Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Nė pragė tė Vitit tė Ri, u ula dhe shkrova...

Shkruan: Vlora BANUSHAJ

      

 NĖ PRAG TĖ VITIT TĖ RI, U ULA DHE SHKROVA...

       Dhe tash erdha kėtu pra nė muajin dhjetor... dhe ēfarė mund tė them pėr kėtė Vit?! Ah, po harrova t’ju them se rreshtat qė u nisėn nė muajin janar, vazhduan rrugėtimin duke u pėrkundur me aromėn e kėndshme tė pranverės, duke valėzuar me vallen e kallinjve, duke shkelur nė gjethet e zverdhura tė vjeshtės e deri kėtu ku jam duke i shikuar kristalet e borės.

 

 

            “Jeta e fshehė magjinė dhe artin e vet”... ishte kjo fjalia e fundit qė e lexova nė librin qė po e mbaja nė duar. Shkova pranė dritares ku zakonisht mbėshtetem kur e ndjej se duhet tė pushoj pakėz dhe ashtu e heshtur shikoj. Fjollat e kristalta tė borės binin lehtas, ngadalė e pa u ndier. Ashtu heshtas dalėngadalė mbėshtjellin gjithēka me bardhėsi. Edhe pse e ftohtė, e akullt tė duket nė shikim tė parė, kjo tė bėn pėr vete!!! Ēdo fjollė qė bie, bashkė me tė, mė duket se thellohet e mė mbėshtjell qetėsia, paqja dhe prehja...  Duke i marr kėto ndjesi nga jashtė, e kthej vėmendjen brenda dhomės dhe dėgjoj kėrcitjet e drunjve qė ndizen dhe e ngrohin krejt ambientin. Kėsaj atmosfere tė ngrohtė dimėrore i shtohet edhe vija e avullit tė ngrohtė qė gjarpėron duke lėshuar njėkohėsisht valė arome mjaft tė kėndshme. Tė gjitha kėto janė shenja qė tregojnė se stina e dimrit, jo qė ka trokitur, por edhe ka arritur. Ėshtė muaji i fundit i vitit. Muaji dhjetor i vitit 2009.

            Janar, Shkurt, Mars, Prill, Maj, Qershor, Korrik, Gusht, Shtator, Tetor, Nėntor dhe tash jemi nė muajin Dhjetor. Kėshtu po i rinumėroja edhe njė herė muajt - muajt e kėtij viti. Duke e ndjekur shprehinė time nė prag tė ēdo viti tė Ri, kur unė ulėm dhe i hapė shtigjet e mendjes, i shpushurisė copėzat e kohės, i kapė momentet mė tė gėzuara apo mė tė mėrzitura qė i kam kaluar gjatė muajve tė kaluar. Duke hedhė hapat e mi nėpėr rrugėt qė i kam kaluar, mundohem tė nxjerrė pėrgjigje pėr shumė pyetje qė i kam pėrgatitur nė kėtė fundvit. Dhe sa herė qė i kam llogaritur kėshtu pra, nė fundvit momentet e gėzuara dhe ato pak mė tė mėrzitura, dhe kur nė ndonjė muaj kanė peshuar ma shumė momentet paksa me tė zbehta, nė njė farė mėnyre e kam arsyetuar edhe vetveten se me siguri se ka pas edhe ēaste shumė tė mira, porse, duke qenė si tė thuash pre e ndonjė shqetėsimi, stresi, ai ēast ka kaluar pa e vėrejtur fare dhe nuk kam bėrė asgjė, apo nuk kam qenė e vetėdijshme se ai ēast ishte nė mes nesh... se ai erdhi, m’u ofrua, porse indiferenca ime e bėri tė shkoi atė moment nė pėrjetėsi... dhe atė pa u hetuar... E prapė tash kur jam ulė m’u nė prag tė kėtij viti, po i kėrkoj ato ēaste! Dua qė vetėm ato tė ma kenė mbushur kėtė vit... dhe pyetja e radhės ėshtė: A kishte mė shumė rreze dielli, apo copėza akujsh?! Kishte mė shumė vranėsira, apo mjegull?! A piku ndonjė copėz ėndrre, apo ra nė dremitje mė tė thellė?! Isha e zgjuar, apo fjetur?! Ēfarė afirmimesh i kisha dhėnė ndėrdijes sime?! Ishte ngrirė loti nė qerpikė, apo buzėqeshja kishte shndritur?! Mora diēka, ēka nuk dhashė, apo dhashė diē dhe nuk mora asgjė? Sa stinė i kishte ky vit? Apo gjithė viti ishte vetėm njė stinė?!!!

 

 

            E pra, tė fillojmė me hapin e parė e tė rikthehemi pėr pak ēaste prapa nė kohė... Dhe para se tė fillojė kėtė udhėtim nėpėr shkallėt e kohės marr frymė thellė:

            Ēfarė mund tė shkėpus nga muaji i parė i vitit, pra, nga Janari. Ah, po. Mund t’i veēojė disa rreshta!  Pikėrisht kėto fjali qė e pėrbėnin njė letėr, ishin burimi i njė miqėsie hyjnore. U lidhė njė urė qė bashkonte pastėrtinė me qetėsinė, sinqeritetin me njerėzinė... gjithēka do tė ishte e pastėr si njė kristal... dhe asgjė e mjegullt... Gjithēka shumė njerėzore... dhe asgjė e mbėshtjellė me dyshime, rezerva... Po hapeshin dy ditarė tė jetės... dhe vazhdojnė tė shfletohen... e lexohen...

