.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera 2 - Numrat dhe fati (6)

Shkruan: Hidajet BYTYQI

NUMRAT DHE FATI (6)

    Sipas shkathtėsive tė lashta tė leximit tė fatit, ēdo person fshihet prapa njė numri prej NJĖ deri nė NĖNTĖ. Thjesht, secila datė e lindjes mund tė shndėrrohet nė numėr njėshifror, domethėnė numėr-shenjė e shtegut tuaj jetėsor, i cili zbulon se ēfarė jeni dhe si silleni nė raport me njerėzit tjerė. (E kur e llogaritni numrin tuaj tė shtegut jetėsor dhe tė personit tjetėr, lehtė mund ta vėrtetoni se a pajtoheni nė mes veti apo jo).

 

 

 

Pėr tė lindurit nė ditėn e njėzetenjėtė tė cilitdo muaj 

 

Edhe numri 21 merret si numėr magjik, pasi qė nė vete mban dy numra tė fuqishėm: 2 dhe 1. Numri 2 ėshtė principi material, kurse 1 ėshtė simbol i kozmosit, Zotit, energjisė hyjnore. Kėshtu qė ju, me vetė lindjen, jeni tė prirur kah magjia, mėsimet e fshehta, mistika, okultizmi. Pėr ju me shumė rėndėsi ėshtė ekuilibri nė mes tė materiales dhe shpirtėrores, tė dukshmes e tė padukshmes, sė poshtmes dhe sė lartmes.

Nė jetė do t’i keni shumė mėsues, do t’i pranoni shumė mėsime, por nė fund do ta gjeni rrugėn tuaj dhe do tė sillni diēka tė re nė nivelin okult. Nė vitet tridhjetė tė jetės do ta kuptoni se jeta, vetvetiu, nė qoftė se nė mėnyrė adekuate e kuptoni, ėshtė mė e madhe se tė gjitha artet.

I besoni dashurisė dhe ai besim ka pėr t’ju mbajtur, madje edhe nė krizat mė tė mėdha, deri nė fund tė jetės sė gjatė dhe tė frytshme.

 

 

Pėr tė lindurit nė ditėn e njėzetedytė tė cilitdo muaj 

 

Ju keni frikė nga ndryshimi i papritur. Jeni tė pavendosur nė sjelljen e vendimit. Shumėēka ju lidhė me botėn materiale, prandaj edhe ndiheni tė pasigurt nė sferat intelektuale dhe shpirtėrore.

Ndryshimet e mėdha kah e mira ju presin para fundit tė decenies sė katėrt tė jetės. Do tė keni sukses nė punėt qė lidhen me shkencat natyrore, pasi qė ju jeni dy herė botė tokėsore (numri 2 ėshtė dy herė shenja juaj).

Nuk besoni shumė nė gjėrat e padukshme; i pėrmbaheni besnikėrisht asaj qė ju sjell begati materiale.

Jeni tė lidhur pėr shtėpinė dhe familjen; nė rrethin e tė afėrmve tuaj e gjeni gėzimin dhe ngrohtėsinė e gjithėmbarshme. 

 

 

Pėr tė lindurit nė ditėn e njėzetetretė tė cilitdo muaj 

 

Qė me lindje jeni tė parapėrcaktuar pėr gjėra tė mėdha, pėr ndėrmarrje tė mėdha nė jetė; por, jo: duhet tė investoni mjaft angazhim edhe pėr t’i realizuar idetė tuaja. Jetėn nuk do ta keni tė lehtė – do tė keni mjaft probleme materiale – por nė fund tė gjitha vėshtirėsitė do t’i tejkaloni. Fama ju pret nė mes viteve tridhjetė dhe katėrdhjetė tė jetės. Nė kėtė periudhė do tė keni mė tepėr dashuri, por, njėra, megjithatė, ka pėr tė qenė mė e madhe nga tė gjitha.

Njerėzit kanė pėr tė gjykuar gabimisht pėr ju, sepse tė gjithė do ta shikojnė vetėm atė tė jashtmen, e askush nuk do ta ndjejė natyrėn tuaj subtile. Keni shpirt tė mrekullueshėm; ju tėrheqin tė gjitha gjėrat e bukura e tė lartėsuara, derisa pėr gjėrat e shėmtuara i ikni ēdo bisede.  

 

 

Pėr tė lindurit nė ditėn e njėzetekatėrtė tė cilitdo muaj 

 

Bota e argėtimit ju tėrheqė shumė, pasi qė mendoni se vetėm nė njė botė tė tillė shprehet natyra juaj e vėrtetė. E doni jetėn e lehtė dhe tė kėndshme, por rrethanat materiale nuk ju lėnė qė tė notoni nė ujėrat e hedonizmit. Por, jo; ju edhe mė tej besoni se nuk ka pėr tė zgjatur shumė kur edhe ylli juaj i fatit do tė vezullojė nė qiellin e tė privilegjuarve.

