend ku ai studioi muzikė pranė konservatorit tė Vienės. Tashmė njihet  fakti, se nė bazė tė himnit tė tij qėndron njė nga meloditė mė te njohura tė rinisė austriake tė gjysmės sė dytė tė shek. XIX. Nė rastin e himnit tė vjetėr tė Rumanisė “Pe al nostin steag”, tė kompozuar nga C. Porumbescu me fjalė tė A. Barteanut, po sipas Prof. Sokolit, “… mjafton tė krahasojmė fillimet e kėtyre kėngėve gjermane me fillimin e Himnit tė Flamurit pėr tė parė ngjashmėrinė e madhe, ose pothuajse njėjtėsinė e disa masave”.

            Nė Shqipėri nė vitet 1900-1945, nga muzikologjia jonė konstatohet se krahas folklorit muzikor dhe tendencave tė para tė muzikės profesioniste shqiptare, u krijua dhe kultivua edhe nje repertor kėngėsh me origjinė vendase dhe internacionale, kėngė tė cilat kėndoheshin nė gjuhėn shqipe. Kjo gjė u vu re si nė aspektin e kėngėve lirike si psh serenatat, po ashtu edhe nė fushėn e kėngėve patriotike e mė pas atyre partizane. Pa u zgjatur kėtu do tė pėrmendja kėngėn “Tė gjithė ne o djema”, me fjalė dhe muzikė nga Spiridon Ilo (1876-1950); kėngėn “Vlora-Vlora”, me kompozitor Thoma Nasin dhe poezi nga Ali Asllani; “Kėngėn e dėshmorėve tė Shkodrės”, me fjalė dhe muzikė nga Kolė Jakova; “Kėngėn e Asim Zenelit” me fjalė nga Qamil Buxheli dhe muzikė nga Mustafa Krantja; “Bashkohi shokė me ne nė ēetė”, me fjalė dhe muzikė nga Kolė Jakova; “Shkrep me zjarr porsi rrufeja”, me fjalė nga A. Skali dhe muzikė nga Kristo Kono; kėngėt “Kushtrimi i lirisė”,  “Britma e ēlirimit”, “Hakmarrja” , “Ato maja rripa-rripa”, “Rini-Rini”, “Himni i ushtrisė” me muzikė tė Dhora Lekės e shumė tė tjera.

            E gjithė kjo krijimtari kishte bėrė jetėn e saj nga goja nė gojė dhe vetėm gjatė viteve ’50, tek ne u bėnė pėrpjekjet e para pėr tė grumbulluar dhe notizuar kėngėt patriotike edhe partizane qė ishin kėnduar nga populli pėr vite me rradhė duke pėrfshirė kėtu edhe himnin e flamurit. Dy botimet e para tė kėsaj fushe i pėrkasin vitit 1959 tė pėrgatitura pėrkatėsisht nga Gaqo Avrazi -“Kėngė patriotike”, dhe nga Baki Kongoli - “Kėngė partizane”. Nė materialet shoqėruese tė tyre me tė drejtė konstatohet se nė pėrgjithėsi pėr tė gjithė kėtė repertor vihet re se pjesėrisht janė krijime me autor, pjesėrisht tė popullit dhe pjesėrisht melodira tė importuara qė tashmė ato janė asimiluar nė thesarin e muzikės sonė. Konstatimi vazhdon me faktin se populli kėto kėngė i ka bėrė tė tijat duke marrė formėn shqiptare saqė po t’i krahasosh me origjinalin ndryshojnė mjaft njera nga tjetra[8]. Dhe ky nuk ėshtė vetėm njė fenomen shqiptar. Nė kulturėn muzikore tė ē’do vendi, nė tė gjitha kohėrat gjendet njė repertor i tėrė muzikor i cili qarkullon pa ndėrprerė, duke ndryshuar gjuhėn si dhe stilemat muzikore tė materialit fillestar. Kjo ėshtė njė dukuri normale e shkėmbimit tė kulturave.

            Pėr sa mė sipėr, edhe muzika e himnit kurrsesi nuk mund tė quhet plagjaturė e pėr mė tepėr imitim. Po ashtu, ajo nuk duhet tė konsiderohet si njė pamundėsi kompozimi prej krijuesve shqiptarė. Pikėrisht zgjedhja e kėsaj melodie ndoshta mund tė ketė qėnė edhe e rastėsishme, por ne mendojmė se parapėlqimi i saj synonte zgjedhjen e njė gjuhe muzikore tepėr tė lexueshme e tė qartė pėr tė tjerėt, pėr tė kuptuar aspiratėn e kombit shqiptar nė ato vite tė errėta tė historisė sė tij. Duke pasur dhe pėrdorur nė ndėrtimin e tij melodik, gjymtyrė tė tėra pan-evropiane, himni synonte (me gjetjen muzikore “rastėsore”), pikėrisht Europėn. I krijuar nė kohėn e ripėrtėritjes sė ndėrgjejges historike shqiptare, melodia me tekstin e Asdrenit sillte dhe ende sjell zėrin e njėrit prej popujve  tė rilindur tė Europės.

