.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė 3 - Nė Shqipėri gjetėm njė nėnė (2)

Shkruan: Mr. Kadri REXHA

NĖ SHQIPĖRI GJETĖM NJĖ NĖNĖ (2)

 

(Me rastin e 55-vjetorit tė arratisjes sė rapsodit Dervish Shaqa)

       Nga kjo kohė pėr rapsodin Dervish Shaqa fillon njė pėrvojė e re edhe nė lėmin e kėngės dhe muzikės. Kontaktet e tij me mbledhės dhe studiues tė folklorit, si Qemal Haxhihasani, Zihni Sako, etj. me etnomuzikologė, me etnografė dhe me kompozitorė, si Pjetėr Dungu, Tish Daija, Mustafa Krantja, etj. ia pėrforcuan hala mė shumė bindjen pėr vlerėn kapitale tė folklorit...

 

 

 

 

            Nė Shqipėrinė Nėnė

 

            Sipėr oxhaqeve ngrihej tymi i mėngjesit. Dita e re po fillonte.  Nga qafa e rrėpirė e Padeshit me thirrje tė gjata provojnė t’u bėjnė zė malėsorėve poshtė nė fshat. Por kot, nga lartėsia e madhe zėrat e tyre humbnin nė humnerė. E merr Isa Hoxha pushkėn nga Demushi dhe fillon t’ia ngrehė kėmbėzėn. Kot. Pushka shkrepė, nuk ndez. I mungon gjilpėra. As fishekėt, e provuar mė vonė, nuk bėnė punė. Qė pėrpara udėba i kishte zier dhe baruti nuk ndizej. Atėherė Dervish Shaqa e nxjerr bombėn e vetme qė pėrherė e mbante nė xhep dhe e vėrvitė shkėmbinjve teposhtė. Nga ushtima e bombės alarmohen kufitarėt dhe burrat e Shipshanit, tė cilėt, sa hapė e mbyllė sytė, u shkojnė nė ndihmė. Natėn e parė pushojnė nė Shipshan. Natėn e dytė nė Bajram Curr. Ditėn e tretė i bartėn nė Tiranė.

            Pas pyetjeve tė para, tė pėrgjithshme, nga Tirana i dėrgojnė nė kampin pėr strehim nė Llakatun tė Vlorės. Atje pyeten gjatė kohė: rreth shkakut tė arratisė, rreth gjendjes sė rėndė nė Deēan, rreth situatės politike nė Kosovė. Hetues kryesor pėr tė arratisurit nga Kosova ishte Sali Shatri, intelektual nga fshati Tomoc, Komuna e Burimit, i arratisur politik nė vitet e pasluftės.

 

            Nė kamp ditėt dhe netėt janė tė gjata. Koha nuk ecėn fare...

 

            Tashti Dervish Shaqa ka kohė tė mendojė. Ka kohė tė bėjė analiza pėr veprimin e ndėrmarrė. Me mendime kthehet nė Llukė tė Epėrme. Nė mėngjesin e akullt tė tetė marsit. Me sytė e mendjes rreth kullės sė Shaqė Ramės sheh korba tė zi. Nė krye tė milicėve korbi Fetah Gasha. Qeni serb. Gjithēka nė kullė pėrmbyset. Nga oda e burrave e deri nė ahur tė bagėtisė duar tė pėrgjakura kėrkojnė armė... Pėrplasje dyersh... Shkatėrrime orendish... Pėllitje lopėsh... Blegėrima delesh... Nė oborr rrėmujė... Zėra tė ējerrė... Pyetje... Britma... Ulėrima... Mallkime... Kėrcėnime... Tmerr... E tėrė familja gjashtėdhjetė anėtarėshe me kėmbė zbathur nė borė. Burrat qehrengrysur sfidojnė. Gratė e fėmijėt, tė mėrdhirė, vetėm heshtin... Nė mbrėmje kulla ngryset pa burra... Tortura barbare tėrė natėn... Sylėn, Zenunin, Isėn dhe burrat tjerė, tė thyer brinjėsh e tė pėrgjakur, mėngjesi i zė para stacionit tė milicisė nė Deēan. Tė gjithė tė lidhur pėr pemė...  Tė gjithė nė kėmishė e tėlina, nė borė, deri nė shokė.

