.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera 2 - Numrat dhe fati (2)

Shkruan: Hidajet BYTYQI

       NUMRAT DHE FATI (2)

     Sipas shkathtėsive tė lashta tė leximit tė fatit, ēdo person fshihet prapa njė numri prej NJĖ deri nė NĖNTĖ. Thjesht, secila datė e lindjes mund tė shndėrrohet nė numėr njėshifror, domethėnė numėr-shenjė e shtegut tuaj jetėsor, i cili zbulon se ēfarė jeni dhe si silleni nė raport me njerėzit tjerė. (E kur e llogaritni numrin tuaj tė shtegut jetėsor dhe tė personit tjetėr, lehtė mund ta vėrtetoni se a pajtoheni nė mes veti apo jo).

 

Numri 5: Shkrues

 

Pėr nga natyra jeni tė gjallėrishėm, pėrplot hov, entuziazėm dhe energji. Pėr ju jeta ėshtė aventurė e guximshme nė tė cilėn hyni me hapa tė mėdhenj, pasi qė ndryshimet e pandėrprera janė nė harmoni tė pėrsosur me prirjen tuaj pėr ndryshime dhe llojllojshmėri. Ju vėrtet kėnaqeni nė veprim, si edhe nė ēdo gjė tjetėr qė ju ofron jeta. Dėshironi tė gjendeni nė vendin ku ndodh diēka e rėndėsishme dhe interesante. Qė me lindje ju ėshtė dhuruar liria, por ju pandalim gjakoni kah sferat gjithjnė e mė tė larta e mė tė larta tė lirisė, kah liria pėrbrenda, nė qenien tuaj tė brendshme mė fisnike.

Ju dashuroheni shpejt e lehtė dhe, jeni tė gatshėm qė, tė gjitha, madje edhe vetė jetėn, t’ia nėnrendoni dashurisė. Pa dashuri pėr ju asgjė nė kėtė jetė nuk do tė kishte kuptim.

Kėrkimi juaj pėr lumturi pėrcillet me humor tė ēiltėr, spirituozitet dhe kėnaqėsi. Jeni tepėr spirituozė dhe oratorė tepėr tė shkathtė. Mund tė keni sukses nė profesionet ku me rėndėsi ėshtė zėri i kristaltė, fjalori i begatė dhe tė folurit bukur. Puna e deputetėve dhe e mėsimdhėnėsve ėshtė tepėr e pėrshtatshme pėr shprehjen e aftėsive tuaja.

Pėr mė tej, nė botėn e zbavitjes apo tė letėrsisė mund tė shkėlqeni si ylli mė vezullues, vetėm nėse ia dilni qė gjėrat e duhura, nė momentin e duhur, t’i vendosni nė vendin e duhur. Mos tė ju brengosė qė nė disa momente jeni kundėrthėnės, sepse kjo ėshtė veti e tė gjithė intelektualėve tė dalluar, e njerėzve vėrtetė spirituozė.

Po qe se i ndiqni disa parime jetėsore, mund tė pėrjetoni pleqėri tė thellė, me shėndet dhe fuqi. Fama dhe suksesi ju presin pas vitit tė tridhjetė tė jetės.

 

                                                              *

 

Ky ėshtė numri i pentagramit dhe i yllit pesėrremėsh i cili tradicionalisht ėshtė i lidhur me vetitė spektakulare tė okultistėve, mistikėve e magjistarėve. Pėr kėtė shkak, personat e pesėshit e synojnė tė fshehtėn, misteriozen dhe tė pashpjegueshmen. Janė tė fascinuar me besimet e pazakonshme – religjioze, filozofike apo madje edhe politike – dhe i tėrheq shkėlqimi dhe stolisja, posaēėrisht nė fushėn artristike. Prandaj, gjejnė kėnaqėsi nė muzikėn eksperimentale dhe nė drejtimet moderne tė shprehjes artistike, porse edhe nė kultet obskurantiste, nė zonat kufitare tė shkencės, nė medicinėn alternative, parapsikologji, ufologji, jogė, budizėm...

Ata duan ēdo gjė qė ėshtė jo e zakonshme – nga vendet e ēuditshme dhe njerėzit e pazakonshėm, gjer tek bota e forcave misterioze. Nė ēdo gjė tė pazakonshme dėshirojnė tė jenė tė parėt dhe pikėrisht kjo i ndan nga rrethi i tė zakonshmėve. Pikėrisht pėr kėtė pesėshat janė persona jashtėzakonisht interesantė – tė gjallėrishėm, kureshtarė, inteligjentė, aventuristė dhe gjithnjė tė gatshėm qė t’i dėgjojnė edhe tė tjerėt, qėndrimet e huaja, more sido dhe sado qė tė jenė tė pazakonshme.

