Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - NJĖQIND VJET TE SHTETIT SHQIPTAR- ASPEKTE HISTORIKE DHE POLITIKE

Shkruan: Esat STAVILECI

www.esat.stavileci.com

NJĖQIND VJET TE SHTETIT SHQIPTAR- ASPEKTE HISTORIKE DHE POLITIKE

 

(Kumtesė e pėrgatitur pėr Akademinė solemne tė Lidhjes Shqiptare nė Botė me rastin e shėnimit tė 100 vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, Frankfurt, 20 tetor 2012)

 

            I ndeshur midis tri mundėsive: tė flas pėr historinė e Shqipėrisė pėrgjatė shekullit XX; diplomacinė e shtetit shqiptar nė 100 vjet tė ekzistimit tė tij apo pėr genocidin e ushtruar ndaj shqiptarėve brenda kėsaj periudhe, u pėrcaktova pėr njė qasje qė, logjikisht dhe nga ana metodologjike, bėn tė mundshme shkrirjen nė njė temė tė pėrbashkėt tė tria kėtyre aspekteve, duke e bėrė pamjen pėr 100 vjet tė shtetit shqiptar mė tė plotė.       

            Fjala ime nuk pėrmbledh vetėm data, ngjarje, dukuri, personazhe, analiza, sinteza dhe “prognoza tė shtrira nė kohė tė gjatė”. Nė 100 vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė janė shfletuar “dokumente, shkresa e shkrime”, po parafrazoj njė thėnie tė Petro Markos, “pėr tė dėshmuar ē’kishim parė e ē’kishim dėgjuar, ē’kishim qarė e ē’kishim kėnduar, ē’ishte e thėnė e ē’na kishin zėnė veshėt” pėr 100 vjet tė ekzistimit tė shtetit shqiptar.

            Disa pėrfundime nė mbyllje tė fjalės do ta pėrmbledhin thelbin e temės bosht tė kėsaj akademie.
            I prirur qė t’i shmangem klisheve dhe stereotipeve nė paraqitjet publike, kumtesėn time po e nisi me njė aforizėm: “Historia e hidhur mund t’i pėrsėritet dhe i pėrsėritet vetėm njė populli dhe njė kombi qė nuk ka mėsuar prej saj”. Shqiptarėt patėn njė tė kaluar tė bujshme. Historia pothuajse asnjėherė nuk iu doli zot. Nė pjesėn e fundit tė fjalės do tė pėrgjigjem, ndėr tė tjera, nė pyetjen: ēka nuk mėsuan shqiptarėt pėr kėto 100 vjet?

            Ne sot shėnojmė dhe festojmė 100 vjetorin e Vlorės, e ballafaqohemi me realitetin e hidhur tė Londrės, qė “na i qepi rrobat pa na marrė fare masėn e trupit”. Po kalojmė 100 vjet pavarėsie tė Shqipėrisė, e cila nuk na u njoh; po kalojmė 100 vjet variacione synimesh kombėtare pėr t’u bėrė “zot i vetės”nė truallin tonė jetėsor; po kalojmė 100 vjet sfidash tė kohės qė e sfiduan vetė kauzėn tonė.

            100 vjet prej pavarėsisė sė Shqipėrisė, shqiptarėt e kanė shtetin qė pėrfshin mė pak se gjysmėn e popullit shqiptar nė Ballkan. Njėkohėsisht, kanė dhe shtetin e Kosovės. Ky ėshtė realiteti shqiptar. Fjala ime do tė jetė mė shumė sintetizuese sesa analizuese; mė shumė medituese sesa verbalizuese dhe mė shumė kritike sesa oportunizuese.

            Vetė shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė shėnon aktin mė tė rėndėsishėm historik tė shqiptarėve pėr 100 vjetėt e fundit. Moszhbėrja e kombit, mbrojtja dhe ruajtja e palcės kurrizore tė tij, ėshtė, tė thuash, arritje mė vete, kur kihen parasysh gjitha trysnitė dhe agresionet e vendeve fqinje, pėr ta zhbėrė shtetin shqiptar dhe gjithė kombin.
Nėse shekulli i kaluar ishte shekull i padrejtėsive ndaj shqiptarėve, ky shekull do tė duhej tė ishte dhe ushqehemi me shpresė se do tė jetė shekull i shqiptarėve.


            1. Historia     

            Pa analizuar shkaqet, theksojmė sesa u pėrket shqiptarėve, Evropa nė tė kaluarėn, cėnoi rėndė tėrėsinė territoriale tė tyre, madje bėri pėrpjekje qė edhe t’i shlyejė nga harta gjeopolitike e saj. Padrejtėsitė e Evropės ndaj shqiptarėve filluan qysh nga Kongresi i Berlinit(1878). Nė tė vėrtėtė, “akti i parė i dramės shqiptare” u luajt nė Shėn Stefan afėr Stambollit, “qytet ku disa shekuj me rradhė do tė vendosej pėr fatin e shqiptarėve”. Akti i dytė luhet nė kryeqytetin gjerman, Berlin, nė tė njėjtin vit, kurse akti i tretė “do tė luhet nė kryeqytetin anglez, nė Londėr, 34 vjet mė vonė”.

            Marrėveshja e Shėn Stefanit prodhoi “dy pasoja tragjike” pėr shqiptarėt: e para, “aty fillon tė zbatohet koncepti politik i zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare*pėrmes copėtimit dhe, e dyta, aty fillon tė pėrfillet spastrimi etnik i shqiptarėve prej trojeve qė pushtojnė fqinjėt ballkanikė”.1
            Pėrfundimi qė mund tė nxirret lehtėsisht nga Marrėveshja e Shėn Stefanit ėshtė “roli i madh i faktorit sllav nė zgjidhjen e ēėshtjes lindore”.

