Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - OH, Ē'MĖ SHPOI SFURKU?!

Shkruan:Pėrparim HYSI

(ese)

OH, Ē'MĖ SHPOI SFURKU?!

        Unė kam pėr qėllim qė me kėtė ese tė  fshikulloj sadopak, cilindo qė e ka pėr turp tė flasė shqip dhe, ca mė shumė, ata qė shkruajnė libra, pra: letėrsi tė mirėfilltė artistike, por jo shqip, gjasme (sipas tyre, domosdo), se gjuha shqipe nuk i ka ato "pėrmasa" qė tė japė tė plotė para lexuesėve atė qė thotė autori apo autorja.

 

 

"Gjuha jonė, sa  e mirė

Sa e ėmbėl,sa e dlirė..."

Naim   Frashėri

 

 

            Pėr tė qenė pak mė  i drejtpėrdrejtė, objekti i kėsaj esseje nuk ka tė bėjė as me sfurkun si njė vegėl bujėqėsore dhe as me fshatin. Unė kam pėr qėllim qė me kėtė ese tė  fshikulloj sadopak, cilindo qė e ka pėr turp tė flasė shqip dhe, ca mė shumė, ata qė shkruajnė libra, pra: letėrsi tė mirėfilltė artistike, por jo shqip, gjasme (sipas tyre, domosdo), se gjuha shqipe nuk i ka ato "pėrmasa" qė tė japė tė plotė para lexuesėve atė qė thotė autori apo autorja.

            Natyrisht, unė jam i nxehur me pretendime tė tilla sa qesharake, aq dhe ksenofobe, sa, po tė jetė pėr mua, as qė do reklamoja ēfarėdo suksesi qė kanė arritur andej, nga Evropa, ku jetojnė.
   
                                *    *   * 

            Titullin e  esesė sime  e merni si  njė parabolė qė e vė pėrbri kėtyre autorėve qė e kanė  pėr turp tė shkruajnė shqip, kur, deri arsimin e lartė, e kanė bėrė nė  Shqipėri.

            Dhe pėr  t'iu afruar sadopak objektit tė esesė, ja dhe historia e sfurkut. Njė djalė fshati erdhi dhe u shkollua nė universitet. Nė pushime kish ardhur pranė familjes. Epo fshati ka punė si nė dimėr e verė. Babai i djalit po vinte mullarin me kashtė. Kish hipur lart nė mullar dhe kish harruar sfurkun (ky ėshtė i domosdoshėm nė njė mullar). Bri  mullarit po kalonte i biri, ky me universitet.

            -Peēo,- bėri zė babai.

            -Pepe, ēfarė do?

            -Nėm pak sfurkun se e harrova poshtė.

            -Kujt i thonė sfurk, Pepe, se e kam harruar.

            -Aha,- e  ke harruar, ė? Tė hyftė nė barkut!- mallkoi i ati.

            Djali (epo mendja e madhe, e zeza tėzot!), me kokėn pėrpjetė, pa e parė, shkeli sfurkun dhe ky  iu ngul nė bark.

            Ou,- bėrtiti. M'u ngul sfurku!!!

            -T'u ngultė dhe mos t'u shkultė,- shfryu tėrė inat i ati.

 

 