Edhe pesėshat kanė tė meta: prirja pėr t’u kėnaqur me prirjet e veta, posaēėrisht nė jetėn emocionale, mandej prirja e pranimit tė pikėpamjeve tė cilat mund tė sillen gjer tek ekscentriciteti ekstrem!

 

 

Numri 6: Mėsues

 

Keni ideale tė larta dhe dėshirė tė fuqishme pėr t’i realizuar. Dashuria ėshtė sundimtari i botės suaj dhe roli juaj nė jetė ėshtė t’i pėrhapni kėto ide. Kuptimi juaj ėshtė t’iu ndihmoni tė tjerėve. Jeni tė drejtė, adhurues tė sė vėrtetės dhe plot mėshirė e ngrohtėsi.

Femra nė kėtė shenjė ėshtė dashamirėse, gracioze, sharmante dhe spirituoze, e prirur pėr pikturė dhe muzikė. Mashkulli ėshtė udhėheqės spirituoz, artist i lindur. Edhe mashkulli edhe femra kėnaqen me gjėrat e vogėla, tė pėrditshme, edhe pse nė tė njėjtėn kohė synojnė kah diēka mė e lartė nė fushėn estetike dhe shpirtėrore.

Jeni tė ndijshėm dhe tė lėndueshėm, i shmangeni ēdo banaliteti dhe vrazhdėsie, duke u sakrikifikuar shpirtmadhėsisht me kėtė rast pėr tė afėrmit tuaj. Nė kėtė, nė tė vėrtetė, ėshtė forca juaj dhe ju, nėse qėndroni, tė gjitha problemet jetėsore do t’i zgjidhni deri nė vitin e tridhjetepestė.

Kujdesuni pėr veten sepse keni shėndet mjaft delikat. Mos e ngarkoni zemrėn sė tepėrmi, meqė atė organ e keni mė tė ndijshmin. Po qe se rregullisht ecni, dhe notoni sa mė shumė, ju pret pleqėri e bukur, pa ndonjė vėshtirėsi tė madhe.

 

                                                              *

 

Gjashtėshi ta pėrkujton katėrshin, por nuk ėshtė aq flegmatik. Personat katėrsh nuk janė as konvencionalė, as aventurierė, siē janė pesėshat e as nuk janė ekskluzivisht brilantė, siē janė treshat.

E megjithatė, gjashtėshat, nė njė periudhė mė tė gjatė, janė mė tė suksesshėm nė jetėn familjare, nė punėn profesionale dhe nė dashuri sesa pesėshat e ngathtė apo treshat e shkėlqyer. Sukseset nė jetė gjashtėshat gati rregullisht i arrijnė para katėrshave tė ngadaltė, e me shumėēka kanė karakteristika plotėsisht tė kundėrta me pesėshat. Gjashtėshat janė mė tė lumturit kur ndodhen nė vende apo situata qė i njohin mirė dhe tė rrethuar me njerėz qė po ashtu i njohin mirė. Gjashtėshat mė shumė i duan miqtė e vjetėr sesa tė rinjtė; mė pėr qejfi i kanė pėrvojat e vjetra sesa tė rejat; mė shumė e ēmojnė komoditetin sesa aventurėn; klasikėn nga eksperimentalja. Dinė tė dashurojnė, janė tė dashur, tė besueshėm, religjiozė dhe tė sinqertė. Gjashtėshat nė esencė janė njerėz tė lumtur.

Aspektet negative: prirja pėr t’i pėlqyer vetvetes dhe sedra. Ngandonjėherė edhe prirja pėr mendjemadhėsi.

 

 

Numri 7: Mistik

 

Pėr nga natyra jeni mendimtarė dhe analitikė. Prapa ēdo gjėje mundoheni tė zbuloni ndonjė kuptim mė tė thellė. Nuk kėnaqeni me gjėrat sipėrfaqėsore. Meditimiteti dhe analizueshmėria mund tė ju sjellin gjer tek disa tė vėrteta, qoftė tė lashta apo krejt tė reja, por vetėm nėse nė meditimet tuaja ndiqni linjėn mistike dhe okulte.

Roli juaj nė botė ėshtė tė merreni me shėrim. Do ta shėroni edhe veten, por edhe tė afėrmit me energjinė jetėsore. Tė afėrta i keni tė gjitha sistemet religjioze e mistike dhe filozofitė.