            Kongresi i Berlinit(1878) konsiderohet “gjithsesi ngjarja mė e madhe e kohės nė planin politik, por edhe nė atė diplomatik, e cila, me vendimet e veta, do tė ndikojė nė zhvillimet e gjithėmbarshme historike evropiane, po edhe mė gjerė, pėr t’ua hapur rrugėn pikėrisht atyre koniukturave me tė cilat do tė ushqehen sfera tė ndryshme tė interesit, qė do tė arrinė edhe deri te ditėt tona, do tė ndikojė drejtpėrsėdrejti qė Lidhja Shqiptare e Prizrenit, jo vetėm tė themelohet, por njėherėsh tė marrė edhe kahun qė fillimisht kishte(me kėrkesėn e ruajtjes sė territoreve shqiptare) dhe tė ruajė kėrkesėn e saj kryesore pėr autonomi brenda njė vilajeti shqiptar (qė do tė pėrfshinte tė katėr vilajetet e deriatėhershme tė Shkodrės, tė Kosovės, tė Manastirit dhe tė Janinės), kėrkesė kjo qė e tillė do tė mbetet nė tė gjitha fazat, si njė pėrcaktim historik me shumė dilema dhe vėshtirėsi madje, qė do t’ia hap udhėn zhvillimeve qė do tė ēojnė te shpallja e pavarėsisė sė shtetit shqiptar, nė nėntorin e vitit 1912”.2
            Shqiptarėve nuk iu lejua pjesėmarrja nė punimet e Kongresit tė Berlinit, por ata iu drejtuan “nga jashtė”atij. Nė emėr tė shqiptarėve Kongresit tė Berlinit iu drejtua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila ishte njė organizatė politike, por edhe “njė grup intelektualėsh qė jetonin nė ngulimet shqiptare jashtė Atdheut”.

            Shqiptarėt kishin dy kėrkesa kryesore: e para, kundėrshtimin e copėtimit tė trojeve etnike dhe historike tė shqiptarėve prej vendeve fqinje, dhe, e dyta, krijimin e njė Vilajeti tė Bashkuar dhe qė shqiptarėve t’u njihej autonomia administrative dhe kulturore.


            *Me ēėshtje shqiptare kuptohet “ēėshtja kombėtare e popullit shqiptar”, ēėshtje kjo qė “ėshtė shtruar prej Kongresit tė Berlinit, 1878, veēanėrisht prej Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr, 1912- 1913”.


            Ndėrkohė, edhe pėrfaqėsuesit e Malit tė Zi dhe tė Serbisė kishin kėrkesat e veta nė Kongresin e Berlinit. Ata kėrkuan edhe mė shumė “se ē’iu kishte dhėnė Shėn Stefani”. Tė parėt “kėrkonin edhe Shkodrėn, edhe territore tjera nė Shqipėrinė veriore, ku nuk kishte pasur kurrė malazez”, ndėrkohė qė tė dytėt “kėrkonin edhe Kosovėn, edhe Rrafshin e Dukagjinit”.
Disa fjalė mė shumė pėr Konferencėn e Londrės. Edhe pse Konferenca e Londrės(1912- 1913) u konvokua gjoja “me qėllim qė tė gjindej zgjidhje e krizės ballkanike dhe e vendosjes sė njė rendi tė ri drejtėsie dhe paqe nė Ballkan” ajo, faktikisht, i solli padrejtėsinė e re shqiptarėve. Ajo shėnoi “aktin mė tragjik tė shqiptarėve”. Malit tė Zi dhe Serbisė iu dhanė tokat shqiptare qė ato i kishin pushtuar nė luftėrat ballkanike. Fatin tragjik e pėsoi edhe Kosova.
            Konferenca e Londrės u deklarua kundėr idesė sė njė shteti shqiptar kombėtar dhe pėr njė regjim tė Gjashtė Fuqive tė Mėdha nė Shqipėri. Ambasadorėt vendosen tė mos pėrfillin asgjė “nga gjithė sa ishte bėrė brenda nė Shqipėri pėr organizimin e shtetit tė ri”.

            Gjithė trajtimi i ēėshtjes shqiptare nė Konferenėcėn e Londrės… “nuk ėshtė veēse njė pasqyrė; ishte nė pėrputhje me vetė logjikėn e politikės sė Fuqive tė Mėdha nė ēėshtjen shqiptare: pavarėsia e Shqipėrisė dhe krijimi i Shtetit Shqiptar mendoheshin jo si njė kurorėzim tanimė mė i arrirė i lėvizjes sė njė populli pėr emancipimin e as njė zbatim i ri i parimit tė kombėsisė, por si fryt i lojės diplomatike, si zgjidhje koniukturale nė funksion tė ekuilibrit tė ri tė forcave nė Ballkan”.3

            Konferenca e Londrės ”nuk i pėrfilli asnjėherė ato qė ishin aspiratat dhe interesat e popullit shqiptar si nė momentin e dhėnė ashtu dhe nė perspektivė. Tokat shqiptare u pėrdorėn nga Fuqitė e Mėdha si monedhė kėmbimi nė orvatjet pėr tė pajtuar kontradiktat midis tyre dhe pėr t’u gjetur njė dalje pretendimeve territoriale tė tepruara tė shteteve tė Ballkanit”.4

            Faktet flasin se Konferenca e Ambasadorėve tė Londrės(1912-1913) dhe, mė vonė, Konferenca e Versajės( 1918- 1920) ”i krijuan favore tė gjitha Jugosllavive”, tė cilat “shfrytėzuan rezultatet e luftėrave ballkanike(1912- 1913) dhe brendapėrbrenda kufijve tė tyre pėrfshin Kosovėn dhe trevat e tjera tė shumicės etnike shqiptare”.

