Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera  - OPIUMI DHE FEJA

Shkruan: Edmond TUPJA 

www.panorama.com.al

 

OPIUMI DHE FEJA

 

         Po e pėrsėris atė qė tashmė e kam shkruar mė lart, pra, “Droga po bėhet feja e popullit shqiptar”. Sidoqoftė, nėse mė lejohet, po guxoj tė korrigjoj Marksin, duke e plotėsuar si vijon thėnien e tij tė famshme: “Feja ėshtė opium pėr popullin, por populli paska nevojė pėr opium”...

 

 

 

            Sigurisht, atij qė ka jetuar nė kohėn e diktaturės hoxhiste ky titull mund dhe duhet t’i kujtojė thėnien e famshme tė Marksit “Feja ėshtė opiumi i popullit”, thėnie qė shpjegon, ndėr tė tjera, edhe vendimin e PPSH-sė nė vitin 1967 pėr mbylljen e institucioneve fetare, ndalimin e praktikave fetare dhe persekutimin e klerit nė Shqipėrinė komuniste. Gjithsesi, nuk do tė jetė kjo tema e kėtij shkrimi, ēka lexuesi i vėmendshėm i kėsaj rubrike tė pėrjavshme patjetėr e ka parandier tashmė me tė vėnė re qė nė titullin tim renditja e dy termave ėshtė ndryshe nga ajo nė citatin e Marksit.

            Opiumi, njėlloj hashashi qė nxirret nga lulėkuqja e tipit Papaver somniferum, njihej qė nė lashtėsinė e epėrme (sumeriane, pastaj greke) pėr vetitė e tij qetėsuese, pastaj ai u bė i njohur edhe nė Azi para rreth njė mijė vjetėsh, na mėson zoti Internet, dhe, nė fillim tė mesjetės, u pėrdor kundėr dhimbjeve nga mjekėsia arabe dhe perse. Sot, droga, sidomos nė formė hashashi, marijuane apo kanabisi, me gjithė pėrpjekjet e qeverive tė njėpasnjėshme shqiptare qė nga viti 1991 pėr ta luftuar atė, ėshtė bėrė tashmė tejet e njohur, masive, popullore dhe kultivimi i saj, pėr fat tė keq, i papėrmbajtshėm.

            Rrjedhimisht, duke i pėrmbysur termat e thėnies sė Marksit, mund tė pohojmė me plot gojėn dhe penėn se droga, pra, opiumi, po bėhet feja e shqiptarėve. Sidoqoftė, po t’i referohemi historisė sė pėrhapjes sė opiumit nė rruzullin tokėsor, zoti Internet na mėson se nė shekullin XIX, nė Kinė, pėr tre vjet rresht (1839-1842), u zhvillua lufta e opiumit midis Mbretėrisė sė Bashkuar, pra, Britanisė sė Madhe, dhe Perandorisė Qing, luftė qė u quajt kėshtu pėr arsye se britanikėt, qysh nga viti 1773, kishin monopolin e tregtisė sė kėsaj droge nė atė vend, ndėrkohė qė kinezėt e ndaluan pėrdorimin e saj.

 

 

            Ē’ėshtė e vėrteta, britanikėt nxirrnin fitime tejet tė majme nga trafiku i opiumit duke shitur ēdo vit miliona tonė nga ky mall. Lufta e opiumit plasi kur Kina e ndaloi importin dhe konsumin e opiumit, duke shkatėrruar njė stok prej mė se 1000 tonėsh. Fundi i kėsaj lufte dihet: Britanikėt e fituan atė dhe, njėkohėsisht, fituan tė drejtėn tė shesin opium nė Kinė. Rreth 15 vjet mė vonė plasi lufta e dytė e opiumit ku u implikuan, pėrkrah britanikėve, edhe rusėt, amerikanėt dhe francezėt. Le t’i kthehemi tani situatės ku ndodhet sot vendi ynė drogėkultivues dhe tė kėqyrim luftėn qė qeveria i ka shpallur pikėrisht drogės. Zhvillimi i kėsaj lufte, e para e kėtij lloji nė Shqipėrinė tonė tmerrėsisht demokratike (mos vallė do tė ketė edhe njė tė dytė sipas shembullit tė aleatėve tonė tė dikurshėm strategjikė?), po tregon se sa mė dėshpėrimisht pėrpiqet qeveria ta shtrijė kėtė luftė nė tė gjitha zonat ku kultivohet furishėm kanabis sativa, aq mė e qartė bėhet se mundėsitė pėr ta fituar atė po zvogėlohen gjithashtu dėshpėrimisht, sepse, me sa duket, me gjithė pėrfshirjen serioze tė ndėrkombėtarėve nė kėtė luftė, Karteli Shqiptar i Drogės, ndryshe nga perandori Qing i Kinės sė dikurshme, e ka kuptuar dashurinė e madhe tė popullit shqiptar pėr Lejdi Drogėn, e ka kuptuar aq thellė, saqė nuk do tė jetė e largėt dita kur vetė qeveria shqiptare, e sotmja apo ajo e nesėrmja, pak rėndėsi ka, do ta shpallė si fitore tė papėrsėritshme legalizimin e Lejdi Drogės ose, mė saktė, shenjtėrimin e Shėn Mari-Juanės!

            Pas kėsaj, citati i Pashko Vasės sipas tė cilit “Feja e shqiptarit ėshtė Shqiptaria” do tė shndėrrohet triumfalisht nė “Feja e shqiptarit ėshtė Shėn Mari-Juana”. Sė fundi, pėr sa i pėrket Marksit dhe thėnies sė tij tė famshme se “Feja ėshtė opiumi i popullit”, po e pėrsėris atė qė tashmė e kam shkruar mė lart, pra, “Droga po bėhet feja e popullit shqiptar”. Sidoqoftė, nėse mė lejohet, po guxoj tė korrigjoj Marksin, duke e plotėsuar si vijon thėnien e tij tė famshme: “Feja ėshtė opium pėr popullin, por populli paska nevojė pėr opium”, pra, nė qoftė se nesėr, me sa duken bathėt (me “a” ose me “y”, pak rėndėsi ka), ne do tė themi “Droga ėshtė feja e shqiptarit”, do tė na duhet detyrimisht tė shtojmė aty pėr aty “sepse shqiptari paska nevojė pėr kėtė fe” dhe e gjitha kjo, natyrisht, nė emėr tė Artit, Bririt dhe Shpirrės sė Shtrenjtė! Amin!