Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Nikollė Kėrhanaj

NIKOLLĖ KĖRHANAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

NIKOLLĖ KĖRHANAJ

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         Nikollė Kėrhanaj u lind nė Zym tė Hasit mė 05 dhjetor 1943. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, Normalen nė Prizren ndėrsa Fakultetin Filozofik, Dega Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe nė Prishtinė. Gjithė jetėn punoi nė arsim.

            Krahas  punės me mbledhjen e krijimtarisė popullore e kulturėn tradicionale materiale-shpirtėrore nė pėrgjithėsi, kryesisht nė Has, andaj edhe ėshtė bashkėpunėtor i jashtėm i Institutit Albanologjik nė Prishtinė. Herė pas here paraqitet edhe nė shtypin e pėrditshėm, nė gazetat “Bota Sot”, ”Koha Ditore” e “Zėri” si dhe nė revistat periodike “Fidani”- Prizren, “Drita” -Prizren, “Bashkėsia Jonė” - Gjakovė (tash e ndėrprerė) me punime publicistike.

            Ėshtė veprimtari  jetės kulturore e arsimore nė Zym e Has. Bashkėthemelues i Klubit letrar “Shtjefėn Gjeēovi” dhe SHKA-sė “Katarina Josipi” nė Zym, i redaksisė sė fletushkės “Zėri i Hasit” i revistės rajonale “Etja” tė Hasit dhe “Zėri i Malėsorit” nė Gjonaj. Ėshtė kryetar i shoqatės “Kolping” -Kosovė me seli nė Prizren. Merret edhe me poezi.

            Deri mė tash ka botuar kėto vepra:

            -“Zymi i Hasit” -fletė palesė me bashkautor Frrok Kristajn, botim i Klubit letrar “Sh. Gjeēovi”, Zym, 1996;

            -“Abetarja e Zymit” -monografi e shkollės fillore “Shtjefėn Gjeēovi” nė Zym, shtypur nė “Drita” Krushė e Madhe, 1997;

             -“Zoja e Hasit” - monografi e kishės nė Zym me bashkautor At Ndue Kajtazin, botues Kuvendi Franēeskan nė Gjakovė, shtyp nė “Nova Makedonija”, Shkup, 2000;

            -pėrmbledhje vjershash “Zana e Pashtrikut” -shtėpia botuese “Bogdani-Pashku”, Prishtinė 2003;

            - “Zėri i Zymit” -buletin informative-kisha katolike e Zymit me don Albert Krista, Zym, 2006;

             - “Zymi i Shtatė Kodrave” -monografi e fshatit, botimi,  Klubit letrar “Shtjefėn  Gjeēovi” shtypur nė BAF- Grafik, Prizren, 2008; “;

            -“Kisha e Zojės sė Hasit” -Historik i shkurtėr-fletė palesė, Zym, 2010;

             -“Tempulli i Librit” - monografi e bibliotekės “Pjetėr Bogdani” nė Zym, Klubi letrar “Sh. Gjeēovi” nė Zym, shtyp nė BAF- Grafit, Prizren, 2010; ,

            -“Takimet e Gjeēovit 1971-2006” me bashkautorė, botim i Klubit, shtypi “TIMEGATE” -Prishtinė, 2007; nė vazhdim almakakėt: “Takimet e Gjeēovit 2007’8’9 e 10, 11, 12, 13, 14 e 2015” me bashkautorė, “Timegate” – Prishtinė

            -“Zymi i Hasit” – guide turistike me bashkautorė. U shtyp nė “Dukagjini” - Pejė, 2011.

            -  “Kronistoria e shkollės nė Zym”, Zym, 2014

            Ėshtė redaktori  disa monografive, veprave nė prozė e nė poezi.

            Nikollė Kėrhanaj ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės nga viti 2001.

            U pensionua nė dhjetorin e 2008-tės dhe jeton nė vendlindje.

 

 

 

 

MESAZHI I PAVARĖSISĖ

 

Si tė gjithė, ashtu edhe unė,

Pyesja profesorin,

Ē’vlon nė shpirtin tim?