Nė tė gjitha rastet, do tė kishit mundur ta shijonit lumturinė nė estradė apo skenė, si kėngėtarė, gjegjėsisht si artistė, duke qenė se keni mjaft dhanti dhe prirje kah kėto arte, edhe pse edhe artet tjera – si poezia dhe piktura – nuk ju janė tė huaja.

Shpesh jeni tė shqetėsuar e tė trazuar, e qė edhe vetė tė mos e dini se pėrse. Kjo vjen nga ajo se ju do tė dėshironit shumė mė tepėr sesa qė rrethanat ju lejojnė. Mos fluturoni aq lart, lėshohuni pėr toke, dhe lumturinė kėrkojeni nė gjėart e vogėla, nė mesin e botės sė zakonshme.

 

 

Pėr tė lindurit nė ditėn e njėzetepestė tė cilitdo muaj 

 

Jeta juaj ėshtė kėrkim i pėrjetshėm kah e vėrteta, pastėrtia dhe gjėrat e bukura. Pėr nga natyra jeni mjaft emotivė dhe spirituozė. Lėshoheni nė thellėsinė e qenies suaj dhe gjeni vendstrehim nė vetvete. Mė tė sigurtit jeni kur tė ndodheni nė botėn tuaj personale, ku asgjė plotėsisht nuk mund tė ju lėkundė. Keni imagjinatė tė bujshme dhe prirje kah artet. Jeni tė qetė, tė heshtur, tė tėrhequr nė vetvete, enigmatikė pėr tė afėrmit tuaj, enigmė e madhe madje edhe pėr ata me tė cilėt rrini pėr ēdo ditė.

Rruga tė cilėn e keni zgjedhur nuk ėshtė aspak e lehtė; por, jo: ju jeni rezistentė dhe qėndroni deri nė fund. Keni pėrjetuar shumė zhgėnjime nė jetė, por edhe mė tej besoni nė dashuri dhe miqėsi. Kurrė, as pėr njė moment, nuk ju humbin nga pėrceptimi idealet tuaja tė larta.

Jeni tė kthyer kah mistika, magjia dhe mėsimet okulte. Besoni nė atė se bota do tė jetė gjithnjė e mė e mirė; se dashuria ėshtė mė e fuqishme se urrejtja; se e mira ėshtė mė e qėndrueshme se e keqja. Shpirti juaj i kthjellėt ėshtė burim i shėndetit tuaj dhe i energjisė suaj jetėsore.  

 

 

Pėr tė lindurit nė ditėn e njėzetegjashtė tė cilitdo muaj 

 

Ju jeni person energjik dhe vital. Me atė energji tuajėn nė zgjedhė ėshtė edhe dėshira juaj pėr bashkėpunim me tė tjerėt tė cilėve dėshironi t’ua transmetoni/bartni diturinė tuaj tė gjithėmbarshme. Veēanėrisht jeni tė brengosur pėr lumturinė dhe mirėqenien e familjes suaj dhe tė atyre qė i doni. Jeni tė entuziamuar me punėt e mėdha, me ndėrmarrjet e rėndėsishme dhe ndiheni tė lumtur kur mund tė merrni pjesė nė diēka tė madhe. Jeni tė dashur, tė kujdesshėm; tė arsyeshėm; kurrė askė nuk e shfrytėzoni; ndini gėzim tė madh kur iu ndihmoni tė tjerėve, miqve dhe farefisit. E merrni se pasuria ėshtė nė dhėnie e jo nė marrje.

I dėshironi shkencat natyrore, por asnjė trohė mė pak nuk ju tėrheqin edhe mėsimet e fshehta ku e gjeni kuptimin e gjithėmbarshėm tė jetės dhe botės.

 

 

 

 

 

Pėr tė lindurit nė ditėn e njėzeteshtatė tė cilitdo muaj 

 

Jeta, tė cilėn e bėni ju, pėrfshin pėrvoja jetėsore tė shumta dhe tė ndryshme. Jeni person intelektual, emotiv, mendimtar dhe simpatik. Posedoni forcė tė madhe tė imagjinimit dhe vizuelizimit, prandaj do tė kishit mundur tė merreshit me arte. Punėt lidhur me udhėtimet, anijet, telegrafinė dhe televizionin do tė mund tė ju sillnin suksese. Ju tėrheqin okultizmi dhe misticizmi, dhe mund tė bėheni njohės tė mėdhenj tė kėtyre fushave. Hiqjuni jetės dhe tė jetuarit asketik, vetmitar; hyni nė shoqėrinė e njerėzve tė zakonshėm, tė atyre qė ndodhen nė vetė burimin /amėn/ e jetės.

Nė mesin e viteve tė tridhjetave e tė katėrdhjetave tė jetės, po qe se i orientoni forcat tuaja si duhet, do t’i zgjidhni problemet e natyrės materiale; mund tė bėheni madje edhe biznesmen i suksesshėm me ndihmėn e artit.

