Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - Njė shi prej bryme

Shkruan: Dilaver GOXHAJ

      

NJĖ SHI PREJ BRYME

Poezi

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Njė shi prej bryme"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin edhe pėr kėtė dhuratė tė ēmuar pėr tė gjithė dashamirėt e fjalės sė shkruar)

 

 

 

 

            DY FJALĖ PĖR LIBRIN ME POEZI “NJĖ SHI PREJ BRYME”

 

            Libri i 117-tė i poetit  Kosovar Adem Zaplluzha, “Njė shi prej bryme”, ndryshe nga botimet e mėhershme, paraqet njė cikėl jo tė pakėt poezish, vėllim qė dallohet nga poezitė e tij tė mėparshme, pėr faktin se  janė poezi jo me varg tė rimuar. Si i tillė, ky botim i tij i radhės ngjan mė sė shumti me njė prozė poetike pasi, po ta vėresh me vėmendje, tė gjitha poezitė e kėtij vėllimi duket sikur janė vijim i njėra-tjetrės, si njė histori e tėrė e vuajtjeve tė autorit por qė personifikon gjithė popullin shqiptar nė Kosovė, duke ecur pėrmes “njė ure tė ngushtė e tė gjatė”, sikundėr thuhet nė njėrėn prej kėtyre poezive. Si i tillė, ky vėllim ngjan si njė poemė liriko-epike tregimtare, si njė tregim nė vargje. Heroi i kėtij tregimi nė vargje ėshtė vetė autori, i cili tregon nė mėnyrėn mė lakonike qė mund tė bėhet, (ka shumė raste qė i tregon ato edhe me njė e dy vargje), ndjenjat e veta tė shkaktuara nga ngjarjet jetėsore tė tij, tė fisit tė tij dhe tė fshatit e qytetit ku ai ka jetuar e punuar, jetė, e cila ėshtė tipike pėr gjithė popullin e vendit tė tij, Kosovės. Kėto ndjenja Adem Zaplluzha i shpreh nė digresione lirike e me njė kolorit emocional.

            Nisur nga veēoria e kėtij vėllimi, pa frikė mund ta krahasojmė me tregimet poetike si “Demoni” i Lermontovit, “Gjermania, pėrrallė dimri” e Hajnes apo edhe me “Gjauri-n” e Pushkinit, me tė vetmin ndryshim se Ademi u ka vėnė titull ēdo pjesėze, pasi nuk ka pas qėllim qė ta trajtonte si poemė tregimtare, kjo i ka dale rastėsisht e tillė, ngaqė nuk gjendet nė tė njė subjekt i mirėfilltė, nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės; gjejmė mė tepėr njė paraqitje lirike tė ndjenjave pėr copėza tė caktuara tė jetės sė tij, se sa njė tregim tė vėrtetė e tė gjatė.

            Themi se ėshtė nė tėrėsi njė tregim lirikė, pasi e pasqyron jetėn duke treguar ndjenja tė ndryshme tė tij si dhe mendimet dhe emocionet e tij, tė shkaktuara nga vuajtjet e  gjithė popullit tė tij. Kushdo qė e lexon qoftė edhe disa nga poezi tė shkėputura tė kėtij vėllimi, pėrfytyron si vuajtjet e Ademit ashtu edhe ambientin shoqėror tė Kosovės tė atėhershėm e tė tashėm, ambient, i cili i ka shkaktuar kėto emocione. Themi se ėshtė njė tregim lirik nė vargje pasi nė tė ekzistojnė tė gjitha tiparet e pasqyrimit artistik tė figurshėm tė jetės qė ka lirika: pėrgjithėsimi, individualizmi, elementi i trillimit, si dhe rėndėsia edukative. Tė gjitha kėto tipare bėjnė qė Ademi tė na e japi sa mė mirė vrullin e ndjenjės dhe tė folurit e emocionuar.

            Si i tillė, ky vėllim mė sė shumti ėshtė njė lirikė politiko-filozofike dhe peizazhi, pa harruar tė themi se metafora ėshtė tipikja mė dalluese e autorit edhe nė kėtė vėllim.

