.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė 3 - Origjina e himnit tė flamurit tonė kombėtar (2)

Shkruan: Prof. Dr. Vasil S. TOLE

www.vasiltole.com

      

ORIGJINA E HIMNIT TĖ FLAMURIT TONĖ KOMBĖTAR (2)

 

       Ajo qė duhet ritheksuar ėshtė fakti se ndryshe dhe si nė asnjė himn tjetėr tė botės, himni ynė ekzistues ėshtė njė me flamurin tonė kombėtar. Ky binom shprehet qė nė titullin e poezisė sė himnit “Betimi mi flamur”, qė siē e pėrsėritėm ėshtė njė akt e fakt etnikėrisht shqiptar. Nisur nga ky vėshtrim, himni ėshtė edhe kėnga e flamurit dhe njėkohėsisht edhe kėnga jonė zyrtare. 

 

 

            Mbi regjistrimet  muzikore tė himnit tonė kombėtar

 

            Regjistrimi i parė muzikor nė disk i himnit tonė kombėtar, ėshtė bėrė nga shoqėria diskografike “Albanian Phonograph Records”. Kjo ėshtė shoqėria e parė diskografike shqiptare e shekullit tė XX, e ideuar dhe themeluar nė Amerikė nė vitin 1923 nga muziktari dhe patrioti Spiridon T. Ilo nga Korēa. Nė njė kontekst mė tė pėrgjithshėm, vlera e “A.P.R” ėshtė shumėplanėshe dhe lidhet me gjithė zhvillimin e kulturės dhe artit muzikor shqiptar tė viteve ‘20-‘40. Himni ynė kombėtar ėshtė kėnduar dhe regjistruar nė disk nga vetė Spiridon Ilo sė bashku me tenorin arbėresh Giuseppe Mauro. Vlen tė theksohet se tenori arbėresh Giuseppe Mauro, nė vitet 20’ tė shek. XX ka qėnė njė ndėr tenorėt me famė botėrore. Nė kohėn kur sė bashku me Spiridon Ilon regjistroi himnin tonė kombėtar nė diskun e prodhuar nga shoqėria diskografike “Albanian Phonograph records”, me nr. E-3948, G. Mauro ishte ftuar nė New York nga Metropolitan Opera pėr tė interpretuar atje rolin e Otellos nga opera me tė njėjtin titull e Verdit.

            Himni ynė ka njohur shumė versione tė regjistruara nė disqe duke filluar prej viteve ‘40 e deri nė fund tė viteve ’60. Ndėr kėto regjistrime nė disqe, pėrmendim atė te regjistruar pranė “ODEONIT” me nr. Ab 56 me mbishkrimin: “Hymni i flamurit”, Njė pjesė e korit tė shkollės Normale Femėrore tė Korēės drejtue prej Maestro Z. Sotir V. Kosmos. Ky kor ka interpretuar gjithashtu nė diskun me nr. Ab 55 edhe “Hymnin Mbrentorė” etj. Regjistrimi mė i mirė profesionalisht i himnit tonė kombėtar, ėshtė ai i vitit 1995. Ky regjistrim ėshtė interpretuar nga orkestra simfonike e Bambergut-Gjermani dhe ėshtė orkestruar posaēėrisht pėr kėtė orkestėr nga kompozitori ynė i shquar Prof. Ēesk Zadeja (1927-1997(-“Artist i Popullit”) me rastin e vizitės sė Presidentit gjerman nė Shqipėri.

 

            Historiku i pėrpjekjeve  pėr himne tė tjera  kombėtare.

 

            Na duhet tė themi se mbas pėlqimit tė pėrgjithshėm tė “Rreth flamurit tė pėrbashkuar” si himn kombėtar (1912), nė mėnyrė tė vazhdueshme janė shkruar kėngė apo qoftė edhe vetėm poezi pėr himn kombėtar. Poezi pėr himn kombėtar kanė shkruar At Gjergj Fishta mė 1913, Ernest Koliqi mė 1921 si fitues i vendit tė parė nė konkursin[9] pėr himn kombėtar shpallur nga Ministria e Arsimit, Fan S.Noli mė 14 nėntor 1926 me titull “Hymni i flamurit”[10], Mihal Grameno me titull “Kėnga Kombėtare”[11], Hil Mosi “Himn i Bandės sė Lirisė”[12]. Himn kemi edhe nga poeti Lasgush Poradeci mė 1933, tė botuar tek “Vallja e yjeve” etj. E pėrbashkėta e gjithė kėtyre poezive ėshtė fakti se qė tė gjitha pothuajse i referohen pėrsėri simbolit tė flamurit, gjė qė ėshtė edhe nė thelb tė poezisė sė Asdrenit.

