Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Zona e muzgut - Ngjarje qė tė lėnė pa mend

Shkruan: Hasan HAMĖZBALA

 

           Nga pėrvoja mistike e njerėzve tanė

 

            NGJARJE QĖ TĖ LĖNĖ PA MEND

 

           Nė shtėpinė tonė filluan tė ndodhin disa fenomene misterioze. Fenomene tė pashpjegueshme e tė ēuditshme. Madje, aq tė ēuditshme, sa pėr njeriun qė nuk ka pasur rast t’i pėrjetoj kėto, vėrtet mund tė jenė edhe tė pabesueshme. Ashtu, siē kanė mundur tė jenė tė pabesueshme edhe pėr ne, para se tė na binin nė kokė...

 

            Nė lagjen “Tusus” tė Prizrenit ndodhet shtėpia e Akip Shahinit nga Prizreni, ku qe shumė vite me radhė, xha Akipi jeton me plakėn e tij dhe me katėr djem, tė gjithė tė martuar, qė sė bashku me reja dhe nipa e mbesa, pėrbėjnė gjithsej 24 anėtarė tė familjes.

            Njė familje e qetė, me djem tė mbarė e punėtorė, dhe njė shtėpi “e gjallė”, siē do tė thuhej nė popullin tonė - janė karakteristikat e para qė tė bien nė sy kur, pėr tė parėn herė, ndodhesh nė kėtė familje. Katėr shtėpi nė njė oborr i kanė ndėrtuar ata tė xha Akipit, pa meshkuj nė botėn e jashtme, por vetėm me punėn e mbarė qė kėtu e bėjnė. Respektivisht, djemtė e xha Akipt kanė dy gjellėtore: njė nė Prizren dhe njė tjetėr nė Pejė, ku fitojnė mirė. Kurse xha Akipi ka edhe tokė pune...

            Dhe tė gjitha premisat materiale janė tė favorshme, qė do tė duhet tė mundėsonin njė jetė tė qetė familjare dhe njė kėnaqėsi nė gjithė atė begati e nė gjithė ato tė mira materiale, por - njė hall qė i ka rėnė mbi kokė kėsaj familjeje, nuk u lė qetėsi e as kėnaqėsi shpirtėrore anėtarėve tė saj.

 

Nė foto shihet regalli i djegur,  pothuajse plotėsisht i dėmtuar,  nė dhomėn e Ali Shahinit, i shkaktuar nga duart e padukshme dhe e pashpjegueshme pėrmes mendjes dhe logjikės

            Problemet lindėn pas njė viti martesė

 

            Qe tri vjet me radhė reja e djalit tė vogėl, Nafija, me prejardhje nga K. Ėshtė e sėmurė rėndė nga njė sėmundje shpirtėrore. Kurrė mė parė nuk ka qenė e sėmurė. Edhe njė kohė pas martesės me Aliun nuk pati kurrfarė probleme. E ēonin mirė dhe kishin harmoni me njėri-tjetrin. Problemet e tyre lindėn pa u mbushur njė vit i plotė nė martesė. Nafija filloi ta humbte vetėdijen. Respektivisht ajo binte nė njė gjendje tė ndryshuar tė vetėdijes dhe ajo gjendje zgjaste jo pak kohė... shpeshherė edhe nga disa orė.

            Nė fillim, natyrisht, iu drejtuam mjekut - fillon rrėfimin hallemadh Aliu. Neuropsikiatri, pas dėgjimit indiferent tė pėrshkrimit tė sėmundjes nga ana jonė, Nafijes i preferon t’i bėnte gjithė analizat dhe incizimin e kokės nė EEG. Dhe, ēuditėrisht, tė gjitha analizat e trurit e tė trupit i dolėn mirė, pos konstatimit nga ana e mjekut se “ėshtė pak nervoze”... Dhe i dha disa barėra pėr qetėsim.

            Sakaq, mbretėria e sėmundjes nė Nafijen mbeti e paprekur. Sulmet vazhdonin. Nafija binte edhe mė tej nė gjendje tė ndryshuar tė vetėdijes dhe ndjehej tejet keq. Forca tė panjohura negative e sulmonin, e mundonin, e lodhnin...Madje edhe e rrihnin... E rrihnin shpinės dhe kėmbėve!...

 

            Nė shtėpi ndodhin fenomene misterioze

 

            Njėkohėsisht me kėtė, nė shtėpinė tonė filluan tė ndodhin disa fenomene misterioze. Fenomene tė pashpjegueshme e tė ēuditshme, - shton Aliu. Madje, aq tė ēuditshme, sa pėr njeriun qė nuk ka pasur rast t’i pėrjetoj kėto, vėrtet mund tė jenė edhe tė pabesueshme. Ashtu, siē kanė mundur tė jenė tė pabesueshme edhe pėr ne, para se tė na binin nė kokė...

