.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera 2 - Numrat dhe fati (1)

Shkruan: Hidajet BYTYQI

       NUMRAT DHE FATI (1)

    Sipas shkathtėsive tė lashta tė leximit tė fatit, ēdo person fshihet prapa njė numri prej NJĖ deri nė NĖNTĖ. Thjesht, secila datė e lindjes mund tė shndėrrohet nė numėr njėshifror, domethėnė numėr-shenjė e shtegut tuaj jetėsor, i cili zbulon se ēfarė jeni dhe si silleni nė raport me njerėzit tjerė. (E kur e llogaritni numrin tuaj tė shtegut jetėsor dhe tė personit tjetėr, lehtė mund ta vėrtetoni se a pajtoheni nė mes veti apo jo).

 

 

 

Sipas shkathtėsive tė lashta tė leximit tė fatit, ēdo person fshihet prapa njė numri prej NJĖ deri nė NĖNTĖ. Thjesht, secila datė e lindjes mund tė shndėrrohet nė numėr njėshifror, domethėnė numėr-shenjė e shtegut tuaj jetėsor, i cili zbulon se ēfarė jeni dhe si silleni nė raport me njerėzit tjerė. (E kur e llogaritni numrin tuaj tė shtegut jetėsor dhe tė personit tjetėr, lehtė mund ta vėrtetoni se a pajtoheni nė mes veti apo jo).

 

 

SI TĖ LLOGARITET NUMRI I SHTEGUT JETĖSOR

 

 

Mblidhni tė gjithė numrat nė datėn e lindjes. Pėr shembull: pėr personin qė ėshtė i lindur mė 19 janar 1949, mbledhja do tė jetė: 1 + 9 + 1 + 1 + 9 + 4 + 9 = 34. Pastaj i mblidhni njėsitė e numrit tė fituar: 3 + 4 = 7. Rezultati i fituar do tė thotė se personi i lindur mė kėtė datė, i pėrgjigjet shtegut jetėsor numėr 7. Po qe se rezultati i fituar edhe pas kėtyre dy mbledhjeve del mė tepėr se 9, vazhdoni t’i mblidhni njėsitė gjithnjė derisa nuk e fitoni numrin njėshifror.

 

Ose, nė njė mėnyrė pak mė tjetėrndryshe, por qė nė fund e jep rezultatin e njėjtė:

 

Janar (vlera numerike)....................      1

Dita..............................................         19

Viti..............................................         1949

Mbledhja......................................        1969

 

2. Mblidhni shifrat e rezultatit tė fituar: 1 + 9 + 6 + 9 = 25. Tashi kėtė pėrsėriteni me shifrėn e numrit 25, dhe pėrfundimisht e fitoni numrin: 2 + 5 = 7 (ky veprim pėrsėritet gjithnjė derisa nuk e fitojmė numrin njėshifror – numri i fatit).

Nė shembullin tonė, pra, numri 7 – ėshtė numri i ciklit tė jetės. Cikli juaj jetėsor paraqet tendencėn dhe qėllimin e ekzistimit tuaj. Ai shėnon rolin tuaj i cili ju ėshtė ndarė nė Dramėn Kozmike, dhe jua jep ēelėsin e fatit tuaj. Forca e moralit tuaj, karakteristikat tuaja tė lindura dhe forca e mendjes suaj, lexohen nga numri i ciklit tė jetės.

Nga lindja e deri nė fund tė jetės, ju keni pėr tė shprehur forcėn e cila ju ėshtė dhėnė me numrin e fatit tuaj. Pasojat e trashėgimisė suaj kozmike po ashtu shprehen pėrmes kėtij numri, sepse pa marrė parasysh sesa shpesh dhe nė mėnyrė konseguente e ndėrroni emrin tuaj, ju nuk mund ta ndėrroni dot datėn e lindjes.