 

            Mbi njatė flamur Perėndia

            me dorė t’vet Ai ka shkrue:

            Pėr shqiptarėt do t’jet Shqupnia.

            At. Gjergj Fishta

 

            O vend e vatėr,

            O nėne e babė.

            Fan Stilian Noli

 

          Njė poezi tė shkėlqyer pėrsa i pėrket references sonė lidhur me flamurin kemi edhe nga Zef Serembja[13]:

 

            Flamuri shqiptar

 

            S`i shihet n`horizont i dlirė shkėlqimi

            Dhe as nuk i fal ngjyrat pėr fitore

            Mė nuk shartohet mbi lavdin njerėzore

            Porsi njė shenjė drite apo mjerimi.

            I grisur ra dhe s`e pėrfill njeri,

            Dhe gjindja e Arbrit, e ndershme e krenare

            mori mėrgimin dhe as ndalet fare

            nė njė breg mikpritės n`siguri.

            N`mėshirė tė fatit pėrherė duke ndeshur

            Intruga diplomatėsh, n`hidhėrim

            Ē`do shpresė e ē`do premtim ngadalė i tretet

            Dhe koha kalon, rend fluturim.

            Nga gjithshka na premtuan asgjė s`mbetet.

            Mė keq na shkelin se sa truall`n e zhveshur.

 

            Qysh nė vitin e parė tė vendosjes sė mbretėrisė nga Ahmet Zogu,  Shqipėria u bė edhe me himnin e mbretėrisė. Nė ndyshim nga himni “Betimi mi flamur”, himni i i ri mbretėrisė i kushtohej tėrėsisht figurės sė mbretit, njė traditė e njohur kjo pėr tė gjitha himnet e mbretėrive, me muzikė tė Thoma Nasit dhe me fjalė tė Kristo Floqit. Njė tjetėr pėrpjekje pėr himn mbretėror kemi edhe nga Loni Logori, i cili nuk arriti tė njihej si i tillė. Njė variant i himnit tė mbretėrisė ėshtė interpretuar dhe regjistruar nė disqe nga sazet e Selim dhe Hafize Leskovikut nė vitet ’20.

            Nė vitin 1922, Kėshilli i Ministrave shpall konkursin pėr bėrjen e “Himnit zyrtar kombėtar”[14]. Pėr shpalljen e konkursit dhe kriteret e tij caktohet Ministria e Arsimit ku ndėr tė tjera u pėrcaktua edhe masa e shpėrblimit prej 1000 franga ari pėr vjershėtarin e himni dhe 3000 franga ari pėr kompozitorin e tij. Mė tej, nė vitin 1937, nė pėrvjetorin e 25 pavarėsisė, u organizua njė konkurs, me qėllim bėrjen e njė himni tjetėr kombėtar. Sipas arsyetimeve tė Komisionit tė ngritur pėr kremtimet e 25 vjetorit tė vetqeverimit, “… hymni i sotėm i flamurit kombėtar asht fjalė pėr fjalė pėrkėthimi i njė marshi rumun dhe gjithashtu melodija e tij asht nji kopjim i plotė i muzikės rumune”[15].

            Duke e konsideruar ekzistencėn e kėtij himni “… si njė cen pėr ndėrgjegjen kombėtare dhe pėr sedrėn t`onė atdhetare”,  komisioni i pėrbėrė nga Zj. Parashqevi Kyrias, Mati Logoreci, Kol Rodhe, Telki Selenica, Sotir Papakristo, Karl Gurakuqi, Zoi Xoxa, Lasgush Poradeci, Qemal Butka dhe Odhise Paskali nė mbledhjen e dates 05. 03. 1937 vendosėn hartimin e njė himni tjetėr me frymė thjesht shqiptare. Ky komision ngriti edhe njė komison-juri, e cila do tė vendoste pėr caktimin e krijimit artistik i cili do tė ishte himni i ri kombėtar. Komisioni pėrbėhej nga At Gjergj Fishta, Mid`hat Frashėri dhe Konstantin Cipo. Pėr hir tė sė vėrtetės, Mid`hat Frashėri bėn dorėheqjen nga kjo Juri, dorėheqje e bėrė e ditur publikisht me letrėn e tij tė dt. 26. 07. 1937. drejtuar Komisionit qėndror tė kremtimeve tė vetqeverimit.    Nga 76 krijime, juria e pėrbėrė nga At Gjergj Fishta dhe Kostaq Cipo shpallėn fitues himnin e krijuar nga Beqir Ēela[16]., i cili mbante pseudonimin “Osoja i Ri”. 