            Sipas akademik Gazmend Zajmit, padrejtėsitė e “tė gjitha Jugosllavive” ndaj kombit shqiptar nė Ballkan u manifestuan “nė dy rrafshe historike”. Mbretėria e ish- Jugosllavisė, po sikurse dhe ish-Federata multinacionale e Jugosllavisė, mbėrthyen gjysmėn e kombit shqiptar nė Ballkan, edhe pse si popull josllav, “duke neglizhuar edhe premtimin e dhėnė mbi aplikimin e parimit tė vetėvendosjes nė rastin e Kosovės “qė do tė duhej”, si thuhej, “tė bėhej pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pėr ēka pati njė deklarim politik tė mbėshtetur nga Fuqitė e Mėdha nė Konferencėn e Bujanit(31. 12. 1943 – 1 dhe 2 janar 1944)”.5

            Mirėpo, pas Luftės sė Dytė Botėrore, procedurat ndodhen ndryshe dhe Kosova u aneksua nga Serbia nė kushtet dhe nė rrethanat e administrimit ushtarak nė vitin 1945, edhe pse asnjėherė nuk ishte pjesė e Serbisė. 6

 

 

            2. Zhvillimet

            Pėr 100 vjet tė ekzistimit, shteti shqiptar u shoqėrua me zhvillime nga mė tė ndryshmet.
            Vetė shpallja e pavarėsisė, Shqipėrinė “do ta gjejė nė njė gjendje tė katandisur”. Shteti “ishte i rrethuar nga tė gjitha anėt me ushtri tė huaja pushtuese, tė cilat prisnin qė ai sa mė parė tė ngulfatej ende pa filluar frymėmarrjen”.

            Disa ditė pasi qė nė Vlorė tė jetė shpallur pavarėsia e Shqipėrisė, me 17 dhjetor tė vitit 1912, do tė fillojė Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr. Kėshtu, Shqipėria “kishte kaluar nė skenėn politike evropiane, ku do tė mbetet pėrgjithmonė,pa marrė parasysh tretmanin qė do ta ketė, pavarėsisht nga vėshtirėsitė qė do t’i shfaqen dhe pa marrė parasysh rolin qė do tė luajė nė tė”.7

            Shqipėria qe shpallur shtet, edhe pse hapsira shqiptare, “ishte e pushtuar nga tė gjitha anėt nga ushtritė e Aleancės Ballkanike”. Pėr Shqipėrinė “kishte rėndėsi njohja e ekzistimit tė saj qysh nė fillim, pa marrė parasysh si do tė bėhej kjo, meqė aty ndodhej edhe ēelėsi i zgjidhjes sė shumė ēėshtjeve tė tjera, qė lidheshin drejtpėrdrejt me fillimet e normalitetit, i cili nuk mund tė rikthehej pa largimin e ushtrive tė vendeve pushtuese, tė cilat mbanin peng pjesėn mė tė madhe tė vendit nė rrethanat e gjendjeve ushtarake”.8

            Rėndėsi tė veēantė kishte shkėputja e tė gjitha lidhjeve me Perandorinė Osmane, si “udhė e kapėrcimit nga Lindja nė Perėndim”. Por, “anatema e trashėgimisė osmane” vazhdoi tė jetojė. Mjafton tė kujtohen kryengritjet pro- turke dhe kėrkesa pėr “kthim Perandorisė Osmane”, gjatė viteve 1914 dhe 1915.

            Qeveria e Princ Vidit, pėrkundėr pėrpjekjeve, nuk ia doli ta realizojė synimin pėr njė “Shqipėri evropiane”.* Dėshtimi i Princ Vidit “nuk ishte pasojė vetėm e paaftėsisė sė tij, por edhe nga ca faktorė tė tjerė, tė nxitur nga jashtė”.

            Edhe pse koha e mbajtjes sė Shqipėrisė “nėn mbikėqyrjen ndėrkombėtare”, vendin nuk “do ta nxjerrė nga kriza”, megjithatė, “do t’ia heqė rrezikun e zhbėrjes si shtet”, siē dėshironin fqinjėt. Ishte kjo koha e trajtimit ndėrkombėtar tė Shqipėrisė, nga njėra anė, dhe e dėshmimit tė paaftėsisė sė vetė shqiptarėve “qė tė marrin pėrsipėr fatet e vendit tė vet”, nga ana tjetėr.
*Princ Vidi kishte arritur nė Shqipėri me 7 mars 1914. Pas dhjetė ditėsh, kishte formuar qeverinė shqiptare. Prapaskenat dhe komplotet qė do t’i bėhen Princ Vidit “do tė jenė prapaskena bėrjes sė Shqipėrisė shtet i mėvetėsishėm”.

            Edhe pėrkundėr “zhvillimeve retrograde”, do tė jetė “njė pjesė e mirė e shqiptarėve” tė cilėt as nuk do ta pranojnė aleancėn e dyshimtė me xhonturqit, as “formulėn e Shqipėrisė Osmane”.
            Nė janar tė vitit 1914, Ismail Qemali do t’ia lėshojė pushtetin Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit, me pretekstin e tė qenit “pjesėmarrės nė njė komplot kundėr vendit”. Kjo u shfrytėzua nga Esad Toptani e tė tjerė rreth tij “ta sjellin para njė gjendje tė nderė”.
            Qė nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr e deri te Konferenca e Paqes nė Paris(qė fillon me 18 janar 1919), fatet e Shqipėrisė nuk do tė dihen, sepse nga njėra anė, Fuqitė e Mėdha do ta njohin atė, ndėrsa, nga ana tjetėr, ajo prapėseprapė do tė ripushtohet nga ushtritė e vendeve fqinje.

            Nė Konferencėn e Paqes, ēėshtja shqiptare arriri nė njė tretman qė tė ruheshin “kornizat e Traktatit tė fshehtė tė Londrės tė vitit 1915. Nė Konferencė iu dha mandati Italian ndaj Shqipėrisė.

            Nė Traktatin e fshehtė tė Londrės tė prillit 1915, i lidhur midis Britanisė sė Madhe, Francės dhe Italisė, hapsirėn tė cilėn e mbanin austro-hungarezėt, do ta pushtojnė italianėt, ndėrsa pjesa tjetėr e trojeve shqiptare (Kosova, Maqedonia) do tė ripushtohet nga Serbia”, e cila “do tė futet edhe nė pjesėn e Shqipėrisė Veriore dhe asaj tė mesme, ndėrkohė qė Jugun, me pėrjashtim tė Korēės e Gjirokastrės, ku do tė mbesin forcat franceze, do ta pushtojnė grekėt me pretendimet qė sė paku atje tė instalojnė Vori- Epirin”. 9

            Shqiptarėt u revoltuan. Kundėr vendimeve tė Konferencės doli edhe Lėvizja Kombėtare Shqiptare, e cila nuk kishte ndonjė qendėr tė veprimit tė saj. Pikėrisht, “nė kėtė konfigurim tė ushtrive pushtuese”, Shqipėrinė “do ta gjejė Konferenca e Paqes”.