 

ĒFARĖ DO TĖ THONĖ NUMRAT E CAKTUAR

 

Numri 1: Pionier

 

Ju jeni pionierė, udhėheqės, komandantė dhe planerė. Natyra juaj ėshtė tejet pozitive dhe keni personalitet tė fortė. Vendi juaj nė shtegun e jetės ėshtė vendi i vozitėsit nė makinėn e pėrvojės. Pėrulėsia dhe dėgjueshmėria janė plotėsisht tė huaja pėr natyrėn tuaj. Ju jeni origjinalė dhe kreativė, posedoni edhe agresivitet, i domosdoshėm pėr t’i realizuar idetė tuaja.

Ambicia ėshtė njėri nga faktorėt mė tė rėndėsishėm nė jetėn tuaj i cili ju motivon qė rreptė dhe me entuziazėm tė luftoni pėr sukseset qė synoni. Tė pajisur jeni me aftėsitė pėr tė udhėhequr dhe organizuar, si nė sistemet e mėdha ashtu edhe nė familje.

Vendosmėria, qėndrueshmėria dhe vullneti janė mjetet e ambicies suaj, dhe ju mjeshtėrisht i shfrytėzoni ato. Kohė pas kohe tregoni edhe anė negative tė kėtyre vetive. Nė ato raste jeni krenarė, mendjemėdhenj dhe tė pamatur. Pėr ju ėshtė marrėzi qė idetė tuaja t’i realizoni rrugės diplomatike, ju dėshironi qė ato t’i realizoni me forcėn e vullnetit tuaj; gjatė kėsaj edhe pavetėdijshėm iu imponoheni tė tjerėve.

Jeni tė prirur t’i kritikoni dhe t’i gjykoni tė tjerėt, por nuk lejoni qė tė tjerėt t’i tregojnė dobėsitė dhe lėshimet tuaja. Pėr nga natyra jeni tė ndjeshėm, edhe pse kėtė pėrpiqeni ta fshihni. I ndiqni ndjesitė fisnike, keni prirje pėr poezi dhe muzikė; mė tepėr mendoni me zemėr sesa me kokė.

Jini tė kujdesshėm! Kurrė mos ua impononi mendimet dhe idetė tuaja tė tjerėve, sepse keni pėr tė pėsuar shumė shkaku i kėsaj. Nėse doni qė tė ju nderojnė tė afėrmit, atėherė edhe ju tė afėrmit duhet t’i nderoni. Dashuria e vėrtetė ėshtė gjithmonė pa qėllim tė paravėnė. Pasuria ėshtė nė dhėnie, e jo nė marrje.

 

                                                              *

 

Personat qė mbajnė vlerėn numerike tė njėshit janė ngapak egoistė dhe tėrė botėn e shikojnė nga kėndi i tyre. Preokupimi me vetveten, natyrisht, i ka anėt e veta pozitive dhe negative.

Njėshat tregojnė sinqeritet. E dinė se ēfarė kėrkojnė nga jeta dhe shkaku i ambicieve tė veta dhe qėndrueshmėrisė ata edhe e arrijnė atė. Para interesave tė njėshit, tė gjitha interesat e tė tjerėve kalojnė nė plan tė dytė. Njėshat janė organizatorė tė mirė, individualitete tė fuqishme, nuk e durojnė jetėn nėn hije, i kanė tė gjitha tiparet e liderėve tė mirė dhe tė prijėsve tė mėdhenj; tė prirur janė (e kjo ėshtė rrezik edhe pėr ta edhe pėr rrethin) qė tė pėrkunden nė famė, bijnė viktima tė kultit tė vet tė personalitetit, duke u shndėrruar nė diktatorė dhe tiranė.

Personat qė nė emrin e tyre e kanė njėshin si “numėr-ēelės”, duhet tė jenė tė vetėdijshėm pėr tė gjitha tė metat tė cilat i pėrcjellin karakteret e fuqishme. Pėr kėtė arsye forca e karakterit dhe ambicioziteti i tyre duhet tė zhvillohen nė virtyte, e jo nė vese, siē janė vetiakėsia, lakmia, mostoleranca, arroganca dhe tirania.