            Kjo skenė pėrsėritet edhe nė oborr tė Demush Nezirit, Adem Ramės, Isė Hoxhės... nė oborret e mbarė Rekės... Dhe kudo nė Kosovė:


            Zot, ēka janė k’ta korba t’zi

            N’atė Kosovė n’atė shqiptari

            K’ta nuk janė korba tė zi

            Po asht udba me milici

            Tmerruen robė e tmerruen fėmijė...


            Janė vargjet e para, tharmi i kėngės “E pesėdhjetė e gjashta sene ka hi”... Zemra i digjet e loti i rrjedh ... Por. Ah... Kėngė tė tjera do tė lindin pas saj... Parandjenja e ligė pėr ardhmėrinė e Kosovės te Dervish Shaqa nuk gjen strehė. Kish ikur nga vdekja poshtėruese, por jo nga lufta. Luftėn nuk do ta ndalė deri nė liri... Dhe ai ndihet luftėtarė i atdheut. Dhe ai ndihet i pamposhtur nė idealin e tij... Pėr pushkė ka sharkinė. Zėrin ka pėr plumb:

                                                  
            Ah, more Titė, more Titė tradhtari

            Qėso vuajtjesh s’duron shqiptari

            Kėt’ terror qė po e ban ti

            Tash gjithkush mirė asht ka e di

            Don shqiptarėt me i ēue n’Turqi

            Nuk jem  turq me shkue n’Turqi 

            Jem shqiptarė e dojmė Shqipni...

                                                

            Jo. Jo. Nuk dorėzohen armėt e mia, pa dėgjuar bota e tė shtatė krajlia.... 

 
            Njė ditė, nė bisedė e sipėr, Sali Shatri i tregon Qerim Ukės pėr Dervish Shaqėn dhe pėr tė arratisurit tjerė nga Kosova. Qerim Uka nga Ozdrini, po ashtu, i arratisur nga dhuna e krajlit serb dhe i vendosur nė Shenavlash tė Durrėsit nė kohėn e A. Zogut. Me t’u pėrmendur emri i Dervish Shaqės, Qerim Uka, me lot pėr faqe, ngrihet nė kėmbė. Ndėr tė tjera, rrėfen se babanė e Dervishit, Shaqė Ramėn, e njeh ngase nė Llukė i ka dajat. Tregon se familja e tij  ka qenė dhe ėshtė derė e dėshmuar pėr tradita dhe atdhedashuri.

            Qerim Uka ishte pronar i ndėrmarrjes bujqėsore qė posedonte qindra hektarė tokė nė rrethinat e Shenavlashit dhe Rashbullit, tė cilat i kishte blerė me para nė kohėn e Zogut. Ai kishte kullė tė madhe private nė Shenavlash dhe argatė tė shumtė me rrogė. Shtėpia e tij, me leje dhe pėrkrahje tė Sigurimit, ishte kthyer nė qendėr tė Lėvizjes irredentiste ku ushtroheshin grupet diversante pėr veprime atdhetare nė Kosovė dhe nė vise tjera shqiptare tė pushtuara nga Jugosllavia.

            Qerim Uka menjėherė i lutet Salihut qė t’ia sjellin nė kullė Dervishin me shokė. Qerimi, po ashtu me leje tė Sigurimit, pas tetė muajsh, i nxjerr nga strehimi Dervishin me shokė dhe u tregon atyre se tashti e tutje do tė banojnė nė kullė tė Qerim Ukės dhe se do tė punojnė nė  ndėrmarrjen e tij. Adem Rama i lutet Sali Shatrit qė ta lejojnė tė shkojė tek dajat nė Tropojė. Salihu ia plotėson kėrkesėn, ndėrsa me Dervish Shaqėn, Demush Nezirin dhe Isa Kastratin shkojnė te Qerim Uka.

            Qerimi i pret mirė, i vendosė pėr banim nė kullė tė vet dhe u gjėnė punė tė treve. Nė ndėrmarrjen e tij bujqėsore Dervish Shaqa bėn punėn e rojės sė fushės dhe ekonomisė, ndėrsa kohėn e lirė e kalon nė ushtrime diversantėsh pasi qysh nė fillim qe bėrė anėtar i Lėvizjes. Thonė: si diversant, Dervish Shaqa ka hyrė disa herė nė Kosovė.