            Italia, si fituese e luftės, do tė pėrpiqet tė merrė mandatin ndaj Shqipėrisė, do tė “dizanjojė pėrfaqėsimin shqiptar” nga elemente proitaliane nga rradhėt e shqiptarėve.
Shqiptarėt nė mėrgim prore organizoheshin nė koloni pėr te mbrojtur interest kombėetare. Kėshtu, gjatė viteve 1914- 1918, Shoqėria “Vatra”, koloni kjo e shqiptarėve nė SHBA, tė cilėn e kryesonte Fan Noli, do tė pėrkujdeset pėr njė “platformė kombėtare”, e cila, siē mendohej, do tė duhej tė shėrbente si “bazė pėr kėrkesat e shqiptarėve, qė do t’u paraqiteshin Fuqive tė Mėdha”.

            Ndėrkohė, bėheshin organizime edhe brenda vendit. Nė kėtė mėnyrė, demonstratat e mėdha tė nėntorit 1919 si dhe manifestimi i gjerė i frymės patriotike tė shqiptarėve brenda vendit i dhanė shtysėn pėrfundimtare pėrgatitjeve pėr tė thirrur Kongresin Kombėtar(nė Lushnje).
            Nė Kongresin e Lushnjes qė u hap me 21 janar 1920, do t’i thuhet jo konstruktit “Shqipėri myslimane”dhe mandatimit tė Italisė pėr tė vendosur pėr fatet e Shqipėrisė.

            Nė tė vėrtetė, Kongresi i Lushnjes do tė mbahet nė mend pėr tri vendime: sė pari, pėr mospajtimin me projektet e Konferencės sė Paqes dhe pėrcaktimin kundėr ēdo mandati ose protektorati tė huaj; sė dyti, pėr sanksionimin e sovranitetit tė plotė tė shtetit shqiptar dhe, sė treti, pėr rrėzimin e qeverisė sė Durrėsit, veprimtaria e sė cilės vlerėsohej antikombėtare.

            Kongresi historik i Lushnjės do tė nxjerrė qeverinė kombėtare tė Sulejman Delvinės dhe Asamblenė Pėrfaqėsuese, qė do t’ia krijojė legjitimitetin asaj dhe veprimeve tė tjera qė do tė ndėrmerren drejt “rikthimit tė sovranitetit tė Shqipėrisė”.

            Nė qeverinė e Delvinės rol tė rėndėsishėm do tė ketė ministri i mbrojtjes Ahmet Zogu dhe lėvizja patriotike e cila do tė fillojė “tė rikthejė sovranitetin e Shqipėrisė”.

            Lufta pėr Vlorėn do tė jetė “njėra ndėr faqet mė tė ndritshme tė patriotizmit shqiptar, qė jo vetėm do t’ia kthejė Shqipėrisė atė qė i takonte, por me hedhjen e forcave pushtuese italiane nė det, do tė ndikojė edhe nė kahun e Konferencės sė Paqes nė Paris”. 10
Arritja e marrėveshjes sė Delvinės me qeverinė italiane pėr tėrheqjen e forcave italiane nga Vlora e rrethina, pėrfundimisht do ta heqė “nga rendi i ditės” jo vetėm “fantazmėn e Traktatit tė fshehtė tė Londrės rreth copėtimit tė Shqipėrisė dhe si kompensim tė krjimit tė “Shqipėrisė myslimane”, por “do t’i hedhė nė ujė dhe pretendimet greke dhe serbe pėr tė mbajtur pjesė tė tjera tė viseve shqiptare nga ato qė i kishin marrė nė Konferencėn e Ambasadorėve tė Londrės tė vitit 1913...”

            Gjatė viteve 1918- 1924, u zhvillua lufta pėr pavarėsinė, tėrėsinė territoriale dhe demokracinė nė Shqipėri.

            Rezultatet nuk qenė inkuarajuese.

            Qeveria e Durrėsit e fundhjetorit 1918, me nė krye Turhan Permetin, nuk realizoi asnjė program. Ishte “e paqartė sa i pėrket vendimeve tė Konferencės sė Londrės”.

            Ēlirimi i Vlorės dhe asgjėsimi i ndėrhyrjes jugosllave nė kufirin veri- lindor tė vendit “krijuan kushte tė mbara pėr tė qetėsuar disi jetėn e brendshme tė Shqipėrisė”. Por, krizat nuk kishin tė ndalur. Nė nėntor tė vitit 1920 dorėhiqet qeveria e Delvinės. Nė skenė doli kabineti i Iliaz Vrionit. Me 5 dhjetor 1920, miratohet ligji pėr zgjedhjet parlamentare,”tė parat e kėtij lloji nė historinė e Shqipėrisė sė pavarur”.

            Me 12 dhjetor 1922, Zogu bėhet kryeministėr.

            Nė fund tė vitit 1923, rilindi lėvizja mbarėpopullore pėr thirrjen e Asamblesė Kushtetuese qė do tė zgjidhte ēėshtjen e formės sė qeverisjes dhe tė kushtetutės nė Shqipėri. Zgjedhjet u shoqėruan me parregullėsi dhe fallsifikime votash.

            Pas atentatit ndaj tij, Zogu dha dorėheqjen nga posti i kryeministrit dhe u largua jashtė shtetit pėr t’u mjekuar. Me 20 prill 1924, plagė tė rėnda mori Avni Rrustemi dhe vdiq pas dy ditėsh. Pas varrimit, Vlora u bė qendėr e pėrgatitjes sė kryengritjes. Njė “Kėshill administrativ” e drejtoi Fan Noli. Me 16 qershor 1924, u formua qeveria revolucionare me nė krye Fan Nolin. Mirėpo, ndėrkohė ajo e humbi mbėshtetjen e masave. I jepej mbėshtetje Ahmet Zogut, qė jetonte i fshehur nė Beograd. Qeveria e Nolit nuk arriti ta shembė murin e izolimit diplomatik. Me 24 dhjetor 1924, Zogu hyri nė Tiranė. Fan Noli, ndėrkohė, arriti qė tė largohet nga Shqipėria.

