Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

kulturė 6 - NJĖ DRY PREJ DYLLI

Shkruan: Xhevahir CIRONGU

 

NJĖ DRY PREJ DYLLI

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha, "Njė dry prej dylli" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

      

 

 

 

  

            Fjala e redaktorit

 

            Zėri i poezive kanė kurorė mėndafshin e tokės Arbėrore

 

            Nuk ėshtė rastėsi, ndoshta do ta emėrtoja si njė dėrgesė e zbritur prej qiellit kėtu gjer nė tokė poetin e fjalėn e tij tė shkruar, sepse nė ēdo frymėmarrje dhe tingull qė del nga shpirti i vetė poetit, ngjan si mėndafsh dhe e thotė ėmbėl vargun kur e shkruan nė letėr ‘’Jam kėtu, po tė pres me llavėn e ngrohtė tė shpirtit tim qė buron nga toka qė mė lindi sė bashku me germat shqipe, me fjalėn e magjishme tė nėnės plot tingull e melodi, tė mbėshtjellė si njė kurorė me mėndafshin e tokės Arbėrore!’’. Nė gjithė korpusin e  poezive tė shkruara nga dora e poeti Adem Zaplluzha, gjen tė parat fjalė: Atdhe, nėnė, flamur, liri! Tė gjitha kėto janė tė shkrira nė njė tė vetme, dhe kur bashkohen ato formojnė shkėmbjete dhe marrin forcė e ndriēojnė si gur xehori kur poeti i derdh si ujė i Lumėbardhit  tė qėndisura me  fije mėndafshi germat e fjalėt shqipe nė fletėt e bardha nėpėr libra.

            Poeti Adem Zaplluzha ėshtė njė kronikan i vetėdijshėm i kohės qė jeton ai, por edhe  qė e jetojmė edhe ne. Ai ka veēori tė veēanta si poet, sepse kohės dhe fenomeneve tė saj, iu qėndron nė krye, i prek shqetėsimet e shoqėrisė njerėzore dhe na i pėrcjell ato me tėrė forcėn e tyre me mėnyrėn e stilin tė shkruarit tė vargut poetik. Nė vargjet mbizotėron thjeshtėsia dhe lartėsohet kuptimi i tyre qė marrin vlera edukative e filozofike kur i lexon ato.

            Tingujt e vargjeve tė poezive kanė nė vetvete dashuri, dhimbje, por edhe rebelim deri aty sa shtron pyetjen se: ‘’ Duhet ta largojmė nga vetja ne si qenie njerėzore urrejtjen pėr njėri- tjetrin, por shkon edhe deri atje kur thotė se kombet e popujt duhen tė ndėrtojnė ura bashkėpunimi miqėsie dhe tė largojnė urrejtjen nga vetja, sepse kjo e fundit sjell vetėm regres dhe jo zhvillim e pėrparim shoqėror midis popujve e kombeve’’.

 

            Vetė poezia ėshtė trungu dhe fryti i ndėrgjegjes sė poetit

 

            Nė kėtė vėllim tė ri me titull ‘’Njė dry prej dylli’’, ėshtė i ndarė nė tre cikle. Tė tre ciklet  e paraqitura pėrshkohen me njė varg tė lėmuar mirė tė poezive. Ato kanė lidhje harmonike, por dhe fill pėrshkrues i mendimeve dhe tėrėsia e mesazheve kanė  lidhje organike me njė zė qė buron fuqishėm tė brendshėm, tė kapshėm nga lexuesi me lehtėsi qė tė mbetet nė memorie kur e lexon atė. Pra, kėto veēori dalluese e bėjnė poetin Adem Zaplluzha tė pranueshėm tė lexohet me lehtėsi, por na jep edhe forcėn e fjalės sė shkruar qė na ndėrgjegjėson si qenie njerėzore pėr tė bukurėn, pėr kurorėn e Dashurisė njerėzore! Autori sjell kohėn e shkuar midis nesh, i jep jetė, frymėmarrje tė djeshmes, pra e ringjall duke pėrshkruar ngjarje e tė afron tek e nesėrmja plot shpresė pėr ta jetuar jetėn sot, nesėr e pėrgjithmonė. Ai me poezinė na paraqitet me kėtė vėllim si njė shtegtar qė rend drejt dashurisė njerėzore, por me vargun e tij shėron edhe plagėt e shoqėrisė njerėzore nė pėrgjithėsi, e nė veēanti tė kombit tė vetė. Poeti Adem Zaplluzha ka zgjedhur fjalėn dhe poezinė pėr tė shėruar plagėt e Atdheut, sepse pushtuesit nė radhė tė parė popullit shqiptar i kanė vrarė fjalėn, gjuhė, kulturėn, pastaj i kanė marrė edhe jetėn, lirinė etj. 