            Derisa Demush Neziri shpejt krijon familje tė re nė Shenavlash, Dervish Shaqa vazhdon tė njėjtėn punė nė pronėn e Qerim Ukės rreth gjashtė vjet me radhė. Gjatė kėsaj kohe, sidomos pas suksesit tė madh qė korrin nė njė dasmė nė Qerret, rapsodėt Dervish Shaqa dhe Demush Neziri, me kėngėt e tyre do t’i hapin dyert e suksesit nė tė gjitha fshatrat e rrethit tė Durrėsit. Puna e Dervish Shaqės nė ndėrmarrjen bujqėsore do tė zgjatė deri nė kohėn kur Qerim Uka ia dhuron pa asnjė kompensim Kooperativės dhe Shtetit tėrė pasurinė dhe tokat e veta.

            Nė ndėrkohė, me pėrkrahjen e Sali Shatrit dhe tė Qerim Ukės, diku rreth vitit 1958, Dervish Shaqa i bėn incizimet e para nė Radio Tiranė, kėngė me motive patriotike dhe lirike dashurie.

            Pas formimit tė kooperativės sė Shenavlashit, njė kohė, Dervish Shaqa jeton nė Elbasan. Pėr tė qenė mė afėr Radio Tiranės, pas pak muajsh, diku nė vitin 1964, Dervishin e tėrheqin nga Elbasani dhe e dėrgojnė nė Tiranė. Pėr pak kohė e vendosin nė Shtėpinė e studentėve e mė vonė i gjejnė banesė nė Tiranė. Gjatė kėsaj kohe Dervish Shaqa pėrsėri punon nė njė kooperativė bujqėsore, e quajtur SMT, e cila merrej me kultivimin e rrushit, fiqve, ullinjve dhe pemėve tė tjera. Nė kėtė kooperativė, me kėrkesėn personale, Dervish Shaqa merret me mprehjen e veglave tė punės.

 

 

 


            Dervish Shaqa dhe Grupi kosovar i Rashbullit

                        
            Nė ndėrkohė, nė Shenavlash, nė tokė tė Qerim Ukės, Kooperativa ia falė Demush Nezirit njė truall pėr ndėrtimin e shtėpisė. Po nė kėtė kohė nga Tropoja kthehet nė Shenavlash edhe Adem Rama. Kooperativa e Shenavlavshit pas pak vitesh pėrparon dhe bėhet njėra ndėr kooperativat mė tė forta tė kohės. Nė rrethanat e zhvillimit tė estradės dhe kulturės sė vendit, si thirrje e kohės, nė Kooperativėn e Shenavlashit lindė nevoja pėr themelimin e njė shoqėrie kulturore artistike. Pėr fillim, nė vitin 1965, themelohet shoqėria muzikore “Grupi Kosovar i Shenavlashit”. Sipas tė dhėnave tė mbledhura nga studiuesi Jetish Kadishani aktivitetin e parė pėr formimin e Grupit, me sugjerimin e kompozitorit Pjetėr Dungu, e ka bėrė Demush Neziri. Nė fillim Grupin e pėrbėnin Demush Neziri, Hafiz Buēeza, Vlash Lorenci, Bajram Disha dhe Sylė Hasani, pėr t’u pėrtėrirė dhe zgjeruar njė vit mė vonė edhe me shumė anėtarė tė rinj dhe tė talentuar. Edhe pse nė start Grupi nuk kishte pretendime tė mėdha, tashti, pas njė viti pėrvoje, nami i shoqėrisė do tė dėgjohet edhe pėrtej rrethit tė Durrėsit dhe do tė nxitė interesimin e mbledhėsve tė folklorit, etnografėve, etnomuzikologėve dhe kompozitorėve. Nė saje tė suksesit tė dėshmuar si dhe tė simpative tė personaliteteve partiake dhe shtetėrore pėr kėtė Grup, kryetari i KB Shenavlash-Rashbull, Bahri Kėrēova, nga fondet e Kooperativės, Grupit do t’i ndajė mjete materiale pėr sigurimin e instrumenteve muzikore, gardėrobės dhe lokalit pėr ushtrime.