 

            O Flamur, yll i lirisė,

            Valėvit me plot shkėlqim;

            E prej qiellit t`Shqipėrisė

            Tė dėgjohet nė amėshim

 

            Fakt ėshtė se ky konkurs pėr poezinė e himnit nuk u pasua edhe nga njė tjetėr konkurs i cili do t`i kushtohej muzikės sė tij. Pėr kėtė arsye, duke mbetur vetėm njė tekst, kjo poezi nuk pati popullaritet dhe si e tillė u fshi nga qarkullimi, megjithėse pjesėmarrėsit dhe krijimet e kėtij konkursi u botuan nė shtypin e kohės. Pėr variacion tė temės sė njohur tė flamurit, edhe konkursi nė fjalė u quajt “Tekstet pėr konkursin e Hymnit tė Flamurit”. Mė pas kemi edhe njė konkurs pėr melodinė e himnit kombėtar. Nė konkurs u shpall fitues njė kompozitor italian mjaft i njohur, por edhe pėr kėtė nuk pati njė vendim zyrtar tė metėjshėm pėr ta zyrtarizuar si himnin tonė kombėtar.

            Krijime artistike mbi kėtė temė, tė konsideruara nė vetvete tė pavaruara (por me titullin “Hymni Mbretnor”), kemi tė realizuar me vargje tė Loni Logorecit dhe “muzikuar si e kėndon Spiridon T. Ilo” nė tonalitetin Fa +. Ky variant ėshtė botuar edhe me nota (facsimile e partiturės) dhe hapet me strofėn:

 

            Ardhi koha e bekuar   

            Pėr Shqipėri tė lėftojmė       

            Mbretin tonė ta nderojmė  

            Dhe tė vdesim tė gėzuar 

 

            Nė kopertinė tė kėtij botimi krahas titullit “Hymni Mbretnor”, gjejmė edhe foton e tenorit tė shquar arbėresh Giuseppe Mauro dhe shėnimin “… kėnduar prej tė dėgjuarit tenorit shqipėtar Zotit Giuseppe Mauro”.

            Nė kėtė kohė, njė pėrpjekje tjetėr pėr tė ndryshuar himnin ekzistues tė flaumurit, u bė edhe nga ana e kompozitorit Thoma Nasi dhe poetit Kristo Floqi. Nė ndryshim nga sa mė sipėr, kėta dy autorė e ruajtėn tė paprekur linjėn melodike tė “Himnit tė Flamurit”, por synuan ndryshimin  e vargjeve tė tij. Me kėtė rast, kompozitori Thoma Nasi realizoi tė parin klavir tė himnit tonė kombėtar sė bashku me harmonizimin pėrkatės

            Pas pushtimit , nė vitet 1942-43, nė malet e Shqipėrisė partizanja Dhora Leka krijoi himnin e ushtrisė ēlirimtare, himn i cili njihet edhe sot zyrtarisht si himni i ushtrisė sonė, kjo krahas shumė himneve tė brigadave partizane apo formacioneve tė tjera luftarake etj.