 

 

 

Numri 2: Ndihmėtar

 

Atė qė e dėshironi, mund ta arrini edhe pa zhurmė; sepse taktizimi dhe diplomatizimi janė dy karakteristika tė theksuara tė natyrės suaj. Toni themelor i jetės suaj ėshtė bashkėpunimi; ju do tė keni mė tepėr sukses po qe se iu ndihmoni tė tjerėve qė t’i realizojnė idetė e tyre, sesa qė tė tjerėt tė ju ndihmojnė juve.

Harmonia e prishur ju bėn shumė nervozė, prandaj me krejt forcat tuaja pėrpiqeni qė pėrsėri ta rivendosni. Keni graciozitet natyror dhe mirėkuptim tė madh pėr tė tjerėt – dy veti qė ju ngrisin lart. Jetoni pėr dashuri dhe nga dashuria. Jeni temperamentė, sensualė, ngapak tė prirur kah hedonizmi. Synoni pėr t’i arritur dituritė dhe urtitė e jetės.

Dy ėshtė numėr i shoqėrimit. Fryma juaj e shoqėrorizimit ju sjell shumė gjėra tė cilat tė tjerėt nuk mund t’i fitojnė, more sado qė tė mundohen. Ritmi ėshtė njė nga kushtet pėr lumturinė tuaj. Jeni jashtėzakonisht sharmantė dhe elegantė, dhe keni kuptim tė veēantė pėr bashkėpunim. Simboli i numrit tuaj tė fatit ėshtė spiritualiteti, shpirti, energjia kozmike e cila manifestohet nė trup. Me fjalė tė tjera, detyra juaj ėshtė qė trajtave tė zbrazėta t’iu jepni jetė.

Ekziston njė lloj lidhjeje magjike e cila lidh krejt ēka ju bėni, se ju sikur me ide e ndizni flakėn e jetės. Atje ku tė tjerėt e kėrkojnė shoqėrinė e miqve dhe ndihmėn e tyre, ju tregoni njė pavarėsi jo tė zakonshme dhe liri tė shpirtit; gjė qė ju bėn ndihmės, bashkėpunėtorė tė pėrsosur nė tė gjitha nivelet; por edhe jeni plotėsisht tė kėnaqur me vetveten, kur atė e dėshironi.

 

                                                              *

 

Ky ėshtė numėr i femėrores qė jo rrallė e posedojnė edhe meshkujt: dashuri, takt, bėmirėsi, butėsi, temperament, rėnia lehtė nė dashuri, prirja pėr jetė harmonike familjare etj. Meshkujt dysha, megjithatė, nuk janė as dobėtakė, as butakė. Shpeshherė dyshat janė ushtarė profesionistė, policė, pilotė... Meshkujt e tillė rėndom kėrkojnė pozitė tė nėnrenditur, por tė rėndėsishme. Natyra e tėrhequr e personalitetit tė dyshit ndikon nė atė qė ai ose ajo tė jetė mė i mirė si pasues sesa si prijės.

Kjo, natyrisht, nė asnjė mėnyrė nuk do tė thotė se dyshat nuk janė tė aftė qė tė jenė udhėheqės tė mirė, por qė tė jenė tė atillė, ata duhet ta tejkalojnė natyrėn e frikėsuar dhe tė luftojnė pėr atė pozitė. Dobėsitė e dyshit mund tė shprehen nė prirjen e tyre qė gjithmonė t’i bijnė “violinės sė dytė”, kurrė “tė parės”. Dyshat shpesh dhe pa arsye dėshirojnė tė lėnė pėrshtypjen sesi nuk janė egoista, andaj nga ky shkak shpesh tėrhiqen nė prapavijė, edhe pse meritojnė tė jenė nė radhėt e para. Frikėsimi i dyshit mund tė zhvillohet gjer tek kufijtė e paimagjinueshėm. Personat e tillė fitojnė reputacionin e rrejshėm se janė tė prirur pėr gėnjeshtra dhe mashtrime. 