Sjellja juaj e ēuditshme ju ndan plotėsisht nga bota tjetėr; por mos u brengosni shkaku i kėsaj! Dėgjojeni vetėm zėrin tuaj tė brendshėm, sepse jeni nė rrugė tė mirė qė ta njihni vetveten dhe tė tjerėt.

Do tė vuani shpesh shkaku i dashurisė, por nuk ka dashuri tė vėrtetė pa vuajtje e dhembje. Nėse pėr bashkudhėtar tė jetės e takoni personin nga shenja juaj, do tė krijoni harmoni tė mrekullueshme, pėr tė cilėn shumė do t’jua kanė zili.

 

                                                              *

 

Shtatėshi ėshtė numėr i forcave misterioze dhe i mistikės. Nė tė kaluarėn ia kanė mveshur vetitė ezoterike: djali i shtatė i djalit tė shtatė nė tė kaluarėn ėshtė marrė si person i veēantė i cili i ka sunduar forcat mistike tė parashikimit e tė parathėnies.

Numerologėt mė tė shquar edhe sot janė tė bindur se ka tė vėrtetė nė ato besime tė lashta. Shtatėshat, thuhet, i tėrheq okultja dhe kėnaqen nė jetėn e begatė tė brendshme, janė imagjinativė dhe mendjemprehtė. Prirja e tyre kah ezoterikja, filozofia si dhe mėsimet mistike mund tė bėhet pėrcaktim jetėsor. Ata dėshirojnė tė mbijnė nė thellėsitė e qenies sė tyre, nė “hapėsirat e brendshme” tė shpirtėrores, ta shpjegojnė tė pashpjegueshmen.

Pėr kėtė shkak, jo rrallė janė tė preokupuar me kėso temash, saqė familjeve dhe miqve iu duken tė tėrhequr dhe tė ēuditshėm. Ky ėshtė edhe njėri nga aspektet negative tė shtatėshit. Ata e duan tėrheqshmėrinė dhe heshtjen. Kėso lloj shtatėshash kanė mendje tė fuqishme dhe aftėsi kreativiteti tė theksuar, tė cilėn, pėr fat tė keq, vėshtirė arrijnė ta formulojnė pėr tė mundur qė edhe tė tjerėt t’i kuptojnė. Shtatėshat rėndom ecin para kohės.

 

 

 

Numri 8: Koleksionar

 

Ju jeni energjikė, posedoni aftėsi tė theksuara organizative dhe jeni shumė tė zellshėm nė arritjen e diturive tė reja. Jeni racionalė, praktikė, depėrtues dhe tė qėndrueshėm. Jeni si tė lindur pėr udhėheqjen e punėve. Larg mund tė shkoni nė botėn e biznesit, vetėm nėse do tė keni takt nė takimet me njerėz.

Keni prirje pėr shkencat natyrore, veēanėrisht pėr kiminė dhe fizikėn. Ndėrkaq, edhe nė politikė do tė keni sukses po qe se e orientoni drejt energjinė tuaj.

Kujdesuni pėr mėlēinė dhe veshkėt, shmanguni nga punėt e natės dhe ndenja e gjatė.

 

                                                  *

 

Tetėshi ėshtė numėr i sukseseve dhe pasukseseve materiale. Personat tetėsha gjithmonė janė tė brengosur pėr ardhmėrinė financiare: nuk grumbullojnė lehtė tė mira materiale dhe pasuri si disa shenja tjera numerike (treshi apo gjashtėshi), mandej edhe kur vijnė tek mirėqenia, duhet vazhdimisht tė dėshmohen dhe tė luftojnė pėr ta mbajtur atė qė me mundim e kanė arritur.

Tetėshat janė punėtorė tė mirė; asgjė nuk iu vjen lehtė dhe pa pėrpjekje; kurse jetėn e kanė luftė tė pėrhershme. Prandaj, kurrė nuk janė tė relaksuar dhe tė pabrengosur. Gjithonė, nė tė vėrtetė, janė nė vigjilencė, duke menduar pėr hapin tjetėr dhe me kėtė janė tė preokupuar. Mesi ku veprojnė shpesh i llogarit ata si tė pakėndshėm, kryeneē dhe me disponim armiqėsor. Tetėshat e dinė se rrethi ata rėndom i shikon relativisht zih dhe pėr kėtė ngandonjėherė janė pėrplot hidhėsi, ashpėrsi dhe ironi. 

