Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - NUK FLENĖ AS KUAJT E DEHUR

Shkruan: Bilall MALIQI

      

NUK FLENĖ AS KUAJT E DEHUR

 

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Nuk flenė as kuajt e dehur"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

            PAK FJALĖ PĖR LIBRIN

 

            Nė ciklin e parė poetik tė librit “Nuk flenė as kuajt e dehur”, me titull “Mė mungojnė duart e nėnės” para neve na paraqitet njė tablo shumė prekėse dhe tejet emocionale e vargjeve tė shkruara me aq pėrkushtim, ndjenjė dhe dashuri tė madhe pėr nėnėn. Ky cikėl ėshtė njė poemė nė vete pėr nėnėn me njėzetė pjesė,  duke pėrfshirė rrafshe tė ndryshme tė pėrkushtimit tė tij, si nė momente mallėngjimi duke ia radhitur tė gjitha epitetet nėnės me njė ndjesi tė veēantė poetike, dhe s’ka kush mė mirė qė e kujton nėnėn me anė tė vargjeve pėrkushtuese, dhembėse se sa poeti i cili e derdh tėrė inspirimin e tij dhe lidhet emocionalisht me nėnėn, me ledhatimin, me kujdesin, me pėrkėdheljet, me kėshillat e saja me tė cilat rritet dhe ecėn rrugės sė drejtė ashtu siē e dėshiron nėna.

            E poeti Adem Zaplluzha kėtė ndjesi e ka shprehur bukur nė kėtė poemė tė realizuar mirė si nė prurje tė vargjeve interesante, ashtu edhe nė ndėrtimin e tyre ashtu siē e donė dhe e kėrkon njė poemė, duke e ruajtur mirė vijėn e baraspeshės artistike tė saj.

            Pėrveē kėtij cikli, libri ėshtė i ndarė edhe nė dy cikle tė tjera / njė pemė nė kopshtin e vjetėr/ dhe /Nuk flenė as kuajt e fjetur/ , nė tė cilat cikle poeti ka pasqyruar frymėzimet e tij dhe gjetjet motivuese, duke u dhėnė figurshmėri poezive prezente nė libėr.

            Poezitė e librit kanė prurje tė reja nė pendėn e poetit, tė cilat i ka rregulluar mirė, duke e forcuar mirė vargun, duke ia dhėnė forcėn shprehėse, motivin dhe gjuhėn e kuptueshme pėr lexuesit nė pėrgjithėsi.

            Qė nga poema pėr nėnėn e mė tej edhe nė poezitė qė e kompletojnė kėtė libėr hasim nė njė tablo reale dhe nė njė pasqyrim real tė ndodhive nėpėr kohė, ku autori edhe nė poezitė e tjera shpalos kujtimet e tij nė njė gamė tė gjerė motivuese tė poezive tė tij.

Poezitė janė tė ndėrtuara mirė, kanė mesazhin e tyre disa sosh (poema pėr nėnėn) ėshtė e drejtpėrdrejtė, por kemi poezi edhe gjysmė hermetike dhe si tė tilla e kompletojnė kėtė libėr me njė vlerė tė begatshme artistike

                            

 Preshevė, 01 korrik 2014