Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Nexhi Baushi

NEXHI  BAUSHI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

NEXHI BAUSHI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         U lind nė Tiranė, ku mori dhe mėsimet e para, deri nė ato tė mesme. Diplomohet ekonomiste kontabėl nė Universitetin e Tiranės. Pas pėrfundimit tė studimeve ushtron profesionin e saj nė degė tė rėndėsishme tė ekonomisė, fillimisht nė ish Komitetin Ekzekutiv K.P. Rrethit Tiranė, nė Ministrinė e Industrisė sė Lehtė dhe Ushqimore, K/dege finance nė Ndėrmarrjen e Gėzof Galanteri Tiranė, pėr tė vazhduar mė pas nė Ministrinė e Shėndetėsisė, dhe Fondin e Detyrueshėm tė Kujdesit Shėndetėsor, shefe e Auditit tė Brendshėm. E mbyll karrierėn e saj profesionale nė Kompaninė e Ndėrtimit “Salillari” sh.p.k.

            Ėshtė me master dhe Eksperte e Auditit tė brendshėm. Njeh tri gjuhė tė huaja.

            Fillesat e saja nė letėrsi janė tė hershme. Me poezitė e saj ėshtė pėrfaqėsuar nė disa antologji tė poezisė shqipe. Libri i saj i parė poetik titullohet “Kur loton qielli…”, i botuar nė vitin 2012, mė pas do tė vinė radhazi “Autograf i pazbardhur”, 2013, “Poezia m’i solli pranė sytė e tu” 2014. Po nė vitin 2014 paraqitet para lexuesit me librin e saj tė parė nė prozė, “PENGU”, pėr tė vazhduar mė pas me librin mė tė rėndėsishėm,monografi e familjes, titulluar “BREZAT”, (Fragmente Ngjarjesh e Portretesh tė njė Gjenealogjie nė Rrjedhė), 2016. Nė Dhjetor tė vitit 2016 paraqitet para lexuesit me vėllimin e saj tė katėrt me poezi “Sonte dyshoj qė yjet shuhen”.

            Nė vitin 2012 mori ēmimin e tretė pėr poezinė mė tė mirė nė mitingun poetik “Peja poetike” nė Pejė.

 

 

 

 

MISTER I PAZBULUAR

 

Nėna

fisnikja,

mė e hershmja,

mė e dhembshmja,

nuk njeh kufij,

nė qiell e nė tokė,

nė piedestal qėndron.

Pėrtej mendjes,

parajsės, purgatorit a ferrit,

plazmė e gjak,

nėna,

frymė e fėmijėve.

Prehėr qė pėrkund mijėvjeēarėve,

shpirti i saj,

ngazėllim,

drithėrim,

lot,

pendim,

ndėrgjegje e vrarė,

mister i pazbuluar,

deri nė varr.

NĖNA!

 

 

KOMANDANT ZEFIT

 

-Kushtuar “Heroit tė Kosovės”, Agim Bajrami-

Liria i bėnte dritė vetes, ditė e natė,

trondiste Atdheun, nė mal e nė fushė,

qiellit ia shtonte yjet.

Atje pėr te dielli,

te bota, ku trimat jetojnė gjithmonė,

si mund tė vritet njė Agim,

Agimi i Lirisė,

Agimi i Atdheut,

Agimi i ushtarėve tė shqiptarisė?

O kėngė e madhe,

kėnga e maleve kreshnike,

qė s’mplakesh e s’vdes,

trego,

si mund tė bjerė njeriu,

nė grykėn e shpėrthyer tė pushkės,

nė kėngėn e agimit,

pėrmes syrit tė shqiponjės?

Komandant!

mos u dėshpėro pėr Atdheun,

ata qė nuk arritėn tė vriteni nė luftė,

jetojnė dhe pėr ty

Komandant!

 

 

GJITHĖMONĖ HESHTIM

 

Dikur ne,

heshtnim!

…

Edhe kur jetėt tona,

nė majė tė tehut vareshin,

edhe kur gjaku i foshnjave,

si shushunjė thitheshin,

materniteteve,

…

pėrsėri ne,

heshtnim!

Jetėt rropateshin,

nė kafaze kilometrash,

mbi kokat tona,

qiell me pranga,

vitet,

kėto numra abstrakte,

ikėn si deshėn,

numėronim ne,

ditėt e humbura,

tė burgosura,

tė vetmuara,

liria jonė,

e pėrdhosur,

mbeti kėrthi,

e pa sosur,

Stinėt mbeten,

pa emėr,

dėshirat,

zvarriteshin udhėve,

buzėqeshjet,

ngrinin buzėve,

jeta endej,

tezgjahėve,

brezareve,

minierave,

burgjeve,

internimeve,

jeta e kėputur,

nė thellėsitė tė

varreve!

