Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - ODISEJA E NJĖ DETEKTIVI - 1 DHE 2

Shkruan: Agim HAMITI

      

ODISEJA E NJĖ DETEKTIVI - 1 DHE 2

Ngjarje te jetuara

 

 

 

 

Librat e autorit Agim Hamiti, "Odiseja e njė detektivi - 1 dhe 2" mund t'i shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

 

            SPAĒI

 

            "Burgu, kjo greminė e pėruljes njerėzore..."

                                                                       Xh. London

 

 

            Ēdo kalimtar qė shkel pėr herė tė parė nė Spaē pushtohet vetvetiu prej njė apatie tė pėrgjithshme, tė ngjashme me atė qė provon njeriu kur padashje bėhet dėshmitar i njė jete nė agoni. Edhe sikur udhėtari nė fjalė tė mos jetė i vetėm, duke hyrė nė pusin e madh natyror qė pėrbėn ky vend, ai do tė ndiej nevojėn e njė heshtjeje soditėse, pėr tu thelluar nė botėn e ndjenjave tė tij tė befasuara.

            Vendi ėshtė i rrethuar nga tė gjitha anėt prej njė vargu kodrash tė larta. Po t‘i shikosh prej gropės sė Spaēit, ato tė krijojnė pėrshtypjen e dy vargmaleve nė formė gjysmėrrethi vendosur pėrballė njėri-tjetrit, ngaqė relievi ėshtė tepėr i thyer. Nė dy pikat simetrike tė takimit tė tyre, nė juglindje e nė veriperėndim, shtrati i ngushtė e i thellė i njė pėrroi hap dy dritare natyrore tė kėtij hauzi tė madh.

            Shkurret qė mbulojnė pjesėrisht shpatet e kodrave rrethuese i nėnshtrohen njė lufte tė rreptė me natyrėn, pėr tė mbijetuar egėrsinė e asaj toke shterpė nė procesin e shpėrbėrjes. Rrėnjėt e tyre gjysmė tė dala mbėrthehen fort, duke depėrtuar anash gurėve tė djegur bojėkafe, ose nėpėr tė ēarat e pllakave tė shtresėzuara. Gjethet e tyre mund tė shikohen tė shpalosura nė diell vetėm pėr pak orė, mbasi, sapo fillon tė nxehtit, ato tkurren pėr tė ngadalėsuar avullimin e ujit tė siguruar me shumė vėshtirėsi.

            Nė pėrgjithėsi sipėrfaqja e tokės ėshtė ngjyrė kafe nė tė murrme dhe del shtresa-shtresa nė formė pllakash tė thyeshme. Acidi sulfurik, mjaft i pranishėm nė ujėrat rrjedhėse tė kėsaj zone, ėshtė faktori kryesor i procesit tė shpėrbėrjes sė sipėrfaqes normale tė tokės. Syri mund tė tė zėrė bar shumė rrallė, vetėm nė ndonjė vend tė rrafshėt qė rastėsia e ka favorizuar pėr t'i shpėtuar pushtetit shkatėrrimtar tė acidit. Edhe shtrati i thellė me anė tė thepisura i pėrroit, i cili gjatė verės mbetet pothuajse i thatė, mban ngjyrėn e kriprave acide. Kėto dukuri tė strukturės sė paqėndrueshme tė sipėrfaqes sė tokės bien edhe mė shumė nė sy, pėr shkak tė pjerrėsisė sė theksuar tė shpateve rrethuese.

 

            Mbasi ta ketė soditur njė copė herė tė mirė kėtė tokė, viktimė tė reaksioneve kimike dhe agjentėve atmosferikė, udhėtari i ardhur rishtas nė kėto anė, pėr tė kthjelluar disi vorbullėn e ndjenjave tė tij tė trazuara, do ta shprehte befasimin sipas mėnyrės sė vet, zakonisht nė pėrshtatje me profesionin qė ushtron.

            Njė barķ do tė belbėzonte:

            «Kėtu as dhėmbi i deles s'paska ku tė ngjisė njė fije bari, pa le mė gjuha e lopės!»

            Nė rast se do tė ishte murator, mbasi tė merrte dy copa guri e t'i pėrplaste me njėra-tjetrėn, duke i parė sesi do tė binin tė thėrrmuara tek kėmbėt e tij, ai do tė buzėqeshte me mosbesim duke murmuritur:

            «Dy gurė tė tillė nuk i vendoske dot mbi njėri-tjetrin e asnjė lugė gėlqere nuk bėke dot me ta.»

            Ndėrsa njė gjeolog do tė deklaronte entuziast:

            «Aq sa a zymtė duket nė pamje kjo tokė, po aq e praruar ėshtė nė brendėsi.»

            Kėtė aludim ai do ta bėnte pėr bakrin e nėntokės sė atjeshme, i cili pėrmban edhe njė pėrqindje tė ulėt ari.

            Njė specialist i ēėshtjeve policore, sapo ta shikonte kėtė gropė si tė pėrgatitur nga ekskavatorė gjigantė, pa u menduar gjatė, do tė shprehej shkurt dhe qartė:

            «Njė burg natyror.»

            Bashkėrendimi i mendimeve tė dy specialiteteve tė fundit nxori nė dritė vendimin e kobshėm qeveritar, pėr ngritjen nė kėtė gropė tė zymtė tė njė kampi pune tė rėndė tė detyruar pėr tė burgosurit politikė, nė pranverėn e vitit 1968.

            Pasi toka kombėtare ishte nginjur sė thithuri djersėn dhe gjakun e armatės sė kokėqethurve tė flijuar prej regjimit komunist si armiq tė partisė, i erdhi radha nėntokės tė kėrkonte revanshin. Vargut tė gjatė tė kampeve tė punės sė rėndė tė detyruar dhe tė burgjeve tė deriatėhershėm iu shtuan adresa tė reja: miniera famėkeqe e Spaēit dhe simotrat e saj tė mėvonshme. Tė gjitha kėto adresa jetėthithėse u furnizuan me kontigjentet e tė dėnuarve politikė tė regjimit komunist. Me Spaēin fillonte kėshtu era e re e shfrytėzimit nėntokėsor tė viktimave politike, jetėn e tė cilėve Drejtoria e Kampe-Burgjeve e llogariste me shifra vagonash me mineral.

 

            Pjesė nga libri " Odiseja e njė detektivi 1"