            Pas ēlirimit tė vendit mė 29 Nėndor 1944, rreth fundit tė vitit 1945-fillimit tė 1946, u organizua konkursi i parė shtetėror pėr himn kombėtar. Krahas shumė krijimeve tė paraqitura, si krijimi mė i mirė u shpall “Himni i Shqipėrisė sė re”, me poezi tė Skėnder Luarasit dhe muzikė tė Kristo Konos, rezultat qė u bė i ditur me shpalljen e Shqipėrisė republikė mė 11 Janar 1946. Koha tregoi se edhe ky krijim artistik nuk u ligjerua qė tė zėvendėsonte himnin ekzistues pėr arsye nga mė tė ndryshmet, megjithėse “Himni i Shqipėrisė sė re” (nė ndonjė rast edhe me fjalė tė tjera), pati interpretime tė ndryshme, kryesisht nga kori i ushtrisė. Pas kėsaj, pėrpjekjen tjetėr serioze pėr tė shkruar njė himn, e kemi nė fillim tė viteve ’70. Nga Kėshilli  i ministrave tė asaj kohe, nė bashkėpunim me ministrinė e arsimit dhe kulturės si dhe Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė u shpall njė konkurs pėr “Himnin e Republikės”. Nė kėtė konkurs morėn pjesė ajka e krijuesve tanė, ndėr ta Ēesk Zadeja, Ismail Kadare, Tish Daija, Fatos Arapi, Nikolla Zoraqi, Xhevahir Spahiu, Pjetėr Gaci, Feim Ibrahimi, Tasim Hoshafi etj. Sipas ish sekretar tė lidhjes sė shkrimtarėve dhe artistėve, studiueses dhe kritikes sė muzikės zj. Hamide Stringa konkursi pati njė organizim shumė serioz si nga ana e krijuesve ashtu edhe nga organizatorėt. Mė kujtohet se kemi bėrė shumė takime pėr tė parė materialet dhe pėr t’i seleksionuar. Pas seleksionimit u arrit nė dy variante. Nė himnin e krijuar nga Ēesk Zadeja dhe nė atė tė Nikolla Zoraqit me poezi tė Fatos Arapit tė titulluar “E lirė u ngrit toka jonė”. Pati mendime qė tė njihej si himn edhe kėnga e Pjetėr Gacit “Pėr ty atdhe”.

            Historia e himneve vazhdon edhe mė tej,  por gjithėsesi pa sjellė ndonjė rezultat i cili tė ndikonte nė ndryshimin e himnit tonė kombėtar. Nė tė gjithė kėtė histori tė himneve tė tjera, ajo ē’ka duhet thėnė ėshtė e lidhur me faktin se asnjė vendim nga cilido forum artistik apo shtetėror, nuk ka ndikuar nė zėvendėsimin apo ndryshimin e himnit ekzistues tė flamurit, pėr arsyen e thjeshtė, se himni ėshtė ngulitur thellė me rėndėsinė, peshėn dhe domethėnien e tij nė memorien kolektive tė shqiptarėve. Ndoshta gjithė ē’ka thamė mė sipėr mund tė jenė njė argument i mjaftė pėr tė kuptuar, se pse kanė “dėshtuar” pėrpjekjet pėr tė ribėrė nė himn tė ri tė Shqipėrisė. Kjo nuk do tė thotė se s’do tė ketė pėrpjekje tė tjera, por mendoj se mbrapa tyre, edhe sikur himni “Rreth flamurit tė pėrbashkuar” tė mos njihet mė si himn zyrtar, shqiptarėt kudo qė tė jenė do tė vazhdojnė pėrsėri tė kėndojnė thjesht kėngėn “Rreth flamurit tė pėrbashkuar”.

 

            Sė fundi

 

            Ajo qė duhet ritheksuar ėshtė fakti se ndryshe dhe si nė asnjė himn tjetėr tė botės, himni ynė ekzistues ėshtė njė me flamurin tonė kombėtar. Ky binom shprehet qė nė titullin e poezisė sė himnit “Betimi mi flamur”, qė siē e pėrsėritėm ėshtė njė akt e fakt etnikėrisht shqiptar. Nisur nga ky vėshtrim, himni ėshtė edhe kėnga e flamurit dhe njėkohėsisht edhe kėnga jonė zyrtare.  Pėr veēoritė e popullit tonė, popull i ndarė nė katėr shtete, faktor i bashkimit kombėtar, faktor i “prishjes” sė kufijve artificialė, faktor i unifikimit etj, ka qėnė edhe flamuri dhe himni ynė i njėjtė. Pėr sa mė sipėr, e udhės do tė ishte qė tė presim kohė mė tė qeta, kohė gjakftohta tė cilat do tė na ndihmojnė qė tė rishikojmė tė gjithė sė bashku, me qetėsinė dhe maturinė e duhur  gjėrat tė cilat mund tė ishin bėrė ndryshe, ku njė ndėr gjėrat mbase do tė ishte edhe himni. Deri atėhere, himni i vėrtetė i shqiptarėve apo “Avazi ynė kombėtar”, siē shprehet Konica do tė jetė ai qė do tė njihet, do tė kėndohet dhe do tė respektohet nga tė gjithė shqiptarėt, ashtu siē ėshtė shkruar nė nenin 14, pika 4  tė Kushtetutės: Himni Kombėtar ėshtė “Rreth flamurit tė pėrbashkuar”.