            Muaji shkurt 2009. Nuk festova e vetme. Tė gjithė u bashkuam nė vallėzim zemrash. Po e festonim njė vjetorin e ėndrrės sonė shekullore qė ishte bėrė realitet. Nė kėtė muaj ishte urimi:. Gėzuar!

            Muaji Mars! Vendtakimi i dimrit me pranverėn! Pėrshėndeten, duke ia lėshuar radhėn njeri-tjetrit. Edhe mua mė takoi me shumė pikėpyetje! Dhe kur koka mė rėndohej nga kėto pikėpyetje tė mėdha, dilja nė natyrė, nė gjirin e saj doja ta merrja atė pushimin qė ma jep ajo sepse unė e ndjej, e ndjej thellė nė shpirt madhėshtinė e saj...  Luhatesha para njė udhėkryqi tė jetės:  Tė nisem apo jo? Ishin pikėrisht miqtė e mi qė mė shtyn tė hyja nė kėtė shteg jete... U nisa... Hapin e parė e bėra... Hyra...  Jeta ėshtė sprovė... Nuk ėshtė e thėnė gjithherė tė nisesh me buzėqeshje...

            Muaji prill dhe muaji Maj mė solli shumė pritje, drithėrima, buzėqeshje nė rrugėn qė veēse isha nisur... Festova!  Nė muajin Maj po ashtu njė javė e kisha tė mbushur me gėzime, qeshje. Isha e shkrirė nė dashuri, mall...

            Muaji qershor dhe korrik po e kurorėzonte  punėn time qė tashmė ju kisha pėrveshur me shumė zemėr... Mora pėrgjigje! U gėzova! ...Po ashtu nė muajin e kallinjve, isha afėr aurės sė njė qenie tė pėrndritur...

            Erdhi muaji Gusht pėr tė cilin e kisha rezervuar pushimin tim psikik dhe fizik. Gjithė kėto copėza tė lodhjes qė mė kishin goditur i mora me vete dhe u ula buzė detit. I rrėfeva valėve tė detit shumėēka tė pathėnė... I tregova edhe ngjyrat qė e pėrshkojnė brendinė time... Ishim vetėm unė dhe deti! Askush nuk po e dėgjonte kėtė dialog. I rrėfeva shumėēka. Ndėrsa valėt e tij si dhuratė ma falėn qetėsinė, frymėzimin, paqen... i mora sepse kisha shumė nevojė pėr to.

            Nė muajin shtator u ktheva pėr ta nisė betejėn e re, nė rrugėtimin e ri aspak tė lehtė. Po nisesha nė kėtė betejė tė re me shpresėn se duhet tė dalė - tė dalė e suksesshme...

            Erdhi muaji Nėntor. Ky ėshtė muaji prej tė cilit vazhdoj t’i numėroj e ti festojė vjeshtat e mia...

            Por, ky muaj ma solli nė dorė njė ėndėrr qė e kisha kur isha nė moshėn e artė tė fėmijėrisė. Dhurata me e veēantė nga njė qenie e veēantė m’u dhurua. Jeta ime atė ditė e kishte emrin Lumturi...  “Imagjinata V” ishte pėrmbledhur e pėrgatitur e tėra. Kėshtu quhej ėndrra ime e jetėsuar.

            Dhe tash erdha kėtu pra nė muajin dhjetor... dhe ēfarė mund tė them pėr kėtė Vit?! Ah, po harrova t’ju them se rreshtat qė u nisėn nė muajin janar, vazhduan rrugėtimin duke u pėrkundur me aromėn e kėndshme tė pranverės, duke valėzuar me vallen e kallinjve, duke shkelur nė gjethet e zverdhura tė vjeshtės e deri kėtu ku jam duke i shikuar kristalet e borės.  Shumė e bukur kjo rrugė qė tė besohet se ėshtė e vėrtetė! Por, jam dėshmitare unė... Se gjithēka qė ka burim pastėrtinė, njerėzinė, ka jetė tė gjatė... dhe kur kėto dhurohen nė mes qenieve njerėzve ato vetėm se shumėzohen.

            Dhe ēfarė tė them krejt nė fund tė kėsaj faqe tė jetės: Gjithė ditėt e kėtij viti i pėrshėndeta  me afirmime pozitive: Dashuria e Zotit e mbush shpirtin tim...  

            Mund tė them se jam e buzėqeshur pėrderisa i shkėputa kėto qė i pėrmenda...

            Andaj, unė me kėtė vit do tė ndahem e buzėqeshur, dhe po ashtu me buzėqeshje do ta pėrqafojė edhe Vitin e Ri 2010!

            Uroj dhe lutem qė t’ju buzėqeshė zemra tė gjithėve nė vitin qė po na troket.