 

 

Numri 3: Artist

 

Ju jeni personalitet i shprehjes sė veēantė. Mentaliteti, Fryma, Shpirti luajnė rol tė madh nė jetėn tuaj, se ju vėshtroni qartė dhe gjithėpėrfshirshmėrisht, dhe depėrtoni nė esencėn e gjėrave. Nuk e humbni kohėn nė gjėra tė parėndėsi, pasi qė e keni kuptuar se jeta nuk ėshtė vetėm lojė dhe kėngė. Shumanshmėria ėshtė njė nga tiparet tuaja kryesore. Ju jeni shumanshmėrisht tė talentuar ndaj e keni tė vėshtirė tė vendosni se nė ē’mėnyrė, dhe nė ē’formė, ta shprehni tėrė atė qė ėshtė nė ju dhe qė pret tė dalė nga qenia juaj e brendshme.

Mėsoni shpejt, se jeni nė gjendje qė t’i arrini dituritė pa angazhim tė madh. Porse, arsimimi juaj nuk ėshtė me themel, shkaku se jeni tė padurimshėm. Duke qenė se nuk jeni krijimtarė nė shtigje tė gjata, ju mė tepėr e shkruani poezinė, pasi qė pėr krijimet nė prozė kėrkohet mė shumė energji krijimtare. Jeni tė shoqėrueshėm, keni sharm dhe dini ta dėfreni shoqėrinė. Njerėzit ju donė, i dėgjojnė me kėnaqėsi fjalėt tuaja, i mahnitni tė gjithė, e sidomos personat e polit tė kundėrt.

Jeni entuziastė tė mėdhenj, ndėrmerrni shumė punė; por entuziami juaj i jashtėzakonshėm i fillimit, me kohė zbehet ngapak dhe, pastaj, kaloni nė gjėra tjera. Nuk ju brengos pse diēka ėshtė kėshtu apo ashtu, pasi qė ju e pranoni botėn ashtu siē ajo ėshtė. Dėshironi tė punoni nė mėnyrėn tuaj, dhe t’i kėnaqni dėshirat tuaja. Jeni nė gjendje qė shpejt, nė momentin e duhur, tė reagoni me zgjuarsi dhe me nė mėnyrė spirituoze dhe ashtu me efikasitet ta ndėrpritni kritikėn e dikujt. Dashuria pėr ju ėshtė e domosdoshme, nevojė imanente. Gjithnjė derisa nuk e keni dikė me tė cilin do t’i ndanit ndjenjat tuaja, ju nė tė vėrtetė edhe nuk jeni tė lumtur.

 

                                                              *

 

Ky ėshtė numėr i fundamentit dhe thjesht duhet t’iu kihet lakmi personave qė e kanė sė “numėr fati”. Treshat mendojnė shpejt, janė tė shkathtė, tė popullarizuar, tė dashur, shpeshherė brilantė. Ata janė pafundėsisht tė pėrshtatshėm, tė dashur, tė kthjellėt dhe qėllimmirė. Pėrpiqen tė punojnė nė mėnyrė tė pėrsosur nė tė gjitha fushat e aktivitetit, janė besnikė dhe nė shoqėrinė e tyre kurrė nuk mėrziteni. Shumė shpesh pėrcaktohen pėr profesionet qė lidhen me aktrimin, televizionin, arsimin, komercializmin.

Treshat kanė edhe dobėsitė e tyre: aftėsia qė tė tė zbavisin ngandonjėherė di tė tepėrohet e tė shndėrrohet nė orvatje tė mėrzitshme; personi simpatik bėhet i preokupuar sė tepėrmi me popullaritet tė lirė; talenti pėr tregti dhe komercializėm jo rrallė di tė shndėrrohet nė teknikė tė mashtrimtarit bindės.