            Nė vitin 1967, nė fqinjėsi me Shenavlashin, nė fshatin Rashbull, themelohet grupi tjetėr muzikor me emrin “Grupi Muzikor i Rashbullit”. Kėtė Grup e themelon familja e madhe Kabashi me origjinė nga rrethinat e Burimit. Rreth kėtij Grupi tė ri mblidhet njė numėr i konsideruar kėngėtarėsh, instrumentistėsh dhe valltarėsh tė melosit popullor kosovar.

            Duke e parė se anėtarėt e tė dy grupeve muzikore pėrbėhen kryesisht nga shqiptarėt me origjinė nga Kosova dhe se qėllimi kryesor i tyre ishte kultivimi dhe paraqitja folklorit burimor nga trevat e Kosovės, me kohė, lindi ideja e bashkimit tė grupeve. Konkretisht me bashkimin e grupeve muzikore u mor Agim Berisha, arsimtar i muzikės nė Durrės, po ashtu me origjinė nga Peja. Nga dy grupet e bashkuara, nė vitin 1967, krijohet “Grupi kosovar i Rashbullit”, ansambli i famshėm i kėngėve dhe valleve kosovare, i cili pėr dy dekada me radhė, nga gjiri i vetė do tė nxjerrė kėngėtarė, instrumentistė dhe valltarė tė talentuar, do tė nxjerrė nga harresa, do tė kultivojė dhe do tė pėrhapė me dashuri dhe mburrje folklorin burimor kosovar si dhe do tė thyejė rekorde pas rekordesh nė njė konkurrencė tė jashtėzakonshme me ansamblet e njohura muzikore tė mbarė Shqipėrisė.

            Menjėherė pas formimit tė Grupit Kosovar tė Rashbullit, kryetari i kooperativės, Bahri Kėrēova, shkon nė Tiranė, bisedon me Dervish Shaqėn, i premton shtėpi dhe e fton qė tė kyēet nė Grupin muzikor, aty ku edhe e kishte vendin dhe ku mund ta jepte kontributin e tij jetėsor. Nė vitin 1968, Dervish Shaqa, pėrfundimisht, vendoset nė shtėpi tė re nė Rashbull dhe anėtarėsohet nė “Grupin Kosovar tė Rashbullit”. Me inkuadrimin e Dervish Shaqės Grupi fitoi peshė tė madhe, gjak tė ri, vrull tė pandalshėm kombėtar dhe vlerė tė lartė profesionale. Grupi udhėhiqej nga Agim Berisha dhe, diktuar nga nevoja, shpesh do tė arrijė nė pesėdhjetė anėtarė aktiv. Puna vetėmohuese e anėtarėve dhe vlerat e shumėfishta artistike e kombėtare Grupit ia hapėn rrugėn e fitores anembanė Shqipėrisė. Nė saje tė vlerave ky Grup muzikor arriti tė ngjitet nė skenat e qyteteve mė tė njohura tė Shqipėrisė duke marrė pjesė nė pėrvjetorėt e festivalet mė tė njohura tė kohės nga ato tė rrethit tė Durrėsit, Tiranės, Vlorės, Kukėsit, Shkodrės, Tropojės, Pukės, Dibrės e deri nė Festivalin Kombėtar tė Folklorit nė Gjirokastėr. Nė kėto paraqitje Grupi dhe pjesėmarrėsit u shpėrblyen me duartrokitje frenetike nga shikuesit, me vende tė para, me fletėlavdėrime dhe me mirėnjohje tė ndryshme nga juritė profesionale. Ndėr anėtarėt mė tė shpėrblyer dhe mė autoritar tė Grupit, me plot meritė, qenė Dervish Shaqa, Demush Neziri, Shaban Salihu, Merushe Badolli, Ali Kabashi, etj. 1)