 

 

Pėr tė lindurit nė ditėn e njėzetetetė tė cilitdo muaj 

 

Jeni me vetėnisjativė, sipėrmarrės dhe energjikė. I posedoni tė gjitha kualitetet e njė prijėsi, tė njė personaliteti tė jashtėzakonshėm spirituoz. Forcat kozmike janė thellė tė mbjella nė ju, dhe ju ato i shprehni nė punėt e natyrės organizative. Jeni kreativė dhe origjinalė, por punėt ju shkojnė mė mirė kur bashkėpunoni me dikė, sesa kur punoni vetėm, kokė mė vete. Jeni tepėr tė shkathtė qė gjėrat t’i ktheni kah e mira, kėshtu qė do tė kishit mundur tė keni sukses nė kimi, fizikė dhe nė shkencat natyrore.

Mos u bėni sė tepėrmi tė pavarur nė aksionet dhe idetė tuaja. Po qe se vetveten e merrni si tė mjaftueshėm, pėr nga natyra, diē mė i madh se tė tjerėt, mund ta humbisni afėrsinė kah miqtė dhe tė afėrmit nė familje.

 

 

Pėr tė lindurit nė ditėn e njėzetenėntė tė cilitdo muaj 

 

Forca magnetike me tė cilėn ndikoni mbi njerėzit tjerė, ėshtė esenca e veēantisė suaj, e si pasojė e kėsaj janė miqtė dhe adhuruesit e shumtė, tė cilėt i mblidhni rreth vetvetes. Ju, kėtė, natyrisht, nė mėnyrė spontane, e arrini, gjė qė shprehet nė pozicionin tuaj nė familje dhe nė shoqėri. Me kėnaqėsi e pranoni bashkėpunimin, por ai impuls mė parė vjen nga koka sesa nga zemra. Keni instikt tė lindur pėr njohjen dhe njohjen dhe mirėkuptimin e njerėzve tė tjerė. Fuqia juaj e madhe e pėrceptimit ju bėn qytetarė tė botės. Mund tė jeni pavetėdijshmėrisht tė prirur tė reflektoni vetitė e tė njohurve tuaj. Mos jini tepėr tė pėrshtatshėm, por as tepėr tė vrazhdė. Maturia ėshtė mėnyra mė e mirė e tė shprehurit tuaj, nėna e urtisė suaj jetėsore.

 

 

Pėr tė lindurit nė ditėn e tridhjetė tė cilitdo muaj 

 

Pėr nga natyra jeni tė butė, emotivė dhe pėrplot dashuri pėr tė afėrmit. I doni artet – poezinė, pikturėn, muzikėn. Jeni tė lidhur pėr familjen dhe natyra juaj e vėrtetė vjen nė shprehje vetėm nė familje. Ata tė cilėt nuk ju njohin mirė, kanė pėr tė gjykuar pėr ju gabimisht, pasi qė nuk do t’i kuptojnė disa veprime tuajat, pasi qqė ju jeni personi i cili mė shpesh mendon me zemėr sesa me kokė.

Posedoni forcė tė madhe magnetike dhe kurrė nuk kanė pėr tė ju munguar miqtė, por pėr ju kjo sikur nuk ēon shumė nė peshė. Pėr ju gjėja mė e rėndėsishme ėshtė qetėsia nė shtėpi dhe mirėqenia nė familje. Jeni bashkudhėtar i mrekullueshėm nė jetė dhe prind i kėndshėm; keni shumė mirėkuptim pėr tė gjitha, por shpesh, shkaku i kėsaj, e pėsoni, sepse hasni nė moskuptim. Mos i dėgjoni kėshillat dhe komentet e tė tjerėve, veēse kthehuni kah vetvetja dhe tė afėrmit tuaj; mos e harxhoni kot energjinė tuaj kreative; kini kujdes pėr shėndetin tuaj personal.

 

 

Pėr tė lindurit nė ditėn e tridhjetenjėtė tė cilitdo muaj

 

Ju keni ide kreative dhe njohėsi me njerėzit adekuatė tė cilėt mund t’i realizojnė ato. Mund tė keni sukses tė madh nė jetėn shoqėrore, po qe se asaj i pėrkushtoheni si duhet. Posedoni forcė tė gjykimit tė drejtė, forcė pėr dallimin e tė rėndėsishmes nga e parėndėsishmja. Ndėrgjegjshmėria juaj kurrė nuk mbetet e pashpėrblyer. Kini pak mė tepėr kujdes pėr interesat tuaj personalė. Joegoizmi juaj mund tė ju dėrgojė aq larg saqė thjesht ta harroni vetveten. Bashkėpunimi me njerėzit e profesionit ka pėr tė ju sjellė sukses dhe ka pėr tė ju ndihmuar qė t’i zgjidhni problemet materiale.

 

Fund i kapitullit tė parė

 

(Nga libri i Hidajet Bytyqit "A e di se kush je Ti")

 

 

(1)    (2)    (3)    (4)    (5)