Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Nice to be your friend

Shkruan: Agron JASHARI

      

NICE TO BE YOUR FRIEND

 

...nė ditėlinjdėn e mikes sime mė tė mirė Remzije Osmani,

dedikuar edhe tė gjithė miqve tė mi mirė...

 

 

            ...e bukur ėshtė tė jesh mes njė kopshti me trėndafila dhe tė kesh mė tė bukurin nė dorė dhe tė dehėsh nga aroma e tij. Kėnaqėsi ėshtė tė jesh i ulur pran njė ujėvare dhe tė humbasėsh  nėn melodinė ēlodhėse tė ujit qė bie  mrekullueshėm; apo tė jesh i hipur mbi njė fluturake dhe ta kesh si nė pėllėmbė tė dorės, tokėn pėrfundi. Tė shohėsh kaq shumė e kaq gjėra njėherėsh dhe ta shohėsh se si sa me lartė qe shkon toka bėhet mė e vogėl dhe qielli mė i madh i mė paanė...

 

            ...kam dėgjuar, kam lexuar, kam medituar, po jam bindur vetėm pasi e kam pėrjetuar se asnjėra nga kėto qė thashė, e shumė tė tjera si kėto, nuk ėshtė ndėr dhuratat mė tė ēmueshme qė ZOTI i ka dhėnė njeriut nė kėtė botė...!

 

            ...ka diēka tjetėr! Ka diēka tjetėr qė vlen mė shumė, qė tė jep krah. Ka diēka tjetėr qė vet Zoti i madh tė gjendėt afėr pėrmes saj, tė flet shpesh pėrmes saj e shpesh tė ulet gju me gju me ty dhe ta thotė porosinė hyjnore. Tė tregon se nuk je vetėm, tė tregon se nėse do mundesh tė arrish gjithēka, tė tregon se ēdo dhimbje ėshtė kaluese, qė tė tregon se sa e bukur ėshtė jeta dhe sa e mrekullueshme  ėshtė dashuria, sa e fuqishme ėshtė butėsia  dhe sa e pashtershme ėshtė mirėsia...!

 

            ... kjo dhuratė gjendėt rrallė, kjo dhuratė dhurohet rrallė...

            Kjo dhuratė s’mund tė vij nga askush tjetėr pėrveē nga Zoti, prandaj vlen tepėr, tepėr...

            Kjo dhuratė meritohet, ėshtė shumė delikate po se mirėmbajte me dashuri, sinqeritet dhe ēiltėrsi. Po e keqpėrdore minimalisht nė pėrputhje me ligjin e pėrbuzjes dhe mosmirėnjohjes, do ta humbasėsh pėrgjithmonė...!

 

            Sa shumė do humbisnim po e humbėm njė dhuratė tė tillė!

 

            Kjo dhuratė quhet: ”njė mike e mirė”

 

            ...e kam pasur ne dorė trėndafilin mė tė bukur nė botė me aromėn mė dehėse. Mė ka bėrė tė ndihem mirė, mė ka folur me gjuhėn e tij, me heshtjen e tij, me petalet, me ngjyrat, por jo gjithēka e kam kuptuar. Kam qėndruar i relaksuar pran ujėvarės me gurgullimė melodioze, rrethuar me borė e me lule, me tė katėrtat stinė nė tė njėjtin vend, nė tė njėjtėn kohė, po pėrsėri diēka, qė s’dija ta shpjegoja, nuk ma ofronte dot. Kam shėtitur  edhe me fluturake  duke shijuar  nė thellėsinė e shpirtit kėtė ndjenjė mahnitėse - ishte vėrtetė fantastike! Mė ėshtė dukur  nė ato ēaste se nuk ekzistonte e kaluara dhe e ardhmja, por vetėm e tashmja. Kam pas  edhe njė gurė tė ēmueshėm  qė ndonjėherė me bėnte tė ndihesha mė me vlerė,  por e kam flakur sepse shpejt nisi tė mė thoshte se ishte ai qė kishte vlerėn e jo unė... megjithė tė tėra, tė tėra vetėm tek njė mike e mirė si ti i kam gjetur kėto gjėra njėherazi, vetėm njė mike e mirė si ti mė ka bėrė tė ndihem  i hareshėm nė shpirt, i nevojshėm nė kėtė botė, me vlera tė veēanta dhe ma ka thėnė nė mėnyrėn mė tė qartė e me tė kuptueshme atė qė kam dashur ta dėgjojė, atė qė kam pasur nevojė tė ma kujtojnė...

 

 

            ...vetėm njė mike e mirė si ti ka dashur dhe ka ditur tė mė bėjė tė qesh me lot.

            Vetėm njė mike e mirė si ti ka dashur dhe ka ditur ta kthej mbrapsht pėrpjetė njė lot qė veēsa ishte gati pėr tu rrokullisur teposhtė.

            Vetėm njė mike e mirė si ti ka dashur dhe ka ditur tė ma thajė njė lot qė tashmė kish rrėshqitur.

 

            Vetėm njė mike e mirė si ti ka dashur dhe ka ditur tė ma pėrkujtojė tė vėrtetėn e bukur atėherė kur nė mendjen time ajo ishte mbuluar nga gėnjeshtra e shėmtuar.

 

            Vetėm njė mike e mirė si ti ka dashur dhe ka ditur tė ma thotė njė tė vėrtetė prekėse dhe tė papėlqyeshme nė mėnyrėn mė tė butė tė mundshme dhe sa mė pak lėnduese.

 

            Vetėm njė mike e mirė si ti ma ka pėrkujtuar se kam njė mike diku, atėherė kur miqtė e rrejshėm mė kishin braktisur.

 

            Vetėm njė mike e mirė si ti ma ka pėrkujtuar se “ke edhe njė mike mė shumė” atėherė kur miqtė e mi mė tė mirė mė rrinin pėrreth.

 

            Vetėm njė mike e mirė si ka dashur dhe ka ditur tė mė thotė se tė kam mik dhe tė jam afėr dhe do tė jem afėr, jo pėr shkak tė bukurisė tėnde , as pėr shkak tė njė pozite tė lartė, as pėr shkak tė ndonjė pėrfitimi material, as pėr shkak tė emrit tėnd  qė mund tė kesh...

 

            Vetėm njė mike e mirė si ti ka dashur dhe ka ditur tė mė thotė se tė kam mik dhe tė jam afėr dhe do tė jem afėr vetėm pėr shkak tė shpirtit tėnd ! E sa tė tjera fjalė mė tė bukura se kjo mund tė jenė mė tė magjishme, mė tė dėshirueshme dhe mė shėndetshme pėr njė shpirt njeriu...

 

            Vetėm njė mike e mirė si ti meriton qė unė t’i lutem tė Mirit Zot me pėrgjėrim qė ti, pėrgjithmonė t’i kesh tė gjitha tė mirat e nevojshme me bollėk dhe qė tė tė mungojė krejtėsisht, pėrjetėsisht edhe e keqja mė e vogėl...

 

 

            Prandaj mikja ime e mirė unė sot, ne ditėn e festės tėnde, kam diēka pėr tė thėnė, diēka qė nė heshtje e kam thėne shpesh, diēka qė me vete e kam pėrsėritė sa e sa herė, por qė edhe nė e paēa thėnė me zė tė lartė, dua tė ta them pėrsėri:

            E para ėshtė se dua t’i them me pėrulje Zotit tim: FALEMINDERIT  nga shpirti qė mė fali miqėsinė tėnde dhe, e dyta, dua tė tė them ty: “NICE TO BE YOUR FRIEND”