            Kaq qe historia e sfurkut. Unė mendoj qė kjo histori u  shkon si "rrobė" pas trupit gjithė atyre qė jo vetėm kanė harruar  tė flasin shqip, po se po, por duke shkruar nė gjuhėn e huaj, pretendojnė se nuk mund  tė thonė si duhet pėr lexuesit  e librave tė tyre, po tė shkruajnė shqip. Paradoksi ėshtė qė autorja (shkruan vetėm italisht apo frėngjisht) ėshtė diplomuar me arsimin e lartė nė Shqipėri, ka qenė mbi njėzet vjeē kur ka lėnė Shqipėrinė dhe,  qė mos t'i hamė hakėn, ka fituar ēmim nė librin qė ka shkruar. Qė tė shkruajė nė gjuhėn qė do, ėshtė e drejta e saj ekskluzive dhe unė nuk kam tagėr qė ta ndaloj. Mua nuk mė pėlqen  pretendimi i saj dhe jo vetėm kaq, por jam kundėr dhe me ato gazetarė a gazetare qė u japin vend me artikuj tė gjatė, si vlera nė letėrsinė  shqipe. Tė mohosh aftėsinė qė ka gjuha shqipe edhe nė fushėn e letėrsisė artistike, pėr mua jo vetėm bėn njė gėnjeshtėr me bisht, por mua m'i sjell zorrėt e barkut nė gojė. Letėrsia  Shqipe sot ka Everestin e saj qė quhet Ismail Kadare qė flet e shkruan  shqip dhe, siē ėshtė vėnė re, ėshtė pėrkthyer nga frankofonė, si Jusuf Vrioni apo dhe  Tedi Papavrami. Ndoshta, edhe nga ndonjė tjetėr nė frėngjisht. Dhe mandej nė gjuhė tė  tjera tė botės. Kurrė GJENIU I LETRAVE SHQIP, nuk  ka pretenduar se shqipja ia zvogėlon "valvolėn" e ajėrit. Pėrkundrazi. Ai vjen ēdo ditė mė i plotė dhe mė i bukur se shkruan shqip. Sa shije ndjen lexuesi (edhe ai ka ikur nga Shqipėria si ti zonja X..., po  kurrė nuk ka pretenduar kėshtu), kur, sė fundi, na dhuroi "Kafe Rostandė", po meqė e gjerbėm me gllėnjka, se shkroi shqip, tak dhe veē njė kapitull i atij libri, "Kukulla" u kthye roman dhe po pėrkthehet me shpejtėsi. "Vėllai siamez" i tij, nė fushėn e letrave, Babaxhani, Dritėro e thotė shkoqur:"... shkoi nė Evropė/ brodhi nė Azi/ dhe  nga  thonjtė deri nė kokė/ mbeti  D E V O L L I... Dhe, qė tė bindesh, moj zonja X... dhe kushdo qė mohon vlerat e shiqpes, qė tė dy ata dinė gjuhė tė huaja dhe na kanė dhėnė pėrkthime brilante. Edhe ti,- thonė,- ia ke bėrė ferk me librat e tua. Ke fituar dhe ēmime. Po, nė shijen time, unė nuk entuziazmohen nga ato.  Pėr mos harruar shqipen, ka njė postulatė tė Rilindėsve dhe kėtė tė Naimit ta kam vėnė nė korsiv. E sa pėr ta ēuar mė tej idenė time, nuk di pse m'u kujtua tregimi i Gorkit "Nėna e tradhtarit". Aty, nga fundi i tregimit, nėna e gjen tė birin dhe i thotė: "Ti je i bukur, por je shterp si rrufeja!". Unė them se, me pak analogji, kėto fjalė duhet t'i them dhe pėr ty. Thonė qė shkruan bukur, nė atė gjuhėn qė bukės nuk i thonė bukė, por tė harrosh gjuhėn e nėnės, jo  vetėm qė je mosmirėnjohėse, por ca mė tepėr: vuan nga mitomania. Naim Frashėri (ky i gjuhės qė nuk shprehesh dot ti), e ka lėnė me shkrim: "Ai qė hiqet i madh dhe mbahet i rėndė, ka mendjen e vogėl e tė lehtė si pėndė".

            Miku im, Duro Mustafai, gazetar, shkrimtar dhe poet, ndėr tė tjera, pėr ca tė tillė qė kanė turp tė flasin e shkruajnė shqip, ka shkruar njė poezi. Tė mė falė, nė nuk e mbaj mend ashtu siē e ka shkruar, megjithatė unė po e sjell. Poezia  e mikut tim, e ka titullin "Profesori".

    

            Profesori

            Profesori u diplomua nė Shqipėri

            Mandej u kualifikua nė Evropė e botė

            Pastaj "harroi" tė fliste gjuhėn e tij

            Se tani e quante veten made in kokė.

           

            Jashtė kėtyre vargjeve, nuk kam se ē'tė shtoj tjetėr. Uroj qė kur tė shkruash njė libėr tjetėr, kujtohu qė je lindur e rritur dhe, ca mė  shumė je diplomuar nė Shqipėri, dhe, po shkrove shqip, ke pėr tė parė se sa e bukur do bėhesh, ndryshe dua qė tė mos ndodhė si atij me sfurkun. Jam i sigurt, se nė njė rast analog, do bėrtasėsh:-Olele! Ose, o nėna ime dhe jo "mama mia!".