            Sė pari filluam tė ndjenim njė prani tė qenieve tė padukshme. Nė fillim na dukej sikur dikush po ecte nėpėr ballkone, ose dėgjonim rėnie, sikur dikush kėrcente nga ballkoni poshtė. Pastaj dėgjonim hedhje gurėsh, goditje me gurė. Goditjet sidomos i ndodhnin Nafijes.

            Tė them tė drejtėn, nė fillim edhe ne ishim shumė tė befasuar e nė njė dilemė tė madhe: T’u besonim atyre fenomeneve tė ēuditshme, tė pakapshme pėr mendjen e logjikėn, apo tė mos u besonim... T’u besonim, si t’u besonim, kur asgjė me sytė e ballit nuk shihnim, asgjė s’vėrenim konkretisht. Tė mos besonim, si tė mos besonim, kur pėr njė kohė tė caktuar, dėgjonim zhurmat, trokitjet, rrapėllimat, hedhjet e gurėve, ecjen e dikujt... Me njė fjalė, pandėrprerė shihnim, dėgjonim dhe pėrjetonim manifestimet e ēuditshme, mahnitėse, qė shkaktoheshin nga qenie tė padukshme, misterioze, si tė thuash, ireale, por qė manifestimi i veprimeve tė tyre ishte real dhe ne e dėgjonim, e shihnim dhe e pėrjetonim nė mėnyrė reale e tė pakontestueshme...

            Nė fillim na ka ndodhur qė, kur kemi shkuar nė dhomė, t’i gjejmė rrobat e nxjerra nga raftet, ku ishin tė paluara, e tė vendosura nė mes tė dhomės, nė dysheme. Valixhet i gjenim tė hapura, pa i prekur kush nga anėtarėt e familjes, por, ajo ēka ishte mė e keqja, mė pastaj rrobat e nuses do t’i gjenim tė prera e tė dėmtuara. Tė prera si me gėrshėrė,. Si t’i kishte prerė me dorė njeriu. Ndoshta gjatė kėsaj kohe na janė asgjėsuar rroba me vlerė prej disa mijėra markash nė kėtė mėnyrė tė pashpjegueshme. Pastaj, e gjenim arin e prishur. Ose e gjenim tė pėrdredhur e tė lakuar ose tė prerė... Dhe atė si me  zhiletė, sa nė shikim tė parė, nuk mund tė vėrehej se ishte i prerė, vetėm kur e kapje me dorė, ndahej...

            Por, ndėrkohė, ne, qė kishim hall tė madh, kurse mjeku nuk mund tė na ndihmonte, filluam tė kėrkojmė ndihmė tek disa milexhionė, falltarė e hoxhallarė tė ndryshėm - kyēet nė bisedė xha Akipi. Njė nga ata, nga fshati Lubinjė e Epėrme bėri qė Nafije tė tregonte se kush po e sulmonte, kush po e mundonte e kush po e rrihte. Ua zinte nė gojė emrat. Fliste me to, grindej. Tregonte se ē’i thoshin... Fatkeqėsisht, ajo qė i paraqitej, qė e sulmonte kėshtu e qė i bėnte kėto tė zeza ishte gruaja e vėllait tim...,ofshau ai.

Nė foto shihet pasqyra e thyer nga forcat e panjohura. Familja Shahini nuk kanė shpjegim se si ka ndodhur kjo, ata vetėm e kanė parė se ėshtė thyer nga njė dorė e padukshme, nė pranin e tyre dhe kanė mbetur tė nemitur...

 

            Katėr herė u kallėn dhomat

 

            Ėshtė interesant, se gjithnjė e paralajmėronin se ēdo tė ndodh. I thoshin se kemi pėr t’i prerė rrobat, tė cilat edhe i preheshin. Pastaj, i thoshin se kemi pėr t’i djegur dhe ato digjeshin. Katėr herė na janė djegur dhomat. Dhe atė gjithnjė ditėn. Dy herė jemi djegur paradite. Njė herė nė kohė dreke dhe njė herė vonė pas dite. Ėshtė interesant se herėn e parė, kur ka ndodhur ndezja, dera ishte e mbyllur pėrbrenda, e askush nuk ishte brenda. Madje, kur e kemi thyer derėn, dhe e shtynim pėr ta hapur, njė forcė e ēuditshme e shtynte nga parapa. Disi nuk na linte tė hynim brenda. Tri herė, i kemi shpėtuar gjėrat pak mė mirė, herėn e katėrt na ėshtė djegur, madje edhe regalli. Dhe ashtu, tė djegur, e kemi edhe sot e kėsaj dite...