 

            Rreth historisė sė shkrim-notizimit  tė himnit tonė kombėtar

 

            Duhet theksuar se qė nga krijimi i tij e deri nė fund tė viteve 40’ tė shek. XX, himni ynė pėrveē se ėshtė kėnduar dendur, ka bėrė njė jetė mė sė shumti gojė mė gojė dhe pjesėrisht ėshtė interpretuar me nota. Pas vitit 1912, interpretimi me nota i himnit ishte domosdoshmėri pasi ai ishte i destinuar tė luhej edhe nė ceremoni tė ndryshme tė shtetit shqiptar jashtė vendit. Nė njė letėr tė dėrguar nga Faik Konica, nė atė kohė pėrfaqėsues nė legatėn e Mbretėrisė Shqiptare nė Washington, drejtuar Ministrisė sė Punėve tė Jashtme shkruhet shprehimisht se “… morra nga ministria e detit e Sh.B.A njė letrė ku mė luten t’u gjej njė kopje pėr bandė t’avazit kombėtar tė Shqipėrisė…kuptova qė avazi ynė ėsht i vetėmi avaz kombėtar qė nuk e kanė”.

            Pėr herė tė parė pėr partiturėn e himnit flet Lasgushi kur pėrshkruan dėrgimin e himnit nė atdhe nga kolonia shqiptare e Bukureshtit nė vitin 1908 me anė tė Tashko Ilos dhe Hilė Mosit i cili punonte ne kete kohe si sekretar prane nje tregetari te madh te Korces. Lasgushi i quan ata me qėllim kasnecė, pasi ishin nė tė vėrtetė mbartės tė njė mesazhi qė fillimisht duhej kėnduar. Qė tė dy erdhėn nė Korēė “… me partiturat e himnit tė bėra imtėsisht gati me fjalė shqip”, dhe prej kėtu filloi mėsimi dhe pėrhapja e himnit kombėtar nė tė gjithė Shqipėrinė. Po sipas Lasgushit “…pėrhapja parashikonte nė krye tė tė gjithave mėsimin e kėngės”. Pikėrisht pėr kėtė arsye u zgjodh Hilė Mosi i cili kishte pėrveē formimit letrar dhe intelektual edhe talentin muzikor.

            Mendoj se pėrhapja e himnit nė popull do tė ketė pasur vėshtirėsi serioze pėr dy arsye. E para lidhet me mungesėn e mėsimit tė muzikės dhe tė sistemit muzikor nė Shqipėri nė ato vite, dhe e dyta lidhet me veshin muzikor tė shqiptarit. Pėrhapja e himnit nė njė rrugė “gojė mė gojė”, ndėrmjet transmetuesve tė tij (shpesh herė pa arsim muzikor), dhe bartėsve tė tij tė ardhshėm , me siguri duhet ė ketė sjellė njė rikrijim tė mundshėm tė tij. Sė dyti, historia ka provuar se ėshtė tepėr e vėshtirė, pėr tė mos thėnė e pamundur, qė njė populli si i yni t’i imponosh njė melodi tė huaj, aq mė tepėr melodinė qė do tė shndėrrohej mė pas nė kėngėn kombėtare shqiptare.

            Nė njė kohė me ardhjen e Hil Mosit dhe Tashko Ilos nė Korēė, njė shtytje mėsimit tė muzikės nė pėrgjithėsi dhe mėsimit tė himnit nė veēanti i dha krijimi i “Bandės sė Lirisė”  themeluar mė 1 tetor 1908. Qysh nė formim banda pėrbėhej prej 25 muziktarėsh me vegla tė ndryshme. Fakt ėshtė se komuniteti i ri i muziktarėve nė Korēė, pajtoi me pagesė njė dirigjent italian tė quajtur Pasquale i cili shėrbeu si dirigjent i “Bandės sė Lirisė”. Aq shumė u lidh ai me tė sa mė vonė edhe himnin e bandės sė Lirisė e kompozoi ai vetė me fjalė tė Hil Mosit. Pas kėsaj periudhe, me gjallimin edhe tė formacioneve tė tjera muzikore nėpėr qytetet e Shqipėrisė si Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, Vlora, Gjakova etj, pėrhapja e himnit me nota u bė mė e lehtė.

 

 

            Vazhdon....

 

 (2)