            Me vendosjen pėrfundimtare nė Rashbull rapsodi Dėrvish Shaqa stabilizohet fizikisht dhe shpirtėrisht. Tashti  pėrsėri ėshtė afėr Demush Nezirit dhe Adem Ramės. Tashti ėshtė nė mesin e popullit me tė cilėt pėrjeton dhe ndanė shumėfish mallin e familjes, tė vendlindjes dhe tė mbarė Kosovės. Aty pėrsėri e gjeti kuptimin e jetės dhe  kuptimin e kėngės pėrvėluese. Tashti aq sa u jep tė tjerėve dashuri dhe kėngė po aq merr nga tė tjerėt pėr vetveten dhe pėr kėngėn. Inkuadrimin nė Grupin muzikor e ndjen si detyrė tė shenjtė dhe si ngushėllim shpirtėror. Respektin e thellė qė i bėhet nga anėtarėt e ansamblit, nga fshatrat e rrethit tė Durrėsit dhe nga mbarė Shqipėria Nėnė e pėrjeton si nderim tė jashtėzakonshėm e tė ēmuar. Kosova dhe Shqipėria pėr tė gjithmonė kishin qenė njė trup, njė trup i ndarė nga shkau. Kishte ikur nga vdekja dhe kishte hyrė nė jetė. Sa familja kosovare kishte pasur fatin e tij. Tė gjithė sot gėzonin jetėn, shkollėn, punėn, shėrbimin ushtarak. Tė gjithė nėn tė njėjtin kujdes. Nė duart e Shtetit... Vėrtetė, vendlindja, prindėrit, bashkėshortja, fėmijėt, mė tė dashurit... kanė kuptim tė veēantė, tė pazėvendėsueshėm... Por ka edhe diēka pėrtej dhimbjes, pėrtej dashurisė... Dhe, pikėrisht, ky shpirt sublim, kjo ndjenjė hyjnore, ky ideal...bėhet fjalė, bėhet tingull, simfoni, dashuri, frymė dhe derdhet ujėvarė nė kėngėn himn “Kur ta kthyem moj Kosovė shpinėn”:


            Vatrat tona i kemi lanė

            Por n’Shqipni gjetėm njė Nanė

            Bacė Enverin, nanė Partinė

            Vėlla e motėr, tanė Shqipninė...

           

            Kėnga e kthyer nė kushtrim


            Nga kjo kohė pėr rapsodin Dervish Shaqa fillon njė pėrvojė e re edhe nė lėmin e kėngės dhe muzikės. Kontaktet e tij me mbledhės dhe studiues tė folklorit, si Qemal Haxhihasani, Zihni Sako, etj. me etnomuzikologė, me etnografė dhe me kompozitorė, si Pjetėr Dungu, Tish Daija, Mustafa Krantja, etj. ia pėrforcuan hala mė shumė bindjen pėr vlerėn kapitale tė folklorit si dhe i hapėn horizonte tė reja pėr kėngėn dhe rolin e saj nė shoqėri e nė jetė. Me kėtė bindje kishte kėnduar nė Kosovė. Me kėtė bindje i kėndon kėngėt qė i kishte sjellė nga Kosova. Me kėtė bindje do t’i kėndojė kėngėt qė do t’i krijojė vetė ose do t’ia shkruajnė tė tjerėt. Kėngėt qė i kėndon nė dasma fshatrave, ato nė kuadėr tė programit tė “Grupit Kosovar tė Rashbullit” ashtu edhe kėngėt qė i regjistron nė fonotekėn e Radio Tiranės dhe tė Radio Kukėsit pėr Dervish Shaqėn qenė jo vetėm material shpirtėror, traditė, kronikė dhe histori por edhe frymė, ndjenjė, atmosferė dhe mision. Nga kjo kohė e deri nė ditėt e fundit shohim se rapsodi kombėtar Dervish Shaqa ngadhėnjeu mbi vetminė, ngadhėnjeu mbi vetveten. Zemrėn e ktheu nė sharki e sharkinė e ktheu nė erė. Fjalėn e ktheu nė zė e zėrin e ktheu nė piskamė. Piskamėn e ktheu nė kushtrim e kushtrimin e ktheu nė pushkė. Sepse gjėmėt e Kosovės dėgjoheshin edhe nė Rashbull. Rėnkimet e Kosovės dėgjoheshin kudo nė Shqipėri.


---------
 

            1) Jetish Kadishani, Dervish Shaqa – rapsod homerik i kėngės shqiptare, “Bujku”, 30 shtator deri 6 tetor 1995, fq.13

 

 

(1)