 

 

Numri 9: Metafizik

 

Dėshirat mė fisnike dhe idealet mė tė larta janė trashėgimia juaj kozmike. Interesimet tuaja nė jetė janė tė lidhura pėr hulumtimin e shpirtit njerėzor, pėr okultizmin dhe misteret e mėdha. Gjithmonė jeni nė shėrbim tė tė tjerėve, pasi qė ju nė tė vėrtetė e kuptoni se thesari mė i madh ėshtė ajo ēfarė njeriu bėn pėr tė tjerėt. Pėr ju pasuria ėshtė nė dhėnie, e jo nė marrje.

Kah fundi i dhjetėvjetorit tė tretė do ta arrini pėrndritjen, dhe do tė bėheni njėri nga adeptėt e mėdhenj nė mėsimin e fshehtė. Fisnkikėria dhe pėrsosmėria janė qėllimet tuaja tė pėrhershme dhe ju synoni kah artet hyjnore dhe okulte. Nuk dėshironi tė flisni shumė, tė heshtur jeni pėrnga natyra, por kur diēka thoni ajo atėherė ėshtė margaritar i vėrtetė.

Dashuria pėr ju ėshtė diēka mė e shenjta nė botė. Dashuria do tė ju ndihmojė tė realizoni krejt atė qė e keni paramenduar. Personi i dashur pėr ju ėshtė mbėshtetja mė e mirė nė jetė.

Keni jetė tė gjatė dhe frytdhėnėse. Veprat tuaja fisnike kanė pėr tė jetuar gjatė edhe pas vdekjes suaj. Do tė keni bashkudhėtarė jetėsorė shembullorė dhe besnikė.

 

                                                              *

 

Nėntėshi – numėr suksesi nė jetėn materiale dhe emocionale. Persoant nėntėsha rėndom e fitojnė krejt atė qė e dėshirojnė nė jetė. Janė ‘kokė mė vete’, tė prirur pėr mahnitje tė shpejta, dashurohen dhe ēdashurohen shumė mė lehtė se tipat tjerė numerikė.

Ashtu siē vrullshėm mahniten, nėntėshat dėshirojnė tė dominojnė dhe tė ngatėrrohen madje edhe atje ku esencialisht nuk e kanė vendin. Kur kjo veti ėshtė shumė e shprehur, dėshira e nėntėshit qė dikujt t’i ndihmojė shprehet nė mėnyrė tė lodhshme dhe shpesh nė mėnyrė tė padėshirueshme. Kjo ėshtė edhe vetia mė e madhe negative e nėntėshit.

Nėntėshat shpesh i marrin edhe si vizionarė jopraktikė, e madje edhe si ekscentrikė. Megjithatė, nėntėshat janė pėrgjithėsisht tė popullarizuar shkaku i tiparit themelor se janė tė gatshėm qė tė kėrcejnė dhe secilit t’i dalin nė ndihmė, dhe pėr kėtė nuk kėrkojnė kurrfarė kundėrshpėrblimi.

 

 

11: NJĖMBĖDHJETĖSHI DHE NJĖZETENJĖSHI: Kėta janė numrat e vetėm dyshifrorė, tė cilėt numerologėt i marrin si shumė tė rėndėsishėm pėr analizėn me themel tė emrave persoanlė.

Sė pari pėr numrin NJĖMBĖDHJETĖ: Ky ėshtė numėr i zbulimeve dhe i inspirimeve. Personat e njėmbėdhjetėshit i posedojnė tė gjitha karakteristikat e nėntėshave vizionarė, por nė shkallėn mė tė lartė. Kėta janė tė pajisur me tė gjitha virtytet “femėrore” tė dyshit, por pa asnjė tė metė. Njėmbėdhjetėshat i bijnė “violinės sė dytė” vetėm pėr ata tė cilėt vėrtet i marrin mė superiorė se veten.

Porse, as kėta nuk janė pa tė meta, se kėta janė idealistėt e pasuksesshėm, persona tė cilėt thellėsisht besojnė nė tė vėrtetėn dhe nė vlerėn e parimeve. Me fjalė tė tjera, kėta mund tė jenė aq tė dashuruar nė idealet e veta saqė t’i harrojnė nevojat e veta praktike dhe dėshirat e tė tjerėve.

Pėrgjithėsisht, njėmbėdhjetėshat janė numėr i dėshirueshėm dhe tė lumtur, dhe personat nė kėtė numėr lėnė gjurmė pozitive nė jetė, gjė qė ua imponon respektin dhe lakminė atyre qė takohen me ta (edhe pse jo edhe nė dashuri).

