Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - NĖ SHKOLLĖ TEK SHTRIGA

Shkruan: Genci GORA

      

NĖ SHKOLLĖ TEK SHTRIGA

 

 

 

Librin e autorit Genc Gora, "Nė shkollė tel shtriga", mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin G. Gora pėr kėtė libėr tė mrekullueshėm qė ua ofron lexuesve tė pasionuar pėr shkarkim falas!

 

 

 

 

            FANTAZMA E SHTRIGĖS

 

            “Dėgjo njė fragment nga bisedat me shtrigėn, mė tha Asteli” e unė drejtova trupin nė kolltuk ku isha zhytur.

 

            “Kėrko dashurinė e vėrtetė, atė qė ti E DI qė ke ardhur pėr ta gjetur kėtu. Historia e shpirtit binjak, nuk ėshtė aspak njė pėrrallė…ēdo legjendė bazohet nė njė tė vėrtetė tė fshehur ose tė harruar. Problemi i njerėzve tė sotėm ėshtė se ata janė tė ēoroditur... kanė humbur lidhjen me hyjnoren dhe nuk e dinė mė se ēfarė duan, nuk ju kujtohet mė misioni i jetės sė tyre.

 

            Tė gjithė njerėzit janė aq me vlerė e aq tė rėndėsishėm, sa tė meritojnė dashurinė e vėrtetė. Unė besoj se, tė gjithė e gjejnė atė qė kėrkojnė, nėse ata me tė vėrtetė e dėshirojnė diēka. Sot nė botė, ka shumė njerėz qė nuk dinė me tė vėrtetė se ēfarė duan… Si munden ta gjejnė lumturinė kėta lloj njerėzish

 

            Njeriu duhet ta ketė shumė tė qartė se ēfarė do, tė mundet ta vizualizojė e pėrjetojė atė qė do… e paskėtaj tė shpresoj qė mrekullia mund tė ndodhi. Pa qėnė i qartė brenda, nuk mund tė gjesh qartėsi e harmoni jashtė.”

 

            Mė kishte thėnė se po hidhte nė letėr thelbin e shqetėsimeve qė kishte ndarė me shtrigėn.

 

            Kur e kisha pyetur njėherė: “Si e ke njohur shtrigėn, ku e ke njohur?” ai m’u pėrgjigj: “Asgjė nuk ndodh rastėsisht… engjėjt ndihmės nuk janė nė qiell... janė njerėzit qė takojmė kur kemi nevojė, ata qė na ndihmojnė ose na hapin njė dritare tė re pėr ta parė botėn nga njė kėnd i ri vėshtrimi.”

 

            Meqė m’u dha rasti, e pyeta sėrish. Asteli mė dha njė tjetėr pėrgjigje lakonike: “Ndonjėherė, rasti ėshtė miku ynė mė i mirė, ose armiku ynė mė i rrezikshėm. Jo gjithnjė gjėrat janė ashtu siē duken… kam mėsuar tė mos nxjerr asnjėherė konkluzione tė shpejta. Kjo ėshtė njė kėshillė e vlefshme pėr kėdo.”

 

            “Ti nuk po mė thua asgjė – ia ktheva i inatosur” 

 

            Isha tepėr i zbuluar ja pse ngrinte shpirti im, nuk kisha mėsuar ende tė dėgjoja atė qė ishte e nevojshme tė dija. Isha njė i ri tipik i kohės, i ngutur, i shpėrqėndruar.

 

            Njė mbrėmje ndėrsa po mė pėrcillte tek porta mė zgjati dorėshkrimet e veta tė cilat unė i futa nėn sqetull, me njė barrė gaz mora rrugėn pėr nė shtėpi.

 

 

“Njė kujtesė vetrespekti pėr brezat qė do tė vijnė.”

 

 

            Mė foli atėherė me valė zėri pa pikėn e mllefit apo tė pėrbuzjes pėr njerėzit. Sytė i shndritnin nga mirėsia, asnjė shenjė ligėsie nuk i njolloste ata sy tė pėrhimtė, e njė fllad shtendosje ma pėrshkoi qėnien, dėshira pėr t’i folur e pėr ta dėgjuar.

 

 

            Pjesė nga libri "Nė shkollė tel shtriga"