 

 

Numri 4: Murator

 

Numri i ciklit tuaj jetėsor simbolizon kuadratin, e kjo, mė tej, paraqet drejtėsi dhe barazi. Ju, pra, ndodheni nė qendrėn e kufizuar nga tė gjitha anėt, ashtu qė nuk mund tė dilni assesi. E vetmja rrugė e lirė pėr ju ėshtė rruga telart. Kuadrati tregon anėn praktike tė jetės – bazėn, themelin, mbi tė cilėn ndėrtohen tė gjitha trajtat tjera. Sė kėndejmi, ju mund ta shikoni kėtė cikėl jetėsor si ndėrtim tė themelit pėr ardhmėrinė mė tė mirė. Nė tė vėrtetė, kjo jetė pėr ju edhe ėshtė si njėra nga punėt nė varganin e pafund. Dhe jeni tė pėrgatitur pėr kėtė qė prej kohėsh, meqė jeni tė pajisur me durim dhe me dėshirėn qė tė keni dobi praktike.

Metodologjia dhe logjikshmėria janė armėt tuaja mentale. Jeni tė pėrshkuar nga besimi, edhe pse kėtė nuk e tregoni posaēėrisht. Detajet dhe detyrimet mund ta hijesojnė qėllimin e fundit tė ndonjėrės nga ndėrmarrjet tuaja. Nė disa raste ėshtė mė urti t’iu ikni disa gjėrave, sesa tė shkoni drejt e nė to. Duke i ikur kundėrvėnies sė ideve tuaja tė tjerėve, mund t’iu ikni situatave tė cilat do ta ngadalėsonin zhvillimin tuaj. Aftėsia juaj e tė ardhurit nė shprehje tregohet mė sė miri pėrmes kuptimit tuaj pėr plan dhe formė. Jeni nė gjendje qė plotėsisht tė vizuelizoni secilėn ide tė cilėn do tė jua ekspozonte ndonjė arkitekt apo artist. Pėr ju kurrė nuk mund tė thuhet se iu ikni detyrimeve dhe obligimeve tuaja, dhe kėtu pikėrisht ėshtė madhėshtia juaj.

 

                                                              *

 

Numėr i zellit kėmbėngulės, i punės, i rendit dhe i vendosmėrisė qė tė gjitha gjėrat tė vihen nė vend tė vetin. Katėrshat i kanė gati tė gjitha vetitė e shenjės sė Zodiakut Bricjap. Katėrshat “hapėrojnė ngadalė”, kurse nėpėr jetė pėrparojnė me vendosmėri tė shkėlqyeshme, e cila rezulton suksese financiare dhe lumturi emotive.

Personalitetin e katėrshit shumė e krahasojnė me breshkėn nga tregimet e lashta. Ngadalėsia me tė cilėn depėrtojnė nė jetė shpeshherė has nė pėrbuzjen e tė tjerėve, e sidomos tė tė rinjve, por pikėrisht ajo ngadalėsi dhe vendosmėri mė sė shpeshti rezultojnė suksese dhe atėherė breshka e vjetėr, “e ngadaltė dhe kurrfare” e fiton garėn nė konkurrencė me lepurin e shpejtė e tė spitullosur!

Aspektet negative: tendenca qė stoicizmi tė shndėrrohet nė imobilitet dhe apati (depresion), mandej ekspodiviteti. E ashtu siē kėto dy veti rrallėherė shkojnė sė bashku, katėrshat shumė i krahasojnė me bojlerėt pa ventilin sigurues – ēdo gjė vepron si tė ishte nėn kontrollin ideal, e nė njė ēast, megjithatė, vjen gjer tek eksplodimi i fortė!

 

   Vazhdon...

 

  (2)     (3)     (4)     (5)     (6)