Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - NĖ PRAG TĖ VITIT TĖ RI 2018 U ULA DHE SHKROVA

Shkruan: Vlora BANUSHAJ KRASNIQI

NĖ PRAG TĖ VITIT TĖ RI 2018 U ULA DHE SHKROVA

 

            Babė, mė nuk mund ta dėgjoj kėngėn tėnde tė adhuruar tė cilėn e dėgjove pak momente para se tė ikėsh nė amshim. Mė nuk mund as tė kėndoj sepse dua ta ruaj me fanatizėm kujtimin e momenteve kur te dy, unė e ti, e kėnduam kėngėn tėnde. Ti sikur e parandjeve se orėt e tua ishin tė numėruara dhe doje me kėngė tė pėrshėndeteshe me ne...

 

 

            Shkova pranė dritares ku zakonisht mbėshtetėm kur e ndjej se duhet tė pushoj pakėz dhe ashtu e heshtur shikoj. Fjollat e kristalta tė borės binin lehtas nė tokė, ngadalė dhe pa u ndier. Ashtu heshtas mbėshtjellin gjithēka me bardhėsi. E ftohtė, e akullt... ēdo fjollė bore qė bie, bashkė me tė, mė duket se thellohet e mė mbėshtjell edhe mė shumė ky akull brenda shpirtit tim.  Dimri ka zbritur! Dimėr nė ēdo skutė tė shpirtit! 

            Janar, shkurt, mars, prill, maj, qershor, korrik, gusht, shtator, tetor, nėntor dhe tash jemi nė muajin dhjetor. Kėshtu po i rinumėroja nė mendje edhe njė herė muajt - muajt e kėtij viti tė mbrapsht! Duke e ndjekur shprehinė time nė prag tė ēdo Viti tė Ri, unė ulėm sėrish dhe i hapė shtigjet e mendjes, i shpushurisė copėzat e kohės, i kapė momentet mė tė gėzuara apo mė tė trishtuara qė i kam kaluar gjatė muajve tė kaluar. E prapė tash kur jam ulur m’u nė prag tė kėtij viti, po i kėrkoj ato ēaste! Dhe pyetja e radhės ėshtė: a kishte mė shumė rreze dielli apo copėza akujsh?! Kishte mė shumė vranėsira, apo mjegull?! A piku ndonjė copėz ėndrre, apo ra nė dremitje mė tė thellė?! Ēfarė afirmimesh i kisha dhėnė ndėrdijes sime?! Mė ishte ngrirė loti nė qerpikė, apo buzėqeshja kishte shndritur?! Sa stinė i kishte viti 2017? Apo i gjithė viti ishte vetėm njė stinė?!!! 

            E tash ky muaji i fundit ma dha pėrgjigjen: Viti 2017 mė solli vetėm stinėn e dimrit!

            Rikthehem pėr pak ēaste prapa nė kohė... Dhe para se tė fillojė kėtė udhėtim nėpėr shkallėt e kohės marr frymė thellė dhe pėr njė moment kam pėrshtypjen sikur me ndalet fryma dhe s'kam mė forcė tė filloj kėtė udhėtim nė shkallėt e kohės: Viti 2017 ishte vazhdim i njė beteje tė vėshtirė me jetėn! Kėtė betejė po e beje ti baba... Nuk ishe i vetėm, prapa na kishe neve...
            Muaj mars - muaji i vendtakimit tė dimrit me pranverėn! Pėrshėndeten duke ia lėshuar radhėn njeri-tjetrit por, tek unė, tek ne, mbeti vetėm njė stinė, ajo e dimrit...

 

 

            Jeta ėshtė sprovė...

            Nuk ėshtė e thėnė gjithherė tė nisesh me buzėqeshje dhe tė kthehesh me buzėqeshje! Me dimėr nė shpirt shkova dhe erdha - kėshtu po i bėja udhėtimet e mia.

            Muaji prill dhe muaji maj solli shumė pritje, drithėrima, ankthe, ėndrra, shpresa, kureshtje. Po lexoja ēdo rresht... doja ta pėrpija ēdo lloj informacioni nė lidhje me kėtė tė keqe qė po pėrpinte dhe po merr ēdo ditė jetė njerėzish. Pak buzėqeshje, shumė pak... shumė pak gėzime... shumė pak ngjyra tė gėzuara. Lot me shije tė hidhur... Pėrpjekje pėr ta fshehė mėrzinė, lotin...

            Gjithė kėto copėza tė mėrzisė, dhembjes... qė mė kishin goditur i mora me vete.

            Nė muajin shtator gjethet e shpresės po zverdheshin ēdo ditė dalėngadalė dhe binin lehtas nė shpirt... Gjithēka po zbehej... vullneti, buzėqeshja. Mendimet po mė frikėsonin! O sa do tė dėshiroja tė ishte kjo vetėm njė ėndėrr e keqe! Por jo, ishte njė realitet me ngjyrat e ngrysura... 
            Dhe tash erdha kėtu - nė muajin dhjetor! Dhe ēfarė mund tė them pėr kėtė muaj, pėr kėtė vit?! Muaji dhjetor solli mė shumė se kurrė acar e ngrica nė shpirt. Beteja mori fund, ngadhėnjeu ajo me e keqja! U shua njė jetė, pushoi sė rrahuri njė zemėr e madhe, iku nė amshim njė mendje e ndritur, njė univers dijesh...

            Ne mbetėm pa buzėqeshje, me lot nė sy e me vaj nė buzė... Dhembja na pllakosi...

            Por, dhjetori nuk u mjaftua me kaq - ai e mori edhe njė jetė tjetėr. Edhe njė goditje e madhe. Dhimbja u bė sa njė bjeshkė... Ajo flet tash. Ajo ėshtė kėtu me ne, rreth nesh. Me tė zgjohemi e mė tė ikim pėr nė gjumė...

            Nuk kam pas dėshirė asnjėherė qė penda ime tė ngjyhet nė lot e mėrzi dhe mė kėto ngjyra ta shkruaj njė artikull. O sa shumė kam mall pėr TY babė. Sa shumė kam nevojė tė bisedojė me ty dhe tė marr mendimin tėnd, pėlqimin, kritikėn pėr rreshtat qė i shkruaj... E din si tė quaja ty? - Enciklopedi e gjallė. Por tashmė ka rėnė heshtja nė mes nesh! E unė pres, pres... e duke pritur pika malli pikojnė ēdo ditė nė shpirtin tim.

            Dhe ēfarė tė them krejt nė fund tė kėsaj faqe tė jetės: Gjatė gjithė kėtij viti u mundova t'i japė forcė vetės, pėr tė tė dhėnė forcė edhe ty qė mė shumė se kurrė kishe nevojė pėr forcė.

            ...Babė, mė nuk mund ta dėgjoj kėngėn tėnde tė adhuruar tė cilėn e dėgjove pak momente para se tė ikėsh nė amshim. Mė nuk mund as tė kėndoj sepse dua ta ruaj me fanatizėm kujtimin e momenteve kur te dy, unė e ti, e kėnduam kėngėn tėnde. Ti sikur e parandjeve se orėt e tua ishin tė numėruara dhe doje me kėngė tė pėrshėndeteshe me ne... Nuk u dorėzove as edhe njė moment.

            Andaj, unė me kėtė vit po ndahem shumė e mėrzitur, dhe po ashtu me lot do ta pėrqafojė edhe Vitin e Ri 2018!


30.12.2017