 

            3. Kalimi nga totalitarizmi nė demokraci

            Nė Shqipėri kalimi nga totalitarizmi nė demokraci “u krye krahasimisht nė rrugė paqėsore, pa pėrmendur kėtu viktimat nė kohėn e lėvizjes studentore, nė dhjetor tė vitit 1990”.11
            Me 1 dhjetor 1928, Parlamenti Shqiptar miratoi Kushtetutėn e re, sipas sė cilės Shqipėria shpallej mbretėri demokratike, parlamentare dhe e trashėgueshme. Shpallja e mbretėrisė nuk ndryshoi asgjė nė drejtimet kryesore tė politikės sė jashtme dhe tė brendshme tė Shqipėrisė. Shqipėrinė e kishte goditur edhe uria. Kriza ekonomike zgjati deri nė vitin 1934.
            Nė gjysmėn e dytė tė viteve ’30, nė Evropė “erdhi nė pushtet njė bllok qeverish fashiste”. Ato “pėrbėnin njė kėrcėnim tė drejtpėrdrejt pėr Ballkanin”. Rėndėsia strategjikė e Shqipėrisė ishte ushtarake, diplomatike, por edhe ekonomike.

            Nuk do tė bėjmė ndonjė vėshtrim tė veēantė pėr vitet e luftės.

            Pėr kėto 100 vjet, nė Shqipėri do tė ndodhin krijimi I Republikės Popullore; lufta pėr njohjen ndėrkombėtare; zgjedhja e alternativės socialiste; kthesa e vitit 1948; orientimi drejt BRSS-sė; kriza nė marrėdhėnėit sovjeto- shqiptare; “mbėshtetja nė forcat e veta”; prishja me Kinėn; ndarja me totalitarizmin; kthesa e vitit 1990; udha drejt Evropės; fitorja e demokracisė; kthimi I socalistėve nė pushtet; pushteti I demokratėve e zhvillime tė tjera.

            Po ndalemi te ndarja me totalitarizmin.

            Vetėm pas rėnies sė regjimit komunist nė Shqipėri, kur “folėn dokumentet dhe dėshmitarėt”( e paktė), qė kishin mbetur gjallė, u bė e mundur “rivendosja e shkallė-shkallshme e sė vėrtetės” pėr atė qė kishte ndodhur nė Shqipėri. Ajo nuk ishte aspak e kėndshme.Ishte kjo periudha jo e demokracisė, por e iluzionit tė saj.


            4. Njė shembull pėr krimet dhe “vullnetin e fundit tė tė dėnuarve”.

            Pėr krimet nė kohėn e regjimit tė Enver Hoxhės ėshtė folur dhe ėshtė shkruar shumė. Nė arkivat e Shqipėrisė gjenden shumė dokumente qė dėshmojnė krimet enveriste. Do tė sjellim njė Dokument autentik Nr.Extra.Prot. 3/VII/1946. Ky dokument nuk sillet kėtu pėr tė dėshmuar krimet, por pėr tė tėrhequr vėrejtjen pėr “vullnetin e fundit tė tė dėnuarve”. Bėhet fjala pėr idealet e tyre.

            Republika Popullore e Shqipėrisė/Gjykata e Naltė Ushtarake/Prokurorija
Tiranė, 3/VII/1946

            Landa: Mbi ekzekutimin dhe vullnetin e fundit tė denuarvet.

            Gjykatės sė Naltė Ushtarake.Kėtu.

            Sot mė datėn 3 Korrik 1946 n’ora 5 tė mengjesit, u ekzekutuan tė dėnuarit me Vdekje, Qenan Dibra, Hivzi Golia, Sami Ceribashi, Talat Drini, Tut Kėniku, Xhahit Koka, Mehmet-Ali Beshiri, Shaban Balla dhe Ali Kavaja.

            Fjala e fundit e secilit nė ēastin e ekzekutimit ishte:

            1)Talat Drini: Rroftė Shqipėrija me Kosovėn.

            2)Hivzi Golia: Rroftė Shqipėrija me Kosovėn.

            3)Tut Kėrniku: Rroftė Shqipėrija me Kosovėn.

            4)Qenan Dibra: Rroftė Shqipėrija me Kosovėn.

            5)Xhahit Koka : Rroftė Shqipėrija me Kosovėn.

            6)Mehmet- Ali Beshiri: Rroftė Shqipėrija me Kosovėn.

            7)Shaban Balla: Ju lė kujdes familjen.

            8)Ali Kavaja: Rroftė Zogu I -rė Mbret i Shqiptarėvet.Rroftė Shqipėrija me Kosovėn.Vdekjen e kemi hak.

            9)Sami Ceribashi: Mė nė fund t’u plotėsua dėshira o Prokuror. Edhe ti njė ditė do t’a paguash si unė. Rroftė Shqipėrija me Kosovėn.

            Qenan Dibra dorėzoi njė letėr tė drejtuar familjes, me lutje qė t’i dorėzohet.

            Prokuror i Gjykatės sė Lart Ushtarake

            Kapiten I-rė

            Nevzat Hasnedari

           
            5. Ngjarjet e marsit tė vitit 1997

            Ngjarjet e marsit 1997 u shoqėruan me prodhimin e dhunės, rrėzimin e shtetit e “deri nė tronditje tė thellė tė themeleve shoqėrore, politike dhe ekonomike tė vendit”. Kėto ngjarje janė tė kohės mė tė re dhe nuk do tė ndalemi te to.


            6. Diplomacia

            Vetėizolacioni i diplomacisė shqiptare ishte tipari i saj kryesor. Lisen Bashkurti thekson tre formate tė pėrshkallėzuara tė diplomacisė shqiptare: neutraliteti; mbėshtetja nė forcat e veta dhe vetėizolimi.12

            Sipas tij, shkalla e parė pėrkon me dekadėn e viteve ’60, nga prishja e marrėdhėnieve me Bashkimin Sivjetik deri tek dalja nga Traktati i Varshavės; shkalla e dytė pėrfshin periudhėn e dekadės ’70 deri nė fillim tė viteve ‘80; shkalla e tretė pėrfshin vitet ’80 deri nė pėrfundimet e Luftės sė Ftohtė.