            Titulli i librit ‘’Njė dry prej dylli’’ ėshtė sintezė e njė metafore e gjetur qė rrok gjithė brendėsinė e pėrfshirjes sė poezive tė kėtij vėllimi  poetik. Autori ka ditur tė gjejė atė dry prej dylli e ta vendosė nė kornizėn e shpirtit tė tij tek poezitė e librit, me qėllimin e vetėm qė shkronjat shqipe dhe vargu i shqipėruar tė mos ketė kurrė ndryshk, por vetėm tingullin e jetės dhe t’i japė oksigjen lexuesit.

    Kėtė e gjejmė tė konkretizuar nė poezinė ‘’Njė dry prej dylli’’ nga ku ka marrė edhe titullin ky vėllim.

 

 ‘’Pulėbardhat ēukitin

Nėpėr dritaret e anijeve tė pėrmbytura.

Zėri i trishtuar i ujit

Dėgjohet diku larg nė Mesdhe’’

 

 ‘’Bunaca e pėrgjumur

 Numėron ēastet e fundit tė kėsaj nate.

Edhe pak kohė ka mbetur

Derisa tė hapen portat e mbyllura tė ujit’’.

 

            ...Por ky ujė dhe shi i pranverės sė jetės s’ka tė ndalur. Ai vazhdon rrugėtimin e tij. Ndaj poeti bėn edhe gjetjen tjetėr fosforeshente nė pika uji, e ndėrton varg me ngjyrat e pranverės tė cilat i lag shiu pranveror. E ku ka mė bukur, - thotė poeti qė vargu poetik tė lahet me shiun e pranverės!?

 

 ‘’ Po bie shiu i ēmendur i pranverės,

Vetėm zėri i shthurur i natės

E cila tundet nė largėsi.

Mund tė matet sonte

Me thellėsitė e tasave tė ndryshkur.

 

            Ndėrsa te poezia ‘’ Oxhaku gjysmė i shembur’’ poeti ka gjetjen e dhimbjes shpirtėrore, dhe ai e shpreh hapur kėtė plagė e cila kėrkon shėrim. E gjithė poezia pėrshkruhet nga lirika e vargut dhe ka pėrbėrės tė shumtė metaforikė, kjo e lartėson poezinė dhe pėrcjell mesazhe tė forta te lexuesi. Mė konkretisht:

 

‘’Nėpėr muret e rrėnuara

Kanė mbetur vetėm plagėt..,

Dhe shenjat e gishtėrinjve

Njė dritare e thyer

Nuk mbyllet mė asnjėherė’’.

 

“Nėn pemėt e kopshtit tė dhunuar

Si flamujt e pikėllimit valojnė,

Pjesėt e njė fustani tė grisur

Buzė greminės sė mendjes

Dėnes mbrėmja e plagosur nė shpirt ’’.

 

            Me tė njėjtėn metaforike pulson edhe nė poezinė

 

‘’Mėngjesi i klonuar nė sterrė’’

 

 ‘’Hapen dhe mbyllen dyert

Sėrish hapen,

Bozhuret kanė mbetur pa ngjyrė

Kudo mbisundon ajo e gjakut.

 

Nė buzėt e njė fėmije

Si lulja e pranverės ēelė trishtimi;

Mėngjesi i klonuar nė sterrė

Me tė dy duart e ditės i mbulon sytė ’’.

 

            Poetin Adem Zaplluzha e mundon edhe pengu i kujtesės. Pikėrisht ndaj kėtij fenomeni shoqėror, ai bėn thirrje qė tė mos harrojmė tė kaluarėn, por ajo tė jetė njė mėsim pėr tė tashmen e tė ardhmen qė brezat tė dinė se ē’ėshtė falja, besa e dashuria ndaj tė tjerėve e vetes, sepse kjo urė dashurie sjell vetėm pėrparim e zhvillim shoqėror. Kėto i gjen nė pasqyrėn e vargut te poezia ‘’ Mbetem peng i kujtesės’’.

 

 ‘’Po qė se e pranon vdekjen

Ti qė nė fillim tė rrugės,

Je njė  hije e vdekur.

Njė tel i hollė argjendi

Mbrėmė u kėput nga kitara e trishtimit’’....

 

Poet – Durrės,  maj 2015