Deri kur,

do tė heshtim!

Heshtim,

edhe sot,

kur tokat

na i vjedhin,

edhe kur,

atė pjesė deti,

e shkulen dhe e falėn,

heshtim,

kur rinia helmohet,

me pluhurin e bardhė,

edhe kur gjakun,

na e thithin,

nė damarė,

pėrsėri ne,

heshtim!

Heshtim

edhe kur fėmijėt,

tė uritur rrugėve flenė.

e politika ngijet,

nė tavolinat e korrupsioneve,

ngėrdheshet,

vilave luksoze.

nė shekullin e njėzetenjė,

s’ka apoteoza perėndish,

por apoteoza,

vrasjeje,

tė shqiptarėve,

nga shqiptarėt.

ka vjedhje,

plaēkitje,

pėrdhunime,

vrasje,

nga kriminelė ordinerė,

nėn urdhėr,

tė shtetarėve!

Heshtim,

edhe sot,

kur bankierė e tetarė

me paratė e pistė,

kanė blerė Shqipėrinė

kur pseudo politikanė,

injorantė,

tė babėzitur,

votėn kanė dhunuar,

e blerė.

Nė se njė ditė,

ti do pendohesh,

qė sot po hesht,

vlerė s’do tė ketė,

s’do kesh moral,

zėrin ta ngresh,

se vetė e le,

tė ta mbytin,

e tė futin,

nė kėtė batak.

 

 

ĒASTE MAGJIKE

 

Dėshiroj,

qė stinėt tona,

tė jenė pėrherė tė blerta,

pikat e njė shiu tė lehtė,

tė na trokasin nė faqe,

pėr t’u kujtuar,

qė kurrė,

nuk e humbėm ,

njėri-tjetrin.

Ndoshta,

njė ditė, do mė takoi mua,

tė kujdesem pėr ditėt e tua.

Ndoshta,

do tė tė takojė ty njė ditė,

tė mė zgjosh nga gjumi,

me njė filxhan kafe,

pse jo…!?

Dhe me njė puthje,

e tė mė thuash ngadalė,

qė kurrė nuk do plakemi,

e kurrė nuk do vdesim,

edhe sikur...

zemra tė na lėrė.

Ndoshta,

njė ditė, njėri tjetrin,

do ta kėrkojmė si hije,

edhe kur, dielli tė lindė nė agim,

edhe kur hėna e plotė,

tė pikojė.

dhe bashkė me to,

te ty do tė vijė,

nė heshtje.

Pranė do tė qėndroj,

do tė tė pėshpėritė,

pa ndrojtje:

kėshtu po,

i dashur.

 

 

PĖR TY…!

 

Them se ndoshta, do ta bėjė njė poezi,

kur tė ndjejė drithėrimė nė buzė, a mjekėr,

po ndoshta vjen dhe mė parė, te mua ajo,

se poezia, nuk ėshtė puthje, por diēka tjetėr.

Them se ndoshta, do ta bėjė njė poezi,

kur tė ndjejė drithėrimė nė buzė, a nė sy,

po ndoshta vjen dhe mė parė, te mua ai,

se poezia ėshtė puthje, qė na lidh tė dy.

Dhe sėrish drithėrohem, si grua e dashuruar,

dhe nis e zbėrthej njė kopsė, diku nė kėmishė,

ku dihet si vjen poezia, e tė marr ca masa,

mbase vjen si njė puthje, ku vallė ta dish…!

A mbase vjen si njė margaritar mbi petal,

tek unė gruaja, qė t’i jepem me zjarrin tim,

e brenda kurmit, do nisė tė frymojė vargu,

duke mė puthur ēdo milimetėr me psherėtimė.

Kur vargu vjen tek unė, sė largu e ndjej,

nis rregulloj shtratin qė ta ndjej thellė nė gji,

nuk zhvishem, se ca gjėra ja lė nė dorė atij,

ndėrsa pėshpėris, sa tė kam pritur poezi!

Vargu mė bėn grua, mė bėn edhe nėnė,

ndėrsa i jepem, si askujt s’iu dhashė mė parė,

dhe digjem me tė, digjem nėn hėnė,

drejt meje vargu vjen, si dashuri e marrė.