 

 

22: Pėr dallim nga njėmbėdhjetėshi, NJĖZET E DYSHI ndoshta ėshtė numri mė i dėshirueshėm, numri i njeriut vėrtet tė madh, dhe nė vetvete pėrmban vetitė mė tė favorshme tė numrave tjerė. Ky numėr, pohojnė shumica, ka energjinė e njėshit, zellin e katėrshit, temperamentin e pesėshit, sigurinė e gjashtėshit, imagjinatėn e shtatėshit, talentin e tetėshit, idealizimin e nėntėshit dhe vizionaritetin e njėmbėdhjetėshit. E, megjithatė, njėzetedyshi nuk ėshtė vetėm numėr urtie dhe vizionariteti, mund tė jetė edhe “zotėrues i magjisė sė zezė”, domethėnė person i cili shkon edhe rrugėve tė devijuara tė perverzionit.

 

Thjesht, po e bėmė sublimimin e asaj qė u tha gjerėsisht pėr numrat pėrkatės, kuptimi nė vija tė trasha i numrave do tė ishte si vijon:

 

 

 

1.                       Ėshtė prijės autoritativ i cili mund t’i mbijetojė tė gjitha vėshtirėsitė. Perfeksionist i cili pret shumė, si nga vetja, ashtu edhe nga tė tjerėt. Me kėmbėngulje ndjek rrugėn tė cilėn e ka skicuar duke mos ēarė kokėn se ēfarė tė tjerėt do tė thonė. Duhet frenuar depėrtueshmėrinė e vet shkatėrrimtare. Por, nėn sipėrfaqen e vrazhdė, megjithatė, fshihet njė shpirt tejet i deliakt.

 

2.                       Ėshtė paqedashės, por ndien urrejtje kur e urdhėrojnė. Kurdo qė i jepet rasti, i dorėzohet dembelisė. Vetia mė tė vlefshme: imagjinata e fuqishme. Ėshtė ėndėrrimtar i papėrmirėsueshėm. Kur gjėrat nuk zhvillohen ashtu siē atij i konvenon, ėshtė i hidhėruar dhe i pakėnaqur.

 

3.                       Promotor dhe revolucionar me tėrė qenien e vet. Ėshtė i shoqėrueshėm dhe   pa brenga, por ngandonjėherė ngapak edhe frikacak. Tė metat mė tė  mėdha: xhelozia dhe naiviteti. Optimist i madh.

 

4.                       Ėshtė rezistent dhe shumė punėtor. Ėshtė i vendosur, aktiv dhe i besueshėm, por nėse gjėrat nuk shkojnė ashtu siē i ka menduar, mund tė bėhet mundim i vėrtetė. Ėshtė tip logjik, organizativ, metodist dhe besnik, edhe pse fshehtėsisht brengoset.

 

5.                       Ėshtė ėndėrrimtar i pasionuar, tepėr joshės, edhe pse priret kah ērregullimet psikosomatike. E urren rutinėn dhe punėn e    mundimshme.

 

6.                       Ėshtė shpirtmirė dhe sharmant, ka ndjenjė fuqimisht tė zhvilluar pėr  drejtėsi. Ėshtė i gatshėm pėr sakrificė. Do tė mund tė ishte politikan i mirė.  Ėshtė i butė dhe iu dorėzohet atyre qė e donė, por vėshtirė falė dhe harron.

 

7.                       I rezervuar, i prirur pėr mendime, tejet inteligjent. Ėndėrrimtar, hulumtues dhe mendimtar. Ka burime tė brendshme tė pashterrshme. Ėshtė i gatshėm qė edhe t’i mashtrojė njerėzit pėr tė arritur sukses. Njėkohėsisht ėshtė edhe  shpirtmadh edhe egocentrik.

 

8.                       Ėshtė i guximshėm dhe energjik, por arrin sukses vetėm kur mėson ta kontrollojė oreksin e vet tė pangopur. Lufton pėr atė qė ėshtė me vlerė dhe e drejtė. Edhe pse optimist, nganjėherė ėshtė enigmatik dhe i mbyllur.

 

9.                       Ėshtė luftarak, i pafrikueshėm, vendosmėrisht i pavarur, por ngandonjėherė i duhet ndihma. Korr sukses nė tė gjitha qė ia skiconi. Ėshtė i kthjellėt, tejet energjik dhe i pasionuar, por nuk ėshtė sentimental aq sa ndonjėherė le pėrshtypjen.

 

            Vazhdon...

 

(1)             (3)     (4)     (5)     (6)