            Por mė tepėr kishim frikė se do tė na i digjte fėmijėt, - thotė xha Akipi. Prandaj, rregullisht Aliu i ka ndėrruar dhomat, me shpresė se ndoshta nė dhomėn tjetėr nuk do t’i ndodhte gjė, edhe pse kot...

            Njėherė, madje, i janė prerė rrobat qė i kishte tė veshura. Bluzėn, veē kur ia pamė tė prerė prapa, nė shpinė, dhe mbetėm tė nemitur... - kyēet prapė Aliu. Dy herė diēka e panjohur mė ka grithur edhe mua nė ballė. Isha duke punuar nė gjellėtore, dhe, kur njė qastė, paqėllimshėm shikohem nė pasqyrė, shoh, shoh njė vijė, njė tė grithur pjerrtas ballit, pa ndonjė rast dhe pa ndonjė mundėsi qė tė grithesha askund... Edhe kjo (tregon pėr tė shoqen), ka qenė dy herė e prerė nė dorė, pa ndonjė rast. Veē kur ia shihnim gjakun...

 

            Prania e vazhdueshme e qenieve tė padukshme

 

            Kurse, vazhdimisht kemi pasur zhurma tė ndryshme: tė trokitura nė dyer, dritare, regall... Disa herė janė thyer dritaret dhe atė ēuditėrisht, nga ana e brendshme, d.m.th. krahu i brendshėm i dritares... Disa herė ma kanė marr orėn e zgjimit, tė cilėn e lė afėr pėr t’u zgjuar, kur kam pėr tė shkuar nė punė... Pastaj, sėrish ma kthenin!...

Njollat e gjakut qė shpėrthyen nė mur nė ēastin kur Nafija e ka “sulmuar”  me energji (nė gjendje autohipnotike) dhe “asgjėsuar” njėrėn nga qeniet misterioze.

            Por tė gjitha kėto qė i thamė ( e qė nuk) janė sigurisht pak, megjithatė, nuk paraqesin gjithė atė qė kemi pėrjetuar brenda kėsaj kohe, brenda kėtyre tri viteve, prej kur Perėndia na e ēoi kėtė hall mbi kokė... - kyēet, pėrsėri, nė bisedė xha Akipi. 74 vjet i kam bėrė - vazhdon, kurrė nuk kam parė kėso gjėrash. Dėgjuar nga tė tjerėt, se dikujt i ka ndodhur po, veē nė familje tė ngushtė dhe nė farefis nuk na ka ndodhur. Tash Zoti na ka dėrguar, pse na i ka dėrguar, Ai e di...- pėrfundon xha Akipi dhe shpreson, megjithatė, se do tė bėhet mirė. Dhe ne e ngushėllojmė, se, si ēdo gjė qė ėshtė kalimtare nė kėtė jetė edhe kjo do tė jetė kalimtare dhe do tė bėhet mirė...

            Tani tėrė familja shpresat i kanė pėrqendruar tek A. Kolgeci, njė person qė pa kursim pėrpiqet t’u ndihmoj njerėzve tė shėrohen me metoda alternative, kryesisht pėrmes sugjestionit dhe hipnozės. Kolgeci e ka mėsuar Nafijen, pas disa seancave hipnotike, qė kur ta sulmojnė ato krijesa tė liga, ajo, gjithnjė duke e konsultuar “udhėheqėsin e vet shpirtėrorė”, tė dijė si tė mbrohet, madje edhe t’i sulmoj ato me energji pozitive...

            Sipas sugjerimeve tė Kolgecit, dy -tri ditė para se ta bėnim kėtė bisedė, ajo i kishte “sulmuar” ato dhe atė kryesoren e kishte “asgjėsuar”. Sipas rrėfimit tė Nafijes, ajo e kishte asgjėsuar plotėsisht “trupin” e saj! E kishte parė saktė kėtė. Por, qė ēudia tė jetė mė e madhe, at qastė qė ka  ndodhur ky “asgjėsim” nė njėrin mur tė dhomės, ēuditėrisht, ishin paraqitur njolla tė vėrteta gjaku...! Gjurmėt e tij akoma ndodheshin nė murin e dhomės, tė cilat miku im S. Krasniqi, i fotografoi, pėr t’i pasur si dėshmi tė njė sensacioni tė vėrtet misterioz.

 

P.s.

Ngjarja e pėrshkruar ėshtė e vėrtet dhe tė gjitha tė dhėnat janė autentike: vetėm emrat e personazheve janė tė ndryshuar.