            Tiranė, 15 Gusht 2014

 

 

 

 

 

 

PO ECIN EDHE RRUGĖT

 

Pėrtej ėndrrave tona

Pasqyra e ngrirė

Njė kalorės nate

Trokon nėpėr errėsirė

Trokon duke i shaluar lisat

 

Po ecin edhe rrugėt

Ushtarėt e vetmuar nuk e kuptojnė

As vetveten

Nuk dinė mė

A thua vallė janė ushtarė tė vjetėr

Ose dezertorė tė rinj

 

 

NĖ HESHTJE MORTORE

 

Kanė ikur zogjtė

Si copa eshtrash janė fshehur

Nė thellėsinė e baladave tė mykura

Dhe pa dashje

Fundosėn deri nė fyt

Nėpėr mėkatet e pėshpėritjeve

 

Nė shpirtin e grisur tė natės

Fle njė zog i shurdhėr

I cili nuk kupton

A ėshtė natė

Ose njė kohė e egėr

Mes disa kohėrave asnjanėse

 

Diku njė fyell i trishtuar

I ndėrronte perdet e kohės

Rrugėve tė shkelura nga dhembjet

E padurueshme kukasnin qyqet

 

Tė heshtur kapėrcejnė priftėrinjtė

Kapėrcejnė tė trishtuar

Nėpėr njė golgotė dhembjesh

Nė heshtje mortore

Dėnesin kryqet e verdha

 

 

ULĖRIN GJETHET E ĒMENDURA

 

Nėpėr shėtitoret e qytetit

Copėra mermerėsh

Kanė dalė evgjitėt rrugėve

Dhe me lotėt e gjelbėr tė hėnės  

Qepin astarin e shqyer  tė mjegullave

 

Me njė tegel mbarė

E njė tjetėr pėr sė mbrapshti

I arnojnė dhėmballėt e shqyera tė shiut

Ulėrin gjethet e ēmendura

S’ndalen as tė lehurat e gjelbėrimit

 

Njė oxhak i vjetėr gjysmė i rrėnuar

Rri varur nė njė degė pjeshke

Kajsishtat e lagjes prehen

Nėn gjethet e fishkura tė stinės

Fėmijėt bonjak shikojnė me lakmi

Ardhjen e tė reshurave tė vjeshtės

 

Portat e mbyllura fshihen pas drynave

Njė duhmė e rėndė si avulli i nxehtė

Ēohet nga oborret brenda mureve

Qyteti i ngufatur nga shirat e turbullta

Vuan nga njė kokė dhembje

E panjohur deri mė sot

 

 

FLENĖ MENDJET E SHTHURURA

 

Ēdo mėngjes pa hipur kėndesi nė tra

Kėndej kalėrojnė kuajt e rrufeve

Mė mėgojėza tė arta

Hingėllojnė shirat e portokalltė

 

Ky qiell i vrarė i atdheut tim

Herė duket i verbėr

E herė galopon pa syze

Nėpėr syprinėn e lumit tė ngufatur

 

Kur lodhet

Ulet buzė brigjeve shterpe

Dhe i kashais kuajt e egėr tė erės

I kashais derisa e zė gjumi sterrėn

 

Nga gishtat e qytetit

Si nga kryqi i golgotės

Ēurgon njė lloj gjaku i tejdukshėm

Ēurgon dhembja e shpirtrave

 

Nėn pemėt e ngarkuara me mėkate

Flenė mendjet e shthurura

Njė erė e tėrbuar frynė dunave

Grykės sė maleve ringjallet Kanuni

 

 

DO KTHEHEM TE TI NJĖ DITĖ

 

E lashė pas shpine atdheun

Dhe si i ēmendur e mora dynjanė

Njė lot i zi

Pikoi nga sytė e tu moj nėnė

 

Ky mall qė s’po mė lė rehat

Nė ēdo hap frymėn ma zė

Edhe ditėt mė bėhen natė

As frymėmarrja nuk mė dėgjon mė

 

Do kthehem te ti njė ditė

Sėrish te ai loti i zi

Ti atdhe beso dhe mė pritė

Askund nuk ekziston si nėna Shqipėri

 

Poezi nga libri "Njė shi prej bryme"