Tiranė 2000-2003

 

[1] World anthems. RCA Victor 09026-61344-2, p1992. English Chamber Orchestra ; Donald Fraser, conductor. CONTENTS: Marcha real (Spain) -- Advance Australia fair (Australia) -- Jeszcze Polska (Poland) -- Patria amada, Brasil! (Brazil) -- Kong Christian (Denmark) -- Ee Mungu nguvu ye tu = Oh God of all creation (Kenya) -- O! Canada (Canada) -- God save the Queen (Great Britain) -- Ch'i Lai! = Arise! (China) -- La brabanconne (Belgium) -- Maamme Laulu = Our land (Finland & Estonia) -- Isten aldd meg a Magyart = God bless the Hungarians (Hungary) -- Ja, vi elsker dette landet (Norway) -- Einigkeit und Recht und Freiheit (Germany) -- Kde Domov Muj? = Where is my home? (Czechoslovakia) -- The star spangled banner (United States) -- Segnorees apo tin kopsi = I shall always recognize you (Greece)-- Wilhelmus van Nassouwe (The Netherlands) -- The peaceful reign (Japan) -- Hatikvah = The hope (Israel) -- Walla zaman 'algunud = Hail, gallant troops (Egypt) -- La marseillaise (France) -- Sean eternos los laurales (Argentina) -- Due gamla, du fria (Sweden) -- Mexicanos al grito de guerra (Mexico) --Ethiopia (instrumental) -- Land der Berge (Austria) -- Lietuva (Lithuania) -- Inno di mameli (Italy) Compact Disc CX2505

[2] Lasgush Poradeci, “Vepra”, Tiranė 1990,  fq. 356-373.  Botuar fillimisht nė gazetėn “Tomorri”  nė vitin 1942.

[3] “The Guinnes Book of Music”[3], Great Britain, 1981, fq. 189.

[4] Shiko dhe Bardhosh Gaēe, “Flamuri dhe Ismail Qemali”, Tiranė 1997.

[5] Marrė nga Asdreni, “Poezi”, Tiranė, 1972, fq. 18-19. The National Anthem

United around the flag,
With one desire and one goal,
Let us pledge our word of honor
To fight for our salvation
Only he who is a born traitor
Averts from the struggle.
He who is brave is not daunted,
But falls - a martyr to the cause.
With arms in hand we shall remain,
To guard our fatherland round about.
Our rights we will not bequeath,
Enemies have no place here.

For the Lord Himself has said,
That nations vanish from the earth,
But Albania shall live on,
Because for her, it is for her that we fight.

[6] George Ligetti, “Perspective of New Music”-Spring Summer 1978, fq. 19. Shiko gjithashtu Vasil S.Tole, “Himni shqiptar dhe ligeti”, gaz. “Drita”, 18 qershor 1995, fq. 5.

[7]Rumani 14 tetor 1853- Rumani † 1883.

[8] Shiko “Kėngė patriotike”, Tiranė 1959, Hyrja; dhe “Kėngė partizane”, Tiranė 1959,  “Nė vend tė parathėnjes”.

[9] Antarė tė jurisė pėrzgjedhėse ishin Gjergj Fishta, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Mid’hat Frashėri.

[10] Fan Noli, “Vepra letrare 1”.

[11] Mihal Grameno, “Vepra 1”, Prishtinė 1979.

[12] Hil Mosi, “Vepra letrare”.

[13] Nga Zef Serembe, “POEZI”, Tiranė 1999, fq. 196.

[14] Shiko gazeta “Drita”, 2 korrik 1922, fq. 4.

[15] Shiko “Konkursi pėr Hymnin e Flamurit”, Nr. 2, Tiranė 1937, fq. 3.

[16] Shiko gaz. “Demokratia”, dt. 22 gusht 1937.

 

 

(1)