Profesori i sociologjisė heshtte,

Peshonte situatėn me kokė - ulur,

Vėshtronte horizontalisht,

Mendonte e thellohej vėrtikalisht’

Matėte globin tokėsor.

- Ėshtė skeptik,

Heshtje pėr meditim.

…

Unė e shaloj atin e atkisė

Vrapoj  rrafshit e brisė

…

Nė Ditėn e Shenjtė tė Dymijė e Tetės

Marr mesazhin prej Gjermanisė:

Nga miku Valter Dissinger:

- Urime - Ditėn e Pavarėsisė!

 

Prej sė largu i lidhim

Mendimet e shikimet

- Thyhet heshtja e skepticizmit,

Pėrfundon meditimi

 

Nė mesin tonė lulėzojnė horizontet

Pėrqafimet vazhdojnė me fjalėt:  

- Urime, urime!

 

 

NĖNĖ E BOTĖS

 

Nga sytė,

Lotėt shprehin dashuri.

Nga goja,

Fjalėt pikojnė mjaltė.

Dhembja,      

Zemrėn ia gdhendė si me daltė.

Nėnė e Botės,

Shpirtmadhe e zemėr gjerė.

Trupin dhe vetveten,

Pėr tė gėrbulurit,

E shtrydhi si limonin,

Ia fali tė varfėrve.

Tokės ia la njė grusht eshtra,

Shpirtin ia fali gjithėsisė,

Vendlindjes e Dardanisė,

Famėn Perėndisė

Mbeti vetėm emėr:

- Nėnė e Dashurisė.

 

 

PAK DITĖ NĖ KURBET

 

Unė e puthja pragun e derės

Kur nisesha pėr kurbet.

Ti nėnė, vėshtroje pragun,

Puthe tė puthurėn time.

 

Sa here tė bie ndėrmend

Pėr mua - djalin tėnd tė vetėm

Drejtojė  sytė nė prag tė derės

Aty takohet dashuria jonė.

 

Edhe Ju nga unė

I keni drejtuar sytė

Tė takohen shikimet

Diku nė mes tė rrugės.

 

Tri herė trokit nė xham

Do tė lajmėrohem n’oborr

Veshur me mantel tė bardhė

Pėr tė dėftuar se jam duke ardhė.

 

Aty, nė mes tė rrugės

Shkrepin shkėndijat

Pėr ritakim familjar.

           

 

GJEĒOVI  LIGJĖRON

 

Fuqia e mendjes

Fjalės dhe pendės

Ishte ligjėrimi i Gjeēovit

Nė Kanunin e Dukagjinit.

Aty ku shkriu talentin

Fuqinė e trimit e guximit

Grumbulluar nė shpirtin e Tij

Nga parimi pėr drejtėsi,

Pėr liri nė Shqipėri

Nderė, besė, burrėri e liri

Mbledhur nė Gomsiqe,

- kur ishte i ri...

       

 

EMOCIONI I PASTĖR

 

Nuk jam ithtar i dhunės

Kur flet dikush pėr paqe,

Unė derdhi lot gėzimi.

 

Kur dikush mė donė me zemėr

Emocionet mė gufojnė

Unė derdhi lot nga shpirti.

Edhe pėr tė bijtė qė i kam pėr emėr

E pėr vajzėn qė e kam pėr zemėr

Unė derdhi lot nga shpirti.

Janė lotėt nė mbrojtje tė tyre.

 

Qofshin tė bekuara

kėto troje stėrgjyshore,

Tė bekuar qofshim

Edhe ne qė mbrojmė,

I bekuar qoftė ēdo atdhetarė

Unė derdhi lot se jam shqiptarė.

 

Emocionet shpėrthejnė nga njė

skutė e thellė e shpirtit

Pėr tė derdhur lot mallėngjimi.

E di qė vaji s’ėshtė i burrave,

Kėta s’janė lot pėr mort’e zi

Janė lot nga shpirti human

Qė trimat e burrat bėhen edhe “kurban”.

 

Emocioni - vullkan qė s’shuhet

Me vullnet as me dhunė

Me tė shpreh:

Dashuri,

Mirėsi,

Miqėsi,

Mirėqenie e

Respekt

Pėr ēdo njeri!