            Vėtėneutralizimi i Shqipėrisė “u ndėrmorr nga udhėheqja shqiptare e kohės si qėllim nė vetvete dhe si njė shkallė e parė drejt vetėizolimit”. Shqipėria e kishte mundėsinė “pėr t’u vetėorintuar nė ēdo kohė”. Ajo nuk shfrytėzoi rastin “pėr t’iu bashkėngjitur ēdo aleance, organizate e strukture me ēfarėdolloj karakteri dhe tė ēfarėdolloj hapsire gjeografike e gjeopolitike”.
            Neutralizimi i Shqipėrisė “ishte njė politikė e vetėpėrcaktuar, e pa diktuar nga fqinjėt, nga ndonjė fuqi a organizatė ndėrkombėtare dhe as nga ndonjė konjukturė konfliktuale apo potencialisht kėrcėnuese pėr rajonin”. 13

            Mbėshtja nė forcat e veta dallohet nga izolimi “nė kuptimin e reduktimit tė kėrcėnimit: izolimi bėhet me anė tė realizimit tė procesit tė shndėrrimit tė vendit nė njė faktor jotėrheqės dhe qė pėrjashton automatikisht praninė e huaj tė ēdo lloji; mbėshtetja nė forcat e veta bėhet me anė tė realizimit tė procesit tė vetėsigurimit, duke ngritur vetė kapacitetet ushtarake pėr mbrotjen e kufijve. 14

            Mbi bazėn e kėtij parimi, nė Kushtetutėn e vitit 1976, qe “ndalua marrja e ndihmave dhe kredive tė huaja pėr zhvillimin ekonomik tė vendit tė ēdolloj akitiviteti tė huaj nė vend”. Mbrojtja e vendit qe cilėsua si “detyrė mbi detyrat”. Prishja e marrėdhėnieve ekonomiko- ushtarake me Kinėn nė vitin 1978 e “shnėdrroi nė platformė tė pėrgjithshme parimin e mbėshtetjes nė forcat e veta…”

            Parimi i mbėshtetjes nė forcat e veta “kufizonte ēdo lloj ndihme e bashkėpunimi me jashtė, qoftė tė karakterit ekonomiko-tregėtar, qoftė tė karakterit tė sigurisė kombėtare. Pra, nė thelb, parimi i mbėshtetjes nė forcat e veta shfaqej, sipas Lisen Bashkurtit, “si variacion paraprak i vetėizolimit tė plotė tė vendit nė dekadėn pasuese”.

            Shqipėria ishte njė vend qė gjeografikisht “nuk kishte asnjė arsye pėr izolim”. Ajo shtrihej gjeografikisht “me njė hapsirė tė pafundme komunikimi, lėvizje, bashkėpunimi, me tė gjitha anėt e Kontinentit me Perėndimin dhe Lindjen e Jugun dhe Veriun me njė det tė hapur 500 kilometra. 15

            Nga ana tjetėr, gjeopolitikisht, “vendi nuk kishte faktorė real kėrcėnues fqinjėsor dhe asnjė fuqi madhore apo aleancė ushtarake direkt kėrcėnuese pėr sigurimin kombėtar”.
Startegjia e vetėizolimit shkaktoi pasoja shumė komplekse dhe afatgjate pėr vendin. Pasoja mė e rėndė ishte nga pikėpamja ekonomike. Nė planin e politikės sė jashtme, strategjia e vetėizolimit shkaktoi “shkėputjen e Shqipėrisė nga rrjedhat e dukuritė mė progresive tė kohės, duke e lėnė atė jashtė lėvizjeve e proceseve politike, ekonomike dhe strategjike si dhe jashtė dyerve tė shumė organizatave ndėrkombėtare, evropiane dhe euroatlantike”.


            7. Genocidi ndaj shqiptarėve

            Eshtė e lashtė tendenca e krimit genocidal tė pushtetit serb ndaj shqiptarėve. Fillimi i kėtij synimi dhe “burimi frymėzues” pėr tė ndeshen mė shumė se 100 vjet. Nė vitet 1998 dhe 1999 nė Kosovė, vetėm “sa do tė dalė haptazi nė shesh krimi genocidal i pushtetit serb ndaj shqiptarėve,pėr tė vėrtetuar, qoftė lashtėsinė, qoftė edhe vrazhdėsinė e tij”.

            Genocidi serb ndaj shqiptarėve mund tė vėshtrohet nė tri faza kryesore.

            E para, nxitja e genocidit ndaj shqiptarėve qe nga 1878-ta.

            E dyta, zhbėrja e autonomisė sė Kosovės me ligjet diskriminuese serbe ndaj shqiptarėve nga 1989-ta.

            E treta, zhvendosja me dhunė e terror e 84.000 shqiptarėve tė Kosovės, nė vitin 1999. 16
            Aktviteti i krimit asgjėsues “u mbėshtet nė dokumente zyrtare e shtetėrore dhe nė studime tė mendimtarėve e tė shkencėtarėve serbė, sikurse edhe nė disa vepra tė institucioneve arsimore, kulturore e shkencore tė Serbisė”. 17

            Nė programin e genocitit tė serbomėdhenjve, si shprehet studiuesi Shefqet Hoxha., “vend tė veēantė ka zėnė kolonizimi i tokave tė shqiptarėve tė Kosovės e tė viseve tė tjera tė pushtuara dhe serbizimi, gjegjėsisht sllavizimi i tyre. Nepėrmjet kėsaj rruge, ata synonin tė ndėrronin strukturėn e popullsisė dhe tė pėrjetėsonin sundimin e tyre. Kolonizimi e serbizimi kanė ecur krahas shfarosjes fizike dhe shpėrnguljes sė shqiptarėve nga trojet e tyre historike”.18
            Represioni i pushteti serb mbi shqiptarėt nė Kosovė ishte “shprehje e vrazhdė e konfliktėsisė nė sferėn politike interetnike (sfera etnopolitike) rreth Kosovės”, konfliktėsi kjo e kushtėzuar me “posesivizmin dhe shtetmadhėsinė serbe ndaj Kosovės”. Ai posesivizėm ēonte, pa dyshim, nė “mohim tė pabazė tė sė drejtės natyrore tė popullsisė sė Kosovės”, pra “tė popullit shqiptar pėr vetėvendosje”, fakt ky qė konfliktėsisė shqiptaro-serbe “i jepte pėrmbajtje etno-politike tė theksuar”.


            8. Aktualiteti

            Sot pjesa mė e madhe e hapsirės shqiptare ėshtė “nė agjendėn e Evropės”, por mund tė qėndrojė gjatė nė “sallat e pritjes”. “Ngėrēi i brendshėm politik” po e mban Shqipėrinė larg dyerve tė Evropės. Kosova ende nuk e ka rrumbullakuar statusin nė veriun e saj. Bashkimi evropian mban qėndrim neutral karshi statusit tė pavarur tė saj. Shqiptarėt nė Maqedoni, nė Kosovėn Lindore, nė Mal tė Zi kanė probleme me realizimin e tė drejtave kombėtare tė tyre. Problemi i ēamėve nuk ėshtė ngritur fare. Pėrmendet ndonjėherė sa “ndėrgjegje pėr tė larė”.

            100 vjet pas shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė kanė ndryshuar dhe po ndryshojnė rrethanat dhe aspiratat e shqiptarėve. Shteti shqiptar qė u shpall 100 vjet mė parė”nuk arriti qė tė pėrfshijė nė tė shumicėn e shqiptarėve qė jetojnė nė Ballkan”. Gati gjysma e popullit shqiptar “mbeti jashtė porocesit tė shtetndėrtimit tė Shqipėrisė dhe asaj iu imponua qė “tė pėrfshihet nė procese tė tjera tė shtendėrtimit nė disa vende”. Disa nga ato procese, ende nuk janė mbyllur, pėrfshirė aty edhe Kosovėn qė, siē u tha, “ende nuk e ka rrumbullakuar statusin nė veriun e saj”.

            Shqiptarėt prej objektivit qė tė kenė njė shtet shqiptar, tash pėrballen me objektivin e “tė bėrit pjesė e Evropės sė bashkuar”. Mirėpo, ajo rrugė nuk ėshtė “krejtėsisht e qartė, veēanėrisht pėr Kosovėn qė vazhdon tė “mbetet peng i Serbisė sa i pėrket aspiratave tė veta evropiane…”.19
            Megjithate, pėrkundėr tė gjitha paqartėsive, pėrcaktimi historik i Vlorės mbetet nė programet e disa partive a forcave politike, si nė Shqipėri, ashtu dhe nė Kosovė. Disa forca tė tjera politike e kanė “riformuluar nė nevojėn e projektimit tė hapsirės evropiane ku jetojnė shqiptarėrt autoktonė”.


            9. Ēfarė nuk kemi mėsuar pėr kėto 100 vjet?

            -pėr ndėrvarėsinė e segmenteve tė veēuara tė ēėshtjes shqiptare;

            -pėr domosdonė e paraqitjes si njė komb politik;

            -nuk e kemi kuptuar realitetin qė na ka rrethuar;

            -nuk e kemi parė tė udhės qė tė veprojmė bashkėrisht pėr interesa tė pėrbashkėta;

            -jemi paraqitur nė konferenca ndėrkombėtare pa marrėveshje nė tryeza kombėtare;

            -nuk kemi mėsuar tė ecim nė binarė tė njėjtė dhe nė drejtim tė njėjtė;

            -nuk kemi kuptuar se pa qenė mirė nė Tiranė nuk do tė jetė mirė nė Prishtinė; se pa qenė mirė nė Prishtinė nuk do tė jetė mirė as nė Shkup e Tetovė, as nė Preshevė dhe Ulqin;

            -nuk jemi vetėdijėsuar se jemi njė popull i ndarė padrejtėsisht, por jemi sjellur sikur tė ishim gjashtė popuj dhe sikur tė kishim gjashtė ēėshtje;

            -nuk e kemi mbajtur para vetės kėshillėn: tė mos bashkėpunosh me tė tėndin ėshtė njėsoj sikur t’ia vesh zjarrin shtėpisė sate.


            10. Ēfarė nuk duhet tė harrojmė?

            -se kemi njė gjak, njė gjuhė dhe njė gjeografi qė mund ta mbajė gjallė identitetin kombėtar;
            -se ēėshtja jonė ende nuk njihet si ēėshtje e njė populli tė ndarė padrejtėsisht;

            -se hapsira etnike shqiptare ėshtė njė njėsi kombėtare, historike, gjeografike, gjuhėsore, kulturore e politike.

            ?

 

            11. Ēfarė nuk duhet tė lejojmė?

            Nuk duhet tė lejojmė qė tė rritemi si popull e tė tkurremi si komb.
Pėr tė ecur pėrpara, duhet kujtuar gabimet e sė kaluarės, duhet mėsuar dhe duhet ditur.


            12. Ēfarė Shqipėrie duan shqiptarėt?

            Shqipėria ndien nevojėn pėr ndryshime tė mėdha. Pėr kėto ndryshime kėrkohet gatishmėri e tė gjitha palėve. Ndryshe, nuk mund tė pėrballohen as monopolet politike, as mungesa e shtetit tė sė drejtės, as mungesa e sundimit tė ligjit, as problemet ekonomike, as krimi, as korrupsioni nė rritje dhe as njė dukuri tjetėr negative qė e shoqėrojnė Shqipėrinė nė kėtė fazė tė zhvillimit tė saj.

            Shqiptarėt duan njė Shqipėri mė tė ndėrtuar demokratikisht, mė tė ngritur politikisht dhe mė tė fuqishme kombėtarisht. Por, edhe vetė shqiptarėt duhet tė bėjnė mė shumė pėr Shqipėrinė, sepse vėrtet nuk mjafton vetėm tė jesh shqiptar qė ta duash Shqipėrinė.


            13. Njė numėr konkluzionesh

            Shqiptarėt asnjėherė nė tė kaluarėn nuk vendosen pėr fatin e tyre si popull dhe si komb.
            Problemi qendror me shqiptarėt ėshtė tė mosnjohurit e ēėshtjes sė tyre si njė ēėshtje e popullit tė ndarė padrejtėsisht.

            Shqiptarėt duhet ta rishkruajnė historinė e tyre, sepse ajo, nė tė kaluarėn, qe shkrirė nė historinė e shteteve dhe tė popujve qė sundonin nė trojet e tyre.

            Shqiptarėt kanė dėshmuar se asnjėherė nuk kanė pasur dhe as sot nuk kanė pretendime pėrtej hapsirės sė tyre etnike. Ata asnjėherė nuk ishin pushtues, ndėrkohė qė shumė koihė qenė tė pushtuar nga shtetet fqinje, kryesisht nga shteti serb.

            Qendrat ndėrkombėtare tė vendosjes pėrdorėn standarde tė dyfishta nė zgjidhjen e konflikteve ndėretnike. Ato, nga njėra anė, pranuan ndryshimin e kufijve me dhunė e genocid nė mjediset heterogjene etnike, ndėrsa, nga ana tjetėr, mohuan vetėvendosjen e shqiptarėve nė hapsirėn e tyre homogjene etnike.

            100 vjet prej pavarėsisė sė Shqipėrisė, ēėshtja shqiptare nuk mori fizionominė e plotė tė zgjidhjes sė saj.20

            Ndonėse nė pėrmasa mė tė dobėsuara, Kosova, e shpallur shtet sovran dhe e pavarur, vazhdon akoma tė jetė nėn trajtimin ndėrkombėtar.

           
            14. Ēfarė u duhet shqiptarėve?

            Tė kuptuarit e ēėshtjes shqiptare si njė ēėshtje duhet tė zė vendin qendror dhe tė bėhet kryefjalė e mendimit politk tė tyre.

            Shqiptarėve u duhen qėndrime tė pėrbashkėta pėr ēėshtje tė pėrbashkėta duke marrė vendime tė mėdha pėr ēėshtje tė mėdha dhe duke mos e gjymtuar, por duke e mbrojtur dhe ruajtur tėrėsinė e ēėshtjes.

            Integrimet kombėtare duhet tė kultivohen dhe tė zhvillohen e pėrparohen mė shumė. Nuk ka pothuajse asnjė fushė tė jetės nė tė cilėn shqiptarėt nuk mund tė bėhen bashkė nė projekte mbarėkombėtare. Kėtė nuk mund t’ua ndalojė askush. Barrierat e brendshme nuk duhet tė bremėzojnė pėrpjekjet pėr t’ i bashkuar resurset nė vlera mbarėkombėtare.

            Mė nė fund, shqiptarėt duhet tė aftėsohen qė t’i flasin tė nesėrmes dhe tė pasnesėrmes, nė mėnyrė qė tė merren me tė ardhmen e tyre.

            Nė tė gjitha kėto procese, Shqipėria mban njė pėrgjegjėsi mė tė madhe. Nė raportet e brendshme, duhet tė kalojė nga “demokracia e qeverisur” nė “demokracinė qevererisėse”, ndėrsa nė raportet me shqiptarėt e tjerė tė shpėrndarė, prej saj kėrkohen “pozicionime mė tė zhdėrvjellta, duke e qėruar strumbullarin e politikės shqiptare nga nyjat e lėkurat e panevojshme qė janė ruajtur pėr shumė kohė”.



            Shėnime bibliografike


            1-Rexhep Qosja, Ēėshtja shqiptare, historia e politika, Prishtinė, 1994.

            2-Jusuf Buxhovi, ”Kongresi i Berlinit 1878”, Historiografi, “Faik Konica”, Prishtinė, 2008
            3-Shih: Arben Puto, Pavarėsia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive tė Mėdha, “8 Nėntori”, Tiranė, 1978.

            4- Po aty.

            5-Esat Stavileci, Ēėshtja e Kosovės nė veprėn e Gazmend Zajmit, Shoqata e Pavarur e Juristėve e Kosovės, Prishtinė, 1997.

            6-Pėr kėtė nė kumtesėn e autorit tė kėtij punimi nė Konferencėn Shkencore tė organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovės “100 vjetori i pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe Kosova 100 vjet pas”, Prishtinė, 13 shtator 2012.

            7-Jusuf Buxhovi, Nga Shqipėria Osmane te Shqipėria Evropiane, “Faik Konica”, Prishtinė, 2010.

            8 -Po aty.

            9 -J. Buxhovi,po aty.

            10 -Po aty.

            11-Nina Smirnova, Historia e Shqipėrisė pėrgjatė shekullit XX, “Ideart”, Tiranė, 2004.

            12-Shih: Diplomacia shqiptare, vėllimi i III, Tiranė, 2004.

            13-Po aty.

            14-Po aty.

            15-Po aty.

            16-Mė gjerėsisht: Esat Stavileci, Lufta e Kosovės 1998-1999 dhe disa mendime pėr tė ardhmen, Shqiptarėt nė shekullin XX, Universite Libre Internationale Bruxelles, Bruksel,2012.
            17-Shih kontributin e Pajazit Nushit nė librin: Esat Stavileci, Pajazit Nushi, Tė vėrteta pėr Kosovėn, shqip e anglisht, Lidhja Shqiptare nė Botė, Prishtinė, 2000.

            18-Shqiptarėt nė shekullin XX, Universite Libre Internationale Bruxelles, Bruksel, 2012.
            19-Veton Surroi, “Koha Ditore”, Prishtinė, 9 qeroshor 2012.

            20-Shih: Esat Stavileci, Pavarėsia e Shqipėrisė dhe ēėshtja e pazgjidhur shqiptare, Konferencė Shkencore nė Institutin Albanologjik, Prishtinė